Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Autorët e masakrës në Paris janë kriminelë të indoktrinuar të përdorur si mish për top nga “mendje te rafinuara”. Sinkronizmi i krimit të këtyre 8 idiotëve deri në martirizim, gjakftohtësia në vrasje, kamikazllëku për të mos u kapur të gjallë, zgjedhja e objekteve, kohës dhe vendit për të goditur, le të dyshohet për “organizatorë” jashtë niveleve diletanteske të ISIS-janëve me çallma.
Ndryshe nga sa mendohet, Franca është mbase i vetmi vend europian, me një sistem të brishtë për të luftuar terrorizmin. “Le Grandeur” e francezëve, e trumbetuar për shekuj në këtë botë ku jetojmë, ka humbur me kohë e me vakt shkëlqimin e saj. Andaj edhe është zgjedhur për të realizuar këtë krim, paçka se pak muaj më parë u bë pre e të njëjtit sulm terrorist me vrasjen e gazetarëve të Sharlie Hebdo.
