Përse ju duhet të konsumoni një vakt të vogël përpara çdo stërvitjeje

Dita

Kur ju mbaroni stërvitjen, ju bini brenda njërës prej këtyre dy kampeve:

Ju bëheni grabitqar përkundrejt ushqimit, ose ju përpiqeni të largoheni prej tij.

Por, ato persona që i përkasin grupit të fundit u duhet të rimendojnë strategjinë e ushqyerjes, pasi mund të shkaktojë sabotimin e humbjes tuaj në peshë ose qëllimet e lidhura me fitnesin, shkruan DITA.

Ka një sërë arsyesh për t’u mënjanuar nga ushqimi fill pas stërvitjes. Disa mendojnë se duke vepruar kështu do shkatërrojnë të gjithë punën për të cilën kanë investuar, kurse të tjerë thjesht nuk mendojnë se kanë oreks për të ngrënë, thotë Heidi Skolnik, specialist i Kushteve të së Ushqyerjes.

Kërkimet tregojnë se ushtrimi –veçanërisht i gjatë ose me periudhë intensive –redukton hormonin ghrelin, atë të stimulimit të oreksit, dhe mund të duhet diku tek tre orë për oreksin tuaj që të rikthehet në normalitet.

Por nëqoftëse ju nuk hani sa më shpejt që të jetë e mundur, oreksi juaj mund t’ju “godasë” mbi kokë sapo t’ju rikthehet, shprehet Skolnik. Plus, duke vonuar procesin e të ngrënit ngadalëson procesin tuaj rikuperues, gjë që mund t’ua vështirësojë dhënien e gjithckaje nga vetja, herën tjetër që do shkelni në palestër.

Fatmirësisht, gjithcka që ju duhet të dini, është të rrëmbeni një vakt të vogël rikuperues, dhe idealja do ishte një orë përpara së të fillonit stërvitjen. Skolnik thotë se ky është momenti kur trupi juaj është më receptues ndaj riparimit të muskujve dhe rimbushjes me glikogjen. (rezervatet e karbohidrateve,të cilat trupit i përdor për energji.)

Mund të konsumoni:

një kos,

një banane,

një mollë,

një çibuk me djathë,

madje dhe tetë gllënka nga qumështi me çokollatë.

Përsa kohë që përfshihen rezervatet energjike të karbohidrateve dhe proteina që ju nevojitet për të filluar në mënyrën e duhur procesin e rikuperimit, atëherë jeni në rregull.

Kështu që herën tjetër kur të jeni duke u përpëlitur pas rimëkëmbjes së karburantit ushqimor, bëni investimin kalorik, thotë Skolnik. Do ju maksimizojë orarin tuaj të djersitjes.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • po a e dini pse keshillohen keto ushqime? te gjithe ata kane permbajtje te larte magneziumi (edhe kosi, edhe kakao, edhe bananet, e me radhe). Kjo sepse magnezi largohet nga trupi bashke me djersen. Mungesa e tij (magnezi merr pjese ne me shume se 300 procese qe ndodhin ne trupin e njeriut), sjell probleme te medha ne organizmin e njeriut. Krijohen probleme ne zemer dhe ne enet e gjakut, rritet tensioni i gjakut, shfaqet pagjumesia, lindin probleme ne muskujt e trupit, ngerce te kembeve dhe duarve, dridhje te duarve, e shume gjera te tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *