Reagimet e lexuesve
DITA Online
Me pelqen shume gazeta juaj dhe ju falenderoj per kete pune kaq te mire qe beni. Kam dy sugjerime dhe do isha verete i lumtur po t’i merrnit parasysh: E para: Ne shperkujdesjen e plote ndaj gjuhes shqipe ne keto vite te tranzicionit besoj se gazeta juaj e aqshumendjekur nga lexuesit mund te jepte nje ndihmese te madhe duke hapur nje rubrike te vogel por ne nje vend te dukshem, ku te trajtoheshin elemente te ndryshem te gjuhes shqipe (ne lidhje me drejtshkrimin, etimologjine e fjaleve te vecanta, pikpamje te autoreve te njohur, si duhet thene e si nuk duhet, me c’fjale te burimit shqip mund te zevendesohet nje fjale e huaj, kuriozitete gjuhesore, etj te ketij karakteri)
E dyta: Nje rubrike te vogel, here pas here, per librat e rinj, me komente apo rekomandimet tuaja, sido qe te jete. Do ishte nje ndihme e madhe sidomos per ata qe jetojne jashte Shqiperise por qe duan te mos i shkeputin lidhjet . Ju falenderoj dhe urimet me te mira per mbarevajtjen e gazetes suaj teper simpatike. b. xhaferri

Jam nje adhurues i librit dhe jam gjithashtu vizitor i perhershem i panairit te librit ne Frakfurt, nje rubrike e vecante, per titujt e librave, do te ndihmonte shume shqiptaret jashte Shqiperise, me sugjerimet e specialisteve, qe kur te jene para vitrines se librit, te kene formuar nje ide, per librat qe duan te blejne.