Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është bërë personi i parë në botë që arrin 400 milionë ndjekës në Instagram.
37-vjeçari u bë personi i parë që arriti 200 milionë ndjekës në janar 2020 dhe tani kjo shifër është dyfishuar në pak më shumë se dy vjet.
Postimet e Ronaldos kanë të bëjnë kryesisht me familjen, futbollin dhe promovimin e herëpashershëm të labelit të tij, CR7.
Portugezi është i dyti vetëm pas llogarisë zyrtare të Instagram-it që ka 469 milionë ndjekës që nga 7 shkurti.
Kjo llogari ka mbi 6,600 postime që mbulojnë një sërë temash dhe përditësimet më të fundit nga Team Instagram.
a.m/dita
Cfare thote ky qe i mahniti 400 milion njerez? Apo ndoshta sepse njerezit magjepsen pas parave?
asgjë!
kjo e dhënë tregon faktin se në çfarë niveli është njerzimi!!
ronaldo është një futbollist i mirë,por asgjë më tepër!!përveç “këmbëve” të tij!?nuk mund të thuash se ka ndonjë vlerë tjetër!!e të ndjekësh një vlerë që përfaqson “këmbët” dhe jo kokën!?
duhet të jesh nivel i ulët!!
unë e shoh me kënaqsi në futboll,jo si do të shihja mesin o ndonjë tjetër,por më pëlqen,pasi mbaron ndeshja!?”nuk më kujtohet” as emri i tij!!
më kujtohet vita më parë në një kafe në tiranë!duke pritur një shok po lexoja gazetën,në banak një çun i ri,dhe ai me gazetën në dorë!unë lexoja lajme dhe analiza,ai sportin!!më shumë,si e kuptova nga biseda me banakjerin,jetën e futbollistëve!!në atë kohë ishte ronaldinjo,ronaldua i sotëm!!
e çuni fliste e fliste për jetën e ronaldinjos,sikur të ishte zëdhënësi,ose shefi i marketingut të tij!!nuk zbriti asnjëherë më posht se 10 ose 20 milionë!!pasi mbaroi,na çau trapin,krruajti xhepat për të paguar kafenë!nuk e pashë sa vuri në banak,por mesiguri jo të gjithë shumën!vazhdonte të krruante xhepat,kur banakjeri i tha”ec o gimo(psh),se mi jep herën tjetër”!!
kur iku e pyeta kamarierin “si duket nuk ka pasur të vogla me vete,nuk mund të paguante me “çek 1 mln$”!
“lene dreqin”tha”tërë ditën me miliona e miliarda flet dhe një kokërr leku nuk e ka në xhep”
i them “kur vjen e paguan borxhin”?
“e kush ja kërkon,të varej bari prej tij do kishim falimetuar me kohë!shpesh ja ofroj unë kafenë”!!
këta janë shumica e 400 mln ndjekësve të ronaldos me shokë!!