Përshëndetje Ditës nga Driloni

redaktor

Vargje të nënshkruara

Kapo Labi

 

Mirëmëngjes e dashur Ditë

S’hoqe dorë nga ky zakon

Unë të lashë në Tiranë

Ti më prite në Drilon.

 

Në këtë mjedis të rrallë

Mes hijesh buzë liqenit

Ndjehesh si në një përrallë

Nga ato të Demostenit.

 

O Lasgush, të ishe gjallë

S’do të dilte nata as dita

Të zbrazje atë thes të rrallë

Mbushur plotë me lirika.

 

Shqipja jonë plot thesare

Tushemisht e Volorek

Po ke rritur dhe tradhtarë

Që të shesin për pesë lekë.

 

Shën Naum të kam përballë

Doja të isha atje

Ku u mboll germa e parë

Dhe u quajt ABC.

 

Të shitën ca tradhtarë

Dy sulltanë të pa fe

Për kolltuk vrisnin babanë

Sala sot e Zogu dje.

 

Sot i kemi me kuintalë

Ata që vodhën e vranë

Deputetë e pushtetarë

Vendin fukara na lanë.

 

Mirë se vjen o vjeshtë e parë

Të presim si qorri sytë

Kush vjedh pa inventar

Me ta do mbushim qelitë.

 

Kalofshi ditë të gëzuara! Nga Kapo Labi, Drilon, Pogradec.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *