Përralla e plakave për gratë shtatzënë mund të jetë e vërtetë: Bananet ndikojnë që të lindni djalë

Leda Hysa

Shumica e njerëzve i konsiderojnë bananet si frutin e tyre të preferuar. Bananet janë përbërësi kryesor në disa nga ushqimet më të shijshme – qoftë në akullore, puding, etj.

Sidoqoftë, për vite të tëra ka qarkulluar një thashethem se ngrënia e bananeve para ngjizjes rrit shanset për të lindur djalë. Si shumica e anektodave të tjera të këtij lloji, njerëzit e konsiderojnë këtë gjë si përrallë të plakave. Megjithatë, një studim ka zbuluar se kjo gjë mund të jetë e vërtetë.

Hulumtuesit kishin anketuar 740 gra gjatë shtatzënisë së tyre të parë dhe kishin zbuluar se gratë të cilat u nënshtroheshin dietave që përfshinin konsumimin e sasive të mëdha të kaliumit (një nga vitaminat kryesore në banane) kishin qenë më të prira të lindnin djalë.

E njëjta gjë ishte thënë edhe për gratë të cilat kishin konsumuar sasi të mëdha të kalorive dhe sodiumit.

Veç kësaj, përmes studimeve të tyre, shkencëtarët kishin arritur të kundërshtojnë një mit të motshëm, i cili thoshte se konsumimi i madh i qumështit rrit mundësitë për të lindur vajzë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *