Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA (NSA), nuk e ka braktisur aktualitetin informativ në dy vitet e fundit që kur Edward Snowden zbuloi informacione sekrete në lidhje me spiunazhin masiv. Megjithatë, SHBA-ja ka një tjetër agjenci me potencial spiunazhi edhe më të madh, raporton portali Phasezero.
Kjo është Qendra Kombëtare e Analizës së Sigurimit (NSAC, për akronimet e saj në anglisht) e themeluar në vitin 2008, e vetmja në SHBA e autorizuar për të spiunuar në detaje aktivitetet dhe lidhjet e qytetarëve amerikanë me shtetasit e huaj.
Nga 400 punonjësit e NSAC, 300 janë analistë të aftë të përgatisin raporte mujore për deri 6000 njerëz të dyshuar se përfaqësojnë një kërcënim jo vetëm terrorist, por që lidhet dhe me zgjerimin bërthamor, trafikun e drogës, etj..Personat që dyshohen se në një të ardhme mund të mbështesin terrorizmin janë gjithashtu nën mbikëqyrje.
Për më tepër, çdo muaj qendra monitoron dhe rinovon informacion në lidhje me mijëra njerëz, reputacioni i të cilëve është i panjollosur. Në fakt, kjo qendër kërkon qëllimisht njerëz absolutisht të pastër nga pikëpamja ligjore dhe spiunazhit për të vërtetuar që nuk janë agjentë të inteligjencës. Qendra e survejimit spiunon si amerikanë, profili i të cilëve mund të përputhet me radikalët islamikë dhe kriminelët ashtu si dhe të huaj.
Gjithashtu, përgjojnë kinezë dhe tajvanezë që punojnë me industritë amerikane. Qendra bashkëpunon me ushtrinë dhe agjenci të tjera duke hetuar në detaj ushtarët, zyrtarët dhe civilët. NSAC madje ndihmon Komitetin mbi Investimet e Huaja në SHBA të përgjojë kompanitë e huaja me interesa në SHBA. Qendra ka qasje në 130 bazat e të dhënave të agjencive shtetërore të inteligjencës, policisë, dhe biznesit.
Ajo grumbullon 2 miliard të dhëna, gjysma e të cilave janë të jashtëzakonshme dhe nuk ruhen në bazat e të dhënave të agjencive të tjera shtetërore. Për të menaxhuar analizën e kësaj sasie të dhënash, qendra zhvillon katër sisteme informatike unike.
Kështu mund të ruajë mijëra tabulate telefonike të bëra nga burgjet, regjistrat e marrjes së makinave me qira, kartat e kreditit të korporatave, ndryshimet e adresave dhe shumë e shumë të dhëna që në pamje të parë duken të parrezikshme./DITA