Nga kush ka frikë Dick Marty? Raportet mes shërbimit sekret serb dhe ish-senatorit zviceran që sajoi “Shtëpinë e Verdhë”

redaktor

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Zakonisht shërbimi sekret serb kur vendos të kërcënojë ose, edhe më tej se kaq, të likuidojë një dëshmitar të caktuar, ka dy shkaqe: ose dëshmitari fillon e bëhet i rrezikshëm dhe mund të dëshmojë të vërtetën e asaj që ka ndodhur, duke hedhur në erë plane të tëra përgatitur me mundim, ose shërbimi i fshehtë nuk do që të bëjë deri në fund pagesën financiare për të cilën është rënë në një mendje që në krye të herës.

Nuk e di se cili nga këto shkaqe ka të bëjë me ish senatorin zviceran Dick Marty, i cili është vënë nën mbrojtjen e organeve të specializuara të shtetit të tij, nën një vëzhgim të vazhdueshëm, sa që brenda shtëpisë së tij kanë ngritur një dhomë të posaçme, të fshehtë, kur familja e Dick Martyt mund të fshihet dhe të jetë e sigurtë në rast të një sulmi të drejtpërdrejtë.

Edhe një herë, ish senatori zviceran është vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, sidomos të asaj pjese që ka lidhje direkte ose të ndërsjellë me Kosovën dhe zhvillimet e saj, tashmë dramatike, të cilat lidhen me Gjykatën e Posaçme.

Për ironi të politikës, në godinën e paraburgimit të Hagës ndodhen pikërisht disa prej atyre që këmbëngulën deri në fund të ngritin këtë institucion drejtësie, i cili , sipas Kushtetutës është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por që, edhe kundër frymës, germave dhe neneve të Kushtetutës, nuk pyet për asgjë.

Dick Marty është njeriu që e nisi këtë zhvillim. Në fakt, ai ishte fasada që u përdor, duke parë gatishmërinë e tij dhe të bashkëvendëses së tij, Del Ponte, për të vepruar deri në fund ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sidomos liderëve të saj, kushdo të kishin qenë ato.

Si lindi ky raport dhe pse ka frikë tani zoti Marty, i cili, pikërisht në një ditë si kjo, tre vite më parë, refuzoi përballjen publike me politologun Bardhyl mahmuti, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK-së.

Fillesa është në stacionin kryesor të trenit në Zyrih. Në këtë stacion tre burra, dy nga të cilët të ardhur posaçërisht për këtë takim nga Serbia, punonjës të rëndësishëm të shërbimit inteligjent serb, të cilët që prej 10 viteve merren me ndjekjen e ngjarjeve në Kosovë, po presin një ish prokuror zviceran, që tani është senator i Këshillit të Europës.

Njëri prej tyre është Milan Protiç, që nga maji i vitit 2009 ambasador në Republikën Zvicerane, pasi kishte qenë më parë ambasador në Shtetet e Bashkuara. Vinte nga një familje e njohur serbe, lidhur ngushtë me politikën. Gjyshi i tij kishte qenë kryeministri i parë i Jugosllavisë në vitet 1918-1920 dhe më pas si kreu i Bankës Qendrore Jugosllave, anëtar i kabinetit qeveritar ( 1941).

Milan Protiç ishte një figurë e besuar e shtetit të tij, diplomat dhe publicist, opozitar i Millosheviçit, por edhe i përkëdhelur i regjimit. Disa ditë më parë, në klubin parlamentar zviceran, -që atij iu duk si mensë punëtorësh, -pikërisht në papafingon e asamblesë federale në Bern, Bundesplatz, do të ndodhte takimi i parë mes tij dhe një senatori.

Disa vite më pas, ambasadori do të shkruajë në librin e tij, “Toka e Njerëzve të Vilhelmit” se “ishte pothuaj e zbrazët kur hyra në të, duke kërkuar me një vështrim të paqartë për bashkëbiseduesin tim të planifikuar, senatorin zviceran, ish prokurorin kantonal dhe informatorin e Këshillit të Evropës, radikalin liberal Dick Marty.
M’u afrua një burrë i moshuar me gjatësi mesatare… “Dick Marty”, tha ai me zë të thatë, duke anuar me dorën e zgjatur.

– “Më vjen mirë” u përgjigja butë me një buzëqeshje të detyruar dhe u prezantova. Ai pohoi me kokë, duke më treguar një nga tryezat. Ishte e hënë, 4 maj 2009, pasdite e hershme”.

Biseda është e shkurtër, pasi shumë gjëra janë thënë nga larg, me ndërmjetës. Ambasadori i tregon qëllimin, Marty është dakord. Ai ende nuk di thuajse asgjë se çfarë ka ndodhur, por është i gatshëm. Nuhatja e tij prej ish prokurori kantonal dhe miqësia me ish shefen e tij, Karla del Ponten, e bënë të besoj se fjala është për një ngjarje të bujshme, pas së cilës mund të mbetet edhe emri i tij.

Pasi e dëgjon, disi shpërfillshëm, në fakt është shumë i interesuar, flet ngadalë: “Jam për përgjegjësitë nëse vërtetohet ekzistenca e fajit. Pra, e përsëris, kjo nuk është një çështje politike, por një çështje penale. Kjo është e gjitha që unë kam për të thënë”.

Më tej shtoi se: “E vetmja gjë që mund t’u them është se unë jam pesimist në parim. Si prokuror afatgjatë, e di që ka qenë praktikisht e pamundur të gjesh prova materiale për dhjetë vjet, duke supozuar, natyrisht, se aktet e inkriminuara janë kryer vërtetë”.

Ambasadori shkruan:
– “Ai u ngrit në këmbë, gjë që tregoi se takimi kishte mbaruar. Nuk mund të thosha asnjë fjalë. Sidoqoftë, bazuar në ato që dëgjova, fitova një pamje të caktuar të Martyt dhe të qëndrimit të tij”.

Ndërkohë ishte lënë takimi i ardhshëm dhe ambasadori e kishte garantuar se shteti i tij do e përgatiste të gjithë dosjen e duhur. Kosova nuk duhej të lihej në rregullin dhe qetësinë e saj. Duhej krijuar një gjendje vorbulle, disfata duhej shfrytëzuar për revanshin e pritshëm dhe akuza duhej të ishte e tillë, sa që të trondiste këdo që e dëgjonte. Ishte apo nuk ishte e vërtetë, kjo nuk kishte asnjë rëndësi.

Takimi i ardhshëm dhe dorëzimi i dosjes voluminoze do të bëhej larg sallës së parlamentit. Në stacionin e trenit, ose, si thonë Bahnhof. Shumë gjëra bëhen në këto stacione treni, që nga bizneset e zeza, trafikimet, droga e shpërndarë, patriotizmi i bahnhofëve dhe deri tek prostitucioni, që kësaj here do të jetë politik.

Tre burra: Njëri ambasador, tjetri prokuror që kishte hetuar ngjarjet në Kosovë, Vukçeviç dhe hetuesi i policisë, përgjegjës për shumicën e materialit të mbledhur.

Ambasadori vazhdon në librin e tij:
“Do prisnim Dick Martyn në një dhomë në stacionin e trenit të Zyrihut. I mbushur me njerëz, disi prapa restorantit dhe kuzhinës, që ishte ende pjesë e kompleksit hotelerik. Dhjetëra platforma trenash shiheshin përmes dritareve…”.

Faqja e parë DITA, 11 prill 2022

Takimi i dytë

Takimi tjetër është edhe më i shkurtër, si gjithë gjërat e fshehta të errësirës. Dy dosje i dorëzohen senatorit. Njëra, e paketuar bukur, është voluminoze, tjetra e hollë. Senatori largohet.
Përmbajtja e dosjes së madhe dihet tashmë, përmes saj janë ngritur akuzat ndaj krimeve të supozuara të luftës.

Meqenëse asnjëra prej tyre nuk është aq e rëndë, sa që të tronditë, është dashur të gjendet diçka tjetër.
Dy herë me radhë kolegia e tij dhe shefja e tij e vjetër ka dështuar në paditë e ngritura. Të gjitha akuzat për kampe të burgosurish, burgje, qendra të torturës, njerëz të zhdukur, keqtrajtime, vrasje, janë hedhur në erë. Në dy procese, njëri pas tjetrit, të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm, ashtu si edhe kishte ndodhur në të vërtetë.

Del Ponte e kishte nisur gjithçka me njërin nga komandantët që kishte jetuar shumë vite në Zvicër, ku ajo ishte përpjekur të ndalonte, si kryeprokurore, çdo aktivitet në dobinë e luftës çlirimtare. Ramush Haradinaj i ishte dukur më lehtë për t’u dënuar.

Kishte shfrytëzuar çdo rresht të dy librave të tij, kishte thirrur çdo njeri që mendonte se kishte qenë kundërshtar i tij, kishte hetuar dhe pyetur serbët e ikur nga rajoni i Dukagjinit dhe në fund, kur e kishte menduar se burgimi do të ishte i gjatë, kishte ndodhur e kundërta: Ramush Haradinaj, në dy procese, ishte i lirë. Kishte dështuar më parë edhe më keq me procesin Limaj.

Shërbimi serb nuk ishte lodhur deri sa e kishte gjetur një zë të tij në Këshillin e Europës. I kishin dorëzuar të gjitha materialet e grumbulluara, gjithnjë duke e plotësuar, deri sa ishin bërë më shumë se pesë mijë faqe dhe qindra biseda të regjistruara.

Kjo nuk kishte mjaftuar. Pastaj ishte shpikur Shtëpia e Verdhë, që megjithëse kishte qenë e bardhë, ishte quajtur ashtu si një sinonim i një shtëpie të tillë në Serbi. Tani, akuza e Shtëpisë së Verdhë, shkaku i takimit në stacionin e trenit në Cyrih nuk është më. Askush nuk flet për të, sepse të gjithë e dinë se ajo, pasi e bëri efektin e saj, tani nuk është më e rëndësishme.

Rënia e akuzës kryesore , trafikimit të organeve, të dhënë Dick Martyt për të ngjallur agresivitetin ndaj luftës në Kosovë, ka vënë në vështirësi organet e specializuara ndërkombëtare në Hagë. Mbi të gjitha kanë dhënë dëshminë se dosjet e përgatitura nuk janë “vepër“ e kolegut të tyre zviceran, por pasojë e një mendësie barazuese ndaj krimit dhe qëndresës, agresorit dhe dalzotësve të Kosovës.

Kjo nuk është dukuri vetëm në Hagë. Prej tetorit të vitit 1999 deri në qershor 2020 janë dënuar nga gjyqtarë të UNIK-ut, EULEX-it dhe ata vendorë, me aktgjykime të formës së prerë gjithsej 40 persona. Prej tyre 35 janë shqiptarë, katër serbë dhe një nga nacionalitet e tjera etnike. Ndërkohë, mbi 75 për qind të të akuzuarve për krime lufte, shqiptarë të Kosovës, janë shpallur të pafajshëm, por qëndrimi i tyre në burg ka zgjatur jashtëzakonisht shumë, edhe në shtatë apo tetë vite dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Të mbështetur në relacionet e sajuara, përgjithësisht të përgatitura në Beograd, dështimet kanë qenë të bujshme, por edhe dënimet të pajustifikueshme. Raporti mes krimit dhe ruajtjes së jetës ka qenë katastrofik.

Tani përballja po ndodh në Hagë. Përgjithësisht janë të njëjtët prokurorë dhe hetues të rasteve Limaj dhe Haradinaj, apo të hetimeve në Kosovë. Dështimi në akuzën e tyre është fatalitet për to. Besimi në materialet e paraqitura dhe në qëndrimin e tyre ndaj UÇK-së po vihet në dyshim nga avokatë të njohur ndërkombëtarë.

Është momenti kur shteti serb po diskreditohet nga qëndrimi i mbajtur në luftën në Ukrainë. Avokatërit në Hagë po dëshmojnë se hetuesia, por edhe zyra e Prokurorit të Posaçëm po bën seleksionim të materialeve, shumë nga të cilat do të dëshmonin në pafajsinë e të dyshuarve. Struktura si grup i organizuar kriminal nuk ka asnjë shenjë dëshmuese. Pikërisht në këtë kohë ridel në skenë Dick Marty.

Dik Marty erdhi disa herë edhe në Shqipëri. Shëtiti Kosovën, u takua me funksionarë të lartë në shtetin serb dhe, tani që akuza ka rënë, nuk u përgjigjet asnjë telefonate. Libri i ambasadorit solli të vërtetën se si shërbimi i fshehtë serb, në një stacion treni, tërhoqi senatorin si të ishte një bandit i zakonshëm dhe i dha me vete dosjen e ngritur mbi mashtrimin.

Përse pikërisht Dick Martyn? – është një pyetje e ngritur shpeshherë nga analistë dhe njerëz të zakonshëm. Përse shërbimi i fshehtë serb nuk gjeti një tjetër? Në fakt, atë nuk e gjeti shërbimi i fshehtë serb. Atë e dërguan tek ai shërbim. Njerëz që më parë ishin të lidhur me të. Që kishin bashkëpunuar, gjithë mllef për të ndëshkuar pikërisht ata që, edhe kur mendohej se ishte zonja e hekurt e shtetit, e shpërfillën dhe e bënë detyrën e tyre.

Karla Del Ponte do të ishte kryeprokurorja e vetme e një shteti evropian që nxori vendimin për ndalimin e të gjitha aktiviteteve të Yshtrisë Çlirimtare në Zvicër dhe mbylljen e fondit të luftës “Vendlindja thërret”.

Nga kush ka frikë Dick Marty?

Është krejtësisht e pabesueshme se frika e tij vjen nga hakmarrja e shqiptarëve të shumtë që banojnë në Zvicër. Ai këtë e di krejt mirë.
Shteti serb atë e ka pasur njeriun e tyre. Veglën e përdorur për të ngritur akuzën dhe për të ndryshuar gjërat në dobinë e tyre.

Është e mundur që forca të caktuara serbe, të grumbulluara rreth Institutit për Kosovën, ngritur pas vitit 2004, të kenë në mesin e tyre grupe radikale, por forca e tyre është vështirë të shtrihet në një shtet të sigurisë së lartë, si Zvicra.

Nëse ai vërtet rrezikohet, atëherë duhet të bëjë të qartë fillimisht rolin e tij në ngritjen e akuzave, rrjedhën e ngjarjeve, përse ai u bë dorëzanësi i tyre dhe përgjegjësinë politike e juridike për ngritjen e akuzave të rreme, si ajo për Shtëpinë e Verdhë në Shqipëri.

Është krejt e mundur që, shërbimi i fshehtë serb, duke ndjekur rregullisht seancat që po zhvillohen në Hagë ka drojën e madhe se gjithçka mund të jetë një fiasko, si duhet të ndodhë dhe se përmes zbërthimit të mbrojtjes të dalë e qartë se raporti Marty është përgatitur në Beograd, nga specialistët dhe prokurorët e saj dhe se, në të gjithë këtë akuzë nuk ka asgjë të saktë dhe të vërtetë.

Lidhja e tyre me Dick Marty do të jetë edhe më e qartë dhe atyre iu duhet një distancim nga ish-senatori dhe kjo mund të vijë përmes ngritjes së alibisë së kërcënimit, për t’ia lënë fajin shqiptarëve radikalë.

Shërbimi serb, kur i është dashur, ka bërë vrasje politike, të rënda, edhe duke përdorur vasalë të saj shqiptarë, edhe nga vetë shërbimi i tyre i fshehtë. Kështu ka ndodhur në rastin Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, por edhe në raste të veçanta me nacionalistë krotatë. Alibia e tyre e sotme është shfajësimi i së nesërmes.

 

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
32 Comments
  • Artikull intrtesant . Ajo qe tregon artikulli na pershtatet ne balkanasve qe eshte konspiracioni. Akuza qe nuk mund te verteohen ngelen te bukura per tu lexuar dhe vetem kaq . Tegjithe komandantete UÇK–se jane proçeduar per krime lufte. Kjo eshte e pa pranueshme per skrificat qe ata djem bene . Po keshtu eshte kur s’ke bomben atomike . Te marin e te çojne ne gjygj pa me te voglin problem.

  • Kështu thonë BABALET , kur nuk marin lekët , do më vrasin .
    Silleni në SHTEPIA eVERDHË , bashkë me BABALEN e LULSALIANJIT , të luajn domino , janë të sigurt , e shumta që mund t’ju ndodhë është që s’mund të flasin dot !

    • E njejta histori eshte edhe me Edi Ramen, te rekrutuar ne ndonje qoshe duke thithur ate te bardhen. Prandaj eshte si vella ne Aleksander Vucic.

      E ha nje luge corbe te prishur dhe vjell gjithe jeten, dhe e vjella kuterbon tek ne.

    • Po avokatet,po’ prokuroret e Republikes se kosoves a i Kane fjurmuar keto indice qe,ne fund te fundit ,Jane bere publike nga vete autoret.Ne shtyp kam lexuar per rolin e punonjesve te ” unmikut” ,Lulmik Bushtren ,Argita Putanen.Pse nuk thirren ne cilesine e deshmitarit?Lulmik Bushtren e Ka shoqeruar SADIK Martin e zvicres te shtepia e verdhe,thone se Kane kompletuar dosjet me akuzat.Per cilin i Kane pergatitur?Perprokurorin Sadik,apo per sherbimi sekrete serb.Sic del,dosjet Sadik Martinis ia Kane dhene serbet.Sherbim gratis,apo me pagese nga Lulmik Bushtren dhe Argita putana.A duhet te hapet nje ceshtje penale ketu ne shqiperi per keto sherbimie,Duke shperdoruar postin zyrtar,me perfitim personal ose Jo Lete Dale nga hetimi.Nuk po’ flas per sherbimi spiunazhit ne favor te serbise.

  • Shtrohet pyetja ku eshte shteti i Kosoves,cka bene Shqiperia?Fatkeqesia e shqiptareve te Kosoves jane vete kosovaret.Atyre u eshte shperla truri nga udbashet e shumte te mshefur pas LDK.Pas luftes ne vend se te denojne UDBashet dhe kolonen e peste qe i sherbeu regjimit serbe,ata i bejne heroje dhe i zgjedhin presidente,kryeministr…..kurse luftetaret i cojne ne Hage.Njofe shume kosovare,debila ,intrigant te heshtur qe nuk e meritojne te jene te lire.

    • Nick
      “Shtrohet pyetja ku eshte shteti i Kosoves,cka bene Shqiperia?”
      nuk e ke kuptuar akoma??
      vjedhin lali vjedhin dhe nuk kanë kohë të merren me brojtjen e interesave kombëtare e shtetrore!!
      vetë ata që janë në paraburgim tashti nuk patën kohë të punonin për të gjetur viktimat e shkaktuar nga sërbët,të kërkonin dëmshpërblime për shkatërrimin që bënë sërbët,të gjenin burime të tjera importi për ekonominë e kosovës,të krijonin ligjet e duhura për të thithur investime,por u mjaftuan vetëm me vjedhje në kufijt e grabitjes së hapur!!
      udbashët gjetën shesh e bënë përshesh o nik!!
      vetë “çlirimtarët” u këthyen në grabitës,hodhën poshtë tërë atë që sakrifikuan në luftë,hodhën poshtë tërë besimin që ju dha disa herë populli!!
      ato “krime” për të cilat ata akuzohen,nuk janë as gjysma e vdekjet në aksidentet rrugore në një vit,nuk do të ishin përmëndur fare, sikur çlirimtarët të kishin mbajtur të njëjtin nivel dhe si politikan!!të kishin punuar për shtetin e tyre dhe jo për xhepin e tyre!!

  • Ok,B.Islami.Të gjitha i shkrove.Vetëm Lulushin e Saliut që punoi në UNMIK-Kosovë-Sërbi..nuk e përmënde.
    -Shtëpinë e ” Verdhe” në Burrel e dinte vetëm Luli vocërr.
    -Vidion e KRUSHËS me të vrarët kosovar të konvertuar me ushtar Sërb Luli e fshehu duke ja dhënë (besoi) DIK MARTY..!
    -Në librin e Lulit i bërë nga Zonj.F.Açka thuhet se Lb është rekrutuar nga SHIK në moshën 15 vjeç..dhe Ajo vet në moshën 19 vjeç..Marshalla..!Ndaj rrugëtimi Lb nga bankier në Rinas,në Holandë për “Studime 7×7=42”,në Kosovë i zgjedhuri UNMIK..me një taborr miq të S. Berishës..nuk është rastësi.Ajo është një rreze shprese për të dënuarit e UÇK në HAGË..që të dali e vërteta tronditëse e dënimit të tyre padrejtësisht për të barazuar kriminelin Millosheviç me H.Thaçin e shokët e tij.
    -Është 100 % e sigurt se dosjet kundër drejtuesve të UÇK janë përgatitur në Shqipëri nga agjenturat Sërbe që janë ulur këmbëkryq në Tiranë e kudo që në 90-tën,të cilët*E.Bimeraj,M.Elezi..etj, prun në pushtet vampirin e demokracisë në Shqipëri S.Berishën. !
    -Nëse drejtësia në Shqipëri do ishte korrekte do bënte çmos për të thënë të vërtetën dhe H.Thaçi me shok nuk do ishin dënuarë kurrë.
    -Nëse Dik Marty mik i Serbisë pendohet për çka ka bërë..Kjo do ishte fitore për Kosovën dhe Kombin Shqipëtar që në 110 vjet nuk ka pasur drejtësi të ndershme por të kapur nga Sb dhe të korruptuarë 90 %.
    -Zoti e shpëtoftë UÇK,KOSOVËN,SHQIPËRINË nga armiqtë e saj shumëvjeçar.

  • VRASJA E DICK MARTIT NGA SERBET SI VRASJA E ENVERIT NGA XHEVDET MUSTAFA

    qe:

    Ne thelb i mungon llogjika elementare dhe qe eshte gatuar keq nga sigurimsa enveriste dru me pre te Kohes se Qepes te Partise se Punes, qe te dalim ne teme:

    PSE SERBET DUAN TA VRASIN DICK MARTIN?

    Kur ishte ai pas prokurores del Ponte qe zbuloi trafikun me organe te roberve kryesisht serbe, ishin shqyptaret ata qe mbuluan keto krime dhe penguan hetimin nderkombetar me te gjitha mjetet dhe fintet enveriste qe intelektuali i kishte provuar keto finte patriotike sigurimsash kur kerkonte varret e grave te huaja kryesisht ruse qe ishin ekzekutuar ne Shqiperi,

    prandaj:

    KUSH I BESON KESAJ PROPAGANDE ENVERISTE PSEUDOPATRIOTIKE?

    qe:

    Duket si propaganda e Mylazimeve ne emisionin e Topit Rrethi Katror kur deklaroi pa piken e llogjikes se krimet e Putinit ne Ukraine mbajne vule sllave, pa permendur fare per krimet ne Llapushnik te Kosoves nga vellezerit Balla, qe po vuajne denime afatgjata ne Hage per krime kunder njerezimit,

    prandaj:

    O Bedri Islami prokurorin zvicerian duan ta frikesojne ata qe po gjykohen tash ne Hage per krime kunder njerezimit dhe se kriminelet nuk mund te ndahen me race, fe apo kombesi sic i ndan Mylazimi i Topit

    Besoj se gazeta DITA te mos kerkoje kusure patriotike ne kete replike me pozite te larte qytetarie dhe te mos e fshije me censure enveriste repliken e intelektualit

    • nastro suma
      e nxore kokën o sërbi i mutit??
      merr dhe demirin si titist i regjur që është se të mdimon pak!
      të mban gishtin në bythë kur shkuran,të rritet fantazia!!

      • Po ti o kake enveriste qe shite Shqypnine ne Mukje 1943 dhe ja fale bythen Titos

        KUR DO TE SHPORRESH GA KY FORUM I NERUM I GAZETES DITA?

        qe:

        Shqypnia te behet si te gjitha vendet e tjera te Botes Demokratike pa pa patriote vrastare enveriste si mesalla me dy faqe

        • o të çkërdhefsh robt o ndyrësirë,o nastroqëni!!
          nga përkrahës terroristësh grekë”djali nga bularati”,tek përkrahës rusësh para putinian dhe sot putinin!!
          o robqiri i mutit,shqipërinë e ke shitur dhe po e shet ti e rraca tënde e ndyrë!!
          ti dhe ai sumqimi tjetër titist i regjur dem bytha jeni më ndyrësirat që egzistojnë në forumet shqiptare!!
          të tjerët janë propagandë virtuale ruse!!

          • Mos e nxirr penisin enverist jashte o kafshe vrastare, por nder bythen e homos dhe kerko falje per viktimat e panumerta qe ke groposur poshte tokes sone kombetare,

            njashtu:

            SIC DUHET TE KERKOJNE FALJE PER VIKTIMAT E LLAPUSHNIKUT VRASTARET KOSOVARE QE JANE NE BURG NE HAGE ME AKUZA PER TRAFIK ORGANESH NJEREZORE

            qe:

            Jo vete shtepia e verdhe e Burrelit, por edhe Klinika Frankenshtajn ne Pristine u a zbathi breket dhe i tregoi lakuriq e karkacul para Gjykates Nderkombetare dhe hetuesave te SHBA, prandaj te kam thene edhe me pare mos luaj teater me patriotizem enverist gjakatar, por kerko nje pune tjeter me te ndershme, shko ne Greqi dhe kerko pune si afro 1 milion shqyptare te ndershem qe nuk i vrasin mikpritesit dhe punedhenesit greke si ty dhe Edi Rama me Renean e tij enveriste gjakatare

  • Nastradin Cenua, dhe unë e “shitëm”, vetëm një herë në 1943, kurse ti nuk po ndalon duke e shitur tërë jetën o bir kumlle. U bëre si dhija që ja pa deles.

    • Beji te fala vrastareve te deshmitareve te krimineleve me pushtet ne Kosove, ne krye me killerin Fatmir Limaj qe i shpetoi Drejtesise duke ja hedhur fajin vellezerve Balla qe mbushen pyllin e Llapushnikut me kufoma kosovare dhe gabele kosovare dhe qe po vuajne denimin e gjate ne Hage

      • nastro nuk jau hodhi vëllesërve balla,fatmiri!!
        ja derdhi nënës tënde brënda!!
        prit kur të dalë ndonjë lvëlla i vogël!!

        • Rrugac debil enverist:

          Prit nga jot eme kur te pjelle nje monster vrastare patriotike me koke pederasti si Enveri,

          pastaj:

          BEJI TE FALA KILLERIT FTAMIR LIMAJ

          qe:

          Mbushi pyllin e Llapushnikut me kufoma kosovare dhe ja hodhi fajin vartesve te tij

          SI NJE REZIL I KOSOVES DEMOKRATIKE QE KERKON TE ANTARSOHET NE BE

          • O INTEKEGOMAR I BEOGRADIT E KREMLINIT,
            I MILLOSH VICIC PUTANINIT
            O NACIONAL- SOCIALIST- NAZIST
            I ADOLF GEBELS STALINIT
            TI JE TURPI I NJEREZIMIT
            O GOMAR I NASTRADINIT!
            NUK KE TRU AS SA GOMARI
            SEPSE JE NJE RROTE MAGARI
            KEMBE E KOKE ANTISHQIPTARI
            ZHURMUES UDB-E SERB ZAGARI!

  • Ku ta dishe ku done te dale me keso deklarata ky fashisti Dick Marty.Do ja ndegjoni krismen,prap ne funde do akuzoe shqiptaret.Kjo eshte nje taktike qe perdoret nga sherbimet rusoserbe,per te sulmuar pastaj edhe me eger viktimen,per tja mveshur fajin ne kete rast perseri shqiptareve.

  • Dick Marty shpetoi Kosoven nga gangsteri Tramp per te firmosur me dhune grisjen e Kosoves ne Shtepine e Bardhe. Thaçi do pordhunohej publikisht ! Faleminderit ,BE .

  • Ti intelekt hale i di mire keto Pune ,si agjent profesionist qe je.Emrin,Jo pseudonimi agjenturor o “intelektuale”

    • UDB jugosllave ishte mesonjtorja e Sigurimit te Shtetit te Enverit, ajo bashke me Kim Filbin anglez qe punonte si bedel i KGB sovjetike vrau patriotet e mirefillte qe SHBA i dergoi ne Shqypni per te rezuar regjimin komunist te Enverit qe kishte instaluar Josip Tito me spiunet e tij ne Tirane,

      prandaj:

      CFARE LLOMOTIT O BOLE ENVERISTE?

      qe:

      Ke hyre ne bahcen e tjetrit dhe cirresh e kelthet: Kapni hajdutin!

  • Po avokatet,po’ prokuroret e Republikes se kosoves a i Kane fjurmuar keto indice qe,ne fund te fundit ,Jane bere publike nga vete autoret.Ne shtyp kam lexuar per rolin e punonjesve te ” unmikut” ,Lulmik Bushtren ,Argita Putanen.Pse nuk thirren ne cilesine e deshmitarit?Lulmik Bushtren e Ka shoqeruar SADIK Martin e zvicres te shtepia e verdhe,thone se Kane kompletuar dosjet me akuzat.Per cilin i Kane pergatitur?Perprokurorin Sadik,apo per sherbimi sekrete serb.Sic del,dosjet Sadik Martinis ia Kane dhene serbet.Sherbim gratis,apo me pagese nga Lulmik Bushtren dhe Argita putana.A duhet te hapet nje ceshtje penale ketu ne shqiperi per keto sherbimie,Duke shperdoruar postin zyrtar,me perfitim personal ose Jo Lete Dale nga hetimi.Nuk po’ flas per sherbimi spiunazhit ne favor te serbise.

  • KOSOVA NUK MUND TE BEHET PJESE E BOTES DEMOKRATIKE ME PROPAGANDE FALSE TE PATRIOTIZMIT ENVERIST

    Pa denuar kriminelet vrastare me pushtet qe perdoren petkun e UCK per te vjedhur e per t’u pasuruar, per te vrare e ekzekutuar deshmitare e per te bere trafik mafioz me organe njerezore, Kosova nuk mun te hyje as ne NATO dhe as ne BE dhe do te vazhdoje te mbetet nje atavizem i mareveshjes midis Titos dhe Enverit qe ne Mukje 1943 me prapavije patriotizmi komunist. Nje grua sovjetike sot i ka shkruar burrit te saj qe lufton ne Ukraine: “Perdhunoni grate ukrainase se jane armiqte tane!” Keshtu duket edhe patriotizmi enverist sot ne Kosove: “Hiqni organet roberve serbe dhe tradhetareve shqyptare se jane armiqte tane!”

    PO PSE ME KETE PROPAGANDE ENVERISTE DO TE HYJE KOSOVA NE BE?

  • O INTELEGOMAR I BEOGRADIT E KREMLINIT,
    I MILLOSH VICIC PUTANINIT
    O NACIONAL- SOCIALIST- NAZIST
    I ADOLF GEBELS STALINIT
    TI JE TURPI I NJEREZIMIT
    O GOMAR I NASTRADINIT!
    NUK KE TRU AS SA GOMARI
    SEPSE JE NJE RROTE MAGARI
    KEMBE E KOKE ANTISHQIPTARI
    ZHURMUES UDB-E SERB ZAGARI!

    • Bole patriotike enveriste:

      Hitlerin dhe nazismin e intelektualit tregoja sateme qe te ka lindur fanatik budalla dhe debil, Milloshat, Vucicat dhe Putinat jane familja tende dhe pjella te Stalinit dhe Kremlinit, mund t’ja tregosh edhe Edi Rames djalit te Kristaqit, Killerit te Enverit qe vari ne litar mikun e intelektualit, Havzi Nelen nje vit perpara se te binte Muri i Berlinit dhe qe kishte mbaruar studimet te KGB-ja sovjetike ne Moske,

      prandaj:

      BEJI TE FALA PROKUROREVE AMERIKANE DHE EVROPIANE TE HAGES QE KANE RASUR NE BURG BANDEN VRASTARE TE PRISHTINES QE BASHKE ME SIGURIMSAT E ENVERIT MBUSHEN PYLLIN E LLAPUSHNIKUT ME KUFOMA SHQYPTARE DHE GABELE, QE TRAFIKUAN ORGANE NJEREZORE EDHE NGA SHTEPIA E VERDHE EDHE NGA KLINIKA FRANKENSHTAJN NE4 MES TE PRISHTINES DHE QE VODHEN FONDE PUBLIKE SI TE PAPARE PER PASURIMIN E TYRE PERSONAL.

      Ja ke pare sarajet ketyre vrastareve gjakatare o BOLE fanatike Enveriste, PTY! race e keqe prehistorike e killerave mashtrues dhe pa moral qe perdorin propagande enveriste per krimet e tyre monstruoze kunder njerezimit dhe qe e kane lene Shqypnine dhe Kosoven si nje:

      FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU

      Eja ketu ne SHBA o BOLE budallaqe qe te shikosh se amerikanet sa po te mesojne se je kosovar largohen nga ty me neveri sikur te kishe leper

    • KOQE vrastar enveriste fanti spathia e Partise se Punes:

      KESHTU U THONTE ENVERI KUNDERSHTAREVE TE TIJ I AKUZONTE SI AGJENTE TE UDB, KUR I KISHTE SHITUR TITOS BYTHEN DHE VATANIN

      Ne Konferencen e Tiranes ne vitin 1956 Injac Mazi nje komunist i oreve te para dhe vella i nje prej 5 heronjve te Vigut u ngrit dhe tha: Ta heqim Enverin se eshte i paafte nuk ka shkolle dhe intrigant qe po vret shoket tane me urdher nga Tito, Enveri qe ishte ne Vlore udhetoi gjithe naten dhe sapo hyri ne salle tregoi me gisht Injac Mazin duke urdheruar rojet: Arrestojeni kete agjent te UDB qe kishte hypur dje ne darke ne veturen e ambasades jugosllave!

      prandaj:

      KUR DO TE HANI PYKA LLOGJIKE JU VAMPIRET VRASTARE TE ENVERIT?

      Qe Bota te mos i tregoje me me gisht shqyptaret:

      SI NJE FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU

      dhe:

      Kosova te behet si te gjitha vendet e tjera te Botes Demokratike dhe te mos ngjaje me Rusine e Putinit, ku grate e ushtareve ruse urdherojne burrat e tyre te perdhunojne ukrainaset se ato jane Armiku i Rusise Bolshevike

      PO PSE ME VRASJE DHE TRAFIK ORGANESH DO TA FUSNI JU O PISA KOSOVEN NE NATO DHE BE?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *