“Për Borchardt, Kosovën dhe sjelljet që duhet të kishin marrë fund”

redaktor

Zef Mazi diplomat i njohur, për shumë vite Shef i Misionit (ambasador) i Shqipërisë në OSBE, në OKB, në Britaninë e Madhe dhe në Republikën e Irlandës rikthehet në një intervistë për DITA.

Z.Mazi ka shërbyer për disa vite në Sekretariatin e OSBE-së dhe për shtatët vitet e fundit ka shërbyer si Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Ndër të tjera, zoti Mazi pyetet nga gazetari Erjon Habilaj mbi nënshkrimin e të ashtuquajturit mini-shengen ballkanik.

Përse duhet ky mini shengen, kur kemi zonën shengen ku lëvizim lirisht?! Retorika me fjalë të mëdha se sa do të përfitohet nga kjo gjë është pritur me entuziazëm dhe është përshëndetur vetëm në Serbi! Ata e dinë mirë se vetëm ata përfitojnë në shumë plane – thotë ai.

Më poshtë, intervista e plotë:

– Zoti Mazi, para disa ditësh në DITA dhatë një intervistë në të cilën thatë se Kryetari i Prezencës të OSBE-së te ne duhet të largohet nga vendi, ose t’i kërkohet të japë dorëheqje. Në vijim, OSBE-ja duket se e justifikoi plotësisht qëndrimin e tij. Ai vazhdon detyrën si më parë. Keni ndonjë koment?

– Është e vërtetë; unë thashë se ai duhet të largohet menjëherë, ose t’i kërkohet të japë dorëheqje brenda një date të caktuar. Kjo do t’i bënte nder, drejtësi dhe do të shtonte dinjitetin e humbur të vendit dhe njerëzve tanë, por dhe të vetë drejtuesit të qeverisë aktuale. Ai është zgjedhur nga këta njerëz dhe jo nga OSBE-ja në këtë post. Ai e ka për detyrë të mbrojë dinjitetin e popullit dhe të vendit të vet. Unë i qëndroj plotësisht mendimit tim: për mua, ky kryetar Prezence ka humbur çdo kredibilitet për të vazhduar punën, për të qenë më tej i besueshëm në punën e tij te ne. Me atë gisht, ai ka ofenduar rëndë një shtet, një vend, një popull. Unë nuk i hyj aspak analizës se përse ishin njerëzit në demonstratë etj. Nuk bëj as dashamirësin ndaj tij, nuk kam kompleks inferioriteti ndaj të huajve. Por them me bindje se nuk kam parë, as dëgjuar të jetë bërë një xhest i tillë ofendues askund, në kaq shumë vite shërbimi që kam në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomatike jashtë shtetit.

Sa i përket qëndrimit të OSBE-së, ai është një TURP më vete për OSBE-në. Turp është edhe për ata që i dalin zot, e mbrojnë gjoja në emër të bërjes diplomaci apo politikë, se nuk kemi problem me atë xhest, se ai punoka mirë! Ky qëndrim, sa jam unë në dijeni, nuk është qëndrimi i OSBE-së, por i Sekretariatit të OSBE-së, ose më qartë, i instruksioneve të Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, si “shefi i administratës”. Një qëndrim është i OSBE-së kur ai miratohet nga Këshilli i Përhershëm i saj, ose nga Këshilli i Ministrave, me të gjithë shtetet pjesëmarrëse.

Unë mendoja, të paktën sa për sy e faqe, se do bëhej një xhest sado i vogël kritik. Por as kjo nuk ndodhi! Mund të mendohet efekti i precedentit. Sekretariati, apo kryesia e radhës, apo së bashku, këtë precedent duan ta evitojnë me çdo kusht. Një gjë e ngjashme nuk duhet të ndodhë në misionet e tjera në terren. Si gjithmonë, e ha më i vogli, ai që nuk ka gojë por ka vetëm ankth, frikë se mos na bëjnë këtë ose atë, mos na thotë ky ose ai, apo mos kemi këtë ose atë pasojë. Si nuk doli të paktën një njeri nga partia qeverisëse, apo një grup parlamentar, që të mbaje qëndrim, ta kritikojë atë xhest të turpshëm?! As edhe një! Ky është turpi tjetër.

– Para disa muajsh keni shkruar edhe një artikull lidhur me diskutimet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Sot vijojnë hedhjet e pritjet e batutave e të akuzave. E mendoni ashtu si keni pas shkruar, se ky është problem shumë madhor, dhe duhet të merret jo nga një grusht politikanësh, por të hidhet në referendum popullor?

– Unë kam bërë një analizë në kuadër të një artikulli gazete, me fokus tek ecuritë e këtyre punëve. I qëndroj plotësisht atyre mendimeve. Së pari, e gjithë paketa e pavarësisë të Kosovës, e Kushtetutës, e parlamentit, e përfaqësimit, e qeverisë, e pakicave, kufijve etj., është negociuar për një kohë mjaft të gjatë nën drejtimin e Presidentit Ahtisari, derisa ajo u miratua dhe, që atëherë, u quajt dhe njihet si “Paketa Ahtisari”.

Përse mendohet sot se ajo paketë paska lënë të papërfshira në të çështje kufijsh?! Nëse kjo gjë – shkëmbimi i territoreve – sot u konsideroka një gjë normale nga një kryetar qeverie ose nga një tjetër, përse nuk paska qenë normale edhe atëherë, kur Ahtisari dhe gjithë ekipet negocionin krejt paketën?! A është e qartë se çfarë do të thotë realisht kjo gjë? Nëse është e qartë dhe përsëri ngulet këmbë, jemi para dy mundësive: ose mosnjohje e thellë e situatave dhe e dinamikave në Kosovë, ose bërje me qëllim, për arsye që vetëm mund të supozohen.

Të dyja do ishin gabime të palejueshme; e dyta është tmerrësisht gabim, ndoshta mund të përdorej edhe ndonjë term tjetër. Nëse do të ndodhte, mund të ketë pasoja të thella ekonomike dhe gjeopolitike në Kosovë, në hartën ballkanike dhe më gjere në atë europiane, pasi kudo ka xhepa pakicash. Nëse bëhej ajo gjë, ndoshta do ishte fillimi i një humbjeje të madhe, ndoshta edhe i një përplasje tjetër me armë, diku.

Prandaj, e përsëris, çështja e kufijve është shumë madhore për t’u marrë kaq lehtë, për të bërë pazare me të dhe për t’u vendosur nga dy-tre drejtues. Janë bërë me dhjetëra luftëra kudo për shkak të kufijve! Ata mund të lëvizen, por çdo hap paqësor në këtë drejtim duhet të kalojë përmes një mendimi dhe vendimi të thelluar popullor, përmes një referendumi popullor. Karta e Helsinkit, Dekalogu i saj, e bën të qartë çështjen e kufijve dhe paprekshmërinë e tyre. Për dijeni të lexuesit, ish Bashkimi Sovjetik, që e pat propozuar i pari nisjen e një konference për sigurinë në Europë, kishte në mendje dhe synim që të sanksiononte përmes saj paprekshmërinë e kufijve të tij!

Pikërisht ata, kufijtë, nuk mund të ruheshin ashtu siç i mendonte ose kishte synim Bashkimi Sovjetik! Duhet bërë kujdes maksimal, duhet njohje e thellë e marrëdhënieve ndërkombëtare, e synimeve të vendeve herët në histori, ose kohët më të fundit, duhet ekspertizë e madhe, e gjithanshme, të gjitha të vihen në lojë, para se të flitet dhe të diskutohet për çështje të tilla madhore si kjo e kufijve. Kufijtë nuk janë as lojë, as plaçkë pazari!

– Ka disa kohë që është folur, madje është nënshkruar diçka për mini-Shengenin ballkanik mes tre vendeve ballkanike. Çfarë mendimi keni për këtë?

– Kjo është një histori e vjetër, një ide dhe synim që shkon larg në historinë e ish-Jugosllavisë apo të Serbisë. Dihet se çfarë është thënë dhe përse janë hedhur ide e propozime të tilla. Por të vijmë te ky gjoja mini-shengen: së pari, duhet ditur dhe kuptuar mirë nga kushdo se çfarë është shengeni, zona shengen, përse është krijuar, cilët janë parametrat e saj, anëtarët (shtete të BE-së dhe disa të tjerë jo në BE), si hyhet, si dhe sa qëndrohet dhe për çfarë në zonën e shengenit, përfitimet, detyrimet, etj.

Rinovimi i idesë për gjoja mini shengen, pikërisht në këtë kohë – koha ka shumë rëndësi – kur bëhej diskutimi në BE për hapjen ose jo të negociatave me vendin tonë, është menduar e planifikuar mirë nga ideatorët. Ai shkon totalisht dhe vetëm në ndihmë e në përfitim të shtetit ideator, Serbisë, jo në favor të shqiptarëve.

Së pari, serbët kanë nisur bisedimet për anëtarësim në BE dhe po avancojnë;

Së dyti, nga ky avancim, ata do përfitojnë nga politikat e tarifave dhe të taksave më të ulëta me BE-në, që rrjedhin nga këto bisedime për hyrje në BE;

Së treti, ata do përfitojnë tarifa e taksa të ulëta edhe prej vendeve në këtë të ashtu quajtur mini shengen, domethënë dy herë përfitim;

Së katërti, ndërsa serbët punojnë dhe afrohen me BE-në, nuk përjashtohet aspak që ne mund të na thuhet, “mirë e keni këtë mini shengen tani, përdoreni sa më mirë, bëhuni më të fortë përmes tij, ngrini nivelin tuaj dhe, kur të bëheni më të fortë përmes tij, të keni plotësuar edhe disa kushte të tjera, flasim përsëri për hapje negociatash; tani për tani nuk ka nevojë për më shumë”. Domethënë përsëri mbetemi jashtë, mbesim në klasë, humbasim, pavaresisht retorikës të lartë për lëvizjen e lirë dhe përfitimet.

Së pesti, kur ne lëvizim lirisht në zonën shengen, përse të mos bëhet kjo lëvizje lirisht edhe në këta dy vende, pa këtë të ashtuquajtur mini shengen?! Përse duhet ky mini shengen, kur kemi zonën shengen ku lëvizim lirisht?! Retorika me fjalë të mëdha se sa do të përfitohet nga kjo gjë është pritur me entuziazëm dhe është përshëndetur vetëm në Serbi! Ata e dinë mirë se vetëm ata përfitojnë në shumë plane.

Së gjashti, a janë konsultuar gjerësisht gjithë institucionet përkatës në vendin tonë për këtë hap? Cili ka qenë mendimi i tyre?

Së fundmi, përse është lënë jashtë Kosova në këtë bisedim apo të ashtuquajtur marrëveshje? A janë konsultuar institucionet legjitime përfaqësuese të Kosovës për këtë çështje? Përse është lënë jashtë Mali i Zi? A dihet nga qeveria jonë se Kosova, në Kushtetutën serbe, vazhdon të jetë pjesë e Serbisë? Nëse dihet dhe përsëri flitet e pranohet mini shengeni, mos bëhet qëllimshëm që ky mini shengen do të përfshijë Kosovën në të si pjesë të Serbisë, sipas kushtetutës serbe?

Të gjitha sa me lart duan përgjigje të qarta dhe sa më shpejt, ose gjithçka duhet pezulluar. Çdo gjë në lidhje me këtë hap duhej analizuar thellë më parë nga të gjitha institucionet tona, nga më i larti te më i ulëti në hierarkinë e institucioneve, të merrej mendimi i të gjithëve dhe të dilej me një qëndrim të unifikuar, të menduar mirë e të konsoliduar para se të merrej vendimi për të ecur në këtë apo në atë drejtim.

Ndërkohë, e gjitha kjo duket një arrogancë e pashembullt, një mospërfillje totale e raison d’etat. Asnjë shtet normal nuk do e lejonte këtë gjë. Sjellje, dhe qëndrime të tilla duhet të kishin mbaruar me kohë! Shteti mbahet nga institucionet, jo nga individët.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
14 Comments
  • Shpjegimi qarte e shkurt. Minishengeni eshte aventurizem politik dhe miopi vizionare (driteshkurtesi), per mos te thene antishqiptarizem.
    Qe te kete shterrje mendimi nga ana e kryeministrit, nuk eshte fundi I botes, sepse ai nuk eshte as gjeni dhe as specie e vecante, por qe te mos marre asnje mendim kolektiv dhe duke perjashtuar Kosoven brutalisht, kjo eshte e rende dhe ka emer te rende.

  • Pike dhe fund. Kemi nje tradhetar ne krye te Shtetit i mbeshtetur nga nje turme lapanjozesh dhe rrugacesh.
    Populli duhet te veproje urgjentisht, nderkohe qe dhe deti eshte ne dhenie te greket

  • Zotrinj Shqipetare. Z Mazi me diplomaci, dhe troc shqip po na e thot. MINI SHENGENI DO TE THOT MEGA SERBIJA.
    SHQIPERIJA DHE SHQIPETARET DUHET TE NGRIHEN NE KEMBE DHE JO VETEM TE PEZULLOJNE KETE MARREVESHJE POR DHE TE RREZOJNE KETE KAL TROJE NE SHTETIN TONE QE GUXOI TE FIRMOS NJE MARREVESHJE QE PUNON VETEM PER SERBET.

  • D I TA : AMBASADORI E SHPJEGON MIRE…POR CEK DISA TE PAVERTETA SALISTE.
    1-KERKESEN PER SHENGENIN E KA BERE VUÇIÇI DHE RAMA NUK DUHET TA REFUZONTE KETE IDE DUKE MENJANUAR DIALOGUN SIÇ BEN SALIZMI.
    2-NE NUK KEMI PARE GJE TE SHKRUARE NE LETER E ZEZA MBI TE BARDHE..!
    3-NUK ESHTE LENE JASHTE AS KOSOVA DHE AS M.ZI.KOSOVA ISHTE NE ZGHEDHJE,M.ZI ESHTE OK..
    4-JANE FTUARE TE GJITGA SHTETET BALLKANIKE TE MARRIN PJESE BE OHER DHE TE THONE MENDIMET E TYRE .NESE JANE DAKORT-OK.NESE-JO TE FLEN GJUME SI LULI.
    5-SEJCILI SHTET DON TE FITOI.DUHET TE DALI ÇFAE FITON SHQIPERIA.
    6-ESHTE RASTI QE RAMA DHE KURTI TI KERKOJNE VUÇIÇIT TE NJOHI KOSOVEN,NDRYSHE KURTI DHE RAMA TE IKIN NGA TAKIMI.
    7-RAMA NUK ESHTE SALIU QE FAL DET E TOKE PER PUSHTETET E PARA.AI ESHTE KM ME I MIRE NE 30 VITE SIPAS A.MOISIUT DHE R. QOSES.
    8-ÇDO TAKIM,DIALOG…SJELL ZHVILLIM TE NDERSJELLTE E JO LUFTE,DESTABILIZIM SIÇ KERKON SALIU DHE ATA QE E NDJEKIN NGA PAS SI ROBOT.

  • EDI RAMA NE MENYREN ME CINIKE PO NA THOT: UNE JU BEJ CFAR TE DU DHE JU SKENI CFAR ME BENI. DHE ESHTE FAKT. NE MENYREN ME DJALLEZORE KA ZBATUAR NJE POLITIKE QE BIE NDESH ME INTERESAT TONA KOMBETARE. MBI NJE MILJON E GJYSEM SHQIPETARE ME TE RIJTE KAN IKUR NGA SHQIPERIA. KJO ESHTE KATASTROFE E PERMASAVE TRAGJIKE, DHE EDI RAM DERI ME SOT NUK KA BERE ASNJE PRONONCIM.
    KA SHKATERRUAR SISTEMIN GJYQSORE, MINISTRITE ME RADHE TE BRENDESHMEDHE TE ARESIMIT. KA MBAJT QENDRIME HAPUR PRO SERBE LIDHUR ME KUFIJTE E KOSOVES. SE FUNDMI NENSHKRIMI I MINISHENGENIT APO MEGA SERBISE. E TE TJERA PA FUND. JY ESHTE NJE NJERI I KORRUPTUAR TOTALISHT

  • O Zoti Ethem. Zef Mazi eshte nje aset i cmuar i shtetit Shqiptare dhe jo i Sales apo Rames.
    Minishengeni per Shqipetaret esht “JO”.
    ESHTE nje paradhome e dhomes se madhe Ruso Serbe. Lere salen apo ramen. Nese je intelektual dhe merr vesh nga gjeopolitika dhe historija kete gje duhet ta kuposh kollaj.

  • MARTIN:MOS U NXITO TE JAPSH MEND.AMBASADORIT I DHASH TE DREJTE.NUK E SHAVA.
    -POR UNE SI INTELEKTUAL,DEMOKRAT..E JO STALINIST,SALIST…JAM PER NEGOCIATA,DIALOG,BALLAFAQIM VLERASH,PERFITIM RECIPROK..E JO FJETJE GHUNE LULUSHI KUR VENDI ESHTE NE STANJACION EKONOMIK PER 30 VITE TE LENE NGA SALISTET QE SHKATERRUAN ÇDO GJE “SOCIALISTE” PERVEÇ H/CENTRALEVE.
    -RAMA PO KERKON SHTIGJE TE REA NE INTERES TE VENDIT E JO SI SALI-LULI QE LOBON ME RUSET PER PUSHTET E PARA.

  • Z Ethem. Ju falenderoj per repliken. Ndjese per ndonje keqkuptim. Mendoj se jemi ne te njejten transhe.te lutem shiko me poshte.

    Jam dakort qe te shfrytezojme cdo mundesi per zhvillim dhe bashkepunim, por kjo puna e Serbise na ka djege fort ne Shqiptareve. Me shqeteson shum kjo marreveshje per dy aresye.
    1. Levizja e lire Serbi Shqiperi do te jet me nje drejtim vetem. Shqipetaret nuk ma merr mendja te levizin me shum se serbet. Ata kane parane dhe vijne e blejne cfar te duan ketu ne shqiperi. Nje invazion i gjalle.
    2. Me shqetson fakti se dy porte detare u jane dhene me qera dy personave private?? E perse te ndodhe kjo? Portet jane objekte te rendesise vecante dhe si te tilla duhet te manaxhohen dhe ruhen nga shteti. Paranoja ime ne thot se keto dy porte indirekte u jepen me qera nje Serbise Dhe nje Maqedonise nga keto individe.

    E ardhmja e jone dhe sbpetimi yne do te jete Amerika dhe BE, dhe jo lidhjet me Serbin qe te cojne direkt te Rusi. Keshtu mendoj.
    E fundit , Rames nuk mund ti zihet bese as diten as naten.

  • Asgje nuk ka the Zefi, muhabete pa lidhje, kurrfare argumenti seku demtohet Shqiperia.
    Sipas logjikes se Zefit, Shqiperia nuk u dashka te bej asnje hap diplomatik apo marveshje ekonomike me kwerkend ne bote, se qenkemi ne prag te hyrjes ne BE.
    Dava idiotesh.

    • po mo po
      argument eshte vetem ajo qe thote Rama
      n te tjeret jemi idiote
      shif mos idioti dhe hajduti jane tjeterkund or ti denocnusi i i davave

  • Ky Zefi mos po e mbivlereson veten si shume. Non grata
    Ambasadori nuk shpallet as nga pseudo protestuesit e Astirit ne nje takim te Boschardt, as nga ti o Zef. Eshte ministria e jashtme e nje vendi qe kerkon largimin e nje diplomati te huaj. Pak di per diplomacine, se u bere diplomat me urdherin e peshkut. Me keto intervista vetem sa e ul veten tende edhe me shume.

    • Po cfare flet mer pallosh, Zef Mazi eshte nga diplomatet me te vjeter te sherbimit diplomatik shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *