Përse kështu zoti President?!

redaktor

 

Nga Bruno Shllaku

T’ju them të vërtetën, tek dëgjoja ligjeratën tuaj në ditën e ardhjes së Atit të Shenjtë në Shqipëri u binda se ju ishit një intelektual i pakundërshtueshëm. Në ligjëratën tuaj, mbi çdo gërmë binte fuqishëm një emocion, menjëherë më shkoi mendja tek ligjëratat e paharrueshme të Nolit dhe tek qytetaria me leksikun e perzgjedhur të Luigj Gurakuqit.

Presidenti im nuk do ta besoja kurrë se akoma pa i rënë “dheu” kujtesës sime të asaj dite historike ju të shkatërroni gjithë atë vargmal simpatie prej një intelektuali orator që kohët e fundit janë të pakët ndër ne.

Dua që si artist i skenës, tashmë kam dyzet vite që nuk i ndahem, t’u kujtoj, diçka që në opinionin publik, nuk ka kaluar në heshtje, gjë që shihet qartazi në rrjetet sociale, ku herë-herë janë kaluar edhe kufijtë e etikës. Akti i dekretimit të artistëve që në fakt janë pseudoartistë, jo pa të drejtë ka krijuar dhe ka lënë shijen e idhët të një tamthi. Zoti President unë nuk dua ta besoj që kjo është një përzgjedhje e juaja, por dua të besoj që ju kanë disinformuar dhe me këtë disinformim ju keni fyer ndofta pa dashje inteligjencën e një qyteti inteligjent, siç është qyteti im Shkodra.

Keni dekretuar me të drejtë një kontigjent të mrekullueshëm artistësh, por në një mënyrë enigmatike është infiltruar një “artiste” që më vjen keq ta quaj kështu. Ajo nuk ka as një vlerë mbi artin e magjishëm të skenës, e them këtë, sepse sipas traditës duhet të ishte një komision që të përzgjidhte të nominuarit, patjetër që ndokush nuk do të kishte kaluar kaq lehtësisht.  Mendoj se në të tilla raste komisioni duhet të punojë me përgjegjësi dhe rigorozitet për gjithsecilën CV të artistëve.

Unë fjalën e kam për aktoren dhe njëkohësisht drejtoreshën e Teatrit Migjeni, më lind vetvetiut një pyetje: E dekretuat mjeshtre të madhe të punës si artiste, apo si drejtuese e institucionit famëmadh Migjeni…? Atëherë duhet të them pa drojë se asnjë nga punët e saj artistike nuk është në vlerat profesionale, përkundrazi interpretja në fjalë është akoma, me gjithë respektin e madh që kam për termin amator, një amatore e ”diplomuar”.

Asnjë nga impenjimet e saj në skenë nuk përbën objekt real që ta kurorëzojnë si një aktore të meritueshme. Historiku i saj pa histori suksesi, nuk mundet kurrsesi që ta klasifikojë, qoftë edhe me një rol që ajo ta përdorë si kalë beteje në karrierën e vobekët artistike. Nëse e keni dekoruar si drejtuese të panteonit Migjeni, po ua them me bindje dhe përgjegjësi të plotë qytetare, ajo është shkatërruesja e këtij teatri, e mirëorganizuar në konfliktualitet dhe ajo çka është me alarmantja, kultura e saj e cunguar, sjell në çdo ambient të këtij altari, një vokabolar të papranueshëm, e të turpshëm në gojën e një femre.

Teatrin e kam njohur dhe kam punuar, atëherë kur palkoja e tij ishte e populluar me lisat te larta dhe me personalitete te paharrueshme në kujtesën e gjithsecilit nga ne. E kam të vështirë të pajtohem e të pranojmë sesi ky institucion, hambar i aktrimit shqiptar të ”klasifikohet” me emra të pameritueshëm, gjë qe ul portretet e mjeshtrave të mëdhenj të këtij teatri.

I nderuar zoti President, mendoj se ju do të ishit shumë më i kënaqur edhe bashkë me ju edhe ne, sikur ta kishit parë më me përgjithësi këtë akt madhor. I bindur se finalizimi i mandatit tuaj do kishte qenë i duartrokitshëm, nëse në krah të të mrekullueshëmve si Frederik Ndoci, Mukades Canga, Vjoleta Zefi, të kishit kërkuar reputacionin artistik të Paskualina Grudës, Viktor Bruceti, Ymer Bala, Dana Xhai, Eduard Jubanit, Paulin Selimit, Behar Mera, Luiz Ejlli, Kozma Dushi, Ermal Mamaqi, Bes Kallaku, e Gazmend Paja apo Edmond Halili me një kontribut suksesi shumë vjeçar si amator e më vonë si profesionist.

Më vjen keq të ju kujtoj që ne “shkodranët rrnojmë për me kujtue” dhe ky akt i keqpërdorur nga ana juaj do të ngelet për vite të tëra në kujtesën tonë. Ju siguroj se janë me dhjetëra të indinjuar dhe fare pak, ndofta askush i gëzuar për vlerësimin e pa denjë që ju ”nderuat”  Teatrin e Dramës në Shkodër.

Presidenti im, ekzistojnë dekrete për të shfajësuar të pafajshmit, mendoj se e keni përsëri në dorë që ju të zhvlerësoni atë “meritë” të pa merituar, nëse jo, ndofta mund ta bejë ndonjë president i ardhshëm.

Ju përmenda pak më lart emra të mjeshtrave të skenave shqiptare, informohuni për të gjithë ato emra dhe jam i bindur në intelektin tuaj që do ndjeni një keqardhje të madhe, që ju zoti President fyet ndoshta pa dashje kontigjentin e mrekullueshëm, e të paharrueshëm me vlera të vyera ndaj Shqiptarisë.

Për emrat e lartpërmendur, duke u kërkuar falje dhjetëra të tjerëve që nuk i përmenda, jo vetëm në kujtesën time, por edhe në atë të mbarë publikut artdashës shqipetar, janë portrete që gjithsecili në zejen e vet, kanë lënë dhe vazhdojnë të lenë gjurmë të pashlyeshme me shkollën e tyre interpretative.

Shpresoj shumë që të mos jetë ky vlerësimi që ne duam, që të mos bëhet askush katakrezë ndaj artistëve . Të mos jetë kjo një rrugë e ”mobilizimit” të të paaftëve duke shkelur në emër të përkatësisë partiake çdo artist që mbi shpatullat e tij mban vetëm duartrokitje e admirime te pafund të publikut mbarë shqiptar. Kështu, ne duke denigruar të paharrueshmit nuk do të jemi kurrë koherent për Shqipërinë europiane.

I nderuar zoti President, nga zemra ju uroj një jetë të gjatë. Me siguri do të ktheheni një ditë që të shkruani kujtimet tuaja si kryetar shteti, sepse gjatë mandatit tuaj, si President i Republikës, Shqipëria ishte e ngopur me ngjarje që vlejnë të hidhen në letër.  Shqipëria hodhi hapa vendimtare për akomodimin në familjen e madhe europiane. E unë me shumë dëshirë, por edhe shumë nga intelektualët shqiptarë do ta presim me kuriozitet se si do ta komentoni aktin e papërgjegjshëm që ju na e dhuruat padrejtësisht.

Share This Article
3 Comments
  • “T’ju them të vërtetën, tek dëgjoja ligjeratën tuaj në ditën e ardhjes së Atit të Shenjtë në Shqipëri u binda se ju ishit një intelektual i pakundërshtueshëm.”
    bruno!!
    me të vërtet ke menduar se nishani është “një intelektual i pakundërshtueshëm.”??
    a je tu u tall me ne apo thjeshtë për tu dukur i sjellshëm në hyrjen e këtij shkrimi??
    unë personalisht,jam habitur se si ka qënë e mundur që ta lexojë e jo më ta shkruajë një gjë të tillë!!
    kukullat nuk janë në gjëndje të mendojnë,as të shkruajnë është dikush tjetër që i bën të gjitha për to!!
    o bruno!!
    kukulla jonë me nishan është mrekulli sepse di të lexojë!!

  • Dhe une zoti Shllaku,mbi te gjitha kam pasur dhe kam nje nderim dhe respekt,per ju ne radhe te pare per integritetin tuaj,nderthurur me ate profesional.
    Por tani,duke lexuar,qe ju me superlativa i drejtoheni nje ish fili te verber hoxhist dhe ne vazhdim nje marionete,,ne duart e errta te te zgjatura nga kulla e Vicidolit,nuk ju falet,qe dhe gjume letargjik te kishit bere,perseri do ti kishit ndjere bemat e mbrapeshta,te jarucit.
    Shume bukur e kini paraqitur,specien talent dhe demokraci-ngrenese te drejtoreshes se teatrit.
    Por krahasuar me bemat e Jarit,ajo duket si pellumbeshe.
    A ndih cfare ke thane,mor Shllaku.Tash po te kalon.
    Megjithate,kjo nuk ma cenon aspak respektin per ju, si njeri dhe si artist.

  • Z.anticensurë25642654!

    Kam iden qe z.Bruno e ka nis shkrimin duke vlersuar figuren e nji Presidentit ne kuptimin President serioz ne sherbim te kombit.Pikrisht se ky qe asht here me mustaqe e here pa musteqe nuk asht aspak serioz kur nuk din per veten e vet paraqitjen per te bindur popullin qe asht president i kombit:A duhet te mbaj musteqe apo jo.
    Z.Bruno ne fakt e ka vlersue teper negativ me fillimin e shkrimit me rrezultatin e dekorimeve duke mos dekoruar shume te tjere me talent dhe eksperience.
    Pra holle holle,mesa kuptoj vete po ta them vetem ty ne vesh e te mos ia thuash kujte.Z,Bruno asht tall hakshe me kete rrote presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *