Nga Bedri Islami
Megjithëse nuk ishte një fitore plebishitare dhe larg asaj që ishte pritur, përsëri, lideri i VV, Albin Kurti, për shumëkënd, edhe për një pjesë të ndjeshme të atyre që nuk e kishin votuar, ngjalli shpresë dhe krijoi një vorbull besimi, edhe përtej Kosovës.
I nisur nga një lëvizje studentore, me ndalesë në burgjet serbe, ai krijoi Lëvizjen e tij, me emrin ndjellës, Vetëvendosje”! dhe nisi një rrugë politike, e cila, asnjëherë nuk ka qenë e qetë, por gjithnjë ka qenë mirë e artikuluar.
I vendosur përballë një detashmenti politik që po e humbiste veten përmes vendimeve të paqarta, rritje të korrupsionit, vrazhdësisë dhe krijimin e problemeve të një pas njëshme, Kurti pritej, në fakt ende e presin, të ishte lideri i duhur për Kosovën, për nxjerrjen e saj nga stanjacioni, vendosjen e shtetit të së drejtës, krijimin e një klime të barabartë për të gjithë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe nderimin e luftës çlirimtare. Mbi të gjitha ai pritej, dhe ende pritet, që të ishte përballë politikës serbe me një qasje ndryshe, më të fuqishme, në thelb më nacionaliste, më të vendosur dhe asnjëherë të nënshtruar.
Deklaratat e tij politike në vite, pavarësisht kohës së bërë dhe tonit, e për më tepër, pavarësisht metodës agresive, ngjallnin dhe vazhdojnë të ngjallin mendimin se, patjetër, politika e Kosovës po futej në një stad të ri, shumë më domethënës dhe tejet më e afruar me aspiratat e shqiptarëve. Në votuesit e Kurtit , si ka ndodhur vetëm një dekadë me parë me Thaçin, shumica e fituesve janë të rinj dhe kjo e bën atë të ketë pas vetes një forcë energjike, të etur për ndryshime dhe të gatshme për përmbysje.
Fitorja e tij në zgjedhje ishte e pritur, vetë Kurti hyri në lojën elektorale me moton e kryeministrit të ardhshëm, ai gjeti partnerin e vetëm në këtë lojë apo paslojë, LDK-në e Isa Mustafës, dhe, duke i bërë ftesën për një koalicion parazgjedhor, ku, me siguri njerëzit e tij do të kishin epërsi, ai ishte i gatshëm të ndërtonte një qeveri të vogël, me gjithsejt 12 ministri, nga të cilat 2 janë për pakicat dhe serbët, po ashtu – pakicë, të krijonte një aparat të thjeshtë, efikas, pa humbje të mëdha dhe, sidomos, larg qeverisë në largim që kishte aq shumë zëvendësministra, sa nuk kishte asnjë shtet në botë.
Tani është një situatë krejt tjetër nga sa ishte menduar. Premtimi i Kurtit për të ndërtuar maksimalisht shpejt një qeveri të re, ka rënë. Askush nuk e kujton më atë. Kaluan 3 muaj e gjysmë nga zgjedhjet politike në Kosovë dhe qeveria e së djeshmes është ende ligjërisht qeveria e Kosovës, pavarësisht dorëheqjes së shefit të saj, Haradinaj.
Loja naive, thuaj fëminore, mes presidentit të Kosovës dhe liderit të VV të kujton zemërimet fëminore, të cilët gjuhen me njëri tjetrin për gjithçka dhe duket sikur në një çast po pajtohen me njëri tjetrin ,kur në fakt e kanë stër-rritur distancinë dhe ndasinë mes tyre.
Ka disa arsye përse Kosova është pa qeveri dhe përse ishtë krejt e mundur që Kurti dhe Lëvizja VV të mos mund të krijojnë qeverinë e premtuar.
Në rrugëtimin e tij politik, Kurti dhe VV, kanë pasur gjithnjë përballë vetes kundërshtarë, të cilët, më tepër se sa kaq, ata i kanë trajtuar si armiq politikë dhe i kanë luftuar si të tillë, me të gjitha mjetet e fjalës dhe , herë pas here, edhe me molotovë apo me tymuese parlamentare.
Në këtë rrugëtim, sa herë që njëri nga aleatët e djeshëm , ka ndryshuar rrugë, Kurti dhe VV i janë vërsulur rreptësisht, me të gjithë egërsinë e një politike skajore. Kjo ka ndodhur me LDK-në, kur Thaçi u zgjodh president edhe me votat e saj; ka ndodhur me AAK , kur ajo pranoi postet qeveritare de detyrën e kryeministrit, ka ndodhur me NISMA-n e Limajt, ndoshta më qetë, sepse nuk e ka trajtuar kurrë si forcë serioze dhe desh e nxori krejt jashtë loje me votat e manipuluara të ardhura nga Serbia dhe, sidomos e mbi të gjitha, me PDK-në, në dy kohërat e saj, si në drejtimin e Thaçit, ashtu edhe në drejtimin e Veselit.
Normalisht, përafrimi më i madh i VV është me PDK-në, pasi kanë fillesa të përbashkëta, mentalitet të përbashkët, megjithëse PDK synon të shfaqet si forcë e së djathtës, në fakt janë të dyja të majta; njerëzit e njërës anë gjenden lehtësisht edhe në anën tjetër; si njëra, ashtu dhe tjetra , në kohëra të ndryshme, kanë pasur synim bashkimin kombëtar dhe, e kanë trajtuar shtetin shqiptar si vendin e tyre amë.
Lëvizja VV dhe Kurti, në varësi të sjelljeve politike, i bënë të gjithë armiq. Shkuan përtej cilësimit si kundërshtarë, duke e përjashtuar çdo lloj bashkëpunimi me to. Adresa e vetme që u kishte mbetur ishte LDK-ja, krejt e ndryshme me VV, dhe kjo, jo se LDK është forcë e së djathtës, por sepse, shumica e atyre që ishin dikur besnikë të Lidhjes Komuniste të Serbisë, kanë gjetur strehë në LDK, duke ia nisur që nga shefi i saj, Mustafa.
Përjashtimi i të gjithave dhe mbështetja në një gur ishte gabimi i parë dhe më themeltar. LDK-ja është vërtet, në shumicën e saj, një forcë politike e dalë nga Lidhja Komuniste e Kosovës, por është forcë politike që duhet llogaritur, u duhesh qasur gjithnjë me një operacion rezervë dhe nuk i duhen lënë kurrë të gjithë gurët në gjysmë fushën e saj.
E , megjithatë, edhe nëse Lëvizja VV dhe Kurti do të krijojnë më në fund një qeveri të përbashkët me LDK-në, që do të jetë si bashkimi i verës me uthullën, gjërat nuk do të jenë kurrë në të dobi dhe jetëgjatësia e saj mund të varet nga fakti se si është zgjuar në mëngjes Isa Mustafa. Klanet brenda LDK-së dhe vetë lideri i saj, nuk ia kanë harruar Kurtit protestat kundër tij dhe thirrjet masive, “ Isë, Isë, këlyshi i Serbusë”. Kërkesa për të bërë qeveri me “këlyshin e Serbisë”, duke ndjellë drejt tij edhe përkuljen, është shkaku i dytë i moskrijimit të qeverisë. Sepse LDK-ja dhe Isa Mustafa duke duan vetëm ndjelljen e përkuljes, por përkuljen e plotë. Deri në nënshtrim.
A do e nënshtrojë Kurtin etja për pushtet? Kjo është pyetja që rëndon mbi të dhe të cilën askush nuk mund ta dijë me siguri përgjigjen e saj.
Ka shumë kohë, që në fillimet e bisedimeve për një qeveri të përbashkët që gjithçka, deri në banalizim, sillet rreth posteve qeveritare dhe shtetërore. Kaq bajate u bë kjo gjë , sa që askush nuk e di nëse liderët, në kaq shumë takime, kanë folur edhe për gjëra të tjera, apo vetëm për ndarjen e tortës së pushtetit. Në ndenjat e gjata nuk dihet nëse anë folur për programe qeveritare, synime dhe objektiva, për qëndrimin që do të ketë qeveria e tyre lidhur me dialogun me shtetin serb, për krijimin e Zajednicës, bashkësive me shumicë serbe, ndaj idesë së të cilës Kurti ka qenë kundërshtar dhe Mustafa ka qenë pranues; rreth qëndrimit ndaj idesë së Minishengenit, që Kurti nuk e pranon dhe Mustafa mund ta shohë si vazhdë e politikës së tij; rreth goditjes së krimit të organizuar, ku njëra palë, ajo që nuk ka qenë në pushtet, ndjehet e qetë, ndërsa palë tjetër, ajo që ka shijuar disa herë pushtetin, ndjehet e rrezikuar.
Përcjellja mes një politike që ka të bëjë me ndarjen e posteve, pra të jap pesë dhe më prano pesë, ky është i imi dhe ky tjetri është i yti, për atë tjetrin do të diskutojmë më vonë..jo, ai post është i imi…pra, e gjithë kjo tollovi , që më shumë se politike, është foshnjore, ka sjellë humbjen e besimit se do të ketë një qeveri si ishte menduar, por, edhe nëse do të ketë, sa do të jetë efikase.
Nuk mjafton vetë, vullneti i një njeriu për të bërë një qeveri të mirë, megjithëse, si duket, asnjëri e as tjetri, nuk kanë dëshirë të kenë një qeveri të përbashkët. Deri sa të vjelin sa të munden dhe deri ku të munden benificet qeverisëse.
Prej shumë kohësh, edhe kur Haradinaj ende nuk e kishte dhënë dorëheqjen, lideri i VV, Kurti, kishte shpallur se ai do të ishte kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Pak të thuash se kjo nuk është modeste. Të tjerë mund të artikulonin emërin e tij, por ai vetë, sidomos kaq shpesh e herë herë pa vend, nuk duhej të binte në batakun e zakonshëm politik.
Qeveria e përbashkët Kurti – Mustafa duket një mision i pamundur. Pas tyre qëndron hija e një njeriu që e njeh politikën më mirë se të dy, Thaçi, dhe i cili, ose nuk i ka tërhequr fijet deri në fund, ose pritet të ndërmarrë aksionin e tij politik. Të besosh se e ke mposhtur Thaçin se ashtu është dëshira yte është naivitet fëmijëror, që nuk lejohet në politikë.
Presidenti i Kosovës i josh të dy për një mandat, por askush nuk shkon ta tërheqë, megjithëse e duan. Loja me pushtetin bëhet edhe më e rëndë, dhe si duket nuk e mbajnë dot, kur edhe përkrahja ndërkombëtare nuk është si është menduar se do të jetë. Fakti që ata, përfaqësuesit ndërkombëtarë, po bëjnë lojra fjalësh, duke përsëritur se presin krijimin e qeverisë, por nga një distancë jo e zakonshme, tregon se edhe tek vetë ata apo kabinetet e tyre qeveritare, ka pasur një pritje ndryshe.
Mustafa, edhe kur nuk ka qenë lideri suprem, si një ushtarak civil, i LDK-së, e ka ditur lojën politike dhe passkenat e saj.
Këtë po luan edhe tani. Në këtë grackë – nëse është vetëm grackë – ka rënë edhe lideri i Lëvizjes VV, Kurti, që , duke bërë vetëm një zgjedhje, mund të mësojë se nuk thahen të gjitha burimet, për për të gjetur një burim të ri, i cili ende nuk dihet se çfarë ujët ka.
Thirrja për lirinë, duke përdorur tonin e diktatorit , nuk është shenjë demokracie!
Edhe në politikën e tij ndaj Shqipërisë , jo rastësisht, Kurti bëri lëvizje të gabuara, duke u shfaqur si palë politike në një ndeshje që nuk ishte e tija dhe nuk mund të jetë e tija, pavarësisht filialit që ka krijuar në Shqipëri.
Mbështetja e tij ndal lëvizjeve të Berishës apo të Metës, të pazakonta pëpr një politikan të hapur, si kundërvënie ndaj qeverisë Rama, për më tepër në një moment kur presidenti i shtetit të tij, pavarësisht nëse e njeh apo jo ai vetë, ishte në përplasje me zotin Berisha, ku disa të vërteta po shpalleshin nga njeriu i lëvizjes klandestine çlirimtare, ishte mburoja që Kurti po i vendoste pa të drejtë njerëzve, që e kishin sulmuar egërsisht dhe do e sulmojnë edhe në të ardhmen.
Nuk mjafton vetëm të shpallësh se ti do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Duhet të bëhesh fillimisht dhe pastaj, ta shpallësh.
Si kudo, edhe në politikë, gjërat kanë rendin e tyre.

A e dini perse nuk po krijohet qeveria e Kosoves ?! Sepse ky sakati me “fytyre te trishtuar” donkishotiane,
ende nuk eshte “ngopur” me pushtet qe nga koha e te
“ndjerit” Tito qe aq shume I “deshte” dhe “adhuronte”
shqiptaret e Kosoves ?! Keshtu thone disa te pakte ko-
sovare qe keto dite vendoseni edhe Linjen Direkte Ajro-
re Prishtine-Beograd dhe mire bene por mos akuzojne te
tjeret Autoritetet e tjera pertej kufirit te Kosoves per “TRA-
DHETI” dhe ky myteberi I lartpermendur me nje kembe ne varr kerkon ende pushtetin e Presidentit te Republikes
se Kosoves. Pika qe s’te bie….!!!
Z.Bedri,pjeses se”patrioteve”Kosovare te Beograditit nuk i intereson NJE QEVERISJE ALBIN KURTI
A nuk ishte Vucic qe shprehu nje pakenaqesi te tille ?
“Me Kurtin dialogu do jete i veshtire”
bdri
lexova frazën e parë dhe nuk mund ta vazhdoja më!
më duket pak a shumë si me e pas shkrujt net haleja ose halbon hajvani!!
që fajin e ka mustafa!?asqë e vë në diskutim!
po ashut nu vë në diskutim si arrsh thaçin dhe ram rambon!!
që të gjithë kanë frikë nga erdoganisti albin!!
por që dhe albini fallco,ka një faj të jashtëzakonshëm!!
po të marrim rastin e pastërtisë së tij totale,ëngjëll,ai duhej ta kishte mbyllur muhabetin me kohë!!nuk doni!?
zgjedhje të reja!atë që e tha ditët e para!!por si duket dhe ky “ëngjëll”,”patriot” si akush kurrë në historinë shqiptare,ka dhe ai pisllëqet e veta!!e para dhe më e fuqishmja është UNI i tij i tmerrshëm!!ai ka rënë në gracën e “të diturit gjithçka” dhe gjithë të tjerët budallenj!!
kështu që ai ja ka frikën e humbjes nesër!humbjes në zgjedhje të tjera!!
për një politikan patriot!?për një politikan që kërkon përparimin e popullit të tij!?
nuk do të ishte problem!!ai do të shkonte në zgjedhje të reja!!
por si është thënë shpesh tek ne “nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme,nëse nuk ka politikanë të ndershëm”,”tek ne nuk mund të ketë zgjedhje të drejta shtetrore nëse nuk ka zgjedhje të drejta bre¨nda partive”!
tek ne partitë janë pronë e kryetarëve dhe antarët e partive janë thjeshtë skllevërit e tyre!!
mos shani mustafën meqënëse ai është më i dhjeri!!
të dhjerë janë të gjithë!!jemi të dhjerë si shoqëri!!
jemi një shoqëri primitive që nuk njerh fazat e tjera që ka kaluar njerzimi në këta mijëvjeçarë!!
Debileria shqip-folese mendon se jane shqiptaret qe krijojn qeverin !!!
jo e krijon PS,dhe PS nuk ka të bëjë me partinë socialiste!!
robt ku i ke
Me nje fjale zgjidhet enigma: shqiptare,bile kosovare! Vini re tonin e Bedriut. Tipike per grindjet e prijesve shqiptare ne kohen e Skenderbeut dhe te otomaneve!Sa i eshte dhene shansi per t’u bere K/minister dhe shikoni c’behet! Vetem zgjedhje te reja disa here ne se eshte e domosdoshme mund te lehtesojne situaten ne Kosove,sepse pa u larguar klasa politike qe u krijua pas luftes kosova do te vuaje. Si ne Shqiperi Saliu me te njejten mentalitet! Spiun i Serbeve K/minister dhe president i Shqiperise!
Gabimi i moskrijimit te qeverise eshte te Albin Kurti.
Ai po sillet sikur te kish fituar me shume se 50% te votave.
Nuk i ka ato vota prandaj te reflektoje dhe te pranoje LDK-ne per partnere. Nuk ka zgjidhje tjeter!
Kurti eshte zene ne “SHAH-MAT”.
1-Loja e Mustafes me presidentin e ka çorienuar fare..
2-Marrja e kryesise se Kuvendit shpejt e shpeht,ishte gabimi dyte.
3-Kurti u be K.Minister para kohe,sgenje e tepruare mendje-madhesie.
4-Takinet ne Salin ishin fatale,ai e çorientoi si OPOZITEN ne Tirane.
5-Krijimi frajsionit te L/VV ne Tirane si k/venie e PS ishte fatale.
6-Armiqsia me Edi Ramen…do i kushtoi shtrenje siç e psoi Haradinaj.
7-Kurti nuk formon dot Qeveri..re kaloget ne zgjedhje.
a ti je me të vërtet gomar madhor!!
për fat nuk kemi pasur luftë se si miza kishin për të na vrarë!!
Me Albin Kurtin , SERBEVE do ju ngece sharra ne gozhde ..Eshte patriot i paster ,e Rama se bashku me Vucic diten qe Albini mori qeverine ,po ate dite ne vend qe pederasti hajdut shqipetar te shkonte ne Kosove e te shtrengonte duart me shqipetarin ,shkoi ne Beograd tek armiku kriminel i Kosovareve e krijoi MINISHENGENIN FAMEKEQ ..Albini eshte shume orator e i zgjuar do dale nga kjo situate qe krijuan tradhetaret shqipetare e hakun do e mare ..Tradhetari i gjithe Shqipetareve edwin rama me ne fund do iki nga Shqiperia ,por demi i madh do e kete bere pocaqia tradhetar i bllokut
Populli i kosoves dha verdiktin e tij , ne nje kohe kur shperthimin i pakenaqesive kunder ´komandantet’ ishte ne kulm: Qeverisje nga VV po jo me nje fuqi totale qe pikerisht mos te kemi skandale si me komandantet! Pra populli i votoj vv me ldkne majtas e djathtas qe te qeverisemi bashke! Edhe kjo eshte ate qe deshiron shumica!
E majta e bedri zezes eshte ajo e kontrolluar nga sigurimsat qe bedri zeza njeh mire e te cileve ne kosove nuk po va shohim hajrin perkundrazi!
Kurti eshte ndoshta i majte po jo si ju! Nuk e shet vendin e vete si ju qe jeni ne pushtet ketyre 30 vite, a e kuptoni dallimin?! Prandaj jeni kunder atij qe populli i kosoves zgedhi me shumicen e votave!
Njerezet qe jane mesuar me pazare nuk e duan Albinin se va prish shume terezijen e pazareve zgedhja e tij! Keta njerze nuk e kuptojne se popullit i kane ardh ne maje te hundes pazaret e isa mustafes me thacin , pazaret e kadri veselit me luten etj etj !
Revolta popullore , qe vlonte para zgedhjeve, u mire kanalizuar nga vv me nje vote per ndryshim .
si e majta e juaj si e djathta e isa mustafes, po si edhe bashkia nderkombtare duhet ti jete mirenjohjes Kurtit per kete : zemerimin e kthej ne nje vote konstruktiv e shmangi revoltat edhe protesta ma te pakontroluara….po cdo gje ka nje limit edhe pazaret ne dem te kombit qe dihen se pse po ndodhin e nga kush sponsorizohen ! Po kosova ka djem e vajza qe i dallin zot , si dje kur ishim pak kur e filluam kunder yugoslavise plot pushtet me rugoven , kunder ises qe ishte me ramen morinen , si sot me te tjere!
Pse nuk po krijohet qeveria ne Kosove?
Pikerisht per arsye se pse dergoheshin thirrje e ster-thirrje per ne Hage per R. Haradinajn!
Perendimi nuk do Kryeminister Albin Kurtin, ashtu si nuk donte Ramush Haradinajn. Se Perendimi nuk do kryeminister per Kosoven por do kryeminister per ta mbajtur poshte tavolines se vet.
Eshte Perendimi qe e pengon krijimin e qeverise se nuk do Albin Kurtin kryeminister. Eshte kaq e qarte.
Aktualitet,
Ndodhta eshte aj refuzim!
Po a duhet ne te zbythemi cdo here para nderkombtaret, pazaret e te cileve po dihen e po shihen mire sot nga popullin, eshte pyetja?! Une si shume shqiptare mendoj se ka ardhur koha te themi boll me! Nuk kemi asnje interes ne bashkpunimin me serbine! Asnje.
lil mi lil
më vjen keq për shkollën që ke frekuentuar,jo për ty!!do të ishte mirë që ta kishte konsumuar dikush tjetër që do të kishte nxënë diçka më shumë se ti!!
lil si e nxënë në “shkolla prestigjoze zviceriane”,ti e di fare mirë se në jetë ka përparësi(prioritete)kështu dhe për një qeveri të një shteti!!për kosovën qeveria ka përparësitë e veta,si pothuajse për çdo shtet në botë!përparësia nr.1 është ekonomija dhe mirqënja e shtetasve të saj,nr.2 ruajtja e sovranitetit teritorial,nr.3 e me rradhë ka prioritete të tjera deri tek një numër që vlerson prioritetin e bisedimeve me sërbinë!!
politikanët tanë duke qënë bij kurvash,hajdutë të klasit bortror,por të nivelit të “hajdut pulash”,çfarë bëjnë??hedhin bomba tymuese për të mos u parë përparsia e tyre!!duke qënë se ata qëllim parësor kanë vjedhjen,hedhin “bombën tymuese” “bisedime me sërbinë” dhe ti e të tjerë merremi me të!!pra me tymin dhe jo me xhepat tuaja që po boshatisen,që po thahen deri në fund të fundit!!
ne po të merreshim me çështjet kryesore,në anën tuaj,në anën tonë,dhe në anën e maqedonisë!?
ndryshe do të ishin punët o lil!!
bisedimet me sërbinë janë një problem aq anësor sa nuk duhej të diskutohej më shumë se një herë në muaj!!nuk duhej të kishte lajme më shumë se një përmbledhje të shkurtër në muaj dhe jo e kundërta,artikuj të tërë me shumicë çdo ditë!!
shtroji pyetjen vetes lil:sa shkruhet për ekonominë në kosovë shqipëri e maqedoni,sa shkruhet për drejtësinë(nuk flas për “shkoi në veting filani e fistëku),sa flitet për veprimtarinë normale??
pothuajse asgj!
sepse për atë nuk mund të flitet!!nuk ka hajdut që i tregon viktimës së tij që po e rrjep deri në palcë!!
bisedimet me sërbinë duhet të bëhen,por të kenë vëndin e tyre dhe jo të jenë përparsia e politikës së një qeverie!!