Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Evropianët e kanë filluar shumë herët tregimin e përrallave, por me industrializimin dhe zhvillimin e teknologjisë së informacionit, i kanë ngritur përrallat në art dobiprurës për vete. Këtu nuk është fjala për përralla e fabula arabe, të Ezopit, La Fontenit, Andersenit etj. që përbëjnë krijimtari letrare. Jo, është fjala për përrallat politike, të formuluara bukur dhe të shërbyera falas.
Një nga përrallat më të mëdha, më jetëgjata dhe më të dobishme është pohimi që vjen nga Lashtësia se në Athinën e moçme lindi dhe u zhvillua demokracia dhe se evropianët e kohëve moderne e ngritën atë në një shkallë zhvillimi të paparë. Mbledhjet, diskutimet dhe vendimet e 15-20 për qind të popullsisë së Athinës së lashtë, vendime që përjashtonin të gjitha femrat, skllevërit dhe të huajt, madje edhe disa kategori të tjera popullsie që zotëronin pasuri të paktë, i shiten botës prej disa shekujsh si “demokraci”, domethënë “sundim i popullit”.
Kjo përrallë iu mësohet ende sot studentëve të të gjithë botës, duke përfshirë edhe auditoret e universiteteve më prestigjoze të botës. Pohimi i Rusoit se ” Demokracia nuk ka ekzistuar kurrë dhe zor se do të ekzistojë ndonjëherë “, ose lihet në heshtje, ose përçmohet si herezi.
E kush pyet për Aristotelin që thoshte se: “Demokraci do të thotë kur sundojnë të varfërit dhe jo të pasurit”! Përjashtimi i të varfërve nga mendimdhënia dhe vendimmarrja si dhe ekzistenca e shkallës më të lartë të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu, pra e skllavërisë, nuk i pengojnë teoricienët librashkrues dhe politikanët popullmashtrues të propagandojnë zellshëm se demokracia lindi në Athinë dhe ekziston sot në shkallën më të lartë në shumë vende meqënëse njerëzit janë të lirë të zgjedhin sundimtarin e radhës.
Meqë kjo përrallë nuk është tema kryesore e shkrimit, na duhet të kalojmë në përralla të tjera më moderne. Menjëherë pas daljes nga Mesjeta, popujt më të zhvilluar evropianë, ose më saktë sundimtarët e këtyre popujve filluan të besojnë se pasuritë e vendeve të tyre nuk iu mjaftonin për shumë kohë prandaj nisën nga eksplorimet gjeografike dhe, menjëherë pas tyre, pushtimet dhe kolonizimet e vendeve dhe popujve të kontinenteve të tjera.
Pushtimet e territoreve, shfarosjet e popullsive dhe grabitjet e pasurive të mbi- e nëntokës së këtyre vendeve i shpallën si “vepër e Zotit” dhe i përligjnin duke pohuar se kishin një detyrim ligjor dhe fetar për t’iu marrë tokat dhe shkatërruar kulturat popujve të nënshtruar me dhunë, se duke vepruar kështu po i qytetëronin këta “të egër”.
Sjelljet dhe veprimet kolonialiste evropianët i propagandonin sikur të ishin në interes të popujve që shfrytëzonin. Përrallë e bukur, apo jo?
Pasi i shfarosën shumicën e popullsive vendase, iu grabitën pronat dhe sollën forcërisht skllevërit nga Afrika në Amerikë, Australi, në Zelandën e Re etj., evropianët e mençur shpallën se “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme siç janë e drejta e jetës, lirisë dhe lumturisë”.
Megjithëse kjo përrallë u shkrua dhe lexua shumë herë, miliona njerëz përdoreshin si skllevër, miliona të tjerë vendas shfaroseshin dhe iu merrej prona, më shumë se gjysma e popullsisë nuk kishte të drejtë vote edhe për dy shekuj të tjerë e kështu me radhë. Sivëllezërit e tyre frëngjishtfolës, në një largësi të vogël kohore shpallën moton “Liri, Barazi, Vëllazërim”, por vazhduan edhe për dy shekuj të tjerë pushtimet, shfarosjet dhe grabitjet e popujve të tjerë, përndjekjen dhe vrasjet e mijëra vendasve që rebeloheshin.
Përrallat vazhduan të tregoheshin në anglisht e frëngjisht dhe tani edhe në shumë gjuhë të tjera të botës.
Një përrallë tjetër më e vogël evropiane është edhe ajo e treguar në disa prej këtyre vendeve ku thuhet se shteti është laik, por megjithatë drejtuesit e tij betohen mbi kushtetuta, Bibla dhe Kurane sapo marrin në dorë frenat e pushtetit.
Po le ta ngushtojmë gjeografinë e përrallave që tregohen dhe t’iu referohemi disa përrallave evropiane që lidhen me ne shqiptarët. Në 1878, 1913, 1915, 1919 etj. fuqitë kryesore evropiane vendosën përcaktimin e kufijve të vendeve të tjera, duke përfshirë edhe të Shqipërisë. Ndërsa udhëhiqeshin në vendimmarrjet e tyre nga synimi për të kënaqur njëri-tjetrin, këto shtete propagandonin përrallën se po frymëzoheshin nga e drejta e popujve për vetëvendosje dhe liri.
Se sa i moralshëm ka qenë frymëzimi i tyre, e tregon historia mbi njëqind vjeçare e trojeve shqiptare dhe shtetformimit tonë.
Sa ishim nën regjimin “komunist”, shtetet evropiane na “qanin hallin” se ishim të izoluar, mirëpo nga rënia e tij e deri sot kanë kaluar gati aq vjet sa zgjati vetë regjimi diktatorial dhe vendet evropiane nuk na pranojnë si pjesëtarë të bashkësisë së tyre, bashkësi që u formua fillimisht si aleancë ekonomike e çelikut dhe qymyrit nga pak shtete dhe pastaj u shndërrua në federatë politike.
Pasi na vunë qindra kushte dhe na dhanë qindra kapituj teorikë për t’i shndërruar në sjellje dhe gjendje praktike, na thanë se i kishim plotësuar më së miri, por nuk mund të na pranonin, madje as të fillonin bisedimet me ne për pranim.
Pamundësinë e sillnin nganjëherë zgjedhjet e tyre lokale e pastaj ato parlamentare, një herë zgjedhjet e njërit vend, pastaj të vendit tjetër dhe herën e tretë zgjedhjet mbarevropiane. Tani na thonë se po na pengon grindja e njërit anëtar të BE-së, Bullgarisë me vendin fqinj Maqedoninë e Veriut.
Nuk kanë harruar asnjëherë të na thonë se jemi pjesë e Evropës, se e ardhmja jonë (shekullore?!) do të jetë në Evropë, se ne i përkasim Evropës dhe se kemi bërë shumë përparime, mirëpo dyert e BE-së nuk na i hapin meqenëse edhe “rojtarët” e këtyre dyerve ndryshojnë herë pas here.
Para pak ditëve Ministrat e Jashtëm të BE-së thanë se shteteve të Ballkanit Perëndimor do iu ofrohet “angazhim i zgjeruar politik me BE-në, pasi do të ftohen më shpesh në takime të nivelit të lartë me të”. Hajde mos qesh po deshe! Përralla evropiane ndryshon formën e të treguarit, por ruan thelbin e vet. Pse, deri tani pak janë takuar drejtuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarët më të lartë evropianë?!
Një përrallë tjetër evropiane është edhe premtimi i bërë Kosovës për liberalizimin e vizave dhe mosmbajtja e premtimit nga “bosët” evropianë. “Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Ne e përkrahim liberalizimin e vizave”, pohoi së fundmi Ministri i Jashtëm i BE-së, z. Jozef Borrell.
Po, atëherë kush e pengon këtë zotëri dhe përrallëtarët e tjerë politikë evropianë të mbajnë premtimet e tyre dhe t’i plotësohet kërkesa popullit kosovar?!
Një nga përrallëtarët më të famshëm evropianë të kohëve moderne është edhe Presidenti francez, z. Emanuel Makron. Ndërsa vinte veton para tre vitesh për mospranimin e Shqipërisë në BE me pretekstet qesharake se ka shumë shqiptarë të emigruar në Francë; ndërsa politikanët më të lartë francezë i pohonin Beogradit para pak muajve se “Serbia është shteti i parë ballkanik që do të pranohet në BE”, megjithëse është shteti i vetëm ballkanik që ka pretendime territoriale ndaj fqinjëve (jo vetëm Kosovës) dhe nuk i njeh ato si shtete, tani ka dalë me një “ide të re”.
Në një mbledhje të Parlamentit Evropian në 9 maj 2022, z. Makron u shpreh se “BE, sipas nivelit të integrimit dhe të ambicies, nuk mund të jetë mjeti i vetëm i strukturimit evropian. Ne duhet të krijojmë atë që unë e quaj ‘Komuniteti Politik Evropian’… Kjo organizatë e re e Evropës do iu lejojë shteteve demokratike të Evropës, të cilat mbështetsin parimet tona kryesore, të kenë mundësi bashkëpunimi në fushat politike, të sigurisë, energjisë, transportit, investimeve, kalimit të kufijve etj.”.
Përveçse një “përrallë” e pashprehur qartë, krijimtaria më e fundit e z. Makron përmban shumë hilera dhe është e padenjë për udhëheqësin e njërit prej shteteve më prestigjoze të botës, i cili aspiron të jetë edhe timonieri kryesor i BE-së. Së pari, formalisht lind pyetja se çfarë dallimesh ka midis togfjalëshave “Bashkimi Evropian” dhe “Bashkimi (Komuniteti) Politik Evropian”?! A nuk është BE një bashkim politik i shumicës së vendeve të Evropës?!
Përse i nevojitet Evropës një bashkësi tjetër politike shtetesh dhe mbi cilat parime do të formohet ajo? Z. Makron na thotë se edhe këtë bashkësi shtetesh evropiane do të na e krijuaka ai, se aty do të futen të gjitha shtetet që “mbështetsin parimet tona kryesore” dhe se ky “shtet i dytë federal” evropian paska si qëllim të sigurojë bashkëpunimin politik, ekonomiko-financiar dhe kufitar midis këtyre shteteve.
E thënë me gjuhë të thjeshtë, z. Emanuel Makron kërkon që kontinenti evropian të ketë dy shtëpi të përbashkëta politike, njëra shtëpia e zotërinjve të pasur, të fortë e urdhërues dhe tjetra shtëpia e më të vegjëlve, më të varfërve, anëtarët e së cilës duhet t’i binden “shtëpisë së zotërinjve”, t’i shkojnë asaj mbrapa për gjithçka, t’i shërbejnë në raste nevoje (p.sh. si anëtare të NATO-s), të qarkullojnë lirisht brendapërbrenda “dhomave” të veta, por të mos kenë të drejtë të hyjnë kur duan në shtëpinë e parë, të mos ulen në një tryezë me ta si të barabartë dhe të mos kenë të drejta vendimmarrëse për fatet e përbashkëta të kontinentit.
Qëllimi i krijimit të kësaj “BE-je të Dytë”, që na predikon z. Makron, tingëllon shumë hipokrit, ngaqë bashkëpunimi në fushat politike, të sigurisë, energjisë etj. midis shteteve është realizuar dhe mund të realizohet edhe pa krijuar federata, mjafton qëllimi i mirë. Ndërsa krijimi i një shteti të përbashkët panevropian do të duhej të kishte si qëllim jo thjesht forcimin e bashkëpunimit në fushat e sipërpërmendura, por unifikimin e politikave dhe qëndrimeve të përbashkëta në fushat kryesore ekonomike, politike dhe të mbrojtjes.
Krijimi i “shtëpisë së dytë evropiane” që sugjeron Presidenti francez është sa i panevojshëm aq edhe i pamundur, për më tepër kur ideimin dhe krijimin e saj e merr përsipër një president dhe një shtet që është bërë vazhdimisht pengesë për unifikimin gjithevropian.
Evropa, ose do të jetë një shtet i vetëm federal, ose në një të ardhme jo të largët nuk do të ketë më federatë evropiane të shteteve. Njeriu nuk bën gabim të dëgjojë e lexojë përralla politike, por Zot na i ndihmo udhëheqësit tanë, në pozitë dhe opozitë, që të mos i besojnë lehtësisht zotërinjtë përrallëtarë të Evropës, sado bukur t’i tregojnë ato!
Makron i jep mesazhin e përrallës së re popujve që nuk janë në europë-sidomos shqiptarëve-NDAJ TË CILËVE FRANCA SI ALEAT I FSHEHTË I RUSISË KA MBAJTUR QËNDRIME ANTISHQIPTARE: Përgjigja më e mirë për Makronin është ajo ,që i bëri Zelenski edhe MAKRONIT edhe presidentit Gjerman. Ai i nxorri bojën presidentit gjerman dhe nuk e pranoi të vizitonte Ukrainën, se kur kishte qenë ministër i jashtëm gjerman kishte mbështetur rusinë. Edhe Makronit ja ktheu përgjigjjen dhe e diskretitoi Zelenski. Makroni- tha ai- më ka kërkuar ti fal territore rusisë,që të bëhet paqa. Pra Makroni nuk mbron tërsinë territoriale të Ukrainës, por mbështet rusinë. Prandaj mirë bërë zelenski që i nxorri bojën. Qëndrimet e zelenskit,që nuk fal asnjeri është model për politikën shqiptare. Politika shqiptare nuk duhet të lejojë, që europa plakë,që coptoi shqiptarët në konferencat ndrkombëtare me një pikë kulminante në 1913- TË TALLET PRSËRI ME SHQIPTARËT!
Lidhja e Trefishte Entente Angli-France-Rusi vazhdon qe nga fillimi i shekullit XX. Libri “Receta Pa Komb” sapo e lexova i sqaron te gjitha. Mos u zhgenjeni as tani.
Ku mund ta gjej librin?se kam kerkuar dhe ska qen ne botim
Njesoj si puna e KANDIDATËVE TË PARTISË, në kohë të Xhaxhit E…..Ho…..që duhej të bënin STAZHIN dy vjet në prodhim, dhe pastaj, do të mblidhej ORGANIZATA BAZË E PARTISË, për të vendosur, në se duhej të bëheshe ANETAR PARTIE, apo jo…..
Me një fjalë, siç thonë në Shkoder, NANA E NUTIT, ËSHTË PUNË MUTIT…..
@Reshit Lala, Analizes i mungon nje gje shume e thjeshte, vetem nje pyetje: pyetja pse? Çfare fshihet pas ketyre perrallave makroniste? Pikerisht ate qe nuk e thote Makroni, nuk e themi as ne.
Një shkrim i argumentuar dhe i shkruar me një stil që kushdo mund ta kuptoj e vlerësoj situatën në BE dhe perspektivën e anëtarësimit të vendeve të tëra, përfshi dhe vendit tonë aty.
Për mua është një pamflet politik, që ngre shqetësimin e drejtë të vendeve të Ballkani Perëndimor e më gjerë.
Shqiperine dhe Kosoven nuk e pranojne ne Europe per shkak te bojes islamike qe iu hedhin pa nderpreprje.
Dhe tjeter, Greqia e pengon Shqiperine te pranohet ne BE.
Ca uslaithua o truthare po ti e ke cerekun e evropes me arab terrorist qe i sjell vete Evropa
Fajin që lind i varfër dhe s’je izoti nuk ta ka i pasuri por fati.
Ky fat na ra!
Sipas mesueses nxenesit s’kane nevoje te mesojne qe te perparojne.
Mjaftojne te shikojne Horoskopin e yjeve dhe Horogopin e mesueses.
TE RAFTE …!
Pu pu pu! Sulmi frontal ndaj perendimit si ne kohen e Shokut Enver.
Meqe merresh me citime shoku Malaj degjo edhe nje qe ta kesh per vete sa here te kritikosh:
“Kritiket jane si eunuken ne harem; shohin si behet, dine si behet, por s’mund ta bejne”
Cili eshte propozimi yt shoku Malaj?! Pervec kritikes ndaj demokracise… Asgje. Varianti i Enverit, Putinit dhe Erdoganit?!
E meqe e hodhe ne toke demokracine per te cilen thuhet se “nuk eshte perfekte por nuk ka me te mire” degjo se c’thote Churchill qe ta kesh tek arkivi yt:
” “No one pretends that democracy is perfect or all-wise. Indeed, it has been said that democracy is the worst form of government except all those other forms that have been tried from time to time.”
Pse jeni bere nervoze zoti Malaj?!
Churchill, kryeministri me i zgjedhur anglez gjithashtu ka thene kur e pyeten se cfare ishte komunizmi:
KOMUNIZMI ESHTE BARAZI NE MJERIMIN E PERBASHKET
Koha vertetoi fjalet e tij
Disa ” Intelektuhale ” apo ” Filoevropiane ” jane prekur rende nga shkrimi i z. Malaj. Mirepo, asnjeri prej tyre nuk argumenton dot te kundertat e atyre qe ka thene autori. Duke qene njerez qe bejne pjese ne ” derrat e kenaqur “, keta tipa qesharake besojne se mund te fundosin shkrime dhe autore te tille duke llapacitur shprehjet bajate dhe gulcuese si ” Pse, kohen e Enverit do ti ? ” apo ” ky eshte nje pamflet enverist ” etj.
Autori nuk thote nese demokracia eshte e mire apo e keqe por, thjesht thote mendimin e tij se demokracia nuk ka ekzistuar dhe as ekziston. Ka ekzistuar skllavopronaria ( te ciles ne Greqine e Vjeter i vune emrin ” demokraci “, ka ekzistuar feudalizmi, kapitalizmi dhe i ashtequajturi ” socializem real “. Pastaj, ky shkrim nuk trajton vetem ceshtjen nese ka ekzistuar apo jo demokracia, por trajton edhe shume aspekte te tjera, te cilat autori i quan ” perralla evropiane “. Sikur intelektualhalet te kishin pak me shume mend dhe jo vetem pasione, do i merrnin me radhe ato qe ka thene autori i shkrimit dhe do te argumentonin te kunderten. Ketyre tipave, tua shash gjithe njerezit e shtepise nuk shqetesohen, por t’iu thuash disa te vertete rreth Evropit apo Perendimit, te hidhen ne fyt si cakenj. Thenia e Curcillit qe na e sjellin ketu nuk provon se sistemi kapitalist eshte demokraci. Mund te jete me i miri qe kemi por kjo s’do te thote se eshte demokraci. Curcilli dhe vendi i tij kane qene pushtuesit dhe grabitesit me te medhenj te botes dhe nje pjese e madhe e pasurise se Ingliterres ( dhe jo vetem asaj ) ka ardhur nga grabitjet dhe krimet. Ja cfare thoshte Curcilli ne vitin 1914 ne kabinetin britanik: ” Ne nuk jemi nje popull i ri me nje rekord te pafajshem dhe nje trashegimi te paket. Ne kemi pushtuar per veten tone…nje pjese krejtesisht joproporcionale te pasurise dhe trafikut te botes. Ne kemi marre gjithcka qe deshirojme ne territore dhe kerkesa jone per t’u lene te pangacmuar ne shijimin e zoterimeve te pamata dhe te shkelqyera, krejtesisht te marra me dhune, ne pjesen me te madhe te mbajtura me force, shpesh iu duket me pak e aresyeshme te tjereve se sa na duket ne…”.
Nuk mund te bashkejetojne edhe skllaveria, edhe demokracia, as pushtimet, vrasjet e grabitjet me demokracine. Keto bashkejetesa mund te ekzistojne vetem per palacot dhe derrat e kenaqur te tipit ” inelektualhale etjj. “.
@profesor nese lexon komentin me vemendje dhe pa mllefe, sa sorrollatesh duke shpjeguar Churchill etj, mund te besh gjene me te thjeshte, t’i pergjigjesh pyetjes:
CIla eshte alternativa tjeter per nje komb te vogel si ky i yni meqe perendimi eshte kaq i zi?
Pergjigjen e merr duke pare se cilet jane kaloresit e sotshem Antiperendim: Jane Putin dhe Erdogan.
Kete pergjigje Malaj nuk e jep dot ne menyre te drejtperdrejte por i bie pak rrotull e rrotull. Stil i njohur.
Po ti @profesor cfare alternative propozon?
Ate te Enverit? Fanar ndricues, duke ngrene bar dhe me barkun bosh?
Alternativa jone eshte patriotizmi dhe kontributi i sejcilit per te ndertuar nje Shqiperi me te mire per brezat qe vijne.
Te fokusohemi te ekonomia dhe resurset shqiptare per te krijuar te mira materiale me qellim qe te permiresojme cdo dite e me shume jeten e shqiptareve.
Te forcojme sistemin arsimor si baza e daljes nga tranzicioni i pafund.
Te promovojme ndjenjen kombetare, dashurine per atdheun dhe patriotizmin.
Te promovojme njerzit e mencur, ata qe vertete japin kontribute per Shqiperine dhe te heqim dore nga servilosjet e peshtira qe u bejme ambasadave te huaja e politikaneve te pamoralshem,
Te fillojme nga lufta kunder korrupsionit, hajduterise, dhunes, grabitjes se prones,
E di qe eshte e lehte te flasesh dhe shume e veshtire te arrihen rezultate, por kjo eshte rruga. Nuk ka tjeter. Asnje nuk e do Shqiperine sa shqiptaret
nje shkrim PERFEKT, BRAVO
Profesor Varkai , perpara se te shkruash per kolonizatoret Europiane , ben mire te thuash dicka per ate qe ka bere Turqeria nder shekuj ne trojet tona ! Ate qe Erdoqeni turk e quan ‘vellazeri gjashte shekullore’ , kur ne fakt ka qene nje MIZORI e vertete , shoqeruar me masakra ne njerez , gjuhe, fe e tradita ! Pra , nese ka ndonje vend qe e ka ndier me shume kete forme te kolonizimit barbar , ky eshte vendi jone! Ju o enuk , te nesermen e vizites se turpit te ketij neo-otomanit , shkruajtet me buje ; ‘ejvallah sulltan’ , qe do te thote se je nje rrace hibridi e ngjizur ne haremin e babes turk! A nuk eshte keshtu o profesor leshi?
Fimo bythairi dhe skllavi i Evropes
Të jesh i varfër dhe i pazot nuk është faj i të pasurit por është fati yt.
Ky fat na ra!
Varferia dhe pamundesia e zhvillimit te shume popujve e shteteve ne bote ka ardhur gjithashtu nga KOLONIZIMI.
perroi psiqik po derdhet.
e mir e ka franca dhe cdo vend tjeter anetar i BE.
sikur ca do fitojne me hyrjen e shqiperise (se piset, kriminale, matrapaze, spaçatore, SPAK-ore) e me ter te zezat qe mund te kete nje vend i qelbur.
Cfare te mire apo sakrifice ka bere ky popull, apo ky vend qe te kerkoje e meritoje bashkesine evropjane???
Ketij vendi i duhet si fillim nje “pastrim” ne thellesi i shpirtit dhe ndergjegjjes kombetare/popullore/profesionale, pastaj do e “ftoje” vete evropa per miqesi e antaresi ne mesin e saj.
Deri atehere, vazhdo o popull-vend te ecesh ne golgota-ne e destinuar.
Eshte nje problem madhor dhe autori e Ka kapur mire ,e Ka interpretuar drejt.Neokolonializmi modern eshte ne qender te veprimtarine se presidentit francez qe une,per ta ofenduar e quaj “Makruaj”.Jane mendim raciste qe kamuflohen pas slloganeve “demokraci”,”Liri”,barazi,etj.A ju kujtohet pranvera arabe qe lulezoi afriken me ndihmen e Frances?teoria eeksportimit te demokracine nen moton “jeto si dua une”.Kjo teoria e fundit e “Makruaj”,eshte vazhdim i teorise engleze te konfederates ballkanike me ne krye Beogradin”.Pompimi i serbise behet per kete qellime,si nga “Makruaj “Edhe te tjere.Keto qendrime Jane ne unison me ato te shkuar ne France,por Edhe me fashizmin e Partise se “le Pordhes”qe sapo humbi ne zgjedhje,por Jo pushtetin dhe thelbin e asaj qe mbulohet me sllogane demokratike,neokolonializmin modern.Keto qendrime lidhen me ringjalljen e neofashizmit ne Europe.
Nuk ka nevoje te jeshe i shkolluar qe ti kuptosh Fashistet e Evropes keta vetem lajmerohen se jane demokrate por ne te vertete vulen e fashizmit nuk e kane zhdukur ,si Sali Berisha ku thote se esht Demokrat por ne te vertete esht Komunisti ma i flliqur qe ka patur dikur Shqiperija ,Shqiperine nuk dota pranojne kure ne BE pse ka edhe kundershtare tjere fqinjit nuk dota lejojne pse nuk duan nji Shqiperi e zhvilluar por nji Shqiperi te varfer.
Makron e thote ne trajte diplomatike – Bashkimi Europian nuk do zgjerim! Kaq gje eshte mire te kuptohet qarte e mos kete iluzione asnje, packa se ka akoma ne detyre atje ne Bruksel ca si ky Varheyi a si e ka, qe zevendesoi njefare Johanes Hahn para tij qe marrin rroge te majme si…Kryetar Komisioni Zgjerimi te nje Unioni qe nuk zgjerohet me prej shume vitesh.
Me sakte se cfare shkruan z. Malaj, prishet!
Falemimderit per te vertetat qe thoni , faleminderit per kurajon!
Z.Viktor .I ke thene te gjitha por kujt ja thua .Ky popull ,me keta politkane qe ka edhe sikur te hyjme ne kete familje, do te vuaj perseri . Asnje nga keta politikane sot, nuk e duan kete familje, per faktin se duhet te japin llogari per bemat qe kane bere .Evropa e di kete dhe tall menderen me keto deklarata si te Makaconit .
Se kush eshte Franca e dime shume mire . Ajo sot ska fare lidhje me Viktor Hugoj e levizjen demokratike te shekull 20 .Francezet nuk jane as ata te kohes se Napolon Bonapartit .Franca ka shfrytezuar e shfrytezon dobsit e Gjermanise.Ku pergjegjsine e ka dhe zonja Merkel me politikat e ndjekura .Kur thua familje e perbashket dihet se kush eshte ne qoshe e kush duhet te rrije ne kembe .Kush duhet te haje me shume e kush duhet te presi radhen .Kjo corbe e Evropes se bashkuar i ka dhene shume avantazhe Frances . Anglezet nuk jane budallenje qe i bene topin kesaj familje .Ne cirremi e cirremi kot .Ne keto kushte, diskriminuese te familjes Evropjane , nuk behemi pjestare te saj .Koha na la mbrapa dhe demokracija e pas 90 e thelloje me shume gjendjen tone ne rajon e bote .
Te harrohet kjo enderr .Me endrra e duke pare TV nje popull s’bene prokopi . Te hiqen dhe shprehjet Aleatet tane se me kete spekullojne kriminelet dhe hajdutet tane politke . Aleat per ne eshte vetem SH.B.A qe na kane marr nen sqetull . Ketu ta plasim koken e ti themit Plakut, te xhindosur Sali e kelyshave te tjere, hap krahun e lere popullin te shkoje ne rrugen e vetme qe do .
Evropa nuk eshte objektivi kryesor i popullit shqiptare. E duamper faktin te shpetojmenga kjo klase politke por nukndodh ne realitet ajo qe duam .Kjo familje e ka semundje korrupsjonin dhe hajdutllekun .E bejne me pas e me lezet se sa tanet .Shqiptaret vuajne nga semundje te tjera krahinore qe su riparuan si gjate Zogut ,Hoxhes e tani me mbetjet e tyre . Populli nuk eshte i bashkuar e ska nje mendim per politkat qe ndiqen sot .Jo pa qellim zonja Kim citon fjalet madhore te Skenderbeut . Bashkim bene fuqi e i sjell popullit ardhmenin qe duam. Kete percarje e kane futur, qellimisht politikanet dhe agjenturat e huaja; qe kane kelyshet e tyre mes nesh .
EMMANUEL MACRON VAZHDON PLATFORMEN E VJETER FRANCEZE.
VITI 1981, Greqia u pranua plotesisht anetare ne BE, por nuk i kishte plotesur kushtet.
VITI 2004, Sllovakia u pranua plotesisht si anetare ne BE, por nuk i kishte plotesuar kushtet.
VITI 2007, Bullgaria e Rumania u pranuan plotesisht si anetare ne BE, por nuk kishin plotesuar kushtet.
Sllovakia, Bullgaria dhe Rumania duhej te shkeputeshin nga prehri i Rusise, prandaj ju hap dera.
Shqiparia …as te qi, as te leshon….Me sakte …te ha ate qe s;thuhet. Nuk ka asnje interes.
Ne jemi shnderruar me zellin tone te peshtire ne jevgjit e Evropit. Asnje shprese te na hapin deren.
Refuzimi dinak francez (kategoria e dyte) eshte Pergjigja Zyrtare ndaj Propozimit figurativ per Martese Shqiperi-BE, qe ka bere dhe ben sistematikisht ne podiume Timonieri i Shqiperise.
PLANI MACRON eshte PLANI I VUÇIÇIT.
VEGLA E TYRE ANTISHQIPTARI EDI RAMA.
Pjese e Perralles eshte edhe vete ky Pashallek turk i quajture Albania ne nje vend me Pakice (Poco ital) Greke.
Bile thone qe jane “te Ardhur”.
Dhe keto i thone bijte e Vezireve, Pashallareve, Bejlereve, Agallareve, Hoxhallareve, Dervisheve, Muhipeve etj.
Kjo Pakice ka mbajture per shekuj Identitetin si Emrat Greke,Mbiemrat,Politizmoin (Culture “shqip”),Historine,Glosan (Gluhen Camce) po luftohet akoma.
Dhe kjo ne Emer te nje concepti te quajture Skiptare kur per “hero” kane nje Vorio Epirote do te thonim.
Te vetequajturit Skiptare kane per vend strategjike Turqine!
Kush you detyroi te ndryshonin Emertimet Greke te Vorio Epirit dhe “ish” Kaurreve te Derrit?
A nuk ka lindur ne Emathia “Heroi” tuaj qe lindi Orthodhokse d.m.th Greke sipas “historianit” te famshem Xhufit dhe you e ndryshuat ne Mat?
Kete e bejne pushtuesit historikisht.
Kush e ndryshoi Qendren tone te Epiroteve,Ilyreve,Maqedhonasve,Ioneve ku eshte sot Tur-qia nga vjen dhe Emertimi Ionios Pellagos (Deti Ion) per 11 shekuj nga Kostantinopolis ne Kostantinopoje pa kuptim apo Stamboll?
Agi Saranda ne Sarande?
Moskopolis ne Voskopoje?
Agios Vasilis ne Bregdet ne Shenvasi latinisht?Shen vjen nga Saint.
Tri-Polis ne Tropoje?
A nuk ishte Ilyre nga Nausa sot Nish Perandori qe krijoi Perandorine Greke te Bizantit Megas Kostantinos i biri i Kostantinos Xlloros (I bute shqip) dhe i Elenit?
A nuk ishte Perandore Ilyre sipas Historise se shkruar nga Historianet Greke dhe Romake Iustinianos qe ndertoi Agia Sofian ne 532A.D dhe Sulltani tuaj Strategjike e ktheu ne Xhami me Evllogine e Perendimit “te Krishtere”?
Per cfare “Te drejtash” flet o Victore (Fitore shqip”.
O Demo te hengert Tenja
E ke te keqen Brenda.
Andoni i biri i Zahos nga Zagoria do thoshte nga Egypti te degjonin Qemalet,Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet, Hamzate, Abdullahet etj
Kur bere derr e Arine
Cdeshe qe bere Turkoallvanine.
Sot Andonin do ta consideronit “te shitur tek Greke”.
Keta jini you o Victore.
Nje State (Shtet) qe nuk ka lidhje me Emrat e Lashte.
Ate te shplafte mortja ty sic te ka shpelare trute , budalla mbete , fshati digjet dhe kurva “erdogan” janulla krihet…..jashteshqitje e ketij vendi
Te jesh komentues si ky idjoti @Erdogan , do te thote , as me shume dhe as me pak , TE JETOSH PEZULL NE HAPESIRE , NJE MENDJE E MYKUR PREJ MIJRA VJETESH QE FELLIQ AMBIENTIN , ME PAK FJALE TE HASH MUT ME DORE , JO ME SEND TJETER . Nje cope budalle e kishes greke dhe Asfalise , qe para para viteve `90 trajtohej si njeri normal e u shkollua edhe ne shqip . YYYYYYYT , plehre e kolonel Janulles !
Demokracia lindi ne Athine ,por kjo demokraci nuk duhet pare me syrin dhe mendjen e shek.21 pas Krishti,sic ben artikullshkruesi,por me kushtet e 2500 viteve me pare .por eshte e kote te zgjatem per kete gje qe qyteterimi e di ,por njekohesisht ekziston dhe anormaliteti…
Sa per antaresimin ne BE ,eshte politika dhe jo niveli I nje vendi qe percakton antaresimin ose jo. Se po te ishte per nivelin ,jo Shqiperia qe nuk do te pranohej,por as Bullgaria ,Rumania etj nuk do te pranoheshin.Por fun hundet politika dhe behen m… gjerat.
Nuk po zgjatem me demokracine qe ka ekzistuar perpara dy mije e pesqind vjetesh, per shume arsye.
NË SHEKULLIN E XX-të:
Shteti Antidemokratik Grek mashtroi ne lidhje me plotesimin e te drejtave humane, dhe e pranuan ne Bashkimin Europian.
NË SHEKULLIN E XXI-të:
Dhimokratiqia Mashtruese Greke mashtroi perseri, kete here, me llogarite shteterore bankare, dhe e pranuan ne Bashkimin Monetar Europian.
Kete dacibao enveriste njesoj sikur e kane shkruar kalemxhinjte e Putinit
sepse:
SHQYPNIA NUK MUND TE SHPRESOJE PER PERRALLEN EUROPIANE ME ENVERISTA NE PUSHTET
qe:
Qajne nate e dite per LANC – in kriminal jugosllav, per 29 nentorit te zi te pushtimit te Shqypnise nga Murtaja e Kuqe Bolshevike e Moskes, per 5 majin katran te tradhetise brenda sojit komunist
SI MUND TE PRANOHET SHQYPNIA NE BE ME NJE KRYEMINISTER QE E KA BABANE KILLER VRASTAR TE ENVERIT?
kur:
Ky kryeminister shqyptar nuk ka kerkuar falje per krimet e komunizmit dhe te babait te tij vrastar qe vari ne litar disidentin antikomunist Havzi Nela dhe qe po kthen kohen e qepes te Partise se Punes duke urdheruar prokuroret e SPAK te burgosin Armikun e Kllases
SI ASNJE KRYEMINISTER TJETER NE BOTEN DEMOKRATIKE
Gjalle qenke akoma ti MUUUUUT inteloleshi ?!
Beji te fala narkobaronit, Ermal Hoxha, nipit te Enverit qe rezili Edi Rama e shpetoi nga burgu me fintet e tij enveriste bashke me bedelin e tij Saje Qorri dhe qe ky narkobaron i papune po prish parate qe gjyshi i tij u vodhi shqyptareve per 50 vjet me radhe duke mbushur lumenj me gjak njeriu ne Shqypni
PO PSE ME KETA NARKOBARONE TE EDI RAMES DO HYJE SHQYPNIA NE BE?
Bejuni mutin ketyre pederasteve te Evropes kurve !
SHQIPTARET JANE KOMB I EUROPES.
Shqiptareve nuk u intereson absolutisht nje Bllokade Njerezore nga BE.
ANETARESIMI NE BE KA QENE DHE ESHTE NE INTERES PER SHQIPTARET.
Shteteve shqiptare Shqiperi e Kosove nuk u intereson nje Bllokade Ekonomike nga BE.
ANETARESIMI NE BE KA QENE DHE ESHTE NE INTERES PER SHQIPTARET.
Ky eshte pseudonimi agjenturor i nje personi prej”shqypnie”.Intelektuale,emrin,Jo pseudonimin.Ju spiunet e prute shqypnie ne kete gjendjen,Jo enveriste.Emri,te te besoj,ndryshe mbetesh ai qe ke qene spiun i nje agjensie te futur thelle ne Shqypni.Shoh qe dardanishten e di mire.
Kaso spiuni i Sigurimit te Enverit:
Keshtu si ty i akuzonte sEnveri i spiune dhe poliagjente oponentet e tij politike qe nga Koha e Qepes e Konferences se Tiranes me Injac Mazin e deri ne fund te jetes se tij kriminale me Mehmet Shehun kur donte te justifikonte deshtimin ekonomik te Shqypnise, kur i kishte lene shqyptaret pa breke ne bythe me tollona dhe bunkere idiote,
prandaj:
GJUHA SHQYPE SA E MIRE
SA E BUKUR, SA E DLIRE
Ky eshte origjinali
Po cfare “Skiptare” flet o Idiot me comentin Interesa. Skiptare!
Per Hamzate, Abdullahet, Mah-Mutet,Enveret,Qemalet, Idrizet, Sulejmanet qe nuk kishin vetem Emra dhe Mbiemra Turq por ndryshuan Besen,Fene Greke Orthodhokse per 1100 vjet Perandori Greke Bizantine.
You jini Turpi i Bores o Katran.
Po kur urreni Greket dhe Arvanitet qe luftuan kunder Yoush.
Arvanitet Jane me Greke se Greket o Mavrinj me boje dhe nuk flasin nje Glosa (Gluhe Camce)me 70% fhale Italishte si e ashtuquajtura Shqipja.
You nuk njifni Vorio Epirin e Kastriotit o Katran me boje se kini Ndergjegje Osmane.
@ (Erdoganaqis Grekofonaqis nga Monastiraqis)
1. Themi Shqiptar dhe jo skiptar, zhgarravites grek.
2. Besa njerezore dhe besimi fetar nuk jane e njejta gje, dhjakonar grek.
3. Origjina fetare e emrit nuk eshte kusht i Origjines Kombetare te Individit, tutkun grek.
4. Perandoria Bizantine s’ishte greke, ishte saktesisht Perandoria Romake e lindjes, zagar grek.
5. Gjuha artificiale greke administrative qe u perdor nuk ishte gjuhe kombetare e Popujve te Perandorise, llapaqen grek.
6. Arvanitet luftuan kunder Pushtuesit Osman, dhe kane qene e jane me origjine Shqiptare Arberore, mashtrues grek.
7. Epiri i jugut dhe veriut jane Troje Autoktone Shqiptare dhe Epiri i jugut eshte aneksuar nga Shovinizmi Grek me 1913, maskara gek.
@ (Erdoganaqis Grekofonaqis nga Monastiraqis)
1. Themi Shqiptar dhe jo skiptar, zhgarravites grek.
2. Besa njerezore dhe besimi fetar nuk jane e njejta gje, dhjakonar grek.
3. Origjina fetare e emrit nuk eshte kusht i Origjines Kombetare te Individit, tutkun grek.
4. Perandoria Bizantine s’ishte greke, ishte saktesisht Perandoria Romake e lindjes, zagar grek.
5. Gjuha artificiale greke administrative qe u perdor nuk ishte gjuhe kombetare e Popujve te Perandorise, llapaqen grek.
6. Arvanitet luftuan kunder Pushtuesit Osman, dhe kane qene e jane me origjine Shqiptare Arberore, mashtrues grek.
7. Epiri i jugut dhe veriut jane Troje Autoktone Shqiptare dhe Epiri i jugut eshte aneksuar nga Shovinizmi Grek me 1913,
maskara grek.
Ne evropen perendimore degjenerimi human ka arritur shkallen mente larte
Pse nuk shkon te Putini ne Rusi, apo tek Kimi ne Kore atehere, por i puth bythen e degjeneruar Perendimit dhe i dergon emigrantet me tallaze-tallaze si nje fis prej Sfrike Zulu? Nuk e lexove lajmin e gazetes DITA se Shqypnia enveriste ze vendin e dyte per emigrante pas Ukraines?
HE MO BOLE ENNVERISTE KUR DO TE HANI PYKA LLOGJIKE JU?
Ah more fat… po pse s ke mësuar apo e ke pasur hallin kur ishe në shkollë tek miku i mësueses.
Shqiptarët vetëm kur dalin jashtë kufijve ftillohen se brenda…????
Makroni dhe gjithë makronët do tallen gjithmonë me njerëz që mendja nuk iu ushqehet me asgjë tjetër po vetëm me idenë si ti bëjnë milionat brenda ditës se kështu i mësojnë prindërit që kur ishin vetë në shkollë futeshin poshtë bankës për ti kap syri ndonjë gjësend.
Une personalisht kam mesuar dhe fat te mire pata.
Macron vepron ashtu me Shqiperine sepse vazhdon here hapur here mbyllur interesat e meparshme gjeopolitike te Frances.
Macron dhe gjithe si Ai, te tille shqiptar duan si nxenesit e tu qe e presin perspektiven nga fati, dhe politikane shqiptar te pa pergatitur pa dinjitet bedele te Frances.
skiptaret duan te emigrojne tegjithe per ne evrope, asgje tjeter.
skiptaret cfare beren keto 30 vitet e fundit?
– Shumica u beren musliman, ndertuan mijera xhami, degjohen hoxha ne cdo ane te vendit.
Per cfare tju doje ju evropa kur sjeni evropian?
“Progresi dhe pasuria e popujve ne Bote vijne nga konkurenca ne treg, nga deshira per pasurim e individit dhe nga kontrolli mbi tatimet i Shtetit ligjor, kjo spjegon pse disa popuj jane te pasur dhe te tjere te varfer”
Adam Smith
Pjese nga vepra madhore: NGA VJEN PASURIA E POPUJVE
Europa e bashkuar,tendencat per te, me perparime e deshtime,eshte me shume nje tendence “moderne” shfrytezimi.Makroni e makronet nuk jane te interesuar qe vende te vogla si vendi yne te ulen ne nje tryeze me ta.Teoria e re e Z.Makron eshte krijimi i superliges Europiane ne footboll,e te tjeret mire jane ne kategorite inferiore.Keto gjera qe thone keta “Udheheqes”,e kane themelin tek bindjet fetare.Nje vend me “Shumice muhamedane” nuk mund te jetoj ne nje bashkesi kristiane,Kjo nuk eshte demokraci,pasi nuk respekton te tjeret.Demokraci Greke kur shumica e njerezve nuk quheshin te tille por “vegla pune” nuk mund te jete demokraci.Edhe sot kur njerezit nga vende si Shqiperia perbuzen,nuk u jepen te drejta si te tjereve tregon se nuk ka demokraci. A eshte kjo Europe,kaq demokratike kur ne menyre te njeaneshme mba anen e Serbise?Serbia qe ne fundin e shekullit te kaluar shkaktoj disa luftra e dhjetramijra viktima.Perkrah, e mire ben, Ukrainen.Po kjo ukraine qe nuk e njeh shtetin e Kosoves,a eshte per demokracine e vetevendosjen? Te gjitha keto sajesa te Europes jane thjesht refuzime te “moderuara”per mospranim.
Sa per komentuesin Erdogan do te thosha qe do te bente mirete ishte me i thelle ne gjykimin e tij e te mos dale me flamurin e antishqiptarit.A e di ky “grek” se kur jortaz (feston) diten e emrit Sulltani e sulltana?
PATRIOT, KOMENTI JUAJ PLOTESISHT I DREJTE DHE ME LOGJIK.
Teoria e re e Z.Makron eshte identike me idene e krijimit dhe deshtimit te Superliges Europiane te Futbollit,ndersa te tjeret le te jene, le te vazhdojne, le te mbeten ne kategorite e uleta inferiore.
Kjo teori i sherben personalisht vetem Timonierit dhe Shoqeruesve te tij qe do te ulen ne Tryezat Europiane, paçka se Shqiperia si shtet dhe Shqiptaret si popull s’kane asnje perfitim sepse vazhdojne e mbeten pafundesisht ne kategorine inferiore pa patur edhe pas 32 vjetesh asnje date as te sakte as parashikuese anetaresimi ne Klubin e Shteteve Europiane BE.
Makron ka kuptuar Edin.Nuk eshte e veshtire te kuptosh Edvinin.A desheron vertet Edvini qe Shqiperia te behet pjese e BE?Une them JO.
Po nte desheronte vertet Nuk do te grabiste sistematikisht taxat,tatimet,buxhetin e shtetit per ta ndare me Koncesione te pakuptimta dhe cfarrosese per popullin e vogel shqiptar..sic jane koncesioni i shurres chak-fap,koncesioni i orzualleve te kirurgjise dhe koncesione te tjera te shendetsise qe mund TE PERDORESHIN PER NGRITJEN E RROGAVE DHE PENSIONEVE NE NIVELIN EUROPIAN,ne nje vend qe ka cmimet me te larta ne Bote.
Edvini shet LODRAT e trurit te tij te semure,per Ide Gjeniale,.Mendja e tij e semure eshte shume Pjellore.Sot po na shet Aeroportin imagjinar te Vlores si FABRIKE BUKE,,Ju siguroj se do te kete fatin e Aeroportit te Kukesit.
I vuri shqelmin industrise se perpunimit te naftes ne Shqiperi,duke shkaterruar perfundimisht per SKRAP,kombinatin e Ballshit,ne menyre qe nafta shqiptare te mos pikoje fare ne Shqiperi,por te transportohet bruto ne VENDET GRABITESE me kodoshe shqiptare.500 miljon dollare shteti shqiptar paguan per mbajtjen ne kembe te TEC it FANTAZEM te Vlores,kur me aq para mund te rikonstruktohej Rafineria e naftes ne Ballsh.
Ky po pergatit shkaterrimin e portit ekonomik te Durresit,Gjoja do te ndertoje nje te ri ne Porto Romano.!!!!!Gati ka ca makete fantaziste,,si maketet futuriste te Jetes ne Mars.
A i keni harruar Maketet Fantastike “te kullave Belge”ne sheshin Skenderbej,te edvin rames,kur ishte kryetar bashkie?.Sikur ate mandat mos e kishte vjedhur Ristani me kutite e gabuara te magazeve twe Lundres,,SOT DO TE ISHIM PA SHESHIN SKENDERBEJ..
Edvin Rama mua me kujton Gjeneraleshen,nie tregim i Cehovit per nje Cifligare te kohes se bujkroberise,qe VENDOSI ti rrise foshnjat e muzhikeve ne menyre te qyteteruar,Evropjane,,neper cerdhe dhe kopshte..Vrapuan muzhiket e lebetitura te rrembenin femijet e tyre,se po ja vdiste gjeneralesha..
Keshtu e kane kuptuar Makron dhe te tjeret edvin Ramen-Nje karagjoz i korruptuar.
Dhe me kete karagjoz luajne shefat e Europes,qe kurre nuk e marrin seriozisht..Ama seriozisht argetohen me te.