Përse nuk zë mend Lulzim Basha

redaktor
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke hipur ne makine pas nje mbledhje te grupit parlamentar demokrat, ku deklaroi per mediat se grupi qe ai udheheq eshte i vendosur te kepuse hallkat lidhese te krimit me politiken, si dhe per rikthimin e lirise se votes ne vend. /r/n/r/nLeader of DP Lulzim Basha, speaks for the media, after a meeting of the DP parliamentary group.

 

Nga Bedri Islami

 

Është humbja e katërt rradhazi në të cilën gjendet lideri de jure i pëdëistëve, Lulzim Basha. Edhe një po të ishte, do të ndjehej se diçka ka ndodhur, por përtej saj, të tjerat janë të tepërta.

Megjithatë, jo rastësisht, Basha, mbetet përsëri në ujrat e ndenjura të një politike që mund të jetë gjithçka, por në vete nuk ka as mençuri, as vizion e as ide.

Më shumë se sa një perspektivë, ajo shfaqet si një reminishencë e një politike 20 vjeçare, vetëm se e artikuluar nën një zë të ri, që herë pas here çirret, por që nuk mbetet asgjë në memorjen njerëzore.

Për të gjitha humbjet ai e ka gjetur fajin e fajtorët jashtë vetes. Edhe në vitin 2013, megjithëse ishte duke u përgatitur për drejtues, e ka gjetur tek dhuna dhe krimi, edhe në zgjedhjet e pjesshme në Korçë, përsëri tek dhuna e krimi; në zgjedhjet e përgjithshme vendore tek krimi e dhuna, tani në Dibër tek dhuna, krimi, duke shtuar edhe drogën.

Në vitin 2017 ai do e gjejë përsëri këtu, vetëm se mund të shtojë edhe ndonjë togfjalësh tjetër, e në të vërtetë, thelbi do të mbetet i njëjtë.

Të bën përshtypje logjika e tij e shitjes dhe e blerjes: është një logjikë që e di krejt mirë, por përsëri një gjë të duket e habitshme. Është thënë e stërthënë se dibranët u shitën për një thes miell. Nëse është kështu, atëherë do të thotë se i gjithë përqëndrimi i Bashës në Dibër, i stafit e taborrit të tij, të gjitha fjalët e mitingjet, i gjithë preokupimi, nuk ia vlejnë as sa një thas miell e as sa një 2 mijë lekësh të shkretë.

Të jetë vërtet kjo e gjithë forca e liderit të opozitës?

Të mos ketë asnjë vlerë tjetër fjala e tij, trazimi i tij, bubullimi i tij, zvarritja e tij, boshësia e tij?

Nuk ka kund tjetër një lider opozite që humbjen e sheh jashtë vetes në këto përmasa. Sepse pas katër herësh radhazi dhe pa asnjë dritë në fundin e tunelit, të paktën duhet të ulet e të mendojë: Ku gabova?

Sepse Basha nuk ishte vetëm aty; ishte një taborr i tërë ish policësh, ish gardistësh, ish shefash deri tek shefi i dikurshëm i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë sonë, ishin gjithëfarë kuliqësh e mulësh, të fortë të deklaruar dhe të fortë të fshehtë dhe asnjëri nuk arriti të ruajë votën, të paktën në vendlindjen e kandidatit të opozitës?

Përse nuk zë mend Basha nga humbjet e tij?

Nuk zë mend sepse ai partinë që drejton nuk e ka ngritur, e ka gjetur të ngritur. Pra, ai nuk është pjesë e atyre që punuan për të bërë një parti, e cila, edhe pse ishte tejet kundërthënëse ndaj idesë së lirisë, përsëri ishte një detashment, i cili kishte strukturat e tij.

Basha e gjeti të gatshme gjithçka; që nga strukturat më të larta e deri tek njësia më e vogël: E gjeti të ngritur, megjithëse në formën e falangave.

Duke marrë shkopin e liderit ai mendon ende se mund të lëvizë gjithçka përmes tundjes së shkopit. Mirëpo gjërat nuk lëvizin me shkop magjik dhe, për më tepër nuk lëvizin nga një njeri që ende nuk di asgjë për të vërtetën e një strukture, që, pasi ka dalë nga shishja, është e vështirë të futet brenda. Aq më pak nga një njeri që ishte askushi, u bë dikush, për të qenë, si mendon ai, gjithkush.

Ai harron se duke e pasur pas vetes hijen e Berishës, nuk ka në të vërtetë atë që kishte pararendësi i tij, grushtin për të bërë njerëzit zap dhe për t’i joshur përmes kulaçit dhe për t’i tmerruar përmes kërbaçit.

Nuk zë mend, pasi e di se në këtë liderllëk ai nuk shkoi përmes mendjes dhe meritës, por përmes nevojës që kishte dikush tjetër për të pasur aty hijen e tij. Duke shkuar kështu ai mendon se hija e zgjatur mbi figurën e tij është e mjaftueshme për të bërë zap të tjerët. Por ai nuk ka as dosjet që ka Berisha, as gardën që ka Berisha dhe as nuk u fut të tjerëve atë drojë që u ka futur Berisha. Sepse ai vërtet është pjellë e një tigri, por nuk ka mundur të tigërzohet. Ka mbetur variant.

Duke shkuar përmes dëshirës së dikujt tjetër në liderllëk, ai ende vazhdon të mendojë se kjo dëshirë është e pafundme dhe “shkaqet” e umbjeve, të hedhura tek të tjerët, janë të mjaftueshme për të qëndruar aty ku është, edhe pse përgatit humbjen e së nesërmes.

Nuk zë mend, pasi thirrja në krimin dhe kërcënimi për të ardhmen, më shumë se t’i drejtohet pozitës qeverisëse, i drejtohet atyre që ka brenda vetes. Ai është përballë dy opozitave të brendshme: përballë asaj që mund të quhet disi e moderuar, Patozi, Bregu, Ruli, Selami e të tjerë pas tyre, që duken disi më të butë; dhe asaj që përfaqësohet nga Topalli dhe ish të përndjekurit politikë, që janë edhe rrymë e ashpër ndaj tij dhe ndaj zhvillimeve politike të dejtuara nga ai.

Ndërsa të parët, ata që duken të moderuar, pro euroatlantikë, ai do të përpiqet t’i shmangë me hshtjen dhe me asfiksimin e mëpasëm; të dytët, të hekurtit e dorës së vjetër, e ka të vështirë t’i heqë tani për tani nga lista e zërave të dëgjueshëm.

Basha po merret me drogën dhe krimin për të hequr mendjen nga dy rrymat brenda partisë së ij, nga të cilat, njëra, ajo e auqjtur e moderuar, kërkon spostimin e tij; dhe e dyta, kërkon kokën e tij në tepsinë e politikës.

Nëse duken të heshtur tani për tani, ulërimën e tyre do e dëgjoni në fundin e qershorit të vitit të ardhshëm.

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Ju lutem botoni komentin! Respecte Dita ! Respecte Z. Islami! Ishte dhe eshte fatkkeqesi qe krijuam PD dhe Berisha arriti te behet ai qe eshte sot! Armiku dhe krimineli hajdut! E bene agjenturat e huaja por e beme edhe ne vete me konceptin ‘otoman” shqiptar! Servile dhe kriminele ju ngjiten Sales dhe njerezit e ndershem ne PD u eleminuan ashtu si dhe Enveri eleminoi intelektualet! E njejta strategji e njejta dore dhe mendje djallezore kunder shqiptareve! Kemi pare ne kohen e Enverit servile dhe dallkauke por edhe medioker qe ngriheshin ne detyre! Te njejten gje beri dhe Berisha!Pra nga hoxhizmi pati trashegim berishizmi! Flas ne eleminimin e njerezve dhe ne perzgjedhjen e injoranteve medioker! Pra Basha eshte nje nga keta qe Berisha e gjeti dhe e vri kukull ne krye te PD per te qene vete ne krye si gjithmone! Kujtoni Hajdarin,Selamin apo Shehun!

  • O BEDRI A E DO VENÇE!?
    Ti duke u marre me pas 25 vjetesh me antishqipetare sa injorante e krriminele ‘SALISJANE’ ‘Metiste’ e ‘socialSSaliste’ jo vetem po ‘mer zjarr mbi vehte’ por nuk ben informacion perkundrazi indirekt DEMTON RENDE INFORMACIONIN!
    O gazetar ,Ae ke te qarte ti qe ky vend ka ngelur 25 vjet pa SHTET!?
    O gazetar A e ke te qarte ti qe ky POPULL 25 vjet nuk perfaqesohet ne shtet e ne asnje nga 4 pushtetet!?
    O gazetar ,A e ke te qarte ti qe ky parlaMenopauze 25 vjet nuk perfaqeson popullin por krimin e korrupsionin -LIGJERUAR NE 2008 ME KUSHTETUTEN LETER HIGJENIKE QE ‘PERFAQESUESIT E POPULLIT’ I EMEROJNE KAPOBANDAT E 126 BANDAVE TE QUAJTURA ‘PARTI’!? Po shkruan nga Honoluluja mos u tall me kete popull se behesh QESHARAK kur perdor fjalet ‘pozite’ e ‘opozite’,’maxhorance e minorance ne nje vend mesjetar gjysem feudal e gjysem skllavopronar!

  • O Bedri, ai varianti hybrid eshte klonuar aq keq ne votrat e vicidolit, sa nuk ka per te zene mend kurre e t’i kerkoje fajet ke vetvetja?

    Hiqe mendjen Bedri, se ai jo qe s’e ben ate pune, por as edhe nje nga turbo-demokartet dhe leshkot e politikes. Ke ke pare deri me sot nga leshkot te kete marre mbi shpatulla pergjegjesine per humbjet ne votime? Asnje, per bese! S’e marrin kollaj pergjegjsine leshkot, se ata fajet per disfatat nuk i shohin asnjehere ke vetvetjai por ke te tjeret, ke kundershtaret e tyre politike. Vetem ke ta ata shohin edhe mashtrusin, edhe matrapazin. Edhe kontabandistin, edhe drogmenin. Edhe hajdutin, edhe mashtrusin. Edhe kriminelin, edhe vrasesin. Edhe kollovarin, edhe beqirin. Ah me fal, kete te fundit e shohin ndonjehere dhe ke vetvetja, sidomos kur ndodhen me floket e lyera gjithe xhel para pasqyres…

  • Zoti Bedri nje lutje dashamirese

    Mos shkruaj me ne kete menyre se po e peshtiros dhe ate respekt qe ka mbetur per ty..
    Prisja nje reagim prej teje kur nenpunsi donald lu tha para nje jave qe jam krenar qe ndegjoj keshillat e kriminelit berishe….por ti heshte…

    PRA Titulli qe veme ne lexuesit eshte :
    Përse nuk zë mend Donald Lu
    Përse nuk zë mend Edi Rama
    Përse nuk zë mend Bedri Islami

    Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.

    PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI OPOZITARI I BEDRIUT ” QE DHE KUR VRET BUZEQESH…

    Te pakten per vitet e fundit ne gazetat shqiptare kemi lexuar me fakte se ky k/kriminel ka kryer keto vepra penale dhe aktivitete te dyshimta:
    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
    vijon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *