Një nga deputetët më të devotshëm të grupit parlamentar të PD-së për të bllokuar foltoren ka qenë deputeti Gent Strazimiri.
Por sot deputeti demokrat mungoi në seancë plenare, duke e lënë në “baltë” forcën e tij politike.
Mungesa e tij vjen pas fillimit të procedimit penal sepse në protestën e dhunshme për Parkun e Liqenit, ai u paraqit me pistoletë, ndonëse me ndryshimet në ligj atij nuk i lejohet të mbajë armë.
Deputeti Gent Strazimiri akuzohet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,parashikuar nga nenet 262, 150, 235, 274 dhe 278 të Kodit Penal.
Fillimisht Strazimiri e mohoi, por më pas e pranoi se ka mbajtur armë.

Rraseni ne burg qenin Strazo !!! Megjithese pozita nuk ka
kellqe ta beje nje gje te tille !!! Banda SaliMallkuarit duhet
te perfundoje e gjitha prapa hekurave sepse ajo njeh vetem krimin !!! Sali Berishovic Milloshevici eshte tradhe-
tari me i madh i kombit shqiptar , hajni dhe kryekrimineli
me i rrezikshem qe ka njohur ky popull nder shekuj !!
Burgu eshte pak, shume pak per te …..!!!