Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) mbylli tenderin e importit të energjisë për muajin janar 2016 ne sasinë 215,760 MWh, e konvertuar ne vlerë monetare 11,130,366 euro (pa TVSH).
Garën e fituan Shoqëria Danske Commodities, Shoqëria Ayen Energy Trade, Shoqëria AXPO doo Beograd, Shoqëria GEN-I Tirana, Shoqëria GSA sh.p.k, Shoqëria EFT AG sh.p.k, duke ofruar një çmim mesatar 50.67 megavat. Bursa hungareze me të cilën referohen çmimet në tenderët e importit dhe eksportit të energjisë për vitin janarin e 2016 e ka vënë çmimin e 1 MWh 43.25 (në HUPX base).
Diferenca ndërmjet çmimit të importit dhe të bursës është 7.3 euro, por burimet ne OSHEE argumentuan se për shkak të kërkesës së lartë për energji që karakterizon muajin janar çmimet e kapaciteteve të transmetimit janë më të larta se zakonisht.
Ekspertët nga OSHEE argumentojnë se, në diferencën 7.3 euro ndërmjet importit vendas dhe çmimit në bursë, 3.6 euro për MWh është kostoja që i paguhet kompanisë shqiptare të transmetimit të Energjisë OST. Kompanitë e transmetimit ofrojnë çmime më të larta në periudhën e dimrit. Gjithashtu 1 euro është pagesë plus për linjën e transmetimit jashtë Shqipërisë. Kështu vetëm kosto e transmetimit mbi çmimin e Bursës është 4.6 euro.
Ndërsa 1.5 euro për MWh llogariten si kosto për pagesat e vonuara që OSHEE kryen ndaj kompanive (me 90 ditë vonesë) në një kohë që rregullat e BE nuk pranojnë pagesa më vonë se 20 ditë.
Ekspertët e OSHEE pohuan se, shkak për këtë diferencë është edhe sasia e madhe e importit në janar, gati 40 për qind më e lartë se e muajve të zakonshëm, duke ushtruar kështu presion për një çmim më të lartë se gjatë vitit.
Ekspertët e OSHEE pohuan se gjatë negociatave me kompanitë u kursyen 800 mijë euro, duke kujtuar se diferenca e çmimeve të importit me bursat kanë 20-30 euro për MWh në janarin e viteve të shkuara. / Monitor

Pergjigja eshte shume e thjeshte, pak matematike dhe zgjidhet zgjidhja.te dashur komentues te Drites, nuk jane budallenj ata te OSHEE qe e blejne korentin shtrenjte,por halli eshte ne vend tjeter se si mund ta zhvatim kete popull budalla, sepse ky popull nuk ankohet ndonjehere dhe nuk nuk lezon, as nuk shikon ne Internet se sa shet energjine nje SHTET dhe tjetri SHTET.
se u kruan xhepi prandaj
Per sa trajtohet ne material nuk ka pse te kete te ndinjuar per faktin se
01. 3.6 euro i merr operatori i trasmetimit qe eshte ndermarje shqiptare.(brenda thesit)
02. 1 euro e merr operatori i trasmetimit jashte Shqiperise
03. 1.5 euro eshte e vetmja shifer qe ja vlen te zvogelohet ose zerohet, pasi pagesa mund te behet brenda 20 ditorit
Ah ah ah!edhe gjithe kompanite Jane fantazm kompani..
Kane kursyer 800000 euros,sa per sy e faqe se pazarin e vazhdojne si ne kohen e Berishes! Njeten veprojne e do veprojne derisa shqiptaret nuk kontrollojne vete asgje! Ku Jane shoqatat e konsomatoreve?
Sepse ne krye te OSHEE eshte kryemjeshtri i perdorimit te parave te mbledhura nga konsumatoret e energjise. Ai qe kundeset per shpenzimin e parave per te qene ne rregull me planin e investimeve pa crendesi ka qe jane shpenzime pa kriter dhe te kota shpesh si ajo e trajnimeve 700 milione apo pagesat elektronike.