Përse shumë njerëz e kërkojnë telefonin e vjedhur në këtë shtëpi?

Ornela

Amerikanët Christina Lee dhe Michael Saba janë përfshirë në një histori të pazakontë. Shpesh herë ata gjenden në situatën e vështirë ku duhet t’u shpjegojnë të panjohurve (të inatosur) se nuk e kanë vjedhur ata celularin e tyre.

Argumenti i atyre që kërkojnë t’u kthehet telefoni është gjithmonë i njëjti: aplikacioni për gjurmimin e telefonit celular ka treguar se pajisja gjendet pa pikë dyshimi në këtë shtëpi në periferi të Atlantas (Xhorxhia, Shtetet e Bashkuara).

“Frika ime më e madhe është që ndonjë person i rrezikshëm, apo i dhunshëm do të vizitojë shtëpinë tonë për këtë çështje. Nëse kjo ndodh, nuk besoj se shpjegimet tona të qytetëruara do të bëjnë punë”, thotë Saba, duke shtuar se pjesa më e madhe e incidenteve ndodhin gjatë natës, pas darke.

Në një rast, nuk ishte një pajisje që kishte humbur, por një njeri: Në qershor të vitit 2015, policia shkoi në shtëpinë e çiftit në kërkim të një vajze, e cila ishte raportuar e humbur nga prindërit.

Agjentët detyruan çiftin të qëndrojë jashtë shtëpisë për më shumë se një orë. Pavarësisht se ata u shpjegonin gabimin e përsëritur, kur Saba kërkoi leje për të shkuar në tualet, nuk ia lejuan. “Shtëpia juaj është skenë krimi”, i tha një prej agjentëve.

Për momentin, asnjë agjenci qeveritare apo kompani e telefonisë celulare nuk është e gatshme të bëjë diçka që këto incidente të mos përsëriten. Për më tepër çifti nuk do që të lërë shtëpinë pasi janë pronarët e saj.

Po përse ndodh kjo?

Gjurmuesit e telefonit përdorin GPS për të lokalizuar aparatet dhe në mungesë të një të tille, përdorin triangulacionin si një lokalizues i cili funksionin përmes identifikimit të tre antenave të telefonive më të afërta, shpjegon Alan Woodward, ekspert kibernetike në Universitetin e Surrejt, raporton BBC, shkruan Dita.

“Ajo që çdo triangulacion bën është që përcaktojë një vijë të baraslarguar nga tre kullat e telefonive dhe nëse shtëpia juaj është në këtë vijë, atëherë do të keni vizita”, shpjegon eksperti.

Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *