Përse ndalimi i burkave është i drejtë

Elton Tafaruci

Shoqërisë liberale i duhet të heqë një vijë të qartë ndarëse. Kjo do të thotë ndalim i burkave në Gjermani, mendon Alexander Kudascheff.

Po – ndalimi i perçes është politikë simbolike. Po – ndalimi perçes nuk pengon sulmet terroriste. Po – ndalimi i perçes është për një shtet ligjor liberal një shenjë e mosliberalzimi, dhe marrja me një çështje të tillë si ndalimi i perçes.

Po – në Gjermani nuk ka shumë gra që mbajnë perçe – pra çfarë do të thotë kjo? Dhe po – kjo nuk u pëlqen shumë vetëve, por jo të gjitha ato që nuk u pëqejnë shumë vetëve, duhet të ndalohen. Në këtë pikë Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere ka të drejtë.

E megjithatë ndalimi i perçeve, apo burkave, ka kuptim – dhe është edhe politikisht i dobishëm. Ai tregon se shoqëria e hapur nuk pranon gjithçka. Ai tregon se shteti liberal ku sundon ligji u kundërvihet me vendosmëri armiqve të liberalizmit.

Ai tregon se e klasifikon si duhet simbolin e burkës. Burka nuk është një shenjë fetare apo e një religjioziteti real, sepse përndryshe atë do ta mbanin edhe të gjitha gratë në Marok apo në Pakistan. Por ato nuk e mbajnë, edhe pse marokanët janë po aq fetarë sa dhe libianët, egjiptianët, iranianët apo pakistanezët.

Jo, burka është simbol i një islamizimi fundamentalist të drejtimit vahabist. Perçja apo burka është shenjë e islamizimit fundamentalist– në radhët e IS-it, të talibanëve, në Arabinë Sauditee gjetkë. Burka nuk është shenjë e një feje popullore dhe e zbatimit të saj në jetën e përditshme.

Sa larg mund të shkojë toleranca?

Dikush mund të argumentojë megjithatë se në një vend indiferent sa i përket fesë si Republika Federale Gjermane liria e fesë vlen për të gjitha besimet.

Por sa larg mund të shkojë toleranca? A duhet të jetë pjesë e tolerancës edhe prerja e organeve gjenitale të vajzave të reja në vendet islamike? Sundimi i burrit mbi gruan? E drejta joekzistuese e grave për vetëvendosje? A duhet t’i pranojm të gjitha këto se duam të jemi tolerantë ndaj besimit?

Burka e burgos femrën. Qëllimi i saj është t’i heqë gruas të drejtën për vetëvendosje dhe një vend të ndërgjegjshëm në shoqëri.

Ajo bie ndesh me dinjitetin e njeriut dhe idenë e barazisë. Prandaj shoqëria duhet të shtrojë pyetjen se sa e hapur duhet të jetë për të pranuar format radikale të islamizimit? Sa larg duhet të shkojë toleranca fetare? Grindja për ndalimin e perçeve është politikisht mjaft e mprehtë. Pyetja që shtrohet është se ç’qëndrim të mbajmë ndaj armiqve të shoqërisë së hapur?

Për shoqërinë liberale është e nevojshme dhe e dobishme që të heqë një vijë të qartë ndarëse. Kjo do të thotë që në Gjermani duhet të ndalohen perçet e burkat.

Sikurse dhe poligamia, martesa e të miturve, gjymtimi i organeve gjentitale – në emër të fesë. Kjo do të thotë që politikisht duhet thënë jo. Me pjesën tjetër le të merren avokatët dhe juristët./DW

Share This Article
5 Comments
  • Artikull krejt i dobet. E para, kush eshte ky Kudashef qe ja vlen ti citohen fjalet ne nje gazete serioze si DITA.
    E dyta ky flet perralla, nuk eshte aspak e vertete qe femrave u priten organet gjenitale ne vendet islamike. Kjo ndodh ne nje fis afrikan.
    E treta, as ja vlen te merresh me te…

  • PO MIRE MORE, ATEHERE “ZHVISHINI” EDHE MURGESHAT KATOLIKE?????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    JU O TE MJERE THJESHT JENI KUNDRA MUSLIMANEVE, SE NE FUND TE FUNDIT, KUJT I PRISH PUNE SE SI VISHEN TE TJERET, SEJCILI KA JETEN E TIJ.

    ALLAHU DO TJU DENOJE.

  • Burka eshte simboli i islamizmt politik dhe duhet ndaluar me ligj ,mjaft me me kete naivitet te tepruar te europianeve me lirite e te drejtat se na hapen barkun .Mosquet dhe burkat nuk duhen te kete vend ne Europe .jane jashte kulrures sone dhe multikultura ka jo pak viktima ne kurriz te saj.Fund komunotarizmt ne Europe .

  • Nuk ka pse te denoi allahu ata qe japin mendime.Vendosja e perçes perse eshte? Pse grave muslimane u zihen syt dhe shikojne nepermjet nje burulluku? Syt gruas ja ka dhen allahu per te shikuar si gjithe te tjeret,si edhe burrat,atehere me ç’te drejt i zihen syt? Pse te mbulohet gruaja?,A nuk ka qejf edhe ajo te gezoi jeten,duke vene ne flokete saj nje karafice te bukur? Apo te vesh nje fustan apo kostum te bukur? Pse? Vendosja e ketyre ,mbulimi me perçe e ferixhe, eshte nje çensur makabre ndaj gruas,per ta trajtuar ate vetenìm si mjet defrimi,si skllave.Skllaveria eshte zhdukur me zhdukjen e rendit Skllavopronar,por tek muslimanet ekziston akoma.Kjo tregon se feja muslimane e ka lene shume prapa njerezimin.Nuk jame dakord edhe me nje liberalizem te shfrenuar,qe te çon drejte nje degjenerimi moral,por edhe keshtu me kete çensur te eger nuk jame dakord.Mbajtja e burkave,nuk do te thote se gruaja po mbron nderin.Nderin e mbron vete gruaja apo vajza,si rezultate i nje edukimi te vazhdueshem familjar e shoqeror.

  • Nuk ka nevoje te ndalohen burkat. Jo. Thjesht duhet te debohen nga Europa te gjithe perkrahesit e islamizmit. Te kthehen ne vendet e tyre te origjines. Keto kukumjaçka nuk kane pune te token e Bethovenit, Moxartit, Mikelanxhelos, Isak Njutonit, Anshtajnit etj etj. Te kthehen ne shkretetirat nga kane ardhur. Veçse keshtu zgjidhet problemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *