Përse unaza e martesës vendoset në dorën e majtë

Leda Hysa

Në pjesën më të madhe të botës, unaza e martesës mbahet në gishtin e katërt të dorës së majtë. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten përse? Apo nga ka ardhur kjo traditë? Në fakt gjithçka nisi përpara se mjekësia shkencore të zbulonte sesi funksionon sistemi i qarkullimit të gjakut.

Në shekullin e 16, njerëzit besonin se një enë gjaku në gishtin e katërt të dorës së majtë shkonte drejtpërdrejt në zemër. Për shkak të dorës së majtë dhe lidhjes me zemrën, iu vendos emri përshkrues “vena amoris”, që nga latinishtja përkthehet vena e dashurisë.

Bazuar në këtë emër, “ekspertët” e fushës se martesës thanë se do të ishte kuptimplotë që unaza e martesës të mbahej pikërisht në këtë gisht. Për një çift të martuar, padyshim që kjo është një formë sublime e shprehjes së dashurisë për njëri-tjetrin.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Vere ku të duash unazën e martesës,
    me përjashtim të “gishtit të tretë”.Unaza eshtë simboli lidhjes së një çifti,
    dhe shërben si “çertifikatë martese”,duke ia prerë disì hovin ndonjë syri lakmitar “per lidhje serioze”,duke i “thënë”: OKuPATO.

  • Prap per shume njerez unazen e mbajne se ka vlere dhe jo si simbol Kurr vjen puna e lakmis gjithmon kalojne dhe me tabelen STOP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *