Përse e la sot BE në baltë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Ermir Ermir

Bashkimi Europian duket sikur gjendej dy muajt e fundit në një betejë kundër kohës, për të bindur Bullgarinë të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila po mban peng hapjen e negociatave jo vetëm me Shkupin, por edhe me Tiranën.

Presidenca e Portugalisë e mbylli punën duke i ushtruar presion shtesë Sofjes për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Shkupin, me shpresën që në qershor do të mund të mbahej konferenca e parë ndërqeveritare, e cila bën praktikisht të mundur hapjen de facto të kapitujve të anëtarësimit. Por për të disatën herë radhazi, BE dështoi, duke e lënë Shkupin dhe Tiranën në të njëjtin stacion ku kanë ngecur prej vitesh.

Drita jeshile për hapjen e negociatat me dy vendet u dha marsin e kaluar pasi Franca bllokoi për dy vite radhazi bisedimet me Shqipërinë. Kjo do të thotë mes të tjerash se Bashkimi Europian pati më shumë se një vit kohë për të ndërhyrë për gjetjen e një zgjidhjeve mes Shkupit dhe Sofjes, por u hodh në veprim vetëm dy muaj përpara samitit të BE-së, edhe pse Bullgaria e bëri të qartë që verën e kaluar se do të vendoste veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Sofja e i ka madje të përcaktuara në kushtetutë shumë nga kushtet e vendosura ndaj Shkupit zyrtar, përfshirë edhe faktin gjuha maqedonase i ka rrënjët nga ajo bullgare. Pra vetoja bullgare nuk ishte surprizë dhe e papritur për askënd.

Megjithatë, misioni i Brukselit dështoi dhe ishte i destiniuar të dështonte pasi nisi vetëm disa javë përpara takimit të Luksemgurgut për përcaktimin e një date për konferencën e parë ndër-qeveritare. Të gjithë ekspertët paralajmëronin searritja e një marrëveshje në momentin e fundit do të ishte i vështirë dhe nëse qeveria e përkohshme bullgare nuk ndërmerrte ndonjë ndryshim të papritur, negociatat ka gjasa të shtyhen për në dhjetor.

Ashtu sic edhe pritej, ekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, Ana Paula Zacarias ka konfirmuar se nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ministrja portugeze thotë se u vendos që të shtyhet data për Konferencës e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ehe me presidencën portugeze në BE Shqipëria nuk arriti dot të çelte negociatat dhe nuk ka asnjë siguri se çfarë do të ndodhë në presidencën sllovene.

Gazeta “New Europe” shkruan se përpjekjet e minutës së fundit kanë vazhduar megjithatë shumë zyrtarë janë të bindur se nuk ka kohë të mjaftueshme për arritjen e një kompromisi përpara samitit të qershorit.

“Vetoja aktuale e Bullgarisë në pranimin e Maqedonisë së Veriut mbetet në fuqi, duke i lënë zyrtarët e BE-së dhe vendet anëtare përballë një pyetje të vështirë nëse është koha e duhur për të vazhduar përpara vetëm me Shqipërinë. “Pavarësisht nga zhurma pro-zgjerimit dhe fushatat optimiste mediatike të udhëhequra nga qeveria e Zoran Zaev, potenciali për përparim real mbi këtë çështje mbetet i kufizuar deri në gjysmën e dytë të 2021, kur Sllovenia të marrë presidencën e radhës të BE-së. Të gjithë e dinin se negociatat do të shtyheshin për në vjeshtë ose dhjetor”, thekson gazeta.

Zyrtarë europianë i kanë dorëzuar Sofjes dhe Shkupit një propozim konkret për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dy-palëshe, duke i ulur të dyja vendet në tryezën e negociatave për herë të parë në shumë muaj. Por koha ishte e kufizuar dhe Bullgaria ka vendosur kushte të tjera shtesë ndaj Shkupit, të cilat nuk janë përfshirë në këtë propozim. / SI

Share This Article
25 Comments
  • Europa edhe njehere e provoi se sa larg eshte se qeni nje shtet i vetem dhe qe di te marre vendime , ne fakt duket si nje klub pleqsh te rjedhur ku njri i bie gozhdes dhe tjetri i bie patkoit dhe ka te drejte Rama & Co qe thote se ne nuk kemi faj ( kur faji i tij eshte bere mullar )
    Kjo eshte e turpeshme a e mbani mend radhen e pare nuk kishte probleme Maqedonia dhe kishim ne , sic duket kjo eshte loja e legeneve te BE , nje here do ti dalin probleme njerit dhe heren tjeter tjetrit dhe meqenese te 2 vendet jane te lidhur si vellezerit siameze fati injerit eshte i lidhur pazgjidhmerisht me fatin e tjetrit dhe keshtu loja vazhdon dhe ne presim pas deres qe nuk duket se do te hapen se shpejti KJO ESHTE TALLJE , dhe kjo eshte e lidhur me ate se ne jemi shtete pa eshe dhe shume lehte mund te neperkemben KJO ESHTE EUROPA NJE KURVE PLAKE qe nuk heq dore nga cic micet sepse gjithnje e me mire po del ne pah se BE eshte nje klub te Krishteresh dhe kjo eshte e verteta

    • Ne kete rast EU nuk mund te bente dallim, sepse do dukej diskriminim per Maqedonne

      Sepse edhe kur Maqedonia ishte gati dhe ne nuk i kishim plotesuar kushtet EU nuk e pranoi Maqedonine pa Shqiperine

      Keshtu qe e njejta gje po ndodh edhe tani

      • Nuk po them se duhet te ndahemi nga Maqedonia, por ate se BE gjithmone do te kerkoje gjilperen ne kashte per ne dhe nese ne te ardhmen Maqedonia do ta gjeje gjuhen e perbashket me Bullgarine , atehere BE do te gjeje ndonje problem tek ne dhe keshtu do te vazhdojme te mbetemi ne dyert e mbyllura te BE . Pra problemi nuk eshte Maqedonia , por Be dhe me mire do te jete qe ne te ardhmen ne te ndahemi nga Maqedonia dhe sejcili shtet te hyje ne momentin qe i ka plotesuar kushtet , sepse ndryshe ne nuk do te dalim dot nga ky reth vicioz qe njehere pengohet njeti dhe heren tjeter pengohet tjetri , por qe ndikon ne faten e tjetrit keshtu nese heren e pare do te pranohej Maqedonia tani ne nuk do te kishim problem

    • Europa eshte kurve e vjeter! Shkurt paster bukur.
      Kot me u marr me kete pune, harxhim kohe i kote.

      Imagjino ne EU eshte nje shtet si greqia qe eshte e mbytur ne borxhe, nuk njeh pakicat kombetare, genjen EU me financat, hajduter te papare fondesh ku e ku me te keqinj se ne…. vk e plot te tjera. Tani imagjino qe keta jane ne EU se i futi franca, qe ketu vurja vizen EU-se muhabet koti dmth.

  • Lidhja e Shqiperise me Maqedonine, kur kjo e fundit eshte bllokuar nga bullgaria, dihej qe keshtu do te perfundonte. Bjeri samarit te degjoje gomari. Dmth, fajin e ka bullgaria dhe jo shqiperia, Evropa,jo e jo, s’ka faj. Ironi e felliqur, por qe dihej.

  • Perse te ne kushtezoine me Shkupin kure ne jemi shtet ne vete. E po mire atehere le ta shperbejn Maqedonin dhe shqiptaet te vijern me dher asta te shkojne me Bullgarin.Ja zgjidhje eshte me se e qarte.!
    Gjith Bote e dine qe shkupi e ketej jane shqiptaret ndersa ne Shup e andej jan Bullgaret.!
    Perse i mbajn te ndara popujt kure ata ishin dikura te bashkuar.! Bashkim Shqiptaret me Shqiptaret, Bullgaret me Bullgaret.
    Maqedonia e vjetr nuk ekziston aty.!

  • A mund te shpiegoje ndonje i ditur ketu perse negociatat duhen hapur njekohesisht per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut?

  • Ore, ne i kemi bere detyrat. Evropa nuk i ka bere.
    E hengret me gjithe mend qe do hapeshin negociatat? Tallet Ramuti me shqiptaret dhe paguan ndonje horr te japi shpresa. Fitore, thirren para nje jave.
    Tani, do dali prape e do thote qe jane komplekset e Evropes. Po ska si te mos kene komplekse, shikojne shqpitaret si jevgjit dhe kriminele, dhe u ngjethet mishi. Ashtu u katandisem si popull

  • “Nuk jane shkaqe por sebepe, turpin e
    paci per vete……” Keshtu i kendonin
    dikur leberit kur u prishen maredheniet
    me Kinen e Maos ! Sot perseritet histo-
    ria me Europen ! Kam pershtypjen se
    anetaret e ketij “bashkimi” kontinental ja
    bejne me sy njeri-tjetrit ! Deri tani kete rol ia kishin lene Frances, Hollanders,
    Danimarke , ndersa tash kete rol ia nagarkuan Bulgarit dhe Hollanda na doli se u be e “mire” me Shqiperine …
    Por te keqen ne shqiptaret nuk e kemi
    vetem nga jasht por edhe nga brenda,
    bile kjo e dyta eshte tradheti ndaj cesh-
    tjes kombetare : Na del nje fare anal-
    isti A.Krasniqi dhe ne mbeshteje te tij
    Bumcja histeriku dhe permes metafora-
    rave infantile perpiqen te argumentojne
    se per te gjitha keto bota nuk na ka as
    faj dhe as me hile por fajin e ka Rama !
    Ne fakt KM Rama ka kusure te tjera por
    jo ne kete rastin konkret! E verteta qen-
    dron krejt ndryshe : Europa nuk i hone-
    ps emrat e mbiemrat myslimaniste si
    Krasniqe, Saliste, Metiste e qindra- e
    qindra fundamentaliste myslimane qe
    te futen ne Gjirin e BE- se dhe ketu nuk
    eshte te keshe “mbetur 3 vjet ne klase”
    Nuk e di sa here ka mbetur Krasniqe dhe Bumcja dhe sera e tyre ne klase qe
    tash mbushin radhet e bandes pedeiste
    Sa per Edi Ramen, ketij nuk i rruhet fare dhe kur them fare eshte FARE ! Ai
    e ka “zgjidhur problemin” me Erdoganin
    dhe ju ANALET si ky bicim Krasniqi le te merret me kritikat kunder RAMES se
    gjoja po lidhet me Otomanet ! Valle ia ha mendja cdo shqiptari me dy “neuro-
    ne tru” se RAMA i bashkohet me tru e
    zemer Osmanizmit ! Nje absurditet koz-
    mik ! Ndryshe ndodh me Krasniqet e
    qindra -mijra si ky bejne sikur i ha me-
    raku per Perendimin por jane fundamentaliste me tru e zemer…..!

  • Shqiptarët duhet t’a kuptojnë politikën bullgare dhe maqedonase. Kundër shqiptarëve, ata bashkohen dhe rakordojnë veprimet. Shqipëria nuk duhet të qëndrojë e lidhur me Maqedoninë e Veriut. Të dyja këto shtete i bëjnë presione Shqipërisë, gjoja për « minoritete » të tyre në Shqipëri dhe dobson mbrojtjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Politikanët e Shqipërisë janë diletantë dhe mediokër.

  • Mos u merziteni pas blokimit te bulgarise do vjen blokimi i grekise : shantazhimet vazhdojne mbi vendeve te vegjel per te na shkull nje cope tjeter… si gjithmone qe nje shekull!
    A jemi detyruar te pranojme shantazhimet sot?! Jo !
    Sikur per vaksinat, po te kishim pritur evropen do kishim katastrofe! Po u gjet kinezie sputniku… pra nuk jemi detyruar te presim qefim e Evropes, po duhet te shikojme edhe boten!

  • Partia Islame Drejtesi dhe Zhvillim

    Pika 1 e program it

    Mbyllja e komedise urupiane

    Shqipetaret jane Osmanllinj

    Allahu Ekber

    • Psikopati nuk mund te heshte . Turku i felliqur , te dhjefsha osmanllinjte , turqit , Erdoganin dhe ty , cte permban pragu .

  • Perse e la BE ne balte Shqiperi & Maqedoni? Patjeter vecse “nga nderhyrja e Rusise”, postulati me i dashur ne gojen e Brukselit.

  • Bullgaria eshte sebepi, sepse mbaruan pune me Greqine.
    Ka te tjera shkaqe qe nxjerin kwto sebepe. Po nuk punuan qeverite për ngritjen e standartit te jeteses dhe demokracise ne keto dy vende, nuk do te kete negocjata
    Europa eshte e civilizuar aq shume sa nuk ka dallim te kridjtere dhe mysliman, te hiqet nga mendja ky mendim

  • Komenti i Lili eshte mjaft i sakte dhe kuptim plote.
    Kesaj i thone :GLLABERON GREQIA DETIN DHE VARRESAT,POR C`FRYN BULLGARIA.
    Neser kushedi Greqia kerkon pak gje VorioEpiri deri ne Vjose,por do pjerdhe Italia..

  • “Aldo”, si mund te dilet nga ky qorrsokak? A mos ka qene e parakoshme kerkesa jone per te qene pjese e Europes, mbasi askush nuk e ka ditur qe Europa na ndillte sa te na lidhte per huri si qenin, dhe kjo, vetem e vetem qe ne te largonim Azine nga Ballkani? A mos nuk duhej prishur mardhenia me Kinen? A mos duhet nje traktat me Turqine? A duhet nje marrveshje dy shekullore me Japonine? Nje mendim duhet dhene, Shqiperia nuk mund te mbahet peng!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *