“Çudi tek ne se si intelektualët vazhdojnë t’i servilosen politikanëve ?!“ tha miku im polimath Moikom Zeqo pas një “debati” që sapo bëmë mes miqsh, ky në krye të tavolines qëndron gazetari i “Dita”’s, shkrimtari dhe përkthyesi i mirënjohur Xhevdet Shehu dhe përreth shumë miq të tij si Rifat Poka, Haki Zoto, Loni Çuko, Astrit Avduli, Ylli Ballta, etj.
Flisnim në kafenenë tonë të zakonshme “Agolli” për situatën politike dhe momentum-in që po kalon vendi nga zallamahia politike e çudiseës PD-iste të lënies së mandateve, për zgjedhje të lira alias vetting-u që reflektohet dhe në stanjacionin ekonomik, social, dhe shpirtëror që ndihet dhe duket tek të gjithë njerëzit.
Dhe opinionet variojnë nga nostalgjikët e partisë së punës (të majtët..) që thonë “qeveria ka të drejte dhe s’ka asnjë gabim apo faj, se e shohin si të tyren dhe të tjerë që mendojnë ndryshe nga ata që duan ti (ri)vënë zjarrin Shqipërisë deri tek oponentët e arsyeshëm, ndërsa intelektualët dhe njerëzit e përgjegjshëm qytetarë me vetëdije qëndrojne në mes.
Këta i japin të gjitha të drejtat opozitës për ç’ka ngre’ ndonëse s’i shkojnë për shtat por jo të bllokoje jetën e vendit dhe reformën në drejtësi dhe nuk justifikojnë qeverisjen që i ka dalëboja pa mbaruar mandatin dhe kjo ngaqë kryeministri i sajë dhe grupi i ‘Rilindjes” i përzgjedhur prej tij(që këta s’janë socialistë..!), që ka braktisur elektoratin e majtë, ka qëne i paaftëdhe ku kan prevaluar mediokriteti nga priofantë dhe infantilë në drejtim apo bëma të papara nga tenderat e rrugës së “Astirit dhe “TEC’it” të Vlorës dhe deri tek konçesionet dhe PPP-të skandaloze të Qendro’s alias Ramës e Co, apo me anonimë dhe të pashkollë ministra e drejtues që e degraduan administratën në mënyrë të parikthyeshme, me ministra anonimë dhe dy kosovare qe s’flasin dot shqip.
Pa folur këtu për liliputet-jago të PS-së alias PP-së së vjetër që mgjse e shohin që Rama e “Rilindja” s’janë socialistë prapë për interesa e karrige rrinë urtë aty dhe nuk bzajnë..dhe këta nuk krijojnë një parti të re’ që do ti shkonte 70 % e popullit pas por rrinë brenda PS-së si pula të laguara kur kjo s’është më e tillë por “Rilindje”. Si është e mundur që, perveç Arata Dade’s që ka reaguar me në media dhe ka bërë nje rimors (remorse) për Ramën e ardhur-zgjedhur apo katapultuar në krye të PS-së asnjë nga themeluesit apo drejtuesit e sajë nuk reagojnë por struken si minjë se mos zhvasin ndonje thërrime, siç rri suqut dhe zgerdhihet si i marrë ministri-liliput Pandeli Maljo..Por s’e nxorën kot barcaleten në Bruksel, kur Shqiperia do të firmoste marrëveshjen e stabilizim-asociimit, ku thoshin se kësajë akt-marrëveshje i është bërë një pyetje shtesë për shqiptarët: “Nuk u vjen turp si komb që keni patur kryeminister edhe Pandeli Majkon ?! Apo bërja ministra të papërgjegjshëm si Klosi e co, apo çupëlina si Spiropali, Xhaçka, Manastirliu, Balluku, etj etj…
Rilindja” po tallet me këtë vend dhe këtë popull me sloganin primordial “Shqipëria e gjeneratës tjetër”, e uazuar nga fondacioni Blair-it, duke injoruar jo vetëm intelektualët por njëpopull të tërë dhe duke promovuar infantilët dhe anonimët, sepse tek ne edhe pas 26 vjetësh nuk po del një alterantive reale dhe serioze politike..Kjo ngaqë biznesmenët janë të kapur pas politikaneve dhe tenderave publike dhe nuk ka elitë intelektuale..!
Fjala intelektual vjen nga latinishtja “intellegere” dhe do të thotë inteligjencë, zgjuarsi. Ciceroni e definon me pasurinë shpirtërore, me njeriun që ka shpirtin e pasur. Po dimensionin dhe peshën e vërtetë fjala intelektual e mori nga një ngjarje që ka ndodhur në Francë. Ishte viti 1895 dhe një kapiten artilerie i akuzuar për tradhti me emrin Alfred Dreyfus u dënua me burgim të përjetshëm. E paditën për tradhtar, po padia nuk ia dëshmonte dot tradhtinë dhe falsifikuan provat. Bënë dëshmi të rreme dhe e dënuan.
E gjithë Franca e njihte për tradhtar. Po Alfred Dreyfus nuk e pranonte fajin dhe kur dokumentet u rishqyrtuan u kap fajtori i vërtetë.
Ishte koha ku Emile Zola, me letrën e tij të hapur “J’acuse” (Unë akuzoj) kritikon qeverinë moralisht dhe në mënyrën më të fuqishme bën thirrje për drejtësi për Dreyfus. Rreth 2000 shkencëtarë, artistë dhe profesionistë të tjerë për herë të parë dolën zyrtarisht të vetëquajtur “les intellectuels” (Intelektualët) bashkohen dhe protestojnë. Përmes kësaj ndërhyrje dhe proteste nis një diskutim i madh për vlerat, për të vërtetën dhe drejtësinë, që përfundimisht do të kurorëzohet me lirinë e Dreyfus-it. Pra, intelektualët u përzien në punë, në gjëra që personalisht nuk i preknin ato, nuk i shqetësonin. Po nga ana tjetër ato ndihmuan për të vërtetën, për vlerat e saj se sa të çmuara janë për shoqërinë. Dhe që nga ajo kohë fjala intelektual ka një konotacion pozitiv në Europë.
Po në Shqipëri? Intelektuali në sistemin e kaluar në diktaturë u kthye në shërbyes: “Intelektualët dhe artistët janë krahu i djathtë i partisë” – thuhej atëherë. Po sot? Po përse tek ne intelektualët janë servile të politikanëve, si është e mundur që ju jargaviten për një post politikanëve edhe kur këta jane kaq mediokër dhe sharlatanë sa kan qënë këto 27 vjetë ?! Po kështu është dhe masa e tërë e popullit që “çon fëmijët tek LSI’ja se ajo e fut në punë për tu ushqyer”!!! Quo vadis Albania…!
Kjo është si duket trashëgimia fatale e intelektualit tonë. Intelektualët dhe sovraniteti i tyre. Intelektualët dhe përgjegjësia e tyre. Urrejtja dhe dashuria ndaj intelektualëve. Intelektualët e bërë zap, intelektualët e shitur, pseudo-intelektualët. Një trashëgimi horror nga diktatura, ku intelektualët ishin pronë e partisë, pronë e diktaturës, në një anonimitet të plotë nuk ishin gjë tjetër vetëm një repart që shkruanin, prodhonin propagandë, si personazhe oruellianë ku bënin trushpëlarjen e popullit.
Intelektuali shqiptar sot është i vënë përsëri poshtë nga rivali(armiku) i tij i përjetshëm shteti. Intelektuali shqiptar e ka këtë të trashëguar, e bën me ndërgjegje, e bën se ka gëlltitur një lugë çorbë të prishur, e bën dhe sepse, dhe forma hipotetike e pikëpyetjeve për të gjetur të vërtetën s’ka të mbaruar. Po e vërteta është që intelektuali shqiptar; është i shtrirë për tokë në gjendje nokdauni. Është i shtrirë për tokë, nga mungesa e integritetit dhe sovranitetit, dhe është i shitur dhe i blerë. Është pa shtyllë kurrizore. Është një plastelinë amorfe dhe shteti e deformon si t’i teket. Intelektualët shqiptarë janë kthyer në zombi. Dhe kjo është “tradhëtia” e intelektualëve dhe ky është fataliteti depresiv i shoqërisë sonë.
Dhe janë me dhjetra e qindra intelektualë-servilë që shkojnë apo “rrinë urtë” në PS-në Ramës, PD-ne e Bashës alias Berishës apo LSI-në e Metës. Dhe LSI-ja që e do shumë PS-në dhe Ramën paçka se kryetari i saje Ilir Meta, kur doli videoja e tij ne 2012’en e quajti Ramën “fundërrina më e madhe e këtij vendi”..por kur ky i shkoi kokëulur “ranë dakord” i harruan ose më saktë Rama e harroi ç’kishte ndodhrr më parë dhe bënë marrëveshjen e “gjirit të Lalëzit”!!!!
“Tek ne çdo individ është dinjitoz dhe pastaj të gjithë këta individë përbjnë një komb dhe një shtet dinjitoz’-më thoshte një kolegë-mik imi suedez kur diskutonim raportet “qytetarë-politikë-politikanë-shtet”. Ose shkrimtari dhe eruditi i madh Kasëm Trebeshina disidenti që doli i vetëm perballë një diktatori të egër duke i drejtuar atij “Promemorje”n e famshme dhe duke e quajtuer atë mediokër,..thotë “Shqiperia do rregullohet kur çdo njeri-çdo qytetar të ketë vetëdije publike saqë të mos i serviloset politikës mediokre”.
Shqipëria s’bëhet kurrë për sa kohë nuk formohet vetëdija publike dhe kjo do të mbrrrihet kur të dalin në krye të levizjeve dhe partive intelektualët dhe njerëz dinjitozë që kan integritet dhe vision dhe të bashkohen në mission për ta kthyer këtë vend të vogël në normalitet dhe të mos hallkatet sa andej-këtej se dhe situatat politike rajonale dhe botërore nuk na e japin luksin të luajmë me vetëvehten..Perndryshe do të vuaj shume ky vend dhe ky popull raja’ derisa te “mbijne” apo “zgjuhen” njerezit me integritet dhe sedër kombëtare.
Mehmet Metaj
Executive Director, Albaforest Center

Shkrim i dobet.U mbeti pa shkruar vetem qe po te ishin ne pushtet ata rrotull tavolines , cdo gje do ishte ne rregull.
Edhe njerzit e thjeshte mund te shtrojnee per diskutim e zgjidhje probleme te medha nga shqetesimi sinqert per fatet e vendit dhe larg tifozerive partiake!Ju pergezoi per nismen tuaj , duke shpresuar se kjo nisme do te vazhdoje te thellohet me tej!
Fatmir Xhamallati