Nga Edona Llukaçaj
Na ishte njëherë një vend i vogël dhe i bukur të cilin një natë nëntori e goditi një tërmet i madh e i keq. Tërmeti i pameshirshëm vrau dhjetëra, la pa strehë mijëra e i vrau gjumin një populli të tërë…
Por fatkeqësisht përralla nuk është kjo. Ky është realiteti i dhjetë ditëshit të fundit në Shqipërinë e varfër.
Përralla janë ato që dëgjuam e po dëgjojmë këto ditë kaotike, ndërsa në sfond heshtja e realitetit të kobshëm ulëret për mungesë të theksuar përgjegjshmërie.
Fillimisht u ndriçuam kur na u tha se tërmeti ishte një dënim hyjnor se “bënim gam gam”. Si duket jo të vetëdijshëm se kanë gjashtë vite që qeverisin me batuta e iu bëhet opozitë me “platforma pikash’ elita e llafollogjisë arriti në konkluzionin se 51 viktimat e pafajshme ishin hakmarrja e Zotit që paskemi inatosur rëndshëm.
Teksa teza e mesjetës së errët u përdor për të ‘hedhur dritë’ mbi një fatkeqësi natyrore të paralajmëruar e disi të paraprirë, po që sërish na gjeti të papërgatitur, nuk u tha se pse i drejti Zot nuk goditi vetë gam-gamistët.
Kur votuesve iu kërkua e drejta dhe privilegji për të qeverisur me “tepsi e tava”, llogjikisht ata pritën edhe marrjen e përgjegjësisë që posti prestigjoz besuar për të udhëhequr jep.
Por shqiptarëve shpejt iu bë e qartë se barrën e post-tërmetit nuk e përballonte dot qeveria me punë shumë. Duhet ta mbante ai që na bëri gjëmën, dmth Zoti. Prandaj për mbledhjen dhe menaxhimin e fondeve që zemërgjerët vazhdojnë të dhurojnë, suporti i klerikut mediatik, i cili mundohet të lehtësojë varfërinë ekstreme mbi supet e shqiptarëve me donacione besimtarësh, u pa i domosdoshëm nga pushteti.
Por edhe kleriku i famshëm zhgënjeu.
Si djali i vogël i përrallës së moçme që nuk e dinte se nuk duhej të thoshte se mbreti është lakuriq, kleriku guxoi të pohonte të pathënat e ditura nga të gjithë. Duke këmbëngulur për transparencë, ai shprehu pasigurinë që karakterizonte të solidarizuarit dhe që është se fondet dhe ndihmat e mbledhura mund të mos shkonin në duart e të prekurve nga tërmeti, ose do të shkonin të tkurrura e të pakta. (Si mund të ishte ndryshe kur të gjithë e mbajnë mend se si pak dekada më parë ndihmat humanitare iu patën shitur nevojtarëve.)
Përgjegjësinë që nuk ia veshëm Zotit ia veshëm gazetarëve mëkatarë që guxuan të përcillnin lajme jashtë kuadrit të kanalit hiberentik, përfshi edhe atë të policit që përvetësonte makaronat e ndihmave.
Faji individual i të paudhit u theksua zëshëm edhe këtë herë, teksa sërish heshtja mbuloi përgjegjësinë objektive të lidershipit problematik. Qoftë edhe një ndjesë nga ata që, si në përrallë, zgjodhën ujkun për t’i besuar qingjat mungoi, ndonëse ruajtësi i babëzitur i ligjit vodhi edhe shpresën dhe gatishmërinë e mijërave.
Të etiketuarit ‘kazanorë’ që shfaqën në media realitetin si e sa mundën gjthashtu u akuzuan për përhapje paniku e lajme të rreme, të tipit se grupeve shqiptare që u aktivizuan heroikisht në operacionet e kërkim shpëtimit i mungonin mjetet bazë për ndërhyrje të shpejtë e të specializuar.
A thua se ata ishin pajisur me gjithçka duhej! Në fakt, gazetarët e shpallur non-grata se bëjnë detyrën kishin qenë aq ‘të mbarë’ sa të bënin lajm edhe netët e pagjumë dhe përqafimet e ngrohta të politikës së preokupuar, por as këto nuk e merituan një falenderim të thatë nga foltorja e Kuvendit, ashtu si shqiptarët e Kosovës.
Por të vërtetat e një situate minimalisht jo të mirëmenaxhuar nuk mbulohen as me akuza e as me përralla me mbret. Si të çarat në muret e kryeministrisë që lanë në harresë kërpudhën artistike në lulishten pranë saj. Si fasadat e bojatisura që nuk mbulojnë dot kolonat dhe trarët e dëmtuar nga tërmeti…
*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Nga dhjetëmijë për muaj na kërkoi pesëdhjetëmijë. Të jemi solidarë me tërmetin,tha Sulo,administratori i pallatit porsa zbriti nga Range Roveri i zi.
Ndergjegja e secilit eshte barku ku ngjizen gjithe mekatet, prandaj administratori grykes i pallatit, po nuk iu futen qysh sot te dyja kembet me nje kepuce, neser s’eshte cudi te te kerkoje edhe njeqindmije.
Nga gjithsej 3000 € te deklaruara, te shkrEDIT mbrED vetem ca kacidhe i kane mbetur…
SHQIPERIA UROPIANE
KESHTU E KA SE MOS MERZITENI
Përrallë nga e sotmja!
Edhe…edhe u nis Mandela të hipte në majë të kodrës së lartë,shumë të lartë por jo sa malet e Shqipërisë!Kur të shkosh në majë të majës së kodrës,i tha babai, do të më thuash prej andej çfarë ka pas saj!Mirë?!
Mire,tha Mandela i vogël që e filloi ngjitjen me këngë në gojë.Mirëpo shpejt këngën e zuri vaji se erdhi nata dhe natën në kodra dalin egërsirat e të trembin bufat!Ec e qaj nëpër natë, ec e këndo nëpër ditë por pa u kthyer mbrapa se babai desh përgjigje për çfare kish mbrapa kodrës që shihte gjithë qyteti.Kaluan ditë e ditët bënë muaj,kaluan muaj e majt bënë vite e babai po plakej e Mandela s’po mbrrinte në majë.Por nuk u dorëzua!Ec e këndo ditën,ec e qaj natën dhe ja arriti në maje ditën kur babai po i thosh vdekjes pse nuk më merr!Sa arriti i hodhi sytë mbrapa kodrës dhe…E mor bir çfarë ka andej?-gjeti forca i ati t’i çoje zë me erën.Dhe Mandela ju pergjigj duke bërtitur si malësorët tanë bërtasin kur përcjellin fjale:Baba, ka vetëm kodra baba,vetëm kodra me të larta se kodra e parë që ngjita!
Babai diç mërmëriti por zëri ish puhizë e nuk e ngjiti dot kodrën por Mandela kuptoi se që të jetonte ndryshe nga babai duhej ti kalonte të gjitha kodrat sa i hante syri se ndoshta një ditë ato do mbaronin.Dhe ato mbaruan apo Mandela mbaroi?!
Fli mor bir mos ma jep përgjigjen tani aq më shumë që eshe pak e hyn e diela.
Shteti, jo që nuk e ka zëvendësuar denjësisht Rolin e Zotit, por e ka bërë këtë gjë akoma më keq!
Shteti i ka lënë Qytetarët në mjerim për nga intelekti, besimi në vetvete, dhe përpjekja që njeriu duhet të bëj me vetveten.
Përfaqësuesit e Zotit, e kanë bërë dhe e bëjnë vazhdimisht këtë detyrim ndaj njeriut me përkushtim.
Nuk mund të lihet njeriu i vitit 2020, në terr të drejtash që i takojnë, pa orientim, pa mbështetje morale, dëgjimi, se pjesën tjetër e plotëson vetë secili.
Sa gërrmadha të reja do vihen mbi ty, o tërmet!
Ajo qe me habit mua eshte sjellja e opozites.
Bie ere marreveshje e qelbur, rotacioni sipas 2008.
Njesoj si Gerdeci dhe krahu ne qafen e vrasesit
E drejtë!
Opozita nuk ka nevojë të bëjë thirrje për solidaritet fals—shqiptarët dhe gjithë bota e dëshmuan solidaritetin pa ua kërkuar politikanët—por duhet të bëjë presion që qeveria të marrë përgjegjësitë dhe të heqë dorë nga propaganda. Opozita nuk ka nevojë të falënderojë hotelet dhe llixhat, këtë e bën çdo çast Kryeministri, por duhet të denoncojë kushtet çnjerëzore në kampe dhe flakjen e njerëzve në rrugë. Opozita nuk duhet të thotë mos bëni politikë, por të dënojë dhunën ndaj lirisë së shprehjes, të cilën qeveria po e dhunon gjoja në emër të njerëzve. Opozita nuk duhet të sillet si këshilltare teknike e qeverisë, por të propozojë reformimin e thellë të qeverisjes.
Gabon Neritan.Vetem sensibilizimi I opinionit mbarkombetar e nderkombetar nga E.Rama ishte me teper se I shkelqyer.Ne asnje vend te botes nuk kan arritur ekipet e shpetimit te paisur me se mire me shpejt se sa ne Shqiperi.Nuk ka ndodhur asnje vend te botes te organizohet nje mbledje vetem per donacione per Shqiperin(ne mes janarit ne France,vetem pas paraqitjes dekumentave per demet e shkaktuara)asnje vend I botes nuk shperblen qytetaret e demtuar nga termeti,apo I sistemon ne hotele etj qe per systemin kapitalist jane te denushme se qeveria nuk ka pse te kujdeset per shtepit private.Cdo qytetar me shtepi private ban sigurimin e shtepis se vet e ne rast fatkeqesie ai demshperblehet nga kompanit e sigurimit e jo nga shteti.Kapitalizmi nuk esht filantop.e Shqiperia nuk eshte socialiste apo komuniste.Per cfar opozite flet ti?Per ate opozite jashteparlamentare qe ashte jashte cdo sistemi politik apo drejtues?Nje ish opozite ku ideologjia e saj eshte genjeshtra,mashtrimi e manipulimi,thjeshte nje bande injorantash me shkollim plepor.Detyre kryesore e ish opozites jane alternative qeverisese e jo docibao e ne raste fatkeqesish natyrore e luftrash detyra e saj eshte te perkrah qeverin ne veprimet e saj ne mendyre qe te kalohet sa me lehte gjendja kritike e te stabilizohet ajo.Pastaj pa tjeter kritikat e alternativat.Si te duket veprimet e plakut matuf ?Ato jane te denja per nje vagabond politik ap[o tradhetar kombi.Se paku keshtu na duket ne qe nuk jetojme ne Shqiperi.Naten e mire Neritan.
Kët’ perralle EDONES ja kam tregue unë ….
Po asht e vërtete,..mue ma ka tregue baba që m’ ka fol mire per çamtë….Rama ik!
Sido qe ta thuash e ta rrotullosh…
Ne ndryshim nga te gjitha fenomenet natyrore, si vullkani, përmbytjet, ciklonet, etj, tërmeti, drejpërdrejtë përveçse me anë të cunamit, nuk vret askënd. Gjyshi, baba, apo vete personi sëbashku me shtetin si vrasësi më i madh, me krimet e tyre ndërtimore, ai i shndërron në vrasës. Pra tërmeti nuk është vrasësi vete, por mjeti vrasës në “dorë” të papërgjegjshmeve! U provua se edhe në syrin e tërmetit të 26 nëntorit, pati ndërtime që nuk pësuan asnjë lloj dëmtimi, as nga ato që klasifikohen si kozmetike. Kësisoj vrasësit jemi ne me lejën e shtetit!
E moj EDona, ç’na ngatërrove, nga fundi i kazanit me blozë na ndriçove
Betonin e shet Gjushi
Hekurin e shet Gjushi
Lejen e jep Gjushi
Certifikimin e jep Gjushi
Kolaudimin e ben Gjushi
XHELIL BILICA
Hajdutët e vegjël, kurrë nuk munden të vijnë në pushtet,
populli ynë do vetëm hajdutë profesionista.
Ok po kur shkruan kaq keq gjuhen shqipe dhe nuk kuptohet qart edhe sikur te kesh te drejte ta shpif !
Te marresh persiper te shkruash artikuj ne gazeta eshte nje pergjegjsi e madhe sa ajo edhe e Kryeministrit q ee ke vene ne tabele !
Me syze te erreta edhe Dielli nxihet Z. Llukacaj
Me shume drite … Think positive!
KUSH KENAQ NJE FEMIJE … GJITHE BOTEN E KENAQ!
– Njerezore… fantastike per dy femije heronj qe munden vdekjen !
– Edi Rama nje lider surprize …. qe prodhon surpriza ne cdo hap
– Nga Alban Dega Nju Jork
Nje video teper emoconuese dhe fantastike!
Enderren dhe shembullin qe ua shpetoi jeten dy femijeve heronj vetem nje artist politikan dhe politikan artist si Edi Rama mund tua bente realitet…
Te besh perkthyesin dhe shoqeruesin e dy engjejve dhe simbolet e frymezimin e tyre, qe ua shpetuan jeten, me dy pellumba si drita e diellit … eshte akt i larte humanizmi dhe sherbim ndaj Atdheut e kombit shqiptar nga cilido e aq me teper nga nje kryeminister krijues dhe lider politik, ne keto dite te veshtira per cdo shqiptar!
Edi Rama nuk eshte nje lider dosido, nje lider i rendomte, nje lider shabllon, statuje, “ one of the same”, nje prej te njejteve”, por nje lider surprize qe prodhon surpriza e krijon lajm edhe me ngjyren e corapeve apo citjanet, qe kane qene e mbeten ne traditen shqiptare, edhe me tre lapsa ne vend te shamijave aristokrate ne mini xhepin e xhaketes a me kollare qe i vizaton vet… me e ne cdo hap qe hedh brenda e jashte Shqiperise !
Aq me teper dy femije heronj qe sfiduan, qe mposhten, qe shpartalluan vdekjen e fluturuan si shqiponja mbi tankun… e u iken kthetrave te vdekjes me frymezimin e yjeve boterore te Mbretit te sporteve, futbollit Ronaldo, Bufon…
Pamja me e bukur e 11 diteve te fundit!
Surpriza me e bukur e tri dekadave te fundit!
Pse !
Kush kenaq nje femije gjithe Boten e kenaq.
Sot ishte Dita e Shenkollit!
Krishtlindjet e bekuara dhe Viti i Ri 2020 jane ne prag !
Gezuar te gjithe shqiptareve e tokesoreve pa dallim e kudo ndodhemi !
Shkruar ne trenin e Metro- North GCT- Stamford, Nju Jork me 6 dhjetor 2019
Me syze te erreta edhe Dielli nxihet Z. Llukacaj
Me shume drite … Think positive!
KUSH KENAQ NJE FEMIJE … GJITHE BOTEN E KENAQ!
– Njerezore… fantastike per dy femije heronj qe munden vdekjen !
– Edi Rama nje lider surprize …. qe prodhon surpriza ne cdo hap …
– Nga Alban Dega Nju Jork
Nje video teper emoconuese dhe fantastike!
Enderren dhe shembullin qe ua shpetoi jeten dy femijeve heronj vetem nje artist politikan dhe politikan artist si Edi Rama mund tua bente realitet…
Te besh perkthyesin dhe shoqeruesin e dy engjejve dhe simbolet e frymezimin e tyre, qe ua shpetuan jeten, me dy pellumba si drita e diellit … eshte akt i larte humanizmi dhe sherbim ndaj Atdheut e kombit shqiptar nga cilido e aq me teper nga nje kryeminister krijues dhe lider politik, ne keto dite te veshtira per cdo shqiptar!
Edi Rama nuk eshte nje lider dosido, nje lider i rendomte, nje lider shabllon, statuje, “ one of the same”, nje prej te njejteve”, por nje lider surprize qe prodhon surpriza e krijon lajm edhe me ngjyren e corapeve apo citjanet, qe kane qene e mbeten ne traditen shqiptare, edhe me tre lapsa ne vend te shamijave aristokrate ne mini xhepin e xhaketes a me kollare qe i vizaton vet… me e ne cdo hap qe hedh brenda e jashte Shqiperise !
Aq me teper dy femije heronj qe sfiduan, qe mposhten, qe shpartalluan vdekjen e fluturuan si shqiponja mbi tankun… e u iken kthetrave te vdekjes me frymezimin e yjeve boterore te Mbretit te sporteve, futbollit Ronaldo, Bufon…
Pamja me e bukur e 11 diteve te fundit!
Surpriza me e bukur e tri dekadave te fundit!
Pse !
Kush kenaq nje femije gjithe Boten e kenaq.
Sot ishte Dita e Shenkollit!
Krishtlindjet e bekuara dhe Viti i Ri 2020 jane ne prag !
Gezuar te gjithe shqiptareve e tokesoreve pa dallim e kudo ndodhemi !
Shkruar ne trenin e Metro- North GCT- Stamford, Nju Jork me 6 dhjetor 2019
Nga i psonise gjithe keto dokra o idiooooooooot. Zbrit shpejt nga dega se do thyhet dhe biesh me koke ne lluc.
Mblidhe veten o Hamdi se na nxorre bojen. Iken ato kohe kur kaqolat e hanin sapunin per djathe. Me keto idiotlleqe qe poston ti po na prish pune te gjithe socialisteve. Hiq dore sa me shpejt se perndryshe do i propozoj liderit tone global qe te perjashtojne me ceremoni nga partia.
fteri dhe N. V.
a jeni ju të vërtetët??
sepse më dukeni jashtë budallallëkut tuaj!!
degën e dhjerë e shoh në istikamin e idiotësisë së zakonshme të tij!!ai e ka kapur dhe nuk e lëshon më!!
kot nuk e ka thënë se “burri e mban fjalën dhe kur e ka gabim”,dh epër këtë quhet burrë!!
prandaj ai i ka dhënë fjalën budallallëkut dhe pavarsisht se e ka kuptuar që ka rrëshikur në idiotësi!?
nuk e ndërron!
mirë e thotë gano
mejr për ata që pjell kjo tokë,lumë për këtë tokë që kanë thyer qafën nga këtu!!
përfytyroni ti kishim të gjithë këtu!?
përfshi dhe ju të dyve,beterrin dhe halenë e anëve të mija!!!
do të ishte bërë muti mullar!
Sepse te duket jashte budallallekut te tyre? Po ata kaqola kane qene e ashtu do te mbesin perjetesisht. Sa heq bucja dore nga kurvlleku, po aq heqin dore dhe sahanlepires e oborit nga spinlleku. Tipa te peshtire si keto tre ndyresira jane fatkeqsia e kombit. I lumte atij anonimsit qe ka tallur leshte e pacurrit me ta.
Mjerë ne për njerëz të tillë.
Lumë ne që nuk janë më në Shqipëri.
Ahahahaha…prite kur te dale tani – fteri – (prej verteti) dhe te leshoje rrufete nga maja Olimpit ndaj armiqve te jashtem dhe atyre te brendeshem te timonierit Rama.
Bravo Rama do hysh në histori që shkatrrove nëntoken që kishte kriju trinomi qevera -krimi – mercenarizmi gazetaresk ky trinom ka qenë faktori kryesor në masakrimin edhe të qyteteve ky shkrim është edhe një se e paguara ma transoarent dhe të ndershëm na ofron manipulantin me misticizëm i financuar nga kush dhe tjetra shpifje për mue si fjali e parë e formimit të institucioneve të Kosoves pas nderimit të të rënëve dhe viktimave falenferimi duhej të ishte për Shqiprinë dhe institucionet e saja që edhe pse vet u ballafaquan me shembjen e shtetit prap bënë të pamundurën për popullin e Kosoves e thanë këte Rugova dhe Daci jo
Ju nuk keni me u bo kurr me Njerez .
—-
Nuk ka , Llogjike me Perverse e shpirt ligesie ,
me kte qe ndodh e ate vend ,me mediet ,anal-istet
etj zorraxhinj genitalelepirs ose kockalepirs ,
te sulmosh si qen i terbuar ,
ate Politikan,
qe me eshte me Tolerant ,me i Kulturuar ,
qe ben me pak rezistence e s’perdor as Plumbat e as
Kamzhikun kunder kundershtareve politike
por edhe lepiresve te tyre ,
ate qe ka ber aq shume per kte vend e kte Popull ,
sa asnji deri me sot , sa ka mundur …
nderkohe qe te tjeret me pjesmarrjen e tyre e politike ,
vetem kae shkaterruar ,vjedhur ,tradhetuar Shqiperine ,
nxjerr bythen asaj perball Botes se Huaj ,
kane vrare shqiptare ne cdo kohe dhe sot kane Miljona $
ne Banka e jetojne ne Vila si Sheike !!!!!!!!!!!
——
Bota ka paska arrite asaj qe synoj me mbajtjen ne Politike te Shkerdhatave si salibashmuta .
Keni marre fund ,juu s’ju llogarit me kush ne Bote per njerez ,Mjerishte edhe pse ju vet s’arrini ta kuptoni kte gje .
Ore shikoni dekomentat e lejeve te ndertimit ne Durres , po zhduken ,po digjen ,po shkretohen ,per tu justifikuar DAKON ,kete qikllop qorr e budalla se bashku . e pastaj beni de…..?????
Verdalliset ne germadha termeti nje Ed,
edhe ngado tregon Perralla me mbrEd,
nuk perton as qe pushtetin ta ushtroje,
kur rruges i flet nje qeni qe te pushoje,
merr ne krah femije, me pleq ben shaka,
por asgje konkrete as ka thene e as tha,
pervec se asaj te vetmes gje qe ben mire,
te tregoje Perralla me mbrEd porsi kellire,
kerkon te beje humor, ben dhe bla bla bla,
kur askush shakave ngene fare nuk ja ka,
nuk ka fare turp as skuqet hic ky maskara,
qe mbare buxhetoreve lek nga rroga i mba,
shpirtin ja merr fukarenjve hallexhinj zagari,
nderkohe perkedhel oligarket ky koqe C@ri,
dhe pa turp perrallat me mbrEd i vazhdon,
perralla me mbrEd LIVE dhe ne televizion.
Alban Dega o shpirt i dlire si ujet e Valbones qe rjedh nga bjeshket madheshtore mos u a var ketyre mbeturinave berishjane qe fali o zot se nuk dine c’ thone.