Një dron ka filmuar “murin e turpit” që ndan dy distrikte në Limë. Ndërtimi i tij është kritikuar vazhdimisht paso promovon diskriminimin. Muri ndan Surco-n, një prej zonave më të pasura të qytetit nga një lagje e varfër si San Juan de Miraflores.
Videoja shokuese nxjerr në pah kontrastin e ashpër mes luksit dhe mjerimit që gjendet në të dy anët e murit. Shtëpitë prej druri të ndriçuar nga qirinjtë dhe çatitë me vrima, bien në kontrast me banesat e vlerësuara nga 2.5 dhe 3 milionë dollarë që ngrihen vetëm disa kilometra më larg. /DITA
