Nga Bedri Islami
Është e pabesueshme se si një njeri, aq më tepër lider i një force politike, në kaq pak kohë, është transformuar në një mënyrë të pabesuar, duke u shndërruar në një sozie të pështirë të shefit të tij të mëparshëm.
Lulzim Basha, lideri i shqupasve të rinj, është menduar se, megjithë vjedhjet dhe fajet tragjike që ka mbi vete, të paktën për një kohë më të gjatë, do të ruajë koracatën e tij të njeriut të shkolluar, të qetë, të ndjenjësuar, për më tepër një figurë tipike holandeze, i cili, edhe sot e kësaj dite, gjysmën e trupit dhe gjysmën e kohës i ka atje, në vendin e mullinjve.
Me pamjen e tij të njeriut që qesh edhe kur të ngushëllon për një vdekje; ledhatar deri në ngjisje, i bindur se nuk bën asgjë të keqe edhe kur të gënjen se sa është ora, pushtetdashur pa e ushtruar pushtetin, dremitës në një post që i dhuruan dhe agresiv kur ishte fjala e ndaljes së dallgës së revoltës, ai, më në fund, ka shkundur atë pamjen e zakonshme, disi lozonjare e disi trullosëse dhe, ditët e fundit, furishëm, është shfaqur në një pamje krejt ndryshe. I tjetërsuar. I egërsuar. I shpërfytyruar. I çoroditur deri në asgjësimin e pamjes së tij të dikurshme dhe agresiv përtej së zakonshmes: foltores së Kuvendit.
Në pak ditë ai kërcënoi një arkitekt të shquar ndërkombëtar se do ia ndalonte hyrjen në Shqipëri, duke e shpallur person të padëshiruar, sapo të bëhej shef qeverie dhe, shkoi më tej, duke kërcënuar me vendosjen e minave shumëkatëshe që do të mund të ndërtoheshin në sheshin ku do të jetë edhe teatri i ri kombëtar.
Kërcënimi ndaj ndërtuesit Fusha, mik i tij dhe tenderues i vazhdueshëm i kohës bashkiake, duke paralajmëruar vendosjen e minave në mes të kryeqytetit, u përkrah nga analistë të pranësuar tek ai, të cilët kanë ëndrrën e minave, rrëzimit të pushtetit me dhunë dhe goditjes përmes forcës, ndërsa vetë rrinë në shtëpi dhe qërojnë gështenjat e dimrit.
Basha, në shpërfytyrimin e tij politik, e bëri kërcënimin e minave pikërisht për një kauzë që ia kanë gjetur dhe që nuk është as e tija dhe as nuk ka qenë kurrë: teatri i ri kombëtar; një sherr i vazhdueshëm mes qeverisë dhe sindikatës së artistëve, kjo e fundit një zgjatin linear i shqupit politik, që në këtë rast e banalizoi dhe e politizoi aq shumë, sa që tani ka kaluar pragun e tyre. Edhe ai vetë e di se kauza e dhuruar, si edhe të tjerat më pas, nuk është e tij, por toni i përdorur, si ato çjerrjet e zakonshme të shefit të tij politik, tregojnë se pas gjithçkaje të dukshme është edhe ana tjetër, ajo e padukshmja, por që nuk është e vështirë të kuptohet.
Përse ka degraduar kaq shumë, edhe në shfaqjen e jashtme, Lul Basha? Vërtet , nëse ndonjëherë bëhet shefi i qeverisë, do të mund të shpallë “person non grata”, një figurë të njohur në të gjithë botën për veprat e tij? Është e mundur që disa shumëkatëshe do i hedhë në erë duke i vendosur minat, apo i gjithë zemërimi dhe shpërfytyrimi i tij është diçka tjetër?
Jam i bindur se shpërfytyrimi i tij i jashtëm nuk ka lidhje as me Fushat, as me arkitektin danez, as me teatrin, as me sheshet, as me Ramën.
Ka të bëjë me dy gjëra themeltare:
Së pari, pushteti po rrëshqet gjithnjë e më shumë larg tij dhe, megjithë gabimet dhe mosrealizimet e qeverisë Rama, duket tashmë i pakapshëm.
Analizat e fundit të institucioneve europiane apo edhe indekset e pyetësorëve që po bëjnë furishëm, tregojnë se rritja e PD-së dhe , bashkë me të edhe figura e Bashës si lider i saj, nuk kanë njohur rritje, ose , në disa qarqe, ato janë në rënie të ndjeshme.
Asnjë indeks nuk tregon për rritjen e tij politike dhe as për mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme vendore të ketë ndonjë shenjë kthese. Të dhënat, me të cilat është njohur edhe ai vetë, tregojnë se mosbesimi ndaj Bashës është shumë më i ndjeshëm se sa zhgënjimi ndaj qeverisë Rama. Zona e bardhë e votuesve, pra të lëkundurit, është rritur ndjeshëm dhe është e mundur që bashkitë kryesore të vendit, përfshirë edhe tradicionalet pro pëdëistëve, të jenë bastione të reja të së majtës.
Shenja, ende në eter, dëshmojnë se bashkimi në një front mes së lësëistëve dhe pëdëistëve në zgjedhjet vendore, po bëhet gjithnjë e më i vështirë, deri sa të shkojë drejt së pamundurës. Ose Basha do të bëjë lëshime të mëdha, duke lënë bashki gati të sigurta në duart e aleatëve të rinj, ose mund të gjendemi para një kthese tjetër politike, e cila do e fundosë përfundimisht karrierën e tij dhe, më pas, do e drejtojë në dyert e strukturave të drejtësisë, ku prej shumë kohe e ka vendin e duhur.
Së dyti, para syve të tij po rrëshqet nëpër gishtërinjtë e drejtësisë një numër i madh i njerëzve të deleguar nga pushteti i tij në strukturat e saj. Shumë nga gjyqtarët e prokurorët e njohur për qëndrime thellësisht politike, duke shkuar edhe më tej se kaq, si vegla të goditjes së opozitës së kohës, tani po shpërfytyrohen moralisht e një ditë do të përgjigjen edhe penalisht.
Thuajse gjysma e një garnizoni në drejtësi, shumë nga të cilët janë plepistë apo të komanduar nga forca e tij politike, përmes shefit të qeverisë dhe një presidenti gjysmak në mendimin e tij politik, tani po shfaqen ashtu si njerëzit i kanë ditur: hajdutë të klasit të parë.
Vettingu, megjithëse mund të ketë edhe ai gabimet e tij, po zbulon fakte skandaloze se si kanë bërë pasuri të përkëdhelurit e Bashës, ata që mbyllën dosjet e tij, që gjykuan Gërdecin e 21 janarin me sytë nga shefi i qeverisë, ministri i brendshëm dhe presidenti.
Këto po largohen. Erën e goditjes e ndjen më shumë pikërisht njeriu i mbuluar me padi të mëdha, disa nga të cilat, të mbyllura me procedurë, mund të hapen një ditë dhe duhet të hapen.
Nuk do të jetë gjithnjë e mundur që për hir të sozias së tij politike, shefi i sotëm i qeverisë të shpërblejë shefin e opozitës, si në rastin kur, pasi i hodhi një pallat me leje të dyshuar në erë, i bëri edhe dhuratën disa milionë euro. Nuk do të jetë e mundur, megjithëse përkëdheljet i bëjnë punë më shumë ndaj një njeriu që më shumë të shikon nga duart se sa nga mendja.
Basha i shpërfytyruar është pamja e re e liderit të opozitës.
E kishim parë në foltoren e Kuvendit apo në deklarata çapraze , dhënë aty këtu, duke nxjerrë gjoksin para si një çupkë faqekuqe, por e kishim vështirë të besonim se njeriu që qesh mund të bëjë paralajmërime të tilla.
Një kohë e re po vjen: Basha ka hequr petkun e qytetarit dhe po vesh mantelin e kalorësit, të cilit, një ditë, si do të jetë e arsyeshme, mund t’i bien ushkurët e luftës dhe të dalë lakuriq.
Një njeri i trembur!

O shoku Bedri , gomari im tani nuk po pjerdh me , nuk e di si e ka hallin !!!??? Te lutem me kthe nje pergjegje se dhe kete pune ti duhet ta dish .
LEXOJE DHE SHPERNDAJE !!!
Misteri i pazbardhur i darkës së 11 Dhjetorit 1990…
Nga Arben Meçaj
Për të 24-in vit i njëjti ritual. Dhjetori si Festë e Rinisë, Festë e PD, Festë e Demokracisë. Festojnë të gjithë. Në tribuna del kushdo që është pjesë e oborrit të udhëheqjes së momentit. Në këtë dhjetor e njëjta panoramë. Në tribunën e 8 dhjetorit të organizuar nga Berisha, Imami, Selami dhe disa të tjerë për kornizë. Por dhe protagonistë të dhjetorit, studentë te vërtetë në një aktivitet promovues të Hapjes dhe Lustrimit të Dosjeve. 11 dhjetor, një pamje tjetër. Festa e PD vetëm me një aktor, oratorin Basha, udhëheqësin Basha. Një material i shkurtër viziv, me protagonist të vetëm atë: Lulzim Bashën. Aty në qendër Berisha, dhe rrotull tij ata që bënë “epokë” në dhjetor ’90. Askush prej tyre nuk foli. Ata u zbythën në imazhin e sforcuar të Udhëheqësit te Ri, në një sfond muzikor që sinqerisht nuk kuptohej çfarë mesazhi transmetonte.
Gjithsesi… Në mbrëmje në media, një dokumentar i gjatë, me të dhëna të vlefshme historike mbi dinamikën e ngjarjeve atë dhjetor 1990. Një sy “masovik” dallon në këtë dekor festimesh një bollëk informacioni të ndërthurur pa datë, pa kronologji, pa ritëm, por me protagonistë themelues, kritikë dhe opinionistë. Tenton të prodhojë kronologji, të bindë se materiali është pasqyrë e pastër e kronologjisë së ngjarjeve, por pa dashje “tek tuk” në skenë ekspozohen inserte televizive që në pamje te parë ndërthuren “ëmbël” me ngjarjen, por një sy i vëmendshëm, për më tepër syri i një protagonisti të kohës, e dallon “dobiçllëkun” e tyre. Ngjarje, thirje, parulla, entiziazem i shkurtit 1991, mbivendoset si ngjarje e ndodhur në… dhjetor 90.
Për korrektesë, jo vetëm historike, por për të mos lejuar deformime me qëllime jo korrekte dhe promovime abuzive, dua të sqaroj se deri shkurt 91, përveçse në Shkodër, në Tiranë nuk ka patur thirrje “Poshtë Diktatura!” Thirrja ka qënë Liri – Demokraci! Po çfarë ndodhi në darkën e 11 dhjetorit 1990? Sapo u kthyem nga takimi me Ramiz Alinë. Tek ballkoni para mensës 2 (ku gjatë dy ditëve te fundit ishte improvizuar një tribunë) shkon Ben Imami dhe “raporton” mbi “suksesin” e takimit. Në fakt media publike kishte transmetuar rezultatet e takimit. Pas tij fjalën e merr Berisha me një fjalim që me thënë të drejtën ha debat, por që nuk është qëllimi i këtij artikulli. Më tej, në shesh vendoset regjistrimi fonik i bisedës me Alinë dhe entuziazmit gradualisht po i vinte fundi. Njerëzit e mbledhur ne shesh filluan të shpërndahen për t’u rikthyer të nesërmen në mëngjes. Nuk e di se për cfarë arsye (por gjithsesi le të jem dhe unë objekt i zbardhjes së këtij momenti) isha pjesëtar i takimit “spontan” të organizuar në korridorin e katit të dytë te godinës 13 (Fevzo, nuk ishte godina 18, nuk ishte dhomë, por korridori katit dytë, nuk ishte mbledhje e organizuar se nuk ishte kush ta organizonte, ka vazhduar vetëm 15-20 minuta). Do të qëndroj gjatë mbi këtë takim, sepse këtu dhe vetëm këtu u “skenarizua” Partia Demokratike e Nesërme, “Themeluesit”, “Udhëheqësit”. Në katin e parë tek dera hyrëse (një derë druri me xhama pjesërisht të thyera) qëndruan disa studentë, “për të mbrojtur këtë takim nga Sigurimi i Shtetit”. Në takim, në katin e dytë kujtoj të kem njohur Hajdarin, Imamin, Budinën. Të tre këta persona i njihja sepse së bashku bashkërenduam qysh nga ora 10 deri sa u kthyem nga Alia. Pashkon e kisha dëgjuar si pedagog tek Ekonomiku dhe pata mundësi ta identifikoja si emër prej disa studentëve që gjatë takimit të “Përfaqësuesve” tek salla e godina 14 i referoheshin shpesh si personazh. E fiksova si portret kur ne takimin e “Përfaqësuesve” tek godina 14, ai së bashku me Berishën tentuan të futen ne sallë, por u refuzuan në mënyrë demonstrative nga studentët “Përfaqësues”. Berishën me thënë të drejtën e kam parë vetëm pas vetratës së drunjtë të sallës së godinës 14. Në këtë takim (korridori i katit te dytë, godina 13) kishte dhe disa persona të tjerë, të cilët nuk i njihja fare, nuk i kisha parë në asnjë aktivitet apo protagonizëm te 3 ditëve te dhjetorit.
Ndërkohë që deri në atë moment flitej për një strukturë politike të studentëve (emri ishte i pa diskutuar për shumë arsye. Flitej për parti studentore apo të intelektualëve, por gjithsesi vetëm fjalë), në këtë takim u fol drejtpërdrejt për një Parti të Re. Diskutimi u përmbyll shumë shpejt kur Berisha insistoi: “Do ta quajmë Parti Demokratike, fjalën Demokraci si parrulla Liri Demokraci, nuk do t’ia lëmë asnjë partie tjetër!”. Nuk pati debat, por të gjithë në korridor ranë dakort që Partia e Re ta ketë emrin Partia Demokratike! Ishte ora diku 10.30-11.00, kur përpara se të ndaheshim për në shtëpi, u “vendos” që të nesërmen do të mblidheshim tek shtëpia e Pashkos (ishte pranë Qytetit Studenti dhe kishte kompjuter). Vendi i takimit do të mbahej sekret, se mos sulmonte Sigurimi Shtetit. Mua m’u kërkua të qëndroja me studentët në Qytetin Studenti, dhe të mbaja kontakte me Bodrumin për çdo zhvillim. Të nesërmen, me një grup tashmë të organizuar studentësh, menaxhova situatën në shesh dhe mbaja kontakt me “Bodrumin”. Vite më vonë, kur ngjarjet fillova t’i shihja me një sy më realist, por dhe kur informacioni im ishte më i bollshëm dhe i zbardhur, fillova të analizoja. Kush ishim Ne, që në atë korridor të godinës 13, vendosëm emrin e Partisë Demokratike? Katër ishim “legjitimë”. Minimalisht si të mandatuar (sepse në fund te fundit u zgjodhëm nga studentët për përfaqësim në takimin me Ramizin). Kishim dhe një të drejtë morale. Po të tjerët kush ishin? Kush i mblodhi në atë kat të dytë? Kush i mandatoi për vendimmarrje? Është nata kur ne politikën aktive po instalohej struktura drejtuese e Partisë Demokratike. Askush nuk ka pyetur ndonjeherë: Cfarë peshe publike, apo përfaqësim shoqëror kishim Ne? Cfarë strukturash politike disidente apo konspirative antikomuniste apo ku ta di unë përfaqësonim? Si ishte e mundur që një grup njerëzish pa njohje me njëri tjetrin, pa asnjë informacion për njëri tjetrin, pa aktivitet publik, të mblidheshin në një korridor godine dhe për 15 minuta, të vendosnin themelimin e një Partie?!? I bëra këto pyetje retorike, sepse në historinë botërore nuk ka ndodhur asnjëherë, asnjëherë për be’, që krijimi i një partie apo grupim politik të realizohet vetëm për… 15 minuta. Nga njerëz që asnjëherë nuk e kishin njohur njëri tjetrin dhe për më tepër, nga individë që asnjëherë nuk kishin shprehur publikisht pikëpamjet e tyre politike. Në dokumentaret e tij, Blendi Fevziu pikërisht këtë moment tepër të rëndësishëm të lindjes së PD, e anashkalon me një shprehje që ndoshta provokon më shumë se dyshimi im dhjetëra vjeçar. Askush nuk jep një opsion të qartë mbi këtë zhvillim. Kjo fazë e themelimit të PD është e errët, e paqartë, me pikëpyetje serioze. E pra si u mblodhën këta njerëz? Pikëpyetje që kanë nevojë për sqarime, nëse do të duam të jemi “krenarë” mbi kontributin për themelimin e PD.
Personazhet në “Bodrumin” e Pashkos e shtojnë akoma më shumë domosdoshmërinë e sqarimit të këtij intervali kohor. Këta persona të nesërmen në mëngjes u “vetëshpallën themelues”. Të pasnesërmen ata dolën në tribuna organizimi të PD-së, organizuan “votimin” e Kryesisë, etj. Por para kujt? Është normale që një strukturë politike të ketë themelues dhe këta janë gjithnjë “të parët“. Por a mundet dikush (pjesëmarrës ne lëvizjen studentore) të shpjegojë nga dolën këta njerëz të cilët u filmuan hap pas hapi nga një kamera private dhe për vite me radhë këto filmime i përdoren për t’u mburrur si themelues të PD. Ishin në lëvizjen studentore këta njerëz?
JO. Kishin protagonizëm politik deri në këtë moment?
JO. Protagonizëm disident Jo e JO. Po cfarë i bashkoi atëherë tek “Bodrumi”?! Kush i mblodhi? Dikush u kujdes dhe kujdeset për 24 vjet që t’i proklamoje në çdo Dhjetor si “themelues”. Ata kujdesen dhe për veten. Njëherë shkruan njëri dhe “prodhon” protagonizmin e tjetrit. E pastaj tjetri atë të njërit. E në finale Opinioni i Fevzos ngulit parafabrikat imazhin e pakontestueshëm të “Themeluesve”.
Ç’rëndësi ka kush kanë qenë. Një gjë është më e sigurtë se kurrë. Nuk ka studentë themelues të PD. Flitet për katër a pesë, por vetëm ditët e para sa për të justifikuar PD-në si produkt i Lëvizjes Studentore. Më tej dhe këta nuk figurojnë më askund. Gjithsesi dhe për këta studentë përsëri është e paqartë kush i përzgjodhi. Kush i mandatoi të përfaqësonin studentët. Dhe këta të Emëruar! E sot në këtë artikull unë shtroj pyetjen e thjeshtë: Kush i mblodhi këta njerëz që u vetëshpallën “nismëtarë”?
Këtë pyetje ja kam bërë në këto njëzet e ca vite vetes. Personalisht u ndodha me vullnet të lirë në mes te studentëve të fakultetit tim Inxhinieria e Ndërtimit. Qëllimi thjesht të mbështesja me prezencën e një pedagogu të ri këtë lëvizje i ndërgjegjësuar se ishte lëvizja që do të mbetej në historinë e Shqipërisë si Revolucion. Isha nga të paktët pedagogë në masën studentore. U përzgjodha prej studentëve të mi si një ndër katër përfaqësuesit e fakultetit ne takimin me Ramiz Alinë. Loja me maska… Me krenari (por dhe me një ndjenjë të sinqertë tensioni dhe përgjegjësie) pranova përfaqësimin. Dua të theksoj këtë moment, si një nga më optimistët, por dhe më demokratikët e zhvilluar ne 75 vitet e historisë shqiptare. Me 10 dhjetor u paracaktua se të nesërmen, me 11 dhjetor 1990, do të bëhej takimi i një grupi përfaqësuesish të studentëve me Ramiz Alinë. Ishte caktuar numri i përfaqësuesve dhe duhej që nga çdo fakultet të kishte 4 përfaqësues. Studentët u mblodhën tek fushat e sportive të Qytetit Studenti sipas fakulteteve. Ashtu në unanimitet të plotë çdo fakultet zgjodhi përfaqësuesit e tij, studentë e pedagogë. Ne përfaqësuesit e Rinisë Studentore u mblodhëm tek salla e godinës 14. Në sallë, rinia studentore e Dhjetorit ’90, u ballafaquam me tentativën e parë për penetrim. Nuk mund ta harroj momentin kur pas dyerve të drunjta të sallës dallova dy persona tentuan me zhurmë të futen në sallë (ishin Berisha e Pashko). Por trupa e studentëve rezistoi. Nuk i pranoi në atë sallë, prej nga nisi “pluralizmi” shqiptar. Por nuk ishte e thënë. Dritaret e Demokracisë së Re ishin hapësira më kanata të hapura. Pak kohë më vonë këta studentë të rinj e panë veten jashtë shtëpisë. Rojtarë, tellallë, shërbëtorë, të haruar dhe braktisur. Kisha vite që i meditoja këto rreshta, gjithnjë kur shihja “protagonistë”, “themelues” etj. Por kur shoh që Basha feston si hero themelimin e PD-se, kur shoh Imamin e Selamin si dekor koketash të Berishës, e kur njihem me një iniciativë të një grupi Dhjetoristësh Idealistë (që i mbështes dhe përkrah me gjithë qenien time fizike, shpirtërore dhe politike) për hapjen e Dosjeve të Sigurimit, apeloj publikisht:
“Të nderuar bashkëluftëtarë idealistë të Dhjetorit ’90. Erdhi koha dhe momenti të mbrojmë idealizmin me të cilin protestuam dhe fituam në dhjetor 1990. Është koha të zbardhim kush skenarizoi, orkestroi dhe përvetësoi këtë idealizëm.”
Gjithcka e ka zanafillën në 11-12 Dhjetor. Fevziu e deklaron si intervalin kohor më të paqartë në ngjarjet e dhjetorit 90. Unë e deklaroj se është ky dhe vetëm ky intervali kohor kur lëvizja studentore u rrëmbye. Nga kush?
Shume i lodhur dukesh ne kete perpjekje per ta ricikluar ate qe eshte e dokumentuar si grusht shteti, si gjoja “levizje idealiste per liri dhe demokraci”.
Po he, cilat ishin idealet tuaja, nese gjerat do shkonin sipas “endres demokratike”?
Te privatizonit ekonomine, te shisnit pavaresine ekonomike te Shqiperise tek “investitoret e huaj”? T’i kthenit Shqiparet ne skllever te te huajve ne token e tyre?
Dhe ndersa humbisnin c’do kontroll mbi pasurine e tyre qe dy gjenerata me shume mund ndertuan, t’u merrnit mendjen duke u vene perpa “mundesite e zgjedhjes qe ofron pluralizmi”.
Te zgjidhnin c’fare? Ne nje shoqeri ku nje pakice e ka ekonomine prone private, zgjedhjet jane sa per t’u marre mendjen njerezve.
Pluralizmi eshte si t’i thuash dikujt: je i denuar me vdekje, por mund te zgjedhesh, nese do te varesh, pushkatohesh, apo ekzekutohesh me injeksion apo karrige elektrike. Ky burg eshte shume demokratik.
Monizmi eshte si nje mjek qe i thote pacientit: vuan nga nje semundje qe po nuk u trajtua eshte vdekjeprurese, por fatmiresisht ekziston nje kure, vetem nje kure funksionon ama, nuk ke se cfare te zgjedhesh. Mjeksia nuk eshte demokraci.
Ja qe paska dhe ca “hulumtues” qe kohen e lire e shfrytezokan vetem per te zbuluar mistere…
E gjete misterin (lexo:qenin e ngordhur) o Endri? He me te lumte ty! Tani futi po deshe dhe nje te shperndame ke bordurat e bulevardit. E mira e te mirave do ishte sikur ta printoje nja dhjete here dhe t’i ngjisje me radhe sa ke murret e bashkise se gë-99çit, sa ke bunkarti, sa ke palma e kryeministrise, dhe sa ke teatri popullor. Te fundit ruaje per ekstra bustin e ahmutit. Mos e beso po deshe, po ate e kam mikrob se tamam ke ai vend ka pas qene pisha ku sikur beja shurren.
Qe thua ti qe s’thua hicgje, ate grushtin e shtetit mblidhe dhe fute poshte shaleve se ne demokratet para-salisjane nuk jemi transvestite qe ta shnderrojme vetveten brenda nates nga komuniste te thekur as ne demokratikas, dhe as ne asociale rilindjote. Per ate lodhjen ke te drejte se nuk eshte dhe aq e lehte te derdhesh nje mal me peshtyma digjitale kunder jashteqitjeve te kombit. Une ta bera te qarte perkatesine time, tani e ke radhen ti te sqarosh se kush te futi si fand spathi ne kete forum.
Ja ku e ke listen e vendeve qeverite e te cilave jane permbysur me grusht shteti nga Amerikanet. Shqiperia figuron 2 here, si nje perpjekje e deshtuar ne vitet 1949-53 dhe si nje perpjekje e suksesshme ne vitin 1991
https://williamblum.org/essays/read/overthrowing-other-peoples-governments-the-master-list
Lider?!!!!!
Tani te mos e teprojme!
Demokrateve ju duket si justin bieber, pasi eshte aq i llastuar nga Berisha, tekanjoz, i lepire, irritues me nderkombetaret, sumce me ultimatumet qe jep vete, po me mire pyesni Fllazicin qe e solli. E thote troc dhe i deshperuar se Lulzim Basha eshte idiot.
Ndersa per nderkombetaret eshte ” kostum bosh”. Nje kukull teveqele dhe impotente me te cilin Berisha poshteron dhe peshtyn diplomatet perendimore, mban peng partine dhe vazhdon te ushtroje kontrollin e tij familjar mbi opoziten dhe PDne qe e konsideron prone.
Lulzim Basha eshte perpjekja e fundit e deshperuar e Berishes per tu kapur pas pushtetit, por edhe drama me e madhe qe Berisha i shkaktoi PDse, qe pasi e kaleroi familjarisht e shkaterroi me intriga si Shqiperine e 97, Ushtrine, Financat, Pronat, Territorin, Drejtesine.
Per Bashen askush nuk do te kujtohet pas ca vitesh. Ne fund ishte dhe ngelet nje nga ATA shume kryetare te tredhur, qe Berisha i sajoi PDse, per te mos e leshuar nga thonjt e tij.
Prit kur te plasi ne pd. Kur baza te theret me sherbetoret ekstremist te udheheqjes, qe mbrojn deshtake te perjetshem.
Prit prit edhe pak.
Problemi i Bashes eshte qe sa me shume kercenon dhe ulerin per tu dukur burre, aq me shume duket nje lavire histerike qe ja hipin te gjithe.
Pedeistet kane liderin qe meritojne.
Ndofta nga qe nuk beri ndonje qengj kurban tek shkallet e Shqupit, po i hecen terc! Edhe pse qengji nuk mjaftonte per te bere prrokopi, duhet te kishte bere kurban Gomarin, qe ka ballsamosur si merhumi.
Bedri,akoma nuk qenke transferuar ne ERTV?Konkretisht ti atje paguhesh,por pse na shqeteson ne kete gazete te nderuar “Dita”,e nuk na len ta shijojme sic na e do qejfi?
Lulqimja me buze te kuqe… ? Athere i takon te jete nje çingije rrugesh te Amsterdamit atje ku ndizen dritat e kuqe.. o shqip i themi prostitute—
Z. Bedri, dakort me gjithecka qe analizon ne artikullin tuaj
lidhur me Lulush Bashicin. Megjithate,sipas mendimit tim,
kot merresh me kete “klonizim te Saliut”. Profesioni i tij ka
qene “bakshishi”, “tip”. Fale, Argites, e bija e ish- presi-
dentit te “Kohes se Kosoves” arriti permes servilizmit ser-
lizmit dhe spiunlleve ne favor te UDB-s jugosllave kunder
UCK,arriti te ngjise si “keter” shkallet e hierarkise partiake
ne PD, pa patur asnje merite, asnje kontribut dhe as me
te voglen pergatitje politike e ideologjike. Profesionin e tij
e kam permendur me lart “tipi” ,pas cdo sherbimi klientit
ne aeroportin e Rinasit. Me kane thene se kete zanat e
“qante” fare. Gojeembel, elegant, buzeqeshje terheqese,
et.etj. Ne kete kuptim i drejtohem zotit Bedri qe kot e
“merrni me goje te ziun Basha” ?! E ashtuquajtura PD.
qe ka kohe qe ka pushuar se qenuri nje parti dhe eshte
shndrruar ne nje bande mafioze dhe bandat mafioze nuk
kane dy por nje “Godfather” apo “IL Padrino” dhe ju,ashtu
si te shqiptaret e dine mjaft se cili eshte kryemafiozi i
bandes . Ai eshte Sali Vicidoli dhe i bandes se dyte eshte
Ai qe tash qendron mbi kolltukun e Presidentit………!