Përse Berisha nuk shkon në Viçidol për të parë restaurimin e kullës?

Dita

Kulla e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fshatin Viçidol të Tropojës, prej afro dy vitesh i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë.

Me punimet në Kullë po merret vetë djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, i cili po ndjek hap pas hapi të gjitha punimet. Për të ditur më shumë se si po zhvillohen punimet në Kullë.

Drejtuesi i punimeve, Asllan Halili, tregon detaje interesante, që nga mënyra se si u kontaktua nga djali i Berishës, ndërtimi i Kullës nga e para dhe atë çka kjo Kullë do të jetë në vazhdim, raporton Opinion.al.

Si jeni kontaktuar për restaurimin e kullës në Viçidol?

Shtëpia e ish Kryeministrit Berisha në Viçidol është restauruar nga disa punëtorë të cilët merren me ndërtimin e shtëpive dhe mureve me gurë dekorativë. Ata janë nga fshati Rrajcë i Librazhdit. Kanë qenë katër punonjësit të cilët kanë zhvilluar një pjesë të punimeve dhe më kryesoret siç është veshja me gurë e Kullës. Ata janë Asllan,Besnik, Dritan dhe Bardhyl Halili. Ne nuk kemi pasur njohje të mëparshme me familjen Berisha por jemi lidhur me Shkëlzenin nëpërmjet një mikut tonë të përbashkët në Tiranë të cilit familja Halili i kishte ndërtuar një vilë prej guri në fshatin turistik të Voskopojës. Ka qenë pikërisht Shkëlzeni i cili është takuar fillimisht me kryeustain Asllan Halili duke i prezantuar edhe restaurimin e Kullës në Viçidol. Për restaurimin e së cilës ishte kontaktuar fillimisht një inxhinier kosovar, ndërsa ustai Asllan Halili ka bërë zbërthimin e projektit fillimisht dhe më pas i ka treguar Shkelzenit, mënyrën se si duhej rindertuar kulla. Idea është pëlqyer dhe mirëpritur nga Shkelzen Berisha. Ndërkohë fillimisht ishte menduar që kosovarët të bënin veshjen me gurë të Kullës por ata kishin hasur vështirësi në zbërthimin e projektit dhe më pas është kontaktuar familja Halili.

A ju ka bërë sugjerime Berisha në lidhje me restaurimet?

Mësohet se ish Kryeministri Berisha nuk është marrë fare me punimet. Gjatë gjithë kohës që ato u zhvilluan, ne “kokë” të tyre ka qëndruar vetëm Shkëlzeni, i cili siç e thashë edhe më lart e ka pëlqyer idenë e ndërtimit nga ana e familjes Halili dhe nuk ka bërë sugjerime rreth projektit.

A ka qenë ndonjëherë Berisha në Viçidol për të parë punimet në Kullë?

Jo, Berisha nuk ka qenë asnjëherë,  por Shkelzeni ka qenë disa herë.

Si janë zhvilluar punimet? Çfarë punimesh janë kryer? Dhe në sa kohë janë shtrirë punimet?

Punimet jane realizuar në kohë dhe muaj të ndryshme për shkak të motit tepër të ftohtë,por projekti nuk del nga kornizat e Kullës që ka qenë. Atje përgjithësisht është punuar në pranverë, verë dhe vjeshtë pasi në dimër trashësia e dëborës dhe temperaturat e ulta nuk e lejonin zhvillimin e punimeve. Kulla tre katëshe është prishur tërësisht. Vetëm një pjesë e katit të parë nuk është prishur, më pas është rindërtuar sërish kati i parë, i dytë dhe i tretë. Muret jane në brendësi me derdhje betoni dhe më pas është bërë veshja e tyre me gurë. Gurët jane të zonës, jane mbledhur nga zonat perreth dhe nga disa miniera të zonës. Punimet kanë nisur në tetor të 2014, janë ndërprerë gjatë dimrit dhe më pas kanë rinisur në pranverë. Ndërsa veshja me gurë është bërë në Tetor të vitit 2014 për 10 dite dhe më pas në nëntor të 2015 kanë rinisur për 2 javë deri në përfundim të plotë të veshjes së mureve me gure.Theksojme se familja Halili, Punime Guri Halili, ka kryer vetëm veshjen e mureve dekorative ndërsa konstrukti prej betoni është bërë nga kosovarët dhe sigurisht që edhe instalimet e nevojshme do të bëhen prej tyre.

Keni bërë vetëm rikonstruksion të jashtëm apo edhe të brendshëm të ndërtesës?

Në Kullë është ndërhyrë në të gjitha pjesët e saj, por në pjesët e brendshme ajo ende nuk është gati. Janë duke u bërë edhe punime. Kulla ka 2 dhoma në katin e parë,  2 në katin e dyte dhe 2 katin e tretë, përfshi këtu korridoret dhe 3 banja. Përveç këtyre në pjesën e jashtme është ndërtuar edhe një mur rrethues prej gati 240 metrash,  i cili është mur dekorativ. Ndërkohë qe jo të gjitha punimet kanë përfunduar në pjesën e jashtme. Ato pritet të rinisin në pranverë ku do të ndërtohen shkallë me gurë dekorativ  dhe shumë objekte dekorative zbukuruese. Në pranverë do të nisë edhe rikonstruksioni e Kullës së Xhaxhait, e cila është shumë pranë asaj të ish KM Berisha.

kulla-e-vjeter

Share This Article
7 Comments
  • DRURI I SHTREMBER.

    Shume e qarte, zullumet e saliut 30 vite, i urejne edhe vicidolasit,ngaqe atje ka burra dhe gra te ndershme qe nuk mund te vrasin shqiptare te pa fajshem.Malesori i vertete, jep jeten e tij per te qene i ndershem.
    saliu parate i dergoi per ta ndertuar kullen,vete sa te kete jete ka frike nga Vicidoli.
    saliu po te ishte burre,nuk vuante shqiperia 25 vite,eshte burrac,ndaj renkon atdheu.Nje dru i shtrember prish gjithe staven,thote populli.saliu indershem,nuk ndertonte kullen e tij,para ndertimeve qe kerkon,e renkon, Vicidoli,saliu superegoist se pari nderton pasurite e tij,i shtresezon per 5 breza pasardhesish.Si mund te quhet lider i shqiptareve ky superegoist.

  • Si mund te jete normal,nje qenie njerzore qe ka lindur dhe rritur,ne kete bunker te erret dhe te stermadh dhe primitiv. Aq me teper,kur tek Saliu vjen dhe bashkohet kjo erresire dhe me genin e tij psikopatik.
    Dhe kete qenie te percudnuar ne vazhdojme ta mbajme mbi krye mbi cerek shekulli.
    Del qe fajin nuk e ka Saliu,por turma e bastarduar, apo “shoqeria“qe ka pasur perballe,qe ka vazhduar pa zhurme dhe koke ulur te lejoje ti hipin katundaret fushore dhe tani dhe me keq katundaria izolacioniste maloke.

    • cfar injorance ne kete koment ta jap me siguri se me shume se 3 breza nuk i ke ne qytet ti dhe familja jote dhe paragjykimi eshte tipar injorantit inferior….Keto kulla qe ju po i quani bunker vlersohen nga arkitektet e studiuesit e huaj si kryevepra dhe ka pas madje disa studime ne fushen e arkitektures per kullat e veriut. Ceshtje tjeter eshte te jesh njeri mizor. Se veriu ka xjerr edhe figura te shquara qe jane eter te kombit tone . Po per Enver Hoxhen qe na ishte me i qyteteruar madje me kulture europiane ku e coi kete vend? Saliu eshte pjelle e tij, me tipare diktatoriale , i pashpirt per te ruajtur pushtetin e tij. Andaj mos pergjithesoni dhe mos perhapni percarje sepse keshtu ju ka gatuar mamaja apo babai me shpirtin katran per vellaun shqiptar.

  • Redi!
    Nuk asht e rendesishme largesia.Se me ba me nxjerre kushtrim gjinden ngiat per nji dekik me gisht ne gackeqen per te vjelle fishekun ne tytet te pushkes.
    Kulla tregon ftyren e pandershmerise te keti te paftyrit me ngrehinen e kulles me nji luks te vecante te kullave alpine.As bajrakataret nuk e kane pas nji vecanti ngrehin kulle.Kjo tregon se i ati Berisha dhe i biri Shkelzeni kan para me ndere me thaneme fshi bythen.Kur te tjeter per te kalue dimnin perdorin geshtenja ne vend te bukes e jo te restaurojne kullen.

  • Kulla e Berishes me ristrukrimin e ri,ka humbur origjinalitetin e saj,si Kull Veriore ! Un do te thoja se me ngjan me nje shtepi te modelit Korcar,apo tipike e Greqise se veriut,aq me teper me vijezimet e bardha ne mes te gureve qe te duket si nje Breshk e shemtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *