Nga vizita e Edi Ramës në Beograd dhe deklarimet e tij si burrë shteti për Kosovën, kishte vetëm dy palë, herë-herë të njësuara, që u zemëruan dhe filluan nga leçitjet: Shefat e qeverisë serbe, thuajse në të gjitha nivelet, të cilët, në pak çaste herë u skuqën e herë u zverdhën; dhe makutëria pëdëiste në Tiranë.
Të parët, kuptohet pse janë zemëruar, pse e ndjejnë veten të poshtëruar, pse e quajtën provokim të gjithë atë që ndodhi e që në fund të fundit nuk kishte se si të mos ndodhte. Ata e perceptojnë ende botën përmes syrit të shekullit të shkuar dhe 14 vite të shekullit të ri nuk kanë qenë të mjaftueshme për të marrë vesh një herë e mirë se e gjithë e shkuara e tyre ishte asgjë më shumë, veçse një përmbysje e madhe e ëndrrës për një Serbi të Madhe. Qeveritarët serbë në Beograd mund ta kenë bërë gjithë reagimin e tyre si një akt pervers për të qenë ende në lojën e politikës për kartën nacionaliste, por ajo që ndodhi një ditë më pas, me 12 nëntor, me ardhjen e Sheshelit, tregoi se edhe mentaliteti i paraardhësit të tyre, edhe i atyre vetë, mund të ndryshojnë nga forma, por kanë të njëjtën hije groteske të një perandorie të shembur.
Po qeveritarët në Shqipëri çfarë kishin? Çfarë i gjeti ata që u egërsuan kap shumë dhe kaq masivisht? Në fillim, pas takimit të Ramës në pallatin “Serbia” dhe fjalës së tij, në kampin shqup-as kishte heshtje. Asnjëri nuk e mori guximin të dilte dhe të thoshte dy fjalë të vetme: Bëri mirë, ose, bëri keq. Të gjithë, që nga shefi de jure e deri tek “i gjithëdituri” Bumçi, qëndruan në pritje. Çfarë do të thoshte shefi i tyre real, njeriu që ende e percepton Kosovën si një pjesë vakante, mbi të cilën ai ende mund të hedhë pushtetin e tij? Berisha foli, dhe si ndodh zakonisht, pas tij dolën të tjerët. Nuk ua marr për të keq, ata kanë heshtur ose kanë folur gjithnjë kur ka folur ose ka heshtur shefi i tyre. Për ta, edhe shiu, edhe dielli, bie ose del, si e kur të dojë shefi i tyre. Për ta, në mentalitetin skllavërues, nuk ka asgjë tjetër veç bindjes së asaj “nga i çon i pari i tyre”. Më shumë se një staturë politike, ata duken ende sot si një tribu politike, dhe kjo nuk i bën ata as më të nderuar, as më të ditur dhe as më të dinjitetshëm. Nuk kam pritur asgjë tjetër: E vetmja keqardhje ishte tek dëgjoja pjesërisht një analist, i cili gjysmën e kohës në pluralizëm e ka kaluar si mik i Berishës dhe gjysmën tjetër si kundërshtar i tij. Më erdhi keq për staturën e tij politike e intelektuale dhe nga që befas më erdhi mendimi se, po të kishte qenë asaj nate në kampin tjetër, do të kishte folur krejt ndryshe.
Po përse u zemëruan dhe dolën në këtë kor të përbashkët, i cili, më shumë se gjithçka tjetër, para 10 nëntorit, të dukej si një pjesë e magjistricave të Makbethit, e më pas, pasditen e 10 nëntorit, si orakujt e mbrapshtë të Athinës?
Normalisht ata duhej të thoshin të paktën se, megjithëse ishim kundër një vizite të tillë, ajo nuk ishte një kohë e humbur kot, por nuk solli asnjë fitim të madh. Me këtë, ata përmes një guri politik, do të vrisnin dy zogj: nuk do të kishte heshtje të plotë e aq më pak fjalë çmeritëse; dhe së dyti, mund të bënin ende diçka për vizionin e tyre tek bashkëadhetarët. Por nuk e bënë as njërën e as tjetrën. Përkundrazi, dy Berishë, njëri i madh e tjetri spurdhjak, dolën në publik dhe dënuan gjithçka u bë, e pas saj, kori shqup-as.
Ata nuk u zemëruan se Edi Rama foli për Kosovën. Shumicës së tyre nuk i është bërë kurrë vonë për shqiptarët në Kosovë dhe e kanë parë atë si një koloni mbi të cilën mund të bësh politikë dhe të kërkosh sherrin përmes saj. Ata u zemëruan se po humbin Kosovën, pasi, njeriu që e kishin anatemuar si antishqiptar, befas na doli se, duke qenë një burrë shteti, ishte edhe një shqiptar i mirë. Kosovën ata e kanë parë përgjithësisht si e kanë parë serbët: E humbëm apo e fituam. Nëse Edi Rama nuk do të kishte folur për Kosovën dhe të vërtetën historike e legjislative të saj, ata njëlloj do të hidheshin përpjetë, por kësaj here nga gëzimi. Sepse nuk do e kishin humbur Kosovën.
Ata u zemëruan se, megjithëse pala serbe e quajti provokim, përsëri ajo më pas i thirri mendjes e këtë nuk e bëri se u do të mirën shqiptarëve dhe Kosovës, por sepse e di të vërtetën se Kosova tashmë është një realitet jashtë dëshirës së tyre dhe nuk do të jetë kurrë më pjesë e strukturave serbe. Pëdëistët u zemëruan, sepse menduan se pas gjithë kësaj zallamahie, sipas mendimit të shefit de fakto, i gjithë perëndimi do të çohej në këmbë të protestonte ose, si kishte ndodhur më parë, ta bojkotonte. Koha kur shefi i qeverisë shqiptare bojkotohej e injorohej për shkak të qëndrimeve të budallallepsura nacionaliste, ka shkuar bashkë me Berishën. Perëndimi që qëndroi pas kësaj vizite e di fare mirë, ndoshta e ka ditur edhe më parë se çfarë duhej të thuhej. Edi Rama gjeti kohën e duhur, vendin e duhur, momentin e duhur dhe auditorin e duhur, për të thënë të vërtetën e pandryshueshme. Kjo nuk është natyrë e politikës pëdëiste. Berisha bubullinte gjithë ditën kundër serbëve, por natën dërgonte armët, karburantet, për të furnizuar një makineri ushtarake,megjithëse shteti serb ishte në embargo. Dhe më pas mburrej për këtë. Berisha mund të gjëmonte gjithë ditën kundër politikës greke, por pastaj, bëhej qengj kur takohej me to, dhe bashkë me Bashën, falnin pa dhimbje treva shqiptare të bregdetit. Ata u zemëruan sepse, pa kërkuar asnjë favor, dikush foli qartë, dinjitetshëm, pranoi diversitetin e mendimit, dhe i ftoi të vijnë edhe në shtëpinë tonë e të flasin haptas.
Në fund të fundit ata u zemëruan sepse kjo ndodhi në shtëpinë e dajallarëve të tyre. dhe kur dajallarët ia krisin vajit, fillojnë të qarat edhe nipërit, sado larg të jenë.

PD istet qenkan zemeruar, PS istet qenkan lumturuar nga kjo vizite e Rames ne Beograd. Por ne Shqiperi ka nje shumice qe nuk jane as ne PD e as ne PS dhe qe nuk besojne ne miqesine me serbet as sot e as kurre se e dine mire historine dhe pane dhe katrahuren ne stadiumin e Beogradit para nje muaji. Kush shpreson ne miqesi me serbine i ka ngelur koha te Enver Hoxha para 70 vjetesh.
Nuk behet fjale per MIQESI TE PERJETESHME E VELLAZERORE,o Tan shpellari,por te pakten serbet te mos i kemi ARMIQ!!!
Qe ata te na duan nuk eshte ne doren tone,por qe te tregohemi DINJITOZE me ata,kete beri EDI RAMA ne Beograd!
Sali Berisha kurre nuk do ta bente kete gje sepse ka qene AGJENT I UDB-se se tyre tere jeten!!!
Shume e drejte. Duket se kur I quajme leshko e pseudonacionaliste te nderkryer, u pelqen; le t’i shqyrtojme per tradheti kombetare…
Rama foli edhe ne emer tre opozites.
z Islami une personalisht nuk pak zemerim,e shumta qe pash ata mu duken qesharake, dhe nervozizmi i pseudokryetarit Basha te opinioni i Fevzos ishte per tu qeshur.shqupsat flisnin ne grup per nje vizite qe nuk duhej te behej,pra te anulohej,po harronin se anulimin e fteses e ben ai qe ka bere ftesen.z Basha i vinte keq per popullin qe hante qep e trahana,si duket z basha ka menduar se ne kohen e tij dhe te katragjyshit hanin mjalte,me deshira e ndoqa emisionin opinion,ishte mire ne mungese te portokallise.flm
SALI+LIRI +LULI +FAZLLIÇ=SERB.Dhe RAMA ua la dobiçin ne dere,ua mbylli gojen qelbesirave te shekullit 21.
PD nuk eshte parti por nje bande .Lindi si nje mendim ndryshe dhe u kthye ne nje bande ne sherbim te nje familje.Qe andej merr te ardhurat, postin, nderin, turpin dhe gjitheshka .lPrandaj atje nuk ka mendim ndryshe sepse pastaj vijne ato qe thame me lart
OK me ty,,,,,,,,po chy politika ktu
Sa mire qe vajti Rama ne Beograd dhe na miqesoi prap me serbet si Enveri dikur. Gjynah qe nuk binden te gjithe se ne dhe serbet u beme miq vertet prej Rames. Te kishte qene ne stadium ne Beograd Rama nuk do kishte fare trazira por vetem thirrje vellazerore BRATSTVO-JEDINSTVO.
Nga te gjitha keto qe lexova, me shume nga te gjitha me ka pelqyer nofka SHQUPSA. Se me te vertete e meritojn te quhen SHQUPSA pedei-stet. Per kete te pakten te gjithe dakordojme?!
Te lumte dora,nje Bravo te madhe per shkruesin e ketij artikulli!
Shume objektiv,i vertete!
Shikoni si jane bere,si skizofrene kur dalin ne ekranet e TV-se,e kam fjalen per Bashen,aq mixor ne fytyre tek fliste me Fevziun,arrogant,ziliqar!
Liliputet pedeiste s’mund te prononcohen para se te thote fjalen ”orakullore” , zeusiane,
bajraktari-diktator i Vicidolit ! Ptfuuuuu….race e ndyre dhe zhgryre primitivesh .. !!!!!!!!!!’