Rritja e çmimit të naftës gjatë javës së fundit, e cila ndodhi në sinkron me një kërcim të çmimit në 3 lek në të gjitha pikat ku tregtohet karburant ka vënë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës.
Në bazë të vendimit që morri në muajin shkurt, komisioni i konkurrencës i rekomandoi ministrisë së energjisë që të nisë punën për ngritjen e njësisë së transparencës së këtij tregu. Në këtë letër nisur në datën 9 prill kryetarja e autoritetit Lindita Milo i kërkon ministrit Gjiknuri ngritjen e një grupi pune të përbashkët për këtë çështje.
Ekspertët pranojnë rritjen e çmimit, por megjithatë ata thonë se ai ka qënë i ndikuar nga rritja e çmimit të naftës brent në bursë, por edhe të asaj të Teksasit. Por më të shqetësuarit për këtë çështje mbeten konsumatorë. Ata shprehen se nuk është normale që çmimi i naftës në Shqipëri të jetë më i lartë edhe se në shumë vende të tjera të zhvilluara të cilat kanë edhe cilësinë më të mirë, raporton Vizion Plus.
Njehsimi i çmimit të naftës në kohën që ai rritet në bursë dhe reflektimi i tij në kohë reale edhe në pikat e pakicës në Shqipëri ka lënë dyshime për marrëveshje të fshehta mes firmave që tregtojnë karburante. Por ndonëse hapi një hetim që zgjati 4 vjet autoriteti i konkurrencës nuk arriti dot të konstatonte nëse ka situatë oligopol apo jo.
Për këtë arsye ai kërkon ngritjen e një njësie e cila i detyron tregtarët të raportojnë online çmimet në momentin që i ndryshojnë ato.

Une mendova se mos ka mbetur ndonje mall a send me cimim te ulet Ketu po diskutohet perse nafta eshte e shtrenjte Ketu te gjitha jane te shtrenjta Nga do qe te shkosh te gjith tregetaret vetem mbushin gojen plot po kaq o me bene duke mos menduar pasojat qe shtrenjtesira godet vet ata Greqia kriz po kalon por cimimet jane rentabel bile ja vlen te besh pazar ne Greqi dhe te jetosh ne shqiperi dhe ushqimet jane te cilesis dhe me afat skadence ndersa ketu nuk di se cfar tagji prej kafshe ha Ndryshojme shendetin dhe sjelljen dhe behemi te eger si vendasit qe per shum vite e kishim lene ne hares
Cfare e pengon kryeministrin aktual te vendose nen kontroll ngritjen e cmimeve te pa justifikuar nga kompanite?Mire ne reformen ne drejtesi e pengon Jari presidenti,,Ne SHISH e pengon Berisha,dhe Visho,ne arrestimin e kryekriminelit e pengon Llalla,po ketu kush e pengon?????
Pse nuk nderhyn qeveria e Rames te shkaterroje monopolet e naftes,ushqimeve,bananeve,hekurit,cimentos ilaceve, etj…kush e pengon?I ka te gjitha mekanizmat ligjore dhe teknike nen kontroll te administrates ,te tatimeve,te ministrise energjitikes,te doganave,..,pse nuk e hap gojen,se e rropen kete popull te varfer!? Nafta po helmon banoret,po per ta eshte me e shtrenjta ne bote.Na zhgenjeve Rama.Nuk te urrejme si perbindeshin e Vucidolit,por na zhgenjeve.Lerja Blushit kete pune,S`je per kryeminister!