Përse duhet miratuar reforma brenda 21 korrikut?

Dita

Rreth dy vite më parë, mazhoranca do të ngrinte një komision të posaçëm për reformën në drejtësi. Edhe pse fillimisht të dyja palët ranë dakord, miratimi i projektvendimit u bë vetëm nga mazhoranca, pasi opozita refuzoi që t’i dërgonte përfaqësuesit e saj. Në seancën plenare të 27 nëntorit 2014, u miratua dhe ngritja e këtij komisioni me një afat fillimisht gjashtë mujor. Me rikthimin e opozitës dhe largimin e saj sërish, ky afat përfundoi pa arritur synimin. Kuvendi u detyrua sërish që të shtynte afatin dhe me gjashtë muaj të tjerë.

Por në seancën plenare të 17 dhjetorit 2015, duke parë dhe diferencat e mëdha që kishin palët për një sërë çështjesh, vendosën që të ndryshohej sërish afati i komisionit të reformës. Duke ndryshuar vendimin fillestar të 2014-s, mazhoranca dhe opozita vendosën që reforma në drejtësi të finalizohej brenda 20 muajve nga ngritja e komisionit të posaçëm. Kjo do të thotë që mandati i këtij Komisioni përfundon më 27 korrik të këtij viti.

Shansi i fundit për politikën do të jetë 21 korriku, pasi data 27 është e mërkurë, ndërsa seanca plenare i takon në 28 korrik që është e enjte. E vetmja mundësi do të ishte marrja e një vendimi të ri nga mazhoranca dhe opozita për të shtyrë sërish mandatin e Komisionit të posaçëm.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *