Persida Asllani emërohet drejtore e Bibliotekës Kombëtare në vend të Plasarit

redaktor

Persida Asllani zëvendëson Aurel Plasarin në krye të Bibliotekës Kombëtare.

Asllani vjen nga bota e letërsisë dhe është profesore e asociuar.

Aurel Plasari mbante prej vitesh detyrën e Drejtorit të Bibliotekës.

Vendimi u mor në mbledhjen e radhës së qeverisë dhe mban firmën e zv/kryeministrit Niko Peleshi, pasi kryeministri Rama dhe ministrat Bushati dhe Ahmetaj ndodhen në Gjermani.

Share This Article
9 Comments
  • Me sa duket, edhe MINISTRJA e kultures zgjedh e emeron …MIQTE e saj. Sipas meje mund te emerohej ne kete post z. DOMI, qe per shume vite ka qene zv/drejtore e Bibliotekes, por, siç duket, ajo nuk ben pjese ne KLANIN e MIQVE te MINISTRES !!!

  • Etleva Domi eshte nje administratore e shkelqyer dhe me shume kulture dhe si e tille gjykoj se zoteron te gjitha kapacitet e nevojshme per drejtimin e Bibliotekes Kombetare.

  • zonja ETLEVA DOMI ,
    si intelektuale me preardhje ne njerez te ditur e arsimdashes, qe ka nje jete ne fushen administrimit te biblotekes, e qe e ka filluar si ne ne ushtri, nga komandant toge,dhe deri ne postin e zv,drejtoreshes.
    njeri fjale pak e pune shume,
    e meritonte nje vemendje nga kabinetit RAMA,per te qene drejtuese e BIBLOTEKES KOMBETARE.
    njeriu i drejte mbetet ne rrugen e tij te drejte,as edhe majtas kur gezon meritokraci intelektuale e vlera njerezore,dhe qe aspironte te rilindja e vlerave vetem per meritokraci.

  • Po nuk ka nje CV kjo e …Asllanit. Po dy fjale e du merita ti kete. Vjen nga letersia po cfare letersie more derbardhe. Ku e ka letersine ajo. keto emrime vertete jane nepotizem i gjalle .
    Cfare po behet, shteti eshte vetem i tarafit e mikut? Po i shkatrroni vlerat fare more, ju sikur punoni per saliun se po ja merzisni jeten popullit. Po jami pa pune more tutkuner nuk e dini.
    Tani kjo e Asllanit po qe perben lajm se kjo eshte e letersise se cfare letersia mbase e dine ata qe e kane emruar por populli nuk e di.

    • Juve qe ne menyre paradoksale keni nje epitaf “mendimtar” ne emrin tuaj, jeni nje person sa injorant aq edhe analfabet. Me nje person si ju qe nuk dini ta shkruani korrekt gjuhen ametare, nuk mundet dot nje qytetar apo aq me teper nje intelektual t’iu flase per boten e Profesoreshes e doktores se shkencave filologjke, Zj. Persida Asllani. Edukimi i larte qe i tejkalon kufijte si ne gjeografine tokesore ashtu edhe ne ate intelektuale, kultivimi ne te gjitha fushat, inteligjenca, aftesite e shumta qe zoteron Persida e shume te tjera (qe edhe sikur une ti numeroja per personin tuaj apo per ate armate fatkeqesisht te madhe te njerezve si ju, nuk do te kuptonit asgje), e bejne Persiden personin me te pershtatshem per te drejtuar kete institucion e ndryshuar pamjen e tij si jashte dhe mbrenda. Nuk mund te kishte nje person me adapt dhe qe ka nje lidhje te gjate dhe pa kufi me librin, letersine, filozofine, psikologjine, estetiken, etiken (“Pulchrum in ordine” ). Jam e bindur qe Persida do te drejtoje kete institucion shteteror sic duhet per te shkuar drejt lirisë së plotë të informacionit për qytetaret.

  • Sa te mencur qe jeni more komentues te mesiperm…… Kur largohet drejtori i nje institucioni, pa tjeter duhet nderruar edhe stafi ndihmes i tij e vecanerisht zv. i tij? Si e mendoni ju kur iken i pari i institucionit te vendoset i dyti….i cili eshte bashkepunetori dhe mbeshtetesi kryesor i tij, apo keshtu eshte ne interesin tuaj. 30 vjete ne administrate i bie te jete qe nga koha e monizmit. Kjo menaxhere e administrates do ta coj perpara B. Kombetare. Aman i therrisni mendjes o servila te pakorrigjueshem. Shpresojme qe znj Persida mos te bjere preh e ketyre nostalgjikeve mendje mykur e qe kane leshuar rrenje ne Biblioteken Kombetare

  • Angelo, mos u habit se eshte vete Belulja ajo qe shkruan pse nuk me zgjidhni mua ne krye te Bibliotekes Kombetare. Kur mesohesh ne krye eshte veshtire te zbresesh…eh… kush heq dore kollaj nga te mirat qe sjell drejtimi, nuk e ke provuar duhet ta provoç si thote Lemja e Al pazarit.
    Kur do te vije ajo dite te hyjme ne kete biblioteke te ciles i eshte mbyllur dera me kohe qytetareve te Tiranes, ai ushtaraku qe shkruan me siper te kapte per leckash dhe te hidhte matane po ti afroheshe deres se BK, se mos i prishesh rehati menexheres 30 vjecare ne drejtim. Eh sa te thella jane keto more njerez…??

  • Znj. Persida,
    Nuk nuk e dime nese ke kuriozitet per ti lexuar keto opinione, por nje mendim e merr gjithsesi dhe me pas veproni sipas intelektit tuaj

    Biblioteka Kombetare ka disa departamente ne krye te te cileve mendohet se vendosen specialistet me te mire, prandaj nuk ka nevoje per zv. drejtore(ekzistuesen e vendosi z. Plasari?, nuk ka patur me pare…??), e cila pervec kesaj detyre qe ben lesh e li biblioteken dhe kolektivin e saj duke e ndare ne grupe), por ka 24 vjet qe mban peng, pa funksion departamentin e jashtem, te cilin e ka nje vend rezerve per vehten e saj.
    znj Domi nuk eshte dalluar kurre si nje specialiste ne BK, gjithmone e dallojne si e bija e gjuhetarit(nen emrin e te atit)
    Suksese ne detyren tuaj te re

  • Rebelimi im s’ka ndodhur një ditë. Është grumbulluar përditë e nga pak qysh në moshën e njomë dhe është shtuar me shpejtësi ndërsa dilja prej adoleshencës. Rrebelimi im u shëndrrua në urrejtje ndaj tyre, mbas humbjes së jetës së tim vëllai, Agronit në moshën 28 vjeçare. Tragjikisht, ai ra në një humnerë 200 metrash, me makinë në rrugët e tmerrshme të Pukës, një ditë të nxehtë gushti të vitit 1983. Ai nuk donte të shkonte të punonte në Pukë. Për të ishte një ndëshkim edhe pse ai i donte pukjanët. Iu lut Xhevdetit ta shpëtonte nga Sigurimi duke i thënë: “Unë do vdes nëpër ato rrugë të rrezikshme!” Dhe ashtu ndodhi! Në vend që të dëshpërohej, Xhevdeti u gëzua për vdekjen e djalit. Prej kohësh Agroni po i sillte probleme me urrejtjen e tij ndaj Sigurimit. Kështu, ai e kishte të siguruar postin e vet, nëpërmjet sakrifikimit të djalit.

    Ishte kjo ndjesi që më ka tërbuar…

    Në familje Xhevdeti, as donte t’ia zinim në gojë vdekjen e Agronit. Nuk i shkoi asnjëherë tek varri, përjashto dy-tre herët e para menjëherë mbas vdekjes, edhe ato më shumë i shtyrë nga opinioni i të tjerëve. Xhevdet Miloti deri ditën e fundit të jetës, domethënë për 35 vite, vdekjen e Agronit e ka shfrytëzuar vetëm për të përfituar e për të siguruar privilegje për vehte. Edhe Sabaheti e ka bëtë dhe e bën edhe sot të njëjtën gjë.

    Dua te kujtoj qe me largimin tim në Itali, në vitin 1992, dhe me akuzën që i bëra Xhevdetit: “Ishe ti që e vrave Agronin, moralisht dhe fizikisht!”, marrdhëniet mes meje dhe prindërve u ndërprenë për një çerek shekulli. Ndërkohë ata bënë të pamundurën ta eliminonin egzistencën time dhe të hakmerreshin ndaj meje, duke më krijuar probleme të shumta.

    Dhimbja që provohet me vdekjen e fëmijës është e pashpjegueshme për një prind sepse është një fakt i jashtëzakonshëm, jo i natyrshëm që kalon çdo masë dhe…. fundi që mendohej i largët, vjen befas dhe pamëshirshëm duke i lënë prindit pak mundësi për ta vazhduar jetën. Por jo, për Xhevdetin e Sabahetin. Ata ishin përbindsha. As vdekja s’i ndryshoi dot ato qënie çnjerëzore. Xhevdeti e vazhdoi veprimtarinë e tij jashtëmartesore me gra të tjera, më i lire e më i lumtur se përpara, ndërsa Sabaheti krijoi nje guardarobë gjigante, duke e dokumentuar çdo fustan, çdo kostum, çdo palë këpucë e çizme të reja me fotografi, e më pas u shiste mend njerëzve se ishte një zonjë e madhe.

    Kur kam parë guardarobën e sajë, ngela e shastisur, po edhe fotografitë që kjo “nënë me zemër të thyer” bënte për çdo veshje të re… Të gjitha ta futur me zell e pasion ndër albume të shumtë, ndërsa fotografitë Agronit, e djalit të tyre të vetëm, i gjeta të shpërndara nëpër qese të vjetra në bodrum!!!

    Për çudi, “nëna” atij s’i kishte bërë asnjë album!!

    Kujtimin e tij e kishte hedhur me neveri larg, sepse asaj i errësonte “bukurinë e shndritëshme” të zonjës së madhe, e cila çuditërisht, kishte krijuar edhe të ardhura të majme ekonomike të dyshimta!! Rastësisht, në 2017 u gjenda në Tiranë, ku gjeta origjinale të shumë llogarive bankare të Xhevdetit e Sabahetit në lekë, euro e USD, dhe i mora me vehte letrat por, sapo Sabaheti, edhe pse 82 vjeçare, kur mori vesh se unë i kisha zbuluar thesarin, u turr si e tërbuar nga Bergamo e Italisë, ku po i rrinte te koka kriminelit që jepte shpirt, në spital si zotëri e, që e kishte tradhëtuar gjithë jetën, duke e trajtuar si leckë këmbësh, u turr në Tiranë të mbyllte llogaritë bankare që unë ,vajza e tyre Lindita, të mos kisha asnjë përfitim mbas vdekjes së Xhevdetit!!

    Atë verë të vitin 2017, në Shqipëri, kuptova se nuk egzistoja më për familjen time. Drejtimin e familjes Miloti tani e kishte marrë në dorë me dhelpëri burri i motrës time, kavajsi Fiqiret Kariqi, në shtëpinë e të cilit në Bergamo, jetonin edhe Xhevdeti me Sabahetin.

    Vura re se familja ime, me një kryetar të ri, kishte thurur plane për eliminimin tim ekonomik dhe ligjor. Pikërisht, atë vit Sabaheti do të bënte të pamundurën të më eliminonin nga pronësia, duke bërë Padi kundra meje. Kështuqë m’u desh të përballesha me gjyqe, me kërcënime dhe kompllote nga mamaja dhe motra.

    Në verë të 2017, para njerëzve që kishin ardhur për të bërë qokat për vdekjen e Xhevdet Milotit, e pyes Sabahetin: “E ke pyetur ndonjëherë vehten se çfarë nëne ke qenë për fëmijët e tu? Ke një djalë të vdekur dhe dy vajza, mes të cilave ke futur sherr gjithë jetën, e që sot, e urrejnë njëra-tjetrën për vdekje! Çfarë ke mësuar nga e gjithë kjo që ka ndodhur… Asgjë!? ”

    Ajo më pa si e shastisur. Vështrimi i saj më tregoi që nuk e kuptonte pse duhej t’ia bënte vehtes një pyetje të tillë. Ndenji një copë herë në heshtje pa më dhënë përgjigje. Ajo më dëshmoi edhe një herë se këta njerëz edhe pse në moshën 84 vjeçare, edhe pse i merrte vdekja, kishin mbetur ashtu të pandërgjegjshëm e të përbindshëm.

    Ky është një fragment nga atmosfera me të cilën më pritën nëna dhe motra ime mbas 25 viteve, që u kisha ndejtur larg e pa i trazuar.

    Më shumë detaje të kësaj jete janë në autobiografinë time “Mendimi sundues”.

    Çfarë e rrebelon sot Lindën? Çfarë është krisur, thyer e rrënuar shpirtin e saj në pakthim…?
    Kam një indinjatë të thellë që s’jemi trajtuar si fëmijë, që na ka munguar dashuria, që s’jemi vlerësuar si njerëz, si fëmijë të tyre… Jam e indinjuar që s’na kërkuan falje që na shkatërruan jetën, që na mohuan të drejtën për të pasur një familje, që të gëzojmë festat, nipat, mbesat, jam e rebeluar që na trajtuan si fëmijë të paligjshëm befotrofi.

    Tim vëllai ia vodhën e ia vranë rininë, për t’i shërbyer diktaturës, i vodhën të drejtën për të qënë ai që dëshironte të ishte, e jo ai që donin ata. I vodhën të drejtën për të pasur një jetë normale, një familje e që ta gëzonte edhe sot dritën e diellit. Të dy bashkë, Xhevdet e Sabahete Miloti i vodhën Agronit të drejtën për ta gëzuar rininë e shoqërinë, gjërat më të shtrejta për të. Ai ndante çdo gjë me të tjerët, të njohur apo të panjohur. Në fakt, në vdekjen e tij, nga çdo qytet ku ai punoi (Korça, Kavaja dhe Puka) erdhën me autobuz njerëz të thjeshtë që ai i kishte ndihmuar sidomos të persekutuart, që Agron Miloti i ndihmonte duke u thënë: “Sa të jem unë këtu, jetoni të qetë!” Këto fjalë i kam dëgjuar vetë nga një burrë i moshuar nga fshatrat e Korçës më mori në messenger në telefon tre ditë më parë, mbasi kishte njohur fotografinë e Agronit që e mbaj si foto profili në facebook. Ai më tha: “Dua që ta dish, se Agroni më ka shpëtuar jetën time e të familjes dhe mjaft të persekutuarve të zonës. I ndrittë shpirti aty ku është.”

    Pra është kjo dhimbje e thellë që e ka rrënuar në pakthim shpirtin e Lindës.

    …Nga momenti i vdekjes së papritur, në moshë aq të re, bëhesh e vetëdijëshme se jeta për ty, si motër s’është më ajo e mëparshmja, Boshllëku shpirtëror të bëhet i përditshëm. Fillon të jetosh pa interesa vetëm për inerci të jetës… Jeta s’ka më shije dhe vetëm aty fillon e kupton se sa marrëzi ishte t’i permbaje britmat e gëzimit që ai ishte aty pranë meje, aty nis ta ndjesh se çdo gjë mund ta duroje, por jo mungesën e tij… dhe befas koha për ty ndalet në atë çast dhe dënimi për ty bëhet përfundimtar. Sa netë pa gjumë, sa mbasdite të trishta me shi pret që ai të shfaqet, sa fotografi të tij kalon nëpër duar për ta kujtuar, sa çaste ngushëllimesh që tashmë janë larg… larg… dhe ndjehesh e gjitha përmbys prej një ndjenjë shkatërruese…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *