Përse ndryshoi projekti që rriti kostot e rrugës Milot-Balldren

Leda Hysa

 

Drejtoresha e Koncesioneve në Ministrinë e Infrastrukturës, Etleva Kondi, thotë se kostoja e rrugës Milot-Balldren u rrit për shkak të ndryshimit të projektit.

Sipas saj në variantin e ri u përfshi ndërtimi i rrugëve dytësore si dhe përmirësimi i sinjalistikës.

Vlera e re prej 20.1 miliardë lekë është propozuar nga vetë koncesionari në ofertën e pakërkuar. Projekti i ri bashkë me vlerën e rritur është miratuar më pas nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, por edhe ministria e Financave.

“Vlera e përcaktuar është vlerë tavan, pra nuk pranohet ofertë mbi këtë vlerë”, u shpreh Etleva Kondi.

Sipas Kondit përveç oponencës teknike nga autoriteti rrugor, kostot do të mbikëqyren edhe nga një inxhinier i pavarur, që do të përzgjidhet me tender ndërkombëtar.

Rruga Milot-Balldren është 17.2 kilometër e gjatë dhe do të ndërtohet me koncesion. Në variantin e parë kostoja totale e rrugës ishte parashikuar 14.2 miliardë lekë, por më pas ajo u rrit në 20 miliardë lekë.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • po po, kostoja do kontrollohet nga inxhinier i pavarur..
    shteti ruan leshin e Etleves.
    Hani bajga shqiptare te mbaruar, se barin po jua hane dhite e partise

  • Gobseke te rivdekjes, si ka mundesi qe vlera e ndertimit te korrigjohet me mbi dyfishin e vleres se saj??????
    Kjo fecka Etleva per ke tavan flet per te katit te pare, te dyte apo te dymbedhjete, ju dhjefsha mu ne cmimet tavan, qe kur perfundon vepra, pra rruga ato na dalin DYSHEME.

    • ti hunderro mos bej garipin se kete metode e kemi mesuar nega babalja me rrubgen e kombit , nga 650 milion dollaro qe ishte preventivi ne fillim shkoi me fund 1miliard e 200 milion dollaro, dhe babalja se rruajti fare te shkonte ne prokurori por i futi nje raport mjeksor , por si duket e ka lene te shkoje para prokurorit kur te zgjidhet prokurori i ri fuqiplote pas vetingut, ateher nuk dokete me fuqi as berisha te mbroje liken , dhe as babalen,,,,

  • pra vlera e projektit qenka korrigjuar me 41 – 42 % nga ajo fillestare. Kaq gabim te madh paskan bere ata qe e kane projektuar ne variantin e pare?
    Tregoni variantin e pare e te dyte se bashku me nje liste ndryshimesh mes 2 varianteve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *