SMS në DITA
Në 0689073730
E Dashur Dita! Para pak vitesh komunat e bashkitë i shitën veturat, të cilat i blenë vetë kryetarët pothuajse falas. Kjo u bë me VKM për të ulur shpenzimet apo shpërdorimet. Këto ditë, po të shikosh në buletinin e APP-së vëren se shumë komuna e bashki kanë shpallur tender për blerje veturash dhe orendi zyrash. Kur vitin tjetër komunat të prishen, kujt do t’i duhen këto vetura? A do të blihen për punë apo për të nxjerrë ca lekë në këtë fund mandati? Po qeveria jo vetëm nuk i bllokon këto shpërdorime, por ju jep edhe grande për këto blerje. Unë pyes: a duhen lejuar këto? Dita, n.q.s. trajtohet me një artikull ky problem, do të ishte më mirë. E mendoni vetë.
