Përse duhet rinovuar SHISH

DITA Online

 

Nga Bedri Islami

Dekonspirimi i një aksioni, të nisur nga shërbimet inteligjente të vendeve partnere, është njëri ndër sinjalet më të rëndësishme të kohëve të fundit për degradimin, prej kohësh dhe jo vetëm tani, të Shërbimit Inteligjent shqiptar. Duke qenë ndër më të rëndësishmit, aksioni nuk është i vetmi me përmasa trazuese, të cilat duhet të kishin tërhequr posaçërisht vëmendjen e qeverisë, por edhe të institucioneve të tjera.

Transporti ilegal i një shume të madhe të eurove, nisur nga një rrugëtim që duhej të ishte i njohur dhe në vëmendje të shumë strukturave shqiptare, sidomos të atij inteligjent, i cili ka më shumë degëzime dhe bashkëpunime për të bërë të mundur, jo vetëm kapjen në kohë të sinjaleve, por edhe renditjen e mbarë të punëve, është ndër ato goditje ndaj së cilave ka pasur heshtje prej shumë kohësh.

Shumëkujt mund t’i jetë dukur e çuditshme se si shefi i opozitës është i gatshëm të dekonspirojë një punë të mundimshme të shumë strukturave perëndimore dhe humbjen me këtë rast të fillit të një rrjeti kriminal  të mirorganizuar, me shtrirje në shumë vende europiane, por kjo nuk është hera e parë që ndodh, pasi, për të dhe bandën politike pas tij asgjë nuk është më e rëndësishme se mbajtja e lidhjeve të vjetra, herë politike e më shumë financiare , me të gjithë ato që kanë qenë në një sistem të përbashkët.

Të kërkosh përgjegjësi pse Basha, si lider i opozitës, tek i cili, ose kanë shkuar tani lidhjet e hershme të Berishës me shërbimin inteligjent, ose e dhëna ka kaluar përmes Berishës tek ai, është e kotë. Njeriu i papërgjegjshëm, në cilëndo pozitë të jetë, ai mbetet i tillë dhe do të vazhdojë të jetë, deri kur shteti do të mund të vërë në lëvizje mekanizmat e tij institucionalë.

Më i papërgjegjshëm se sa ai, është burimi që e ka përcjellë informacion tepër sekret drejt opozitës, dhe, nëse në këtë shërbim janë vendosur rregulla strikte, të cilat ndiqen, nuk do të ishte edhe aq e vështirë të ketë një fill, drejt së cilës mund të shkohet. Dekonspirimi është krim dhe si krim duhet të ndiqet.

Themelore në të gjithë këtë është se puna e përgjegjshme e disa institucioneve europiane, të cilat, jo vetëm i kanë kushtuar vemendje të veçantë, por edhe kanë bërë shpenzime të konsiderueshme, shkon dëm nga ajo që është krijuar në këtë institucion, ku lajme dhe informacione të një rëndësie të dorës së parë, bëhen “buka” e opozitës, por jo vetëm kaq, hidhet në erë, kaq lehtësisht, një denoncim shumë më i madh se sa kjo që ndodhi.

“Toyota”-t, brenda së cilës u gjendën thasët me 3,4 milionë euro, pavarësisht faktit se nuk do të mund të ishte e vetmja rrugë transferimi e parave të drogës apo e aktivitetit tjetër kriminal, drejt një organizate të krimit, rëndojnë më pak se sa dëmi që u bë. Besimi  ndaj Shërbimit Informativ Shqiptar shkoi edhe një herë në fund të këmbëve nga partnerët e huaj.

Ka pasur arsye të ndryshme që është bërë kjo rrjedhje informacioni.

Nuk ka qenë e rëndësishme vetëm goditja e institucionit të qeverisë apo të shumicës qeverisëse. Akuza e Bashës ndaj Ballës më shumë erdhi nga qeshja e këtij të fundit, si një përtallje, se sa nga fakti se mes trafikantëve dhe shefit të deputetëve të opozitës, mund të kishte ndonjë lidhje. Edhe Basha e di këtë. Informacioni i tij ishte i përgjysmuar edhe për shumën e parave dhe ajo që dinte ai, ishte përtej një Balle, qoftë ky edhe Taulant, ishte përtej asaj që pritej.

Mbi të gjitha ishte sinjali i dhënë drejtpërdrejtë i grupit kriminal, i cili duhej të ndërpriste vazhdimin e asaj që ishte menduar dhe të shpërndaheshin. Nëse do të ishte lënë vazhdimi i asaj që ishte menduar do të ishin zbuluar shumë lidhje të fshehta apo jo; përmes një grupi të vogël personash do të ishin zbuluar gjëra shumë më të rëndësishme, që nga lidhjet e tyre në Shqipëri dhe deri tek vazhdimi i tyre aty ku droga ishte shpërndarë, ishte shitur, ishin bërë organizimi i këtij rrjeti në perëndim.

Tani kjo duket si një mision i pamundur. Dekonspirimi e bëri të pamundur këtë.

Përmes dekonspirimit Basha dhe rrjeti i njerëzve rreth tij, si për shembull Grupi Çiftelia, kërkonin me çdo kusht, kërkojnë edhe tani, të bëjnë goditjen e radhës mbi Policinë e Shtetit, sidomos pas dështimit spektakolar të Babales dhe, po ashtu, edhe inskenimet e tjera që kanë përgatitur janë vazhdimi i babaleve të tjerë.

Edhe më parë opozita ka pasur e vazhdon të ketë informacione të klasifikuara si tepër sekrete, të cilat, jo pak herë, më parë shkojnë drejt zyrave të Berishës, se sa drejt shefit të qeverisë. Disa muaj më parë opozita u bë gati të dekonspirojë aksionin për goditjen e transportit të kokainës përmes tregtisë së bananave, sapo morën vesh se gjithçka ishte e përndjekur dhe se tashmë asnjë hajdarmataj nuk do të mund të mbyllte ndjekjen penale, duke sjellë në ndihmë të një alibie qeharake, se nuk ka autor. Pikërisht kjo rrjedhje informacioni, i cili do të bëhej publik nga minuta në minutë nga opozita, shpejtoi arrestimet e sekuestrimet, pa patur mundësi të ndiqej një rrjedhë normale, çka ishte pritur dhe sugjeruar edhe shërbimet partnere.

Në të  dyja rastet burimi i dekonspirimit e kishte njërën këmbë në shërbimin informativ.

Ndaj duhet përmbysur raporti mes specialistëve dhe militantëve partiakë, të cilët, të dërguar aty pas vitit 2005, as nuk kanë zënë mend dhe as nuk do të zënë mend se, në fillimin e çdo gjëje, i duhet shërbyer vendit e jo politikës opozitare, kushdo të jetë në opozitë.

E strukturuar nga një figurë e njohur e kohës së zezë të Gazidedes, kur shërbimi u vendos mbi lirinë e mendimit, mbi ndjenjën e opozitës dhe si njësi shtypëse, gjërat u përsëritën edhe një herë, strukturat u grumbulluan përsëri sipas parimit të shërbimit dhe gjërat e domosdoshme, themelore, u shikuan si gjëra në kalim dhe pa perspektivë të zhvillimit.

Në Shqipëri, si askund tjetër në vendet ballkanike, ku shërbimi informativ kishte disa dekada përvojë, rritja e radializmit islamik, kthimi i vendit në një strehë dhe pikënisje e xhihadistëve apo grupimit terrorist ISIS, lejimi i krijimit të një strukture paralele të ngrehinave dhe kultit islam, ishin ndër “vogëlsirat”, me të cilat u kujtuan të merren teplr vonë, ose aspak.

Shefi i qeverisë, Rama, megjithëse e dinte se ky shërbim, jo vetëm nuk ishte në atë përmasë sa e përcaktojnë ligjet e shtetit, por edhe ishte bërë bashkë me ish presidentin Nishani, për të kundërshtuar dhe kundërvënë qeverisë së vitit 2013, përsëri, ndoshta i joshur nga ato pak informacione që kalonin nëpër tavolinën e tij, bëri dy veprime që nuk duhej të ishin bërë: dekoroi në fshehtësi ish shefin e shërbimit sekret, Visho Ajazi, numri dy i diktatit të kohës së Gazidedes, por, si të mos mjaftonte e gjithë kjo, pak kohë më vonë, pas një marrëveshje ende të pazbardhur, e dërgoi atë ambasador të rëndësishëm.

E gjitha kjo, si të donte të dërgonte mesazhin politik se, kush mund të më shërbejë, sado pak, pavarësisht nga ajo që ka ndodhur, mund të jetë i përkëdheluri i pushtetit, mund të bëjmë marrëveshje dhe të të shpërblejmë. Kur ndodh me shefin e shërbimit, kushdo ka të drejtën e mendimit të një shpërblimi të ardhshëm, nëse mos nga shefi i qeverisë, nga ai i opozitës.

Shërbimi Informativ është ende si gjysmagjeli: me kryetar të shërbimit dhe pa kryetar të shërbimit.  Njeriu që kryen sot detyrën e zëvendësit nuk dekretohet nga presidenti Meta, ndërsa shefi i qeverisë deklaron se nuk do të bëjë propozim tjetër. Megjithë figurën e tij të devotshme dhe dëshirën për të bërë një reformë të fuqishme institucionale, mosdekretimi e bën të pafuqishme si duhet figurën e tij.

Shërbimet partnere të inteligjencës, nëse vazhdon e gjithë kjo lojë e dekonspirimit të aksioneve të mëdha, përmes së cilave do të ndodhte edhe goditja e më shumë se e një grupimi kriminal, me siguri do të ndjejnë zhgënjimin e tyre dhe, para se të ndodhë kjo, duhet të ketë një reformë të ndjeshme, e cila nuk presupozon thjesht lëvizjen e disa njerëzve dhe delegimin e të tjerëve si miliantë partiakë, por krijimin e një gjendjeje të re, krejt tjetër, që sjell siguri kombëtare.

A është e mundur të bëhet kjo?

Nëse qëndron nën hijen e politikës, nuk do të bëhet.

Nëse do të qëndrojë nën dritën e vet, është e mundur.

 

Share This Article
32 Comments
  • Ja doli Bedriu dhe hajde, se po jap ca zhgrrapa per lexuesit, qe nuk e lexojne me, se fajtor si gjithone do te na dale „denoncuesi“, „dekonspiruesi“, shoferi, fshesari, peshkatari dhe lundertari!

    Keta bandille me Bedri dhe Kadri u eshte „prishur terezia“ qe perse u kap ky „mall“ dhe jo kush i solli dhe porositi ato 5 milione Euro. A thua se ishte ndonje porosi e Bankes Qendrore per te furnizuar me euro bankat shqiptare, si ne kohet e futjes se Euros ne treg!

    Bedriun nuk e bezdis, krimi dhe mafia qe paska hyre deri ne qelize ne ate qeveri me Saimir, Habil, Kabil, me Taulanter kokecepa dhe Gramoz fytyreseza, por e bezdis se perse u denoncua dhe u paralajmerua krimi!!!
    Po sikur te mos denoncohej a do ti shkohej deri ne fund investigimit policor per te kapur koken e kupoles?
    Kjo eshte pyetje qe te ben per te qeshur dhe gajasur se ne keto 30 vjet asnje kupole nuk eshte kapur dhe gjykuar.
    „Malli“ 5 milionesh do te kalonte pa e prishur gjumin e drekes. Eh, kush e di sa kane kaluar ashtu, pa u ndier.
    Cfare ka investiguar kjo polici e kalbur dhe e hashashizuar qe jane kthyer ne nje cete kriminale qe i sherbejne vetem kryeminstrit te radhes?
    Aty kapen 800 mije euro ne makinen e Tahirit, fillojne dhe bullasin: E ka fajin denoncuesi!
    Kapen 600 mije euro kokaine ne maune bananesh, fillojne dhe te rrokanisin koken: E ka fajin denoncuesi, qe lajmeroi para operacionit policor!!!!!
    Kapen ne Yaris dhe Tajaris 5 milione Euro, fillojne ne llomototin: E ka fajin SHISH-i, Basha a ku ta di une, se dekonspiroi operacionin e policise me ndonje emer famemadh!!!!!

    Tahiri minister droge, Xhafa me vella ne burg, Rama i perlyer ne vjedhje dhe larje parash me banken ABI, Beqaj, Kumbaro, Veliaj a ku ta di une si quhet kjo lukuni e paskrupull jane zhytur deri ne fyt ne llumin e krimit dhe korrupsionit dhe hajde pastja te mbash shpresen tek keta qe do te vendosin rregull, rend dhe shtet ligjor.
    Shpresoj qe te kete sa me shume denoncime dhe dekonspirime te tilla nga cilido krah qe vijne, e rendesishme eshte qe te pakten te kapen dhe te sekuestrohen se porositesi dhe kupola as ka per tu kapur ndonjehere.
    Dhe aq eshte bere shume.
    Po si gjithmone ne Shqiperi politikanet jane te paster, te ndershem, te mire por ja jane ca, qe shpifin dhe hedhin balte mbi ta.
    Po kush e ka kthyer Shqiperine ne mafien dhe hambarin e Europes ?
    Jo, jane ca shofere qe u`a fusin 5 milioneshin ne bagazh, jane ca karrocjere qe u`a futin drogen ne barkun e kalit, jane ca gomoniere qe u`a futin marijuanen ne bashin e gomones por ne fund kur kapen, duhet te hetohet:
    Kush i denoncoi dhe dekonspiroi?????
    Ja ne cfare niveli ka arritur gazetaria shqiptare. Ne ate nivel qe gjithmone hajduti hidhet ne sulm kunder atij qe e „dekonspiron“.
    Nese dhe Bedriu paska kete karakter atehere ajo Qendra Tregtare ne Esslingen me emrin „Das Es“ duhet te bej kujdes kur hyn Bedriu ne te.
    Dakort?

    • Cfar gjarperi eshte ku Claus-i , qe rri fshehur si cubat , duke zene pusi ! Qysh sa hap gojen , te ben te kollitesh dhe te nxjerresh nga thellesia e trupit , mbetjen e fundit te gelbazes dhe t`ia vervitesh ne fytyre ! Duket ashiqare se , me kete aertrikull , z.Bedri preku folene e grenzave! SHISH – i eshte njera nga hallkat , ku UDB-ja u kap separi , fill mbasi vuri ne krye te vendit , agjentin e saj me pervoje , Sali Berisha . Lista organike e SHISH-it eshte perpiluar ne Beograd dhe ne krye te tij u vu nje agjent i kualifikuar e i sprovuar i Beogradit , B.Gazidede . Pa as me te voglin dyshim , te gjithe drejtuesit e atij organi , jane me dosje te 2 e 3 fishta , ne Beograd e Athine . Saliu , me se pari , eshte koka drejtuese e rrjetit te tyre Lulushet , F.Noket dhe nje liste teper e gjate . Nuk ishte aspak e rastit qe Saliu , me vetem nje vote me shume ne parlament , beri te pa munduren per ristrukturimin e SHISH-it ne kushtet e reja , iu kthye asaj qe kishte krijuar me duart e tij , duke thirrur nga Kanadaja , krahun e djathte te Gazidedes , njeriun e sprovuar per besnikeri e intriga , te kompromentuar deri ne fyt , Visho Ajazin , duke i ngjitur nga pas , si “bodigard” te nipin e tij .Naiviteti i E.Rames eshte vertet per te ardhur keq . Jo vetem kur ishte ne opozite , qe mbeti me pak se diletant dhe nuk guxoi te bente nje termet te hapte gojen , por edhe tash e disa vjet si k/minister eshte e tepert te thuhet qe mbetet nen nivelin e njohurive qe kane shtetasit shqiptare , mbi rolin dhe funksionet jetike te cdo shteti , me sherbimet sekrete ! Me e keqja eshte se nuk ka ditur te gjeje as edhe nje keshilltar te sakte . Eshte krejt i kundert me S.Berishen , qe ka talent te lindur nuhatjen per te zgjedhur njerez si vetja , ne te gjitha fushat dhe per ti shperfytyruar ata , qofshin burra , apo femra ! Me dekorimin e fshehte te V.Ajazit dhe cuarjen ne strukturat e Natos , E.Rama i shtoi edhe nje zero tjeter injorances se tij ! Une mendoj se , sherbimet sekrete te NATO-s , e dine mire se kush eshte Visho Ajazi dhe bejne loje te dy e tre fishte me Mosken , per ta ushqyer me dizinformacione , kurse E.Rama eshte menjanuarj dhe trajtohet si nje femije , qe s`ke pse e pyet ..
      Ky fare Claus , nuk eshte gje tjeter , por njeri nga guret e shahut te ketyre sherbimeve te urryera qe , jane ulur kembekryq ne mes te Tiranes luftojne ne istikamin e caktuar , sikurse @Intelektualin e mjaft te tjere !

    • Per ty or Collous!Sa per Bedranen nuk kam ndonje gje pasi eshte bere disi bajat me te thenat e tij,ndesa sa per Tahirin or plehre nuk eshte rastesi qe kush nuk bene pjese ne grupin çiftelia(kush nuk asht prej veriut)pa dushim qe eshte pengese per ata qe e pasi e perdhunuan e çvaten e tashi e kane nxjerre ne treg te prostituoje Shqiperine!Nuk jam dakort me Bedranen kur bene sikur nuk kupton se kush e dekoroi Visho Liken e kush e çoi ambasador!Jane ata qe i kane dhene kodin Berishes duke e quajtur “informatorin kanadez” ,”qytetarin dixhital” siç e quan perbindeshi Shqipetar!Shqiperia eshte pa shtet ose me shtet paralel,ku qeverisja e opozites eshte e ligjeruar duke mbajtur peng kete vend!Rama ka te vetmin gabim qe u besoi uqervese çakenjt ne nje pyll duhet shtuar ,kjo ne te mire te mbarvajtjes se admiistrimit te pyllit!

  • I kundervihe qeverise qe e ka vleresuar punen dhe organizimin e SHISH.Hedh balte mbi Vishon fill pas dekorimit nga Rama dhe dergimit te figures se tij ne Nato
    Do te te perjashtojme nga rradhet e rilindjes o Bedri

  • Kryeministri Rama nuk asht sy leshko.
    Ka drite hije te frigshme ndaj vetvetes.Sa do debil te ishte Kryeministri Rama.Ne asnji menyre dhe mundesi nuk do ishte per ta ngjeshur Vishon perfaqesues ne NATO.Une ma shume se asgja jam spektator dhe nuk kam kurrfare pergjegjesiet.As me myet kush as per ush as per balush.Por Vishon kurr nuk do e mbeshtetja ne asnji organizat qofte dhe teper ordinere e jo ma ne NATO.Ketu kam bindjen se corba qe ka kollofit dikur dhe se ku,Edi Rama te len hije te keqe per kete emrim te Vishos ne NATO.Pordhat e B.Islamit jane per te shitur mend si analist kalemgjinje i zoti.
    Bjeri shkurt Bedri e mos shit ate qe nuk din ta shesesh.Te njoh bukur mire karakterin tende.
    Ne cdo shkrim qe shkruan perpiqesh te ngresh moralin si nji njeri me objektivitet te paanshem.
    Besoj qe kete shkrim nuk keni pse te mos e paraqitni.Jam brenda etikes.Por me kritike e me objektivitet.

  • Siç del edhe nga shkrimi i Bedriut fajtori i vetem i gjithe kesaj katrahure, perfshire edhe SHISH-in, eshte dora vete Edi Rama. A nuk u be lartgjatesia e tij miku me i mire i Fevziut dhe Frangajt sapo erdhi ne pushtet?! A nuk eshte ai qe çirrej, sapo mori pushtetin, se nuk heq nga puna asnje “demokrat”! Kupto militant i Sali Berishes. Pa ripermendur ketu Visho Ajazin. Ka 5 vjet ne pushtet dhe te gjitha institucionet kryesore mbeten ne dore te opozites! Se Rama nuk e “rruan” per t’i renovuar. Ndofta nuk ka kellqe ose nuk i do socialistet. Deshtim i plote. Prandaj edhe ky gjasme kryeminister do perfundoje si ish kolegu i tij, Fatos Nano.

  • Nga Rama vec reklamave mos prisni gje tjeter se si gjithe cunat e Tirones nuk kane bythe per tjeter pune pervec llafeve ndaj mos prit prej tij te vere veton Ai eshte sic thuhet ne veri:mire qumeshti-mire kosi Por te pakten te jemi te kenaqur qe ska prapanice te na bej katrahura si salushi.

  • SIMPTOMATOLOGJIA E AGNATOLOGJISË PËRMES INFORMACIONEVE TË TRILLUARA NDAJ SHISH

    Akuzat të trilluara ndaj SHISH në çështjen e “Toyota Yaris” kanë qëllimin e induktimit të injorancës dhe urrejtjes për popullin se SHISH është gjoja një Institucion që anon politikisht ndaj një partie të caktuar, duke krijuar kështu një gjueti shtrigash përmes klithmave si “nevoja për reformë”.

    Luan Hamiti

    Agnatologjia është studimi i injoracës së induktuar përmes publikimit të të dhënave të trilluara ose të pasakta. Në vitin 1995, Robert N. Proctor, një profesor i specializuar në historinë e shkencës dhe teknologjisë dhe gjuhëtari Iain Boal kanë shpikur neologjizmin në bazën e fjakëve greke agnōsis “të paditur” dhe
    ë logia “shkencë”. Është fjala për injorancën e shpërndarë qëllimisht në mediume si Interneti apo shtypi.
    Kështu, duke analizuar shtypin në trevat e Shqipërisë, na del se në subjekte të caktuara si siguria kombëtare, shpërndarja e fake news favorizon përhapjen e injorancës.

    Shembulli më i qartë është “skandali”
    i fundit i kapjes së një automjeti Toyota Yaris me 3,5 milionë euro në të.
    Mass mediat, përmes gazetarucëve si Mero (N) Baze dhe disa deputetë si Taulsnt Balla, vrapuan me dëndësi të akuzojnë Shërbimin Informativ i Shtetit (SHISH) se ka dekonspiruar informacione një politikani të caktuar, në bazë të gabimeve logjike të trasha. Mero (N) Baze shkoi aq larg sa që kërkoi shkarkimi i ndonjë departamenti të tërë të SHISH për shkak të gjoja “dekonspirimit” para politikanit në fjalë !?!

    Por, dëshmia më e mirë se gjithë hovi i “Muçave” për të akuzuar SHISH se ka bërë dekonspirime është një mashtrim, qëndron në deklaratën e Ministrit të Puneve të Brendshme Fatmir Xhafaj. Ai e ka demantuar deklaratat e shtypit të bulevsrdit dhe të deputetëve injorantë se janë rrjedhur informacione nga SHISH në drejtim të politikanëve të caktuar (!).

    Kjo dëshmon se këto akuza (që edhe më parë janë bërë në shtypin bulevardesk) kanë qëllimin e induktimit të injorancës dhe urrejtjes për popullin se SHISH është gjoja një Institucion që anon politikisht ndaj një partie të caktuar, duke krijuar kështu një gjueti shtrigash përmes klithmave si “nevoja për reformë”.

    Efekti i këssj fushate mbetet për t’u studiuar shkencërisht në detajë, sepse një popull injorant në temat të sigurisë kombëtare, është edhe një popull shumë i prekshëm para kërcënimeve ndaj kësaj sigurie.

    Injoranca lind edhe përbindësha, përmes induktimit të saj krijohen urrejtjen, analfabetizmin barbar dhe mund të çojë në tragjedi të dëmshme njerëzore, në humbjen e jetërave të njerëzve në momente jetike për sigurinë kombëtare, siç edhe ka ndodhur në të kaluarën jo shumë të largët edhe në Republikën e Shqipërisë. Si p sh. më 1997, kur ranë edhe dy zyrtarë të SHISH Dëshmorë në mbrojtje të Institucioneve në Vlorë Lekë Qokaj dhe Besnik Hidri, para një turme të egërsuar… (!!).

    Tiranë, 29 qershor 2018

    • lançe
      ja paske bërë fora kësaj radhe!!
      dy pyetje:
      -kush ta ka shkruar?
      -përse ke kaq interes tek SHISH??
      mund të plasë lufta e tretë botërore dhe nuk të ndihet zëri!!SHISH dhe na del lançe hamiti si ëngjëll mbrojtës i tij?!
      ë lançe?!

  • “anticenzurë” unë e kam shkruar dhe, për dallimin tënd e di ti lidh dy fjalë ps sharë e ofenduar!

    • Jo ti s’e ke keq druzhba Hamit, por nëse në shkrimin “tënd” të parë vështirë se mund të gjesh ndonjë gabim të vogël ortografik (pse jo dhe logjik), ke ato tre çikërimat që pasuan e ke dhjerë keq muhabetin. Pranoje që ke dashur të dukesh “paksa inteligjent”.

        • Po të llogaris dhe vitet e një të ashtuquajturi “Doppelstudium” i bie që të kem kryer të paktën katerfishin e maksimumit tënd.

          Tani e ke ti radhën e përgjigjes.

          A do të mjaftonte fillorja që të jepet mundësia të punosh si… SHISHembledhës? 😉

          • I nderuar,

            Unë jam Magjistër i shkencave politike dhe nuk jam me djathë në gojë si zotëtis juaj.

          • Ky i apasiuonuari pas shish…qebapit qënka komplet i “kristalizuar”. Të na ishe prezantuar qysh në fillim si “plepar” i shkencave politike as që do kishte marrë njeri mundimin të replikonte me të.

  • Sa i përket interesit për SHISH nuk ëahtë puna jotë të dish më shumë sa duhet, “anticenzurë”

    • lançe o mangjiztër
      më vjen keq për ty,për “inteligjencën” që e ke me bollëk!!
      e tregove kush je në atë shkrimin e djeshëm”I vjetër sa njerëzimi: Një histori e shkurtër e spiunazhit”!
      çdo debil që ka lexuar nja dy libra,në si ka lexuar mund ti lexojë,shkruan më mirë se ti!!
      kur të shtrova pyetjen “-përse ke kaq interes tek SHISH??”,mendova se ke ndonjë tëndin që i djeg bytha sa herë shkruajmë kundër,por me këtë përgjigje”Sa i përket interesit për SHISH nuk ëahtë puna jotë të dish më shumë sa duhet, “anticenzurë””!?
      i ke vënë tapën!!
      ik mor debil se nuk ke as idenë e as llogjikën për të folur për zbulim e spiunazh!
      sot është dita e gazekarisë,prandaj dhe ti pate pjesën tënde ne këtë gazetë!!
      lançe një këshillë të vogël!!
      mos u mburr me “mangjiztrimet” e tua në shkencat politike!!
      sepse duket që je një tip që mund të barazohet vetëm me “trotën” të birin e umberto bosit!dhe ai kishte mangjiztruar në shqip,pa ditur jo vetëm asnjë fjalë shqip,por dhe nuk e dinte se ku ishte shqipëria!!
      lançe vazhdo e shkruaj si gazekaruc,sepse si të shkruajta dhe më sipër,gazekaria e sotme kërkon gazekaruc si ti!!
      na mbyti mëndjemadhësia e injorancës!!
      ps:herën tjetër të tre këto fjalitë shkuraji në një koment të vetëm,dhe bashkangjite tek
      “Reply to this comment”!
      apo dhe për këtë nuk je në gjëndje o “ekspert” i spiunazhit??
      e ke gjë gimçe hamitin??se dhe ai është i bindur se ka shkruar për një të “vërtetë” të padiskutueshme!!

        • e bo Kopshkari për ty o Lançe!!
          vetëm se duhet ta ndryshosh,duhet të jesh më i zoti për të ndryshuar mënyrën e shkrimit,dhe mos bëj të njëjtat gabime që bën dhe si lançe!!

  • Dhe edhe një gjë “autocenzurë”, shkrimi të dedikohet edhe ty si ajo pjesë injorante të populit. Ti ie viktimë e injorancës së vet!

    • Luan, sa per dieni anti dhe mikushkive, jan i njejti person qe perpiqet ti fyej e ti uli te gjith ata qe nuk mendojne si ai. Eshte mire te mos debatosh me injorantet dhe te liqt si puna e tij, se te ulin ne nivelin e tyre te sharjeve me qellim qe te te mundin, duke qen se ne nivelin e argumentit llogjik skan asnje shans te fitojne.

      • Kopshtari
        bëra një copy paste të pseudonimit tëndse po ta kisha shkruar tjetër do të më dilte!!
        ok,i ke rënë në të për mënyrënd e të shprehurit dhe nivelin tim të dijeve!të vetmen gjë që nuk kuptoj është se nga PS(besoj se e di se çdo të thotë kjo PS) i ke rënë në të që unë dhe ky “mikushkive”,qënkemi i njëjti person??
        o PS,të jesh kundër gërkut nuk do të thotë të jesh për sërbin!!o PS,jam sa kundër njërit dhe tjetrit!!jam për shqipërinë e shqiptarë o RQ!!njerëz si ju,RQ,vetëm shqiptarë nuk doni të jeni!!bëheni graqirë,shki e turq erdogani,vetëm e vetëm shqiptarë të mos jeni!!
        o kopshkar,nuk jam tu lujt futboll a pingpong,por jam tuj mbrojt vëndin tim nga ndyrësira si ky luan hamiti!!ndyrësira që dolën në skenë sapo palloshi i tironës propozoi për kryetar të SHI Shqiptar një grek safi!!gjat gjithë kohës ky lançe hamiti,i magjistruar,kërcen si gjel sapo përmëndet ndyrësia e Shërbimit Iformativ Shqiptar!!
        kërkon të na mbushë mëndjen se ky shërbim na qënka qelibari në halenë shqiptare!në këtë hale që ka bërë që dhe foshnja të lindë i korruptuar!!
        ps:tërë këtë koment e bëra thjesht për të shkruar atë që mund ta shkruaja në një koment të veçant dhe jo replikë!!
        lançe mos u përpiq tia mbështetësh vetvetes,me pseudonim tjetër!!je aq idiot sa nuk je në gjëndje të ndërrosh mënyrën e të shkruarit!!debil,shkrimi tënd kuptohet si nga mënyra e të formuluarit të fjalisë dhe nga gabimet që bën si “intelektuakl i magjistruar”!!
        idiot!

      • Kopshtari
        bëra një copy paste të pseudonimit tëndse po ta kisha shkruar tjetër do të më dilte!!
        ok,i ke rënë në të për mënyrënd e të shprehurit dhe nivelin tim të dijeve!të vetmen gjë që nuk kuptoj është se nga PS(besoj se e di se çdo të thotë kjo PS) i ke rënë në të që unë dhe ky “mikushkive”,qënkemi i njëjti person??
        o PS,të jesh kundër gërkut nuk do të thotë të jesh për sërbin!!o PS,jam sa kundër njërit dhe tjetrit!!jam për shqipërinë e shqiptarë o RQ!!njerëz si ju,RQ,vetëm shqiptarë nuk doni të jeni!!bëheni graqirë,shki e turq erdogani,vetëm e vetëm shqiptarë të mos jeni!!
        o kopshkar,nuk jam tu lujt futboll a pingpong,por jam tuj mbrojt vëndin tim nga ndyrësira si ky luan hamiti!!ndyrësira që dolën në skenë sapo palloshi i tironës propozoi për kryetar të SHI Shqiptar një grek safi!!gjat gjithë kohës ky lançe hamiti,i magjistruar,kërcen si gjel sapo përmëndet ndyrësia e Shërbimit Iformativ Shqiptar!!
        kërkon të na mbushë mëndjen se ky shërbim na qënka qelibari në halenë shqiptare!në këtë hale që ka bërë që dhe foshnja të lindë i korruptuar!!
        ps:tërë këtë koment e bëra thjesht për të shkruar atë që mund ta shkruaja në një koment të veçant dhe jo replikë!!
        lançe mos u përpiq tia mbështetësh vetvetes,me pseudonim tjetër!!je aq idiot sa nuk je në gjëndje të ndërrosh mënyrën e të shkruarit!!debil,shkrimi tënd kuptohet si nga mënyra e të formuluarit të fjalisë dhe nga gabimet që bën si “intelektuakl i magjistruar”!!
        idiot!
        Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

        « Back

  • Nga ka rrjedhur Informacioni? fare e thjeshte,pretendenti per te blinduar veten ne postin e kryetarit te SHISH dhe per ti treguar firmetarit te tij presidentit hajdutit me te madh te shqipetareve me ane te favoreve duke dekonspiruar sekretet e SHISH dhe lene te kuptohet tek fshataro- hajduti president qe firmose se do me keni ne anen tuaj,dhe hajduti i shqiptareve dihet qe nuk i ka mire mardheniet me pederastin e vetrinave Hollandeze diku i ka shkare goja,por pa deshiren e URANGUTANGUT president.

  • Sapo Bedriu po qante hallin e SHISH-it ops plasi bomba tjeter me ministrin e brendshem. Forca Bedri se duhen carcafet e tu e te Viktorit per te mbuluar disi kete mynxyre qe i ra shokeve te partise.

  • Shishi ashtu si drejtesia ka nevoj per qilizem te thell, sepse eshte mbushur me sherbetor te PD, qe sduan te din per Memedheun, sepse mbi te gjitha kan Saliun, qe i mban peng me ndonje pisllek kompromentues.
    Disa hije te errta qe komentojn ne llojet e ndryshme te mediave, jan spiunat e paguar nga shteti ne sherbim te Berishes, qe shfrytezojne e keqperdorin mundesit qe ju jep profesioni, per te sulmuar e perndjekur çdo patriot te vertet.

  • lançe
    ky shkrim i bedros së partisë nuk është gjë tjetër vetëm një parapregatitje për një pastrim të mirë të SHISHit!!
    prit dhe pak dhe ke për të parë,nëse nuk e di!!
    si po duken bathët,ka për tu pastruar nga agjentura sërbe!!
    kjo është e mirë,POOOOOOR e keqja është se do tia japin në dorë gërkut!!
    ku mesa duket bën pjesë dhe ti!!
    lançe zëri të është dëgjiar vetëm pari u propozua ai gërku për kryetar nga kriekari ynë!!më parë nuk egzistoje!
    ps:dy komentet i ndava thjeshtë për mos të të shtirë në konfuzion!!i pari ishte për të tallur hajdarin me magjistrimin tënd!i dyti për të të thënë se je një copë idioti që vetëm me zbulimin,spiunazhin nuk ke lidhje!!me llogikën gjithashtu!!

  • O Tiger (i kazanit te plerave) Hamiti !
    Shish i ose Shishja po ta them pa qene mgjister i shkencave politike eshte deshtim i plote !!! Gazeta Dita vete eshte plot me lajme te kapjeve te bandave ne vende te ndryshme europjane me perberje shqiptare ku shishja jone nuk ka dore faaaareeee ! Ka gati nje vit qe
    vlera e Euros ne Shqiperi bie, ta thote mendja e thjeshte e nje jo magjistri qe do te jete rritur volumi i mallrave qe shesim jashte qe sjell nje efekt te tille….! Jo doganat shqiptare rregjistrojne te njejtin nivel si me pare . Banka Shqiptare thote te njejten gje ,ather nga vijne keto Euro ne ate mase sa t’ju bjere vlera ?
    Shishja shqiptare cfar sheh?Krimi i organizuar vazhdon te” lulezoje ” .Mendja prej jo magjistri ta do qe me krimin merret policia. Po, por ne kete mes jane interesat kombtare ne rrezik
    (hyrja ne EU) ather duhet te nderhyje shishja .
    Bedriu mbase ndjek pak qellime te tjera por nuk do shume mend ta kuptosh qe sherbimet e huaja nuk ka se si te kene respekt per shishet tona. Opozita perdor te dhenat e shisheve per kapital politik, e kundrta duhet te ndodhe kur jane ne mes interesat shteterore kombtare.

  • Trollet e gazetës “Dita” dhe komentet e tyre të porositura kundër SHISH!

    Luan Hamiti

    Nën çdo artikull të.gazetës “Dita” po shfaqen trolla të ndryshëm të cilat, me një gjuhë plot gabime ortografike, shprehin dezinformata për Shërbimin Informativ i Shtetit (SHISH).

    Janë komente të porositura si me kor se SHISH është e njëjta gjë si UDB-ja serbe!?!?!!

    Komente të tilla kanë qëllim të minojnë meditiakisht Institucionin, që ai të mos ketë kredibilitet në sytë të publikut shqiptar.

    Qëllimi i dytë i barazimit të SHISH me shërbimin serb është krijimi i urrejtjes së publikut shqiptar për Institucionin dhe praktikisht linçimi i veprimtarisë së tij në terren.

    Nuk e di kush i paguan këto trolla, por është e qartë se ata paguhen nga forca antikombëtare dhe nuk përjashtohet që kjo fusharë të jetë e vet shërbimit serb!

    Se SHISH nuk është e nuk mund të jetë e njëjta gjë me të famkeqen UDB serbe është diçka e kthjellët për çdo mendje jo e helmuar nga eurot, dinarët apo rublat e armiqve të kombit shqiptar.

    Shërbimi Informativ të Shtetit është Institucion kryesor i sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, me veprimtari edhe kundërzbulimi të shërbimeve armike që rrezikojnë sigurinë kombëtare të kombit shqiptar. Në këtë kontekst, SHISH jo vetëm se nuk ka diçka të përbashkët me shërbimin serb apo më çfarëdo lloj shërbimi tjetër antishqiptar, por ka objektiv kundërzbulues të aktivitetit armiqësor e këtyre shërbimeve në rrezikojnë sigurinë kombëtare.

    Dhe, pa dyshim do t’i zbulojë edhe kush i paguan trollet anti SHISH të gazetës “Dita” duke iu dhënë dënimin e duhur!!

    Tiranë, 4 korrik 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *