Në Shkodër, si rrallë ndonjëherë, do të jetë njëri ndër përballjet elektorale më interesante të zgjedhjeve lokale, jo vetëm të 21 qershorit, por edhe të atyre që kanë ndodhur në 25 vitet e fundit. Më 21 qershor në mbrëmje Shkodra, për herë të parë në historinë e saj pluraliste, do të ketë në drejtimin e saj një zonjë, dhe kjo është veçoria e parë karakteristike e qytetit të madh verior, që në fund të fundit, krahas të tjerave, dëshmon edhe një shkallë të ngritur emancipimi politik.
Në momentet e ndërrimit të pushtetit, kur ende gjithçka ishte mes dy karrigeve pushtetore, pra pas formimit të qeverisë teknike, në qytetin e Shkodrës ndodhi edhe rrokada e parë në qeverisje. Mesi i vitit 1991 kishte në drejtimin e rrethit, si quhej asaj kohe, ndoshta gruan me të aftë dhe më të pushtetshme që kishte njohur historia e saj; Terezina Marubi, njëra ndër zonjat më hijerënda dhe autoritare, bijë e Marubëve të famshëm, por që kishte në vete shpirtin e madh ndaj afërsisë njerëzore. As më parë e as më pas, pushteti vendor në Shkodër nuk kishte pasur një figurë kaq karizmatike, që për fat të keq shkoi vonë në vendin ku duhej të ishte prej kohe dhe u largua shumë më herët se sa duhej të kishte qëndruar.
Sipas ndarjes politike që bëri qeveria teknike e Ylli Bufit, në Shkodër, ku opozita e asaj kohe, dhe e tashme, kishte fituar thuajse të gjithë mandatet e deputetëve, do të merrte përsipër edhe pushtetin lokal. Kryetar i pushtetit u emërua Ali Spahia, po ashtu figurë e njohur. Që nga ajo ditë, kur mjeku Spahia ngjiti shkallët e komitetit për të sëmurur qytetin, në Shkodër ka drejtuar struktura pëdëiste, duke pasur vetëm një përjashtim, por përsëri djathtas, kur drejtonte kandidati i përbashkët, Boriçi.
Kanë shkuar 24 vite që asaj kohe. Pothuajse në të gjithë qytetet e mëdha të vendit, në vite të ndryshme, ka patur rrokada politike. Pushteti ka njohur alternimin e tij dhe ndoshta kjo ka qenë një shtytje për të gjetur diçka më të vyer në jetën qytetare. Përballimi mes dy grupimeve, droja se mund të humbisnin edhe atë që ishte fituar, ka bërë që shpeshherë në qytete të ndryshme, të ketë pasur zhvillime më të ndjeshme, më gjerësisht është hapur rruga për një zhvillim të ndryshëm nga legjislacioni i shkuar. Në Shkodër nuk ka ndodhur kështu. Aty ka qenë gjithnjë bastioni i sigurtë i PD-së, sidomos në votimet lokale, gjithnjë e gjithëherë llogaritjet nuk janë bërë me strukturat përballë, por më shumë me klanet brenda vetes, deri sa urdhri nga lart i Topallit ka vendosur për gjithçka. Duke qenë të bindur se votimet do të jenë një formë kalimtare, PD më shumë ka bërë llogaritë e saj elektorale brenda fushës së saj, duke numëruar votat e njerëzve në të dy krahët e besimit fetar, duke u mbështetur në forcën e ish të përndjekurve politikë, çka ishin me shumicë, dhe sidomos në bekimin që, në një mënyrë ose në një tjetër, haptas ose në nënkuptimin e saj, kanë dhënë zëdhënës të njohur të klerit katolik.
Tani, për herë të parë, jo rastësisht, është një gjendje ndryshe. Në zgjedhjet e fundit parlamentare ndodhi një ndryshim i raportit të forcave, i cili, edhe pse nuk do të thotë gjithçka, në fund të fundit thotë shumëçka. Thotë se ndryshimi i mendimit është në procesin e tij rritës dhe, në se do të ketë rritje të mëtejshme apo kthim pas, kjo do të dëshmohet më 21 qershor.
Në mesin e vitit 1991 për herë të parë në historinë e administratës shqiptare PD në Shkodër, sigurisht me udhëzim nga liderët e saj në qendër, futën praktikën e militantizmit dominues, pa pasur parasysh asnjë lloj prirjeje tjetër. Shefi i pushtetit lokal, sipas porosisë partiake, futi në zbatim largimin me zarfa dhe emërimin pa pyetur askënd tjetër. Në mëngjes herët, shumë drejtues të ndërmarrjeve të mëdha e deri tek më të voglat, gjetën nën derën e zyrës së tyre një zarf, me një letër të shkurtër brenda, në të cilin mësonin se ishin pushuar nga puna. Duhet të jesh naiv të besosh se të gjithë ata që u dëbuan ishin të aftë. Ashtu si ishte e kundërta. Por ata që shkuan kishin vetëm një detyrë: Shkatërrimin e ekonomisë deri në themel, shitjen e saj, përcaktimin e vendit të punës sipas mendësisë politike në fazën e parë, dhe sipas pagesës së merrnin në fazën e dytë. Ndërmarrje jashtëzakonisht të mëdha dhe rentabël, si uzina e prodhimit të telave dhe kabllove, ku ishin mijëra punëtorë dhe që tregtonte në 91 vende të botës, u shndërruan në mbetje teknologjike. Por më e rëndë se kjo do të ishte koncepti i ri administrativ që u vendos, tepër i mbrapshtë, korruptues deri në themel, asfiksues për të aftin e të ndershmin, të cilin, pa asnjë droje, e kanë zbatuar të dyja palët kur ndërrohej qeverisja qendrore.
Ndërrimi i pushtetit në Shkodër fillimisht duhet bërë pikërisht për këtë arsye: Duke dashur të besohet se Keti Bazhdari, administratore e aftë dhe financiarisht e fuqishme, nuk do të ketë nevojë që të përlyejë emrin e saj dhe të familjes së saj, e po ashtu, edhe dega e PS-së në Shkodër, bashkë me LSI, nuk do të kenë forcën e duhur për të shkarravitur gjithçka që mund të jetë e mbarë. Dua të besoj se edhe kandidatja e PD-së, Ademi, ka forcën për të bërë zgjedhjet e duhura administrative, por, ndryshe nga sa ndodh në PS, PD-ja në Shkodër, e mësuar me pushtetin, është ende agresive në zaptimin administrativ. Në se zonja Ademi do të mund të shpëtonte nga ky kurth , që është edhe politik, do të ishte diçka e re në qeverisjen lokale të Shkodrës.
Qeverisja duhet të ndërrojë edhe për një arsye tjetër: Zemërimi politik në Shkodër është më i ndjeshëm se kudo tjetër. Sa herë që në pushtetin qendror kanë qeverisur socialistët dhe në Shkodër demokratët, urat mes tyre kanë qenë të këputura. Këto kanë qenë vitet, të cilëve u shkon ajo fjala e urtë se “uthulla e fortë, thyen enën e vet”. Nga zemërimi politik ka rënkuar ngarkesa ekonomike e financiare e qytetit. Socialistët në qeverisje janë ankuar se pushteti lokal nuk sjell projekte, nuk angazhon resurset financiare, etj, etj., ndërsa nga qeverisja lokale është dëgjuar gjithnjë melodia e njëjtë se “pushteti qendror po e ndëshkon Shkodrën, se Shkodra është demokrate”, dhe është kënduar si dikur nën rrethim.
Tani është rasti të ketë një vijë të njëjtë politike dhe kjo vijë është koha të provohet. Në dy vitet e para qeverisja lokale e Shkodrës, si e gjithë Shqipërisë, do të ketë mbi kokë qeverisjen qendrore të së majtës. Bathët tregojnë se do e kenë edhe më tej, në katër vitet e ardhshme. Do të ketë luftë të ftohtë katër vjeçare mes qendrores dhe lokales, apo do të ketë shkrirje të akujve? Qeverisja qendrore ka në programin e saj financiar mbulesa të ndjeshme për Shkodrën. Jo vetëm ringritja e stadiumit të ri “Loro Boriçi”, por, pas mbushjes së humnerës financiare që la pas pushteti shqupas, është parashikuar një hop i ri cilësor mbështetës financiar. Vija e njëjtë politike e administrative ndoshta do i bënte më të lehta gjërat, sepse, qoftë e mira, qoftë e keqja, do të mbeteshin nën të njëjtën mbulesë, dhe kjo do të ishte një arsye më shumë për të bërë diçka ndryshe.
Në vite të ndryshme, në qytetin e Shkodrës, e majta progresive ka pasur si kandidatë të saj figura të njohura, ku më e spikatura ishte ajo e Namik Koplikut. Përgjithësisht këto figura politike e intelektuale kanë pasur një ardhje nga një e majtë e njohur qytetase dhe u ka munguar mbështetja e një strukture të njohur politike në qytetin e Shkodrës, të ish persekutuarve politikë. Tani, zonja Bazhdari përbën një përdallim pasi i takon së njëjtës klasë dhe nëse nga disa anatemohet se ajo e tradhtoi klasën e saj politike, është koha të dëshmohet se duke qenë në një linjë të ndryshme politike, ajo mund të bëjë shumë e shumë më tepër për ish bashkëvuajtësit e të afërmve të saj. Në fund të fundit, edhe në vetë PS e LSI, koncepti i bashkëpunimit me këtë shtresë të ndjeshme, ka ndryshuar. Tashmë është koha që kjo të jetë më e pranishme, më e prekshme dhe më konkrete.
Në Shkodër do të kemi domosdo një zonjë që do të drejtojë njërën nga zonat më të mëdha të vendit. Që nga Dukagjini e deri në Velipojë. Që nga hallet e një malësori të varfër e deri tek biznesmenët e qytetit; që nga ndihma ekonomike për skamnorët e deri tek vjelja e taksave dhe tatimeve; që nga punësimi në qytet e deri tek forcimi i ekonomisë agrare, nga uji i pijshëm dhe deri tek pushimet verore në një nga resurset më të njohura, në Velipojë.
Nuk kam asgjë dhe nuk e njoh zonjën Ademi, kandidaten e PD-së. Familjes së saj i heq kapelen. Perceptimi im është tek ndryshimi që duhet të ndodhë, pasi, në se në këto 25 vite kemi pasur aq shumë vite të humbura, nuk është luksi të kemi edhe katër të tjerë.

Do ishte shume e thjeshte te ndryshohej qeverisja vendore ne shkoder nese Rama do kishte qasje tjeter ndaj shkodraneve ne keto dy vjet… por duke pas parasysh se ky pleh i mashtroi, genjeu, trishtoi, plagosi, varferoi jo vetem shkodranet por shqiptaret ne pergjithsi, meriton nje ndershkim spektakolar me vote… dhe fale Zotit kjo revolte e shpirtrave te zgenjyer ndjehet ne cdo cep rruge, ne cdo bisede, ne cdo sofer.
Shqiptaret nuk jane me budallenj qe ti shtojne ymrin arrogances fodullikut e bukshkalesise, nuk kane kohe me tja fusin vehtes si me Salen qe e mbajten 8 vjet. Sot ata jane aq te mencur e te rafinuar sa te gjykojne drejte dhe ta ulin me kembe ne toke kete karafil qe i kane hip mendt mbi kry dhe qe po punon perdite kunder interesave te tyre.
Po,,zoti Engjell V. Dhe e gjithe pakenaqesia jote qendron ne ate,qe; Edi Rama nuk i ka futur ne pune shteterore krejt shkodranet ; qe i detyron te paguajne energjine elektrike,ujin dhe taksat,qe po behet pengese serioze per kultivimin e droges,te korrupsionit,trafikut njerezor ,vecanerisht te femrave.qe po perpiqet te ngrere shtet ligjor e dinjitoz aq shume te neperkembur keto 25vjet,te paguaje borxhet e jashteme e te brendeshme,te paguaje te persekutuarit e harruar nga Saliu,invalidet,te semuret ,shtresat ne nevoje,e sa e sa te tjera,me nje arke bosh e toke te djegur qe i la bajraktari i Vicidoliot,qe ju shkodranet e kini mbajtur me oksigjen nje cerek shekulli,pa menduar me tej per fatet e ketij vendi e te femijeve tuaj. Qysh ne ditet e para te rrezimit te sistemit te kaluar,Shkodra Loce hodhi idene e shkeputjes me vete,pastaj per bashkimin me Malin e Zi e mjaft te zeza te tjera.Dhe,si per te mos qene mjaft keto,nga padurimi,je ti i pari ,qe ben thirrje per te mos levizur nga istikami .Shqiptaret mbare,kudo qe jane,kerkojne e presin shume me teper nga Shkodra,si kryeqendra e Veriut te vendit dhe me nje kontribut te madh ne historine e kombit tone. Kete e kini ne dore vete ju.
Dukesh se je prej PUKET. Nuk thot a je i marr a je prej puket.A ju paguajn si dikur ne komunizem per spiun.Edhe pse jetoni ne Gjermani prap merresh me kso gjerash Shko pukjan e dorzo lopen.
@ mark.uk kurse ti shko e thaj moçalet e kenetat e jugut. se gjithe jeten ne injorance moçalore keni mbete
Qeverisja e shkodres duhet te ndryshoje.
Sepse SHKODRA duhet te qeveriset nga SKRAPARI.
faleminderit per mirekuptimin.
Tani kjo qe bere eshte gazetari apo promovim i Z Bazhdari, ne qofte se vertet te dhimbset Shkodra nuk eshte nevoja te na kepusesh perralla me mbret per fondet qe ka ndermen te financoje qeverrisja qendrore dhe kjo kerkon te jene te nje rryme pilitike e dhe qeverrisja vendore dhe te beshe dhe fallxhore se kjo qeverri do jete per 8 vjet e ku di une cfare tjeter, financimi i pushtetit lokal nga buxheti i shtetit eshte i sanksjonuar me ligj dhe ju kucedrat e qeverrise ne vend te beni propogande te semure per njerin apo tjetrin krah politik eshte e mira te promovoni zbatimin e ligjit si nga pushteti qendror dhe nga ai lokal dhe jo te na tregoni se duhet te jene te nje krahu politik te dy pushtetet qe te bashkepunojne, diktature kishim 45 vjet dhe nuk duham me kush te jep te drejten ty zoteri te promovosh instalimin e nje diktature tjeter ne kete vend te vojtur te kesh turp;
Shkodra do te bente nje gjest qytetarie po te votonte Bazhdarin.
Drejtimi i duhur, ta bejme Shkodren fason te LSI-se.
Shkodra nuk voton kulturen e injorancen moçalore
Shkodra nuk voton koleren e kuqe
Shkodra nuk voton dhunen e gjakderdhjen
Shkodra nuk voton moçaloret e jugut
meqe keti bazhdari nuk ka nevoje finanziare ateher pse e mban gjithkund mbas vedit gon çelen?? besoj se injihni kush asht gon çela??
me gon çelen doni me e fitue bashkine e shkodres?? turp t’ju vije ju qe mbeshtesni koleren e kuqe
Shkodra ka pase ne shekuj mbijetesen nga mençuria dhe kultura , kesaj rradhe Shkodra do te votoje per ringritjen e Shkodres nuk do te gaboje te ece mbrapa pa kthim mbas politikes qorre Rama -Meta kan maluu- kan maluu qe do te turperonte inteligjencen dhe mençurin e Shkodres , te votosh per rrumpallen 23 vjeçare eshte te jesh kunder rrjedhes dhe te vazhdosh te besosh qorrazi te njerezit qe kane humbur besimin e shumices se shqiptareve , ose siç thot populli per faj te pleshtit te digjesh jarganin , te besosh se populli don antishtetin e vet te vazhdohet te mos paguhen dritat nga te gjith dhe te mbushësh trutuaret , bregdetin dhe aren bujqësore me ndertime diçka qe nuk e shef ne asnje shtet te evropes ku duam te integrohemi nuk e don asnje qytetar me mend qe mendon per te ardhmen e qytetit e te vendit . Jo JOOO kesaj rradhe jo mbas flamujve te partive PO per Shkodren per Ketin per Shkodren e per shet evropian qe duam te gjithe .
Ne kto votime duhet te shikohet interesi i Shkodres dhe jo i grupimeve te disa ose pak njerezve qe jane kthye ne bajraktaret e mbrapametjes se Shkodres , e kan kthye Shkodren ne katund te madh te pa pune , pa invesime serioze , pa jete kulturore e sportive , me stadium e teater me gjith se i kishin nder ma te miret i rrethuan me ndertime e drejt shembjes , me lulishta te zëra nga ndertime pa shije , me lumej e liqen me te mrekullueshmit te mbushur me inerte e mbeturina , me nje gjoja bajpas qe nuk e zën askush ne goje te kthyer ne nje vije mbeturinash perrreth pjeses ma te bukur te qytetit , parimi i ish drejtusve te Shkodres eshte merr pare e hill gure ne uje , tash boll nuk mban ma kosi uje . TE GJITHE TE VOTOJME PS DHE KETI BAZHDARIN , asnje vote per asnje parti tjeter qe i provuam tash 22 vjet .
I nderuar Bedri,
Je i vetmi ne kete gazete qe mund te shkruash per Shkodren, dhe e dalloj pezmin e sikletin qe ke. Ne dallim do thoja qe cilatdo zonje te fitoje do jete mire pet qytetin. Raporti me qeverine qendrore varet nga Tirana. Ne se Edi Rama do nje Shqiperi te mire, atehere ai duhet te punoje njelloj me cdo drejtues lokal ne Shkoder. Dua te shtoj qe njerezit e Ilir Metes ne qytetin tone jane mo zot ma te mrapsht. E ti e din mire!