Përse njerëzit e famshëm veshin gjithmonë të njëjtat gjëra

redaktor

Pjesa më e madhe e shoqërisë është e fiksuar pas veshjeve. Mirëpo, ka nga ata persona, kryesisht njerëz të suksesshëm dhe të famshëm, përfshirë politikanë apo biznesmenë, të cilët veshin gjithmonë të njëjtat gjëra. Më poshtë po rendisim disa arsye interesante përse ndodh kjo.

Kanë më pak vendime për të marrë. Këtë veprim e bëjnë njerëzit, të cilët kanë vendime të rëndësishme për të marrë çdo ditë. Për ta prioritet janë vendimet e tjera dhe jo veshja. Mund të përmendin presidentin Barack Obama, i cili bën një zgjedhje të limituar të ngjyrave. Ai vesh kryesish kostume ngjyrë gri dhe blu. “Unë nuk dua të marr vendime të tilla si çfarë duhet të vesh apo çfarë duhet të ha. Kam shumë vendime të tjera për të marrë”, ka thënë Obama.

Edhe Mark Zuckerberg ka argumentuar pothuajse në të njëjtën mënyrë. Sipas tij, sa më pak vendime të pavlera në mëngjes, aq më produktiv do të jetë gjatë ditës në marrjen e vendimeve që vërtetë kanë rëndësi.

Më pak kohë e shpenzuar. Ne asnjëherë nuk e mendojmë sa shumë kohë shpenzojmë në blerjen e rrobave, apo zgjedhjet që bëjnë çdo mëngjes se çfarë do veshim. Njerëzit që veshin të njëjtat gjëra tregojnë se kanë zbuluar gjënë më të çmuar “vlerën që ka koha”.

Më pak stres. Personat që veshin të njëjta gjëra  kanë rrëfyer se shpenzojnë më pak dhe nuk duhet të shqetësohen çdo ditë për atë që duhet të veshin. Kanë më pak stres, pasi nuk u duhet të mendojnë, nëse u rri mirë, u shkon ngjyra, është shumë i shkurtër etj.

mark-zuckerberg_9925010-original-lightboxMë pak energji e shpenzuar. Zgjedhja e veshjeve është sfidë me vete dhe njeriu humbet energji. Për ta shmangur këtë, zgjedhin një mënyrë praktike, të veshin të njëjtin stil çdo ditë.

Kanë më pak shpenzime. Të jetosh me një gardërobë të njëjtë është një mënyrë e mirë edhe për të kursyer. Në këtë mënyrë kursen paratë që mund të shpenzosh për veshje që ndonëse i blen, kurrë nuk i vesh, pasi nuk të pëlqejnë më. Kjo na ndodh të gjithëve.

Krijon një model. Për shembull, të gjithë ne kur shohim bluza gri, kujtojmë Mark Zuckerberg. Madje theksohet se bëhesh edhe i famshëm, pasi identifikohesh me atë veshje dhe të njohin të gjithë.

Share This Article
2 Comments
  • përseja???
    është një shkak i vogël!jashtëzakonisht i vogël!!
    nuk kanë nevojë për marketing,rreklamë!!keni parë armanin me një veshje të ndryshme nga e përhershmja??përse nuk shihni rreklamë për lamburginin e ferrarin,rrolls rois dhe bugati??
    sepse nuk kanë nevojë!!shiten me porosi,duhet të presësh rradhën për të pasur një të tillë!!
    një anekdodë për ajnshtainin!
    “kur shkon në amerikë,e pret një asistent i tij i cili vërren se në brrylin e xhaketës ai kishte një vrimë të ngrënë nga përdorimi!!
    -profesor,xhaketa juaj është e grisur!!
    -sprish punë,këtu smë njeh askush-tha ajnshtaini!
    disa vite më pas i njëjti asistent i thotë!
    -profesor vrima në brryl është bërë shumë shumë e madhe!
    -ec e mos u mërzit.këtu më njohin të gjithë!!”
    janë njerëz që e vlersojnë veten nga bëmat,mëndja dhe jo nga veshja!!normalisht moda është për tyryfylat,për ata që HDD,hard diskun e kanë bosh,kështu që përdorin amballazhin për tu shitur!!

    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *