Josip Simuniç nuk do të marrë pjesë në kampionatin botëror me Kroacinë, për shkak të pezullimit prej dhjetë ndeshjesh nga FIFA. Ai akuzohet për thirrje naziste në përfundim të ndeshjes me Islandën, ku kombëtarja e tij siguroi kualifikimin në finalet braziliane. 35-vjeçari, pas përfundimit të ndeshjes, u drejtua nga tifozët me thirrjen “Për atdheun” ndërsa turma iu përgjigj në kor me fjalën “Gati”. Kjo është përshëndetja që përdorej në kohën e luftës nga organizata naziste “Ustashe”, e cila qeveriste vendin me bekimin e gjermanëve. Përmes një deklarate, FIFA sqaroi se sjellja e mbrojtësit të Dinamos së Zagrebit ishte diskriminuese dhe ofenduese ndaj një grupi personash, në shkelje të plotë me kodin disiplinor të organizmit. Federata Kroate reagoi duke e quajtur tejet të ashpër këtë sanksion të FIFA-s dhe që mund t’i japë fund karrierës së Simuniçit me ekipin përfaqësues, për të cilin ai ka luajtur 105 ndeshje. Në rast se mbrojtësi do të vendosë ta apelojë vendimin e FIFA-s, Federata Kroate bëri të ditur gjithashtu se do t’i japë të gjithë mbështetjen e nevojshme. Ndërkaq, dënimi i FIFA-s parashikon edhe që ai të mos jetë në stadium në asnjë prej dhjetë ndeshjeve të ardhshme të Kroasicë.

Edhe tek ne, çdo idiot që nderon me grusht, duhet të marrë një “grusht” surratit nga autoritetet, kudo: në sport, në politikë, në festimet e ndryshme, etj.
Sigurisht edhe kur nderon me gishat duhet tja fusin ne b….
Duhen masa te tilla