Përshtatën lokalin për përdorim dhe shitje kokaine, arrestohet çifti

Edona Llukacaj

Një çift është arrestuar nga policia në Vlorë këtë të enjte me akuzën se lokalin e marrë me qira e përshtatën për përdorim droge dhe tregtim kokaine.

Burimet policore bëjnë me dije se të arrestuar janë  47-vjeçari me iniciale A. Sh., dhe bashkëjetuesja e tij, 30-vjeçarja me iniciale E. T., të dy me banim në Vlorë.

Në raportin e policisë sqarohet se “Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin, nën administrimin e dy të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike prej 14 gram e dyshuar kokainë”.

Gjithashtu ka rezultuar se aktiviteti në lokal ushtrohej me mungesë dokumentacioni.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *