Përshkallëzohen protestat në Armeni

Dita

Mbështetësit e udhëheqësit të protestave në Armeni, Nikol Pashinyan, i janë përgjigjur thirrjes së tij për mosbindje civile, duke bllokuar rrugët kyçe dhe ndërtesat qeveritare.

Pashinyan ka udhëhequr për javë të tëra protesta anti-qeveritare që e detyruan ish-kryeministrin Serzh Sargsyan të japë dorëheqjen.

Ai bëri thirrje për grevë, pasi deputetët e partisë në pushtet refuzuan ta mbështesin atë të martën, si kryeministër të përkohshëm.

Disa prej tyre që morën pjesë në protestat e ish-shtetit sovjetik ishin nxënës të shkollave.

Aleati i ngushtë i Rusisë ndan kufijtë me Turqinë dhe Azerbajxhanin.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *