Që prej daljes së vaksinave të para ka ekzistuar një paqartësi në lidhje me efikasitetin e tyre.
Ç’do të thotë që një vaksinë është 90% efektive?
“Imagjinoni se 100 njerëz janë të sëmurë me Covid-19. Efikasiteti 90% do të thotë që nëse ata do të ishin vaksinuar, mesatarisht vetëm 10 do të ishin sëmurë”, shpjegon për Guardian David Spiegelhalter, kryetar i Qendrës Winton për Rrezikun dhe Komunikimin e Provave në Cambridge.
“Efikasiteti i vaksinës është zvogëlimi relativ i rrezikut: Cilido qoftë rreziku juaj më parë, zvogëlohet me 90% nëse vaksinoheni. Ekzistojnë shumë paqartësi në lidhje me këtë numër: kjo nuk do të thotë se keni 10% mundësi për të marrë Covid-19 nëse vaksinoheni – është masivisht më e ulët se 10%”, shton ai.
“Studiuesit vlerësojnë efikasitetin duke krahasuar numrat e rasteve të reja te njerëz të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Të gjithë vullnetarët marrin një injeksion, por, në mënyrë të rastësishme, ose vaksinën aktuale ose një placebo. Ata nuk e dinë se cilin po marrin.”
Për të shpjeguar më mirë se si përcaktohet efikasiteti i vaksinave, Spiegelhalter mori shembullin e hulumtimeve për vaksinën e Pfizer/BioNTech: “Në provën e vaksinave Pfizer/BioNTech, pati tetë raste me njerëz të infektuar në 22,000 njerëz që morën vaksinën e vërtetë, krahasuar me 162 raste në 22,000 njerëz që morën placebo. Studiuesit caktuan njerëz në mënyrë të rastësishme, kështu që mund të jemi të sigurt se vaksina shkaktoi këtë ndryshim.Meqenëse 8/162 = 5%, efikasiteti i vaksinës vlerësohet si 95%.”
Në vijim të shpjegimit të tij, Spiegelhalter theksoi se “provat nuk u përqendruan te vlerësimi i efikasitetit në parandalimin e sëmundjes së rëndë dhe vdekjeve”, megjithatë “të dhënat sugjerojnë që efikasiteti mund të jetë edhe më i lartë për këto rezultate më serioze”.
j.l./ dita

Nje vaksine qenka 90% efektive,do te thote (sipas meje),qe edhe sikur te 100 te vaksinuarit te vdesin firma prodhuese e kesaj vaksine ligfjerisht ….NUK MBAN PERGJEGJESI,se perdoruesit e kane ….PRANUAR efektivitetin e saj jo te sigurte!
A e kuptoni se cfare mafiozesh po na i servirin keto vaksina?
janë të njëjtët që kanë orfruar gjithë të tjerat!
dhe që për fat të keq tëndin ka rritur jetën mesatare të popullsisë në botë dhe ka zhdukur ose pothuajse zhdukur shumë sëmundje!!
ju vazhdoni e rreshtohuni pas idiotit cako e të tjerëve më idiotë se ai,që flasin si e jëma e zeqos majë thanës!!mos më keqkupto,e ulur në majë të thanës!!
mos harro të ndryshosh pseudonimin që të dukesh se jeni shumë idiotë!!
ik mer koqe kanari
shpjegim të bukur i keni bërë!!
njëlloj sikur të thoshit se të gjithë ata që luajnë lloto kanë 9999999999999999999999.9 mundësi për të mos fituar lloton!!
në një kohë 1 ose 2 në 100 mln e fiton lloton!!
dhe këtu e njëjta gjë ke 90-95% mundësi për të mos e marrë ashtu si ke 5-10% për ta marrë!por askush nuk merr vetëm 5-10% të sëmundjes,por sëmuren 100%, 10ose 5 persona në 100!