Presidenti i rajonit të Katalonjës në Spanjë, Quim Torra i ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë aktet e dhunës, teksa protestat kanë hyrë në ditën e katërt.
“Ne dënojmë dhunën, kjo duhet të marrë fund tani. Nuk ka as arsye dhe as justifikim për djegie të veturave dhe veprime tjera shkatërruese”, ka thënë Torra.
Në fakt të mërkurën protestuesit, që u tubuan për të protestuar vendimin e Gjykatës Supreme të Spanjës për dënimin e nëntë ish udhëheqësve katalanas pro-pavarësi, janë përfshirë në akte dhune, Ata i kanë vënë zjarrin disa stacioneve të autobuzëve, kanë djegur automjete dhe kanë hedhur predha drejt policisë.
Ngjarjet në Barcelonë në fakt kanë shqetësuar edhe zyrtarët e futbollit, të cilët po mendojnë të shtyjë ndeshjen “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madrdit, e cila do luhet në Barcelonë më 26 tetor, pasi kjo ndeshje mund të përshkallëzojë tensionet.
e.ll./dita
