Pyetja: A mundet të ikë paqësisht një si Berisha dhe roli i SHBA

redaktor

Cili është problemi kryesor i 23 qershorit, sipas Andrea Stefanit. Çfarë mendon për sjelljen e SHBA-ve dhe BE-së me problemet e rënda që po shfaq demokracia shqiptare dhe institucionet e rikapura nga një Berishë që po përsërit vetveten. Këto dhe pyetje të tjera në një bashkëbisedim me kryeredaktorin  Adrian Thano. –  Botuar sot në DITA

 

Andrea, cili është ose cili do të jetë sipas teje, problemi kryesor i 23 qershorit?

Problemi  është që të ketë një qeveri të dala nga zgjedhje të lira e të ndershme. Që do të thotë se fituesi është vërtet fitues dhe jo me vota të vjedhura. Vota e vjedhur është kanceri i demokracisë shqiptare. Këtë e kanë konstatuar me kohë edhe ndërkombëtarët. Kjo sëmundje ka nisur që në maj të vitit 1996 kur Berisha, pas disfatës në referendumin e vitit 1994, duke ndjerë se nuk kishte mbështetjen e shumicës së elektoratit iu drejtua vjedhjes së votës. Shqipëria duhet të dalë nga kjo kënetë nëse nuk do që ta humbasë përfundimisht shansin e integrimit në Europë. Ky është momenti historik.

Fatkeqësia është se zgjedhjet duhet t’i organizojë një qeveri e kryesuar nga pionieri dhe tashmë mjeshtri  i sprovuar i manipulimit, Sali Berisha. Por e keqja nuk është vetëm vullneti i tij i keq. Sepse edhe institucione, Si KQZ apo Kolegji Zgjedhor,  që duhet te administrojnë zgjedhjet në mënyrë të pavarur, kanë treguar njëanshmëri proqeveritare  në marrjen e vendimeve të rëndësishme sikundër janë ato për ndarjen e zonave zgjedhore apo të mandateve sipas këtyre zonave. Në këtë kuptim mund të themi se manipulimi i zgjedhjeve nga Berisha ka filluar.

Autokratizmi berishist, i fuqizuar edhe nga ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008, i krijon shans qeverisë që një rezultat të vjedhur ta shpallë legal, ligjor. Por ky legalizim (tipik është mënyra si u veprua për të grabitur fitoren e Edi Ramës në maj 2011) me anë të të cilit procedura ligjore dhe vendime institucionesh keqpërdoren për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve, nuk e zgjidh çështjen e legjitimitetit. Një qeveri e shpallur e ligjshme me vota të vjedhura dhe nga institucione të kapura prej saj, nuk është legjitime. Ajo nuk përfaqëson vullnetin e zgjedhësve.

 

Sipas gjasave do ketë këmbim të pushtetit në qershor. Por shqetësimi kryesor i pubikut nuk është ky. Njerëzit më shumë janë të shqetësuar nëse do ketë këmbim PAQËSOR të pushtetit në qershor. Nëse përsëriten këto gracka për të cilat fole, çfarë mund të ndodhë?

Nuk mund të parashikosh se ç’mund të ndodhë nëse Berisha e fut përsëri vendin në një grackë të tillë si situata që folëm më lart. Por një qeveri që nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së elektoratit, nuk është legjitime pra as demokratike. Edhe në se nuk përdor armët si në 21 janar, ajo është një qeveri i bazuar te dhuna, te diktatura e votës së vjedhur. Dhe populli ka të drejtë të kërkojë me protesta largimin e saj, rënien e diktaturës.

Përveç të tjerave është një sinjal i vullnetit të keq të qeverisë fakti që Berisha po propagandon se opozita dhe Edi Rama nuk do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Kjo i duket Berishës taktikë e zgjuar. Por nuk është fare ashtu. Sepse është njësoj sikur të përgatitesh t’i gjuash dikujt me kamzhik në kurriz dhe të parathuash se ai do të këlthasë! Kjo taktikë vetëdemaskon qëllimin e Berishës për vjedhjen e zgjedhjeve që opozita ka detyrim ndaj demokracisë dhe integrimit europian të Shqipërisë të mos e pranojë.  Në vend se të bëjë Kasandrën për opozitën, kryeministri duhet të bëjë detyrën që i ngarkon Kushtetuta, të bëjë zgjedhje liria dhe ndershmëria e të cilave është e prekshme, e matshme dhe jo e ndrydhur në kuti hermetike votimi. Qeveria ka barrën e provës për koeficientin e lirisë dhe ndershmërisë së zgjedhjeve.  Qeveria duhet të hedhë poshtë me fakte dhe transparencë maksimale çdo akuzë të opozitës për manipulim apo vjedhje vote. Nëse nuk e bën dot një gjë të tillë, dëshmon se provat nuk janë në anën e saj por në anën e akuzave të opozitës.

 

Për fat të mirë, aktualisht perceptohet një angazhim amerikan i përforcuar kohët e fundit, pas një periudhe traumatike do të thoja përsa i përket besimit të qytetarëve shqiptarë. A mendoni se do ketë angazhim amerikan te drejtpërdrejtë në një rotacion, dua të theksoj PAQËSOR pas 23 qershorit?

Angazhimi i SHBA për zgjedhje të lira e të ndershme në 23 qershor është prezent. Të mos harrojmë se në qendër të mesazhit të sekretares Klinton për qeverinë dhe deputetët shqiptarë, ishte organizmi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Një mesash i tillë erdhi edhe nga ndihmës zëvendëssekretari  Riker.

Edhe kritikat kundër frymës nacionaliste të amplifikuar edhe në propagandën e kryeministrit Berisha, kanë për qëllim të shmangin devijimin e vëmendjes nga ajo që është sot kyç për demokracinë por edhe për çështjen kombëtare shqiptare, organizmin e zgjedhjeve e të lira e të ndershme. Berisha kërkon ta ndajë demokracinë nga çështja kombëtare. Por ato janë bashkë. Dhe kjo është veçoria e momentit historik që kalon kombi shqiptar. Ai nuk do mund të përparojë kurrë drejt Europës, që do të thotë drejt një sistemi që e begaton dhe lumturon njeriun, pa realizuar demokracinë që kanë si mekanizëm themelor zgjedhje të lira e të ndershme. Duke sabotuar zgjedhjet e lira e të ndershme Berisha, në thelb, po tradhton çështjen kombëtare të shqiptarëve.

 

Bashkoheni me ata që mendojnë se një si Berisha nuk e ka për gjë që të provojë të na kthehet papritur edhe nga perëndimor në antiperëndimor?

Jo vetëm… Unë  perceptoj me shqetësim, nga disa demarshe dhe deklarata diplomatike, se Berisha ka adoptuar një vizion të fshehtë strategjik për Shqipërinë që priret jo nga Perëndimi por nga Azia, jo nga SHBA dhe Europa por nga Turqia, Kina apo Rusia. Po pret vetëm momentin, koniunkturën e volitshme për të dalë hapur. Për momentin ato që thotë për integrimin, demokracinë dhe Europën, janë përralla për të vënë në gjumë shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

 

 

Ju i shihni ne sinkron veprimet BE-SHBA në Shqipëri, apo janë ne nivele te ndryshme veprimi?

Mendoj se kohët e fundit, SHBA kanë qenë shumë më aktivë në denoncimin e padrejtësisë që buron nga sistemi i institucioneve të kapura. Rasti më i freskët është reagimi ndaj vendimit të gjykatës për 21 janarin. Mendoj se BE u komportua keq duke këshilluar të pritet deri sa procesi të përfundojë në të gjitha shkallët e gjykimit. Demek që të mos cënohet pavarësia e gjyqësorit! Po ç’mund të bëhet kur ka folur edhe instanca më e fundit e gjykatës dhe vendimi është bërë i detyrueshëm? Asgjë! Të vjen çudi kur shikon që përfaqësues të BE në Tiranë nuk e ditkan që gjykata europiane e Strasburgut, ka një mori vendimesh që nxisin kritikën e vendimeve të gjykatave si shfaqje të lirisë së shprehjes dhe kritikës. Sepse puna është si të kontribuohet sa kohë që një  çështje është në proces.

Prandaj them se reagimi i ambasadës së SHBA qe krejtësisht korrekt dhe në përputhje me të gjithë frymën e demokracisë perëndimore. Në këtë demokraci vendimet e gjykatave janë të detyrueshme për zbatim por jo të ndaluara, jo tabu për diskutim publik dhe në media. Madje debati publik dhe mediatik për vendimin e ndonjë gjykate është një nga mundësitë që shkallët e tjera të gjykimit t’i përqasen më shumë objektivitetit dhe pra, edhe së drejtës. Të mos kritikosh vendimet e gjykatave edhe kur ato janë hapur të padrejta, si për çështjen e 21 janarit, do të thotë të kalosh në atë që Aleksis dë Tukëvil e quante tirani e gjykatësve. Prandaj e pashë me keqardhje kundërvënien e padrejtë të disa gjyqtarëve dhe disa ministrave ndaj ambasadës së SHBA.

Përsa i takon europianëve më shqetëson shumë edhe qëndrimi i OSBE. Nuk arrij të kuptoj se përse ambasadori i këtij misioni në Tiranë nuk tha as edhe një gjysmë fjale, madje shmangu me kast, një prononcim lidhur me mënyrën e gabuar si u procedua për ndarjen e mandateve sipas zonave zgjedhore.

 

Dua të këmbëngul te tema kryesore e kësja interviste: garancitë që pas humbjes, këta ikin në mënyrë paqësore si kudo në Europë. Dua të them perceptoni mekanizma të tjerë veç ndërkombëtareve qe mund ta detyrojnë një Berishe qe ka dhënë shenja qe nuk ikën nga pushteti pa dhune te ikë kësaj here ne paqe?

Unë shpresoj që këtë herë ndërkombëtarët të bëjnë një monitorim të posaçëm të këtyre zgjedhjeve dhe të mos i lënë shumë peshë  në këtë proces njerëzve si Volfgang Grosruk që e ka treguar me vepra se është një fanatik i Sali Berishës. Madje opozita duhet të kërkojë që të tillë njerëz, të përfolur edhe për afera të dyshimta me qeverinë shqiptare, të mos jenë fare pjesë e procesit të monitorimit.

Sa i takon pyetjes, në rrafshin e brendshëm, dhe në kushtet kur institucionet arbitër të zgjedhjeve shihet se nuk janë pjekur për një rol të tillë, opozita ka vetëm dy rrugë: të mobilizojë sa më shumë votues për të ngritur një ortek votash kundër qeverisë. Mundësitë janë.  Pas tetë vjet qeverisje të korruptuar dhe të paaftë për të punësuar njerëz, pakënaqësia ndaj qeverisë është në nivelet më të larta.

Kësaj duhet t’ shtohet edhe koshienca e një pjese të shqiptarëve se rotacioni është mënyra e vetme për t’i thënë ndal betonimit të pushteteve të përjetshme. Gjithçka, nevojat ekonomike dhe logjika politike, thërret për rotacion të pushteteve. S’ka asnjë dyshim se votat për spektrin opozitar do të jenë si kurrë më parë. Por opozita duhet t’i mbrojë këto vota nga manipulimet e mundshme që me shumë gjasa, për mua qeveria po i përgatit.

 

PS, LSI është gjë e duhur për t’u bërë?

Mendoj se PS ka ndjekur një taktikë të matur ndaj LSI duke rivendikuar në radhë të parë votat e LSI që janë vota të majtë, të dhëna kundër Berishës por të investuara për qeverinë e Berishës nga tradhtia që Ilir Meta i bëri premtimit për të nxjerrë Berishën në pension si e mira më e madhe për demokracinë dhe integrimin. Meraku i PS janë këto vota të majta dhe jo thjesht Ilir Meta. Ky i fundit e pati disa herë rastin që të braktiste varkën e kalbur të qeverisë Berisha por nuk e bëri.

Ç’do orë dhe ditë që kalon provon tashmë se Meta është i lidhur pazgjidhshmërisht në interesa me Berishën dhe se e ka të vështirë të shkëputet prej tij.  Duket se edhe lidershipi i saj po bindet për këtë dhe prandaj shfaqet në mënyrë më eksplicite i hapur për aleanca, përveçse me aleatë klasikë, edhe me forca të reja opozitare si Aleanca Kuqezi apo FRD. Besoj se bashkëpunimi me këto forca do ta kompensonte fare mirë rrjedhjen e votave të regjistruar nga dezertimi i Metës.

 

FRD dhe AK kanë mjaft dallime me PS në qëndrime, në ato pjesë programi që kanë shfaqur. Nuk është kjo një pengesë për bashkëpunim mes tyre?

Është e vërtetë. Por të gjitha kanë një interes të përbashkët. Të shpëtojnë pluralizmin dhe demokracinë nga një sundim autokratik që pasi ka kapur të gjitha pushtetet kërkon të përjetësohet. Pas kësaj nuk do të kishte më as të majtë dhe as të djathtë, as FRD, PS apo AKZ në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Rotacioni i këtij viti lidhet jo thjesht me ekonominë por me demokracinë dhe lirinë në Shqipëri nga historia e së cilës kemi mësuar se pushtetet afatgjata e varrosin pluralizmin dhe demokracinë. Nevoja për të jetëgjatësuar demokracinë duhet ti bëjë forcat opozitare, pavarësisht dallimeve, të bashkohen për të mposhtur rrezikun e përbashkët, autokratizmin. Zgjedhjet e këtij viti, janë për demokracinë më të rëndësishme se ato të vitit 1991. Ato zgjedhje shënuan shembjen e komunizmit por sollën në pushtet neokomunizmin me lëkurë demokratike. Këto zgjedhje duhet të shembin neokomunizmin autokratik dhe të korruptuar në pushtet, për t’i hapur rrugë shtetit ligjor, demokracisë dhe integrimit Europian të Shqipërisë.

 

Share This Article
4 Comments
  • ZOTI STEFANI ESHTE SI GJITHMON SHUME I SAKTE NE PERGJIGJET E VETADHE NU MUND TI HEKESH NJE PRESJE MENDIMEVE TE TIJE.DY GJERA DO DOJA TE EVIDENTOJA ,E PARA NE SE OSBE DO TE DERGOJ NDONJE OLLSBRUK APO IDENTIKITIN E TIJE PER TE DREJTUAR KETO ZGJEDHEJE ,DUHET THENE PA PRESJE QE OSBE ESHTE NJE INSTITUCION I KORRUPTUAR QE MBAHET PADREJTESISHTE ME PARAT E TAKSAPAGUESVE TE POPUJVE.KJO DO JETE NJE TURP QE OSBE SE BASHKU ME DREJTUESIT E SAJE JANE TE KORRUPTUAR DHE SPYESIN SI SALIU PER VEDHJET DHE RRYSHFETET .E DYTA DO THOJA QE NE KETO VOTIME QE PO DUKEN SHESHIT QE PO MANIPULOHEN DHE DO VIDHEN NGA PD,NE SE USA NUK DO NDIHMOJ KETE RADHE KETE POPULL QE AJO E DI FARE MIRE SHKALLEN E URREJTJES QE KA PER BERISHEN,DUKE QENE PREZENTE DHE EHAPUR ME POPULLIN PER SHKELJET,PER VJEDHJET DHE MANIPULIMET,DO DETYROHEMI TE PRANOJM QE DHE PER MIKUN TONE ME TE SHTREJT SALI BERISHES SI BEKA SYRI TERR.MBRAPA TIJE JANE ARMIQT E DEMOKRACISE DHE KETA QENKAN SHUME TE FORTE. ELAMI

  • Po me vjen shume keq qe shprehni dhe keni deshira per zgjedhje te lira e te ndereshme.Shqiperia me 23 qershor do te perjetoje edhe nje here nje vjedhje spektakolare te votave sepse nje monster e tille nuk mund te permiresohet e nuk mund te ndalet .Veçse plumbi i ben mire atij e vendit tone te perbashket.Mos shihni endrra me sy hapur.

  • Kush lexon pacavuren e CILIT ne mapo sot(dje) do ta kuptoje me mire se nga i vjen e keqja ketij vendi. Fenomeni CILI, ai i burracakeve te felliqru pa din e imam, brekegrisurve provincial qe e duan kete vend si kenete te qelbur se vetem ashtu mund te ekzistojne, te zhgerryer ne balte.
    Vete Berisha (Hoxha/Nano/Meta) nuk do te ekzistonte nese nuk do te kishim te tille vemje te peshtira, sherbetor te regjimeve – madje e gjithe “filozofia” perdhunuese, poshteruese e tinzare e Berishes eshte e bazuar tek individe te tille qe perbjne edhe shtyllen e cdo regjimi diktatorial.
    CILi (dhe te ngjashmit) duket i frikesuar dhe po pergatit pirueten e rradhes – dhe ne fakt i ka dhene me kohe shenja te qarta se po e braktis Berishen dhe po pepriqet te filtroje me Ramen (gjoja per rotacionin e duhur plitik – Henry si palikar “biznesmen pragmatist” po ju bashkoka gjoja opozites vetem per hir te intersave te larta te kombit.
    Ne gjithcka qe Cili shkruan (si dhe ne kete shkrim) mund te merresh pothuaj me cdo fjali te tijj dhe te gjesh mufka pa mase dhe dhe nje mungese racionaliteti te nivelit adoleshentar.
    E thene kjo (though)Cili e ben kete per nje qellim edhe me te madh e me te “larte” – atij te shejtan-budallait provincial qe gjoja e ka kuptuar si me magji sesi te perfitosh e te dendesh nga gjithe kopeja e deleve ne kete diktature ballkanike.

    Cfare Henri do te thote me kete shkrim eshte se nuk paska individe/analist/profesionist… te pavarur ne Shqiperi (pervec Lubonjes “ndoshta”), dhe gjithkush ben po ate qe Cili ben – te lepirit te b… se malokut te rradhes, dhe gjoja te mbijetuarit e pershtaturit me regjimin e rradhes. Them kete pasi nuk ka asgje prej te mbijetuarit sjellja servile prej skllavi/sherbetori dhe e kapitullimit/zvetenimit moral te ketyre qenieve pa dinjitet njerezor para dallkaukut te rradhes.

    Edhe shembulli qe jep per Alfred Pezen p.sh mendon se e justifikon plotesisht Cilin (dhe te ngjashmit e tij) per ndyresirat qe ka thene/ qendrimet e poshtera qe ka mbajtur ne keto vite dhe apologjimin amoral, propaganden e pafytyre e mbeshtetjen e plote qe i ka dhene cdo pushteti. Jo vetem kaq por ai vertet beson se ne fakt mund te perfitosh me teper duke mos u angazhuar politikisht me nje force politike pasi duke bere lojen e te qendruarit ne mes do te perfitosh (in long terms) me shume.-Shih shembullin e Kokemadhit nga Skrapari.
    Cili beson vertet se mund te justifikoje amoralitetin e tij meskin me gjoja qendrimet pragmatiste ndaj regjimeve per te pasuruar vetveten (duke i shtuar kesaj edhe ca brockulla si ajo mbi lirine e tregut, e terci verci,) dhe shpreson fort se do te vazhdoje te perfitoje nga kjo shthurje morale e mentale qe na rrethon ne Shqiperi ne keto 22 vjet.
    Une i jap fort te drejte Cilit te shpresoje pasi i ka te gjitha shancet qe te vazhdoje te bej kete edhe me Ramen. Nuk eshte per dreq as i pari e as i fundit.
    Ajo qe eshte tejet shqetesuese si fenomen eshte qe te tille firaun provincial, pamvaresisht sesi kane arritur te vene nje dore parresh, nuk kane qene ne gjendje te ftillohen, ndricohen disi e te civilizohen por vazhdojne ne po ate llum nga kane dale dhe vis-a-vis shnderrojne pastaj gjithcka qe prekin dhe vete shoqerine ne nje hale te madhe apo llum kenete.
    Kjo eshte e keqja e fenomenit CILI/FEVZO/FRANGAJ etc…. dhe sa me pare publiku te ndergjegjesohet ne domosdoshmerine historike e kombetare te tehequrit qafe sa me pare, te injorimit dhe distancimit total nga individe/fenomene te tilla aq me shpejt do te jemi te lire.
    E kemi ne dore te mos shohim apo blejme asgje qe lidhet me te tille maskarenj, te mos cojme femijet ne universitete te tipi CILi dhe per me tepr te perhapim fjalen perreth nesh per distancim ndaj Cilave/Fevzove. Te trajuarit e tyre me lehtesi si budallenj/shejtan ju zgjat jeten vromave te tilla. Shqiperia ka nevoje per te klithur te vertetat qe i shohim per dite dhe kush me mire se sa te rinjte neper shkolla e universitete mund ta bejne kete. Jane ata qe duhen te edukohen me nevojen per dinjitet indivdual e respekt njerezor dhe ta perhapin pastaj kudo (si shkrim/video/leter/pamflet/poem satirike) te moshataret, familjet/fisi/lagjja/kudo.
    NAME & SHAME, ne menyre inteligjent, me humor e me kulture fenomene si Fevziu i Berishe – do te jete me efektive sesa te marrurit em doktorin qe i bien patkonjte dita dites. Sa me pak njerez si keta aq me te pamundur do ta kete berisha (apo edhe Meta/nano/kushdo tjeter neser)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *