Kreu i AK-së i përgjigjet pyetjeve të analistëve të ftuar në DITA, Mero Baze, Mustafa Nano dhe Andrea Stefani
Pyetja e Mero Bazes për Spahiun: Rreshto nga 1 deri në 3 rreziqet që i kanosen Shqipërisë?
1. Shqipëria rrezikon që në rast të ruajtjes së “Status Quo”-së së shtetasit Berisha edhe për 4 vite, të shkatërrohet opozita, shoqëria civile, biznesi…
2. Marrëveshja për ndarjen e kufirit me Greqinë të zbatohet në mënyrë të njëanshme në dëm të territorit të sipërfaqeve disa qindra km2 të Republikës së Shqipërisë.
3. Shqiptarët të mbeten të ndarë, të pabashkuar, të pa integruar dhe populli më i varfër i Europës.
Pyetja e Andrea Stefanit për Spahiun: A e shikoni të mundur bashkëpunimin me të majtën opozitare me qëllim parësor rrëzimin e Berishës? E përjashtoni 100% bashkimin e votave me Berishën pas zgjedhjeve? Po me një qeveri të djathtë pa Berishën kryeministër ku në kabinet të jetë edhe partia e Berishës?
Aleanca Kuqezi ka qenë dhe është lëvizje opozitare dhe natyrisht mban të hapur çdo lloj bashkëpunimi me forcat opozitare si para po ashtu dhe pas zgjedhjeve duke përjashtuar çdo alternativë tjetër. Përmbysja e regjimit Berisha dhe çmontimi i PD-së për ta nxjerrë nga skena politike për të paktën dy dekada është mision historik dhe Aleanca Kuqezi është e vendosur për të qëndruar në udhën e një lëvizje radikale për arritjen e këtij objektivi. PD duhet larguar nga pushteti edhe sikur shtetasi Berisha të jetë në pension ose i dënuar nga drejtësia.
Pyetja e Mustafa Nanos për Spahiun: Çfarë mendon juristi Spahiu për kërcënimet me burg që bën nëpër sheshe politikani Spahiu?
Juristi Spahiu mendon që e vetmja lëvizje politike që synon ndërtimin e shtetit juridik dhe standardeve demokratike mbi kulturën e ndëshkueshmërisë është Aleanca Kuqezi. Juristi Kreshnik Spahiu mendon se politikani Kreshnik Spahiu është i vetmi anti-konformist në tregun e politikës dhe qëndroi jashtë pazareve të PD-PS liderët e së cilës amnistojnë njëri-tjetrin sa herë që ndërrojnë sipas ngjyrimeve pushtetin. Për juristin Kreshnik Spahiu qëndron bindja se nëse politikanë të tillë si politikani Kreshnik Spahiu do të ishin më të shumtë atëherë edhe drejtësia por edhe media do të ishin më të pavarura. Unë përulem vetëm para zotit dhe flamurit.
Pyetjet qe tre gazetaret i bejne Kreshnik Spahiut,jane pyetje “kurth” medemek ,”kurthi” i te cilave ka te beje me dyshimet,paragjykimet apo me sakte akuzat qe i jane bere dhe i behen kesaj Spahiut dhe AK-se,si parti ekstremiste e krijuar nga Berisha qe te corodite elektoratin,nje praktike,sipas ketyre rrufjaneve e njohur ne vende te tjera (a nuk beri nje aludim te tille edhe Edi Rama ne ftesen-kercenim drejtuar AK-se?!).
Deri me sot,retorika e AK-se eshte perqendruar ne dy ceshtje te rendesishme:1) rrezimi,me patjeter, i Berishes nga pushteti,2) bashkimi kombetar por, nuk duhet harruar edhe se nje rendesi e posacme i eshte dhene edhe Autoqefalise se munguar te kishes sone orthodokse.
Per te paren, te gjithe jane dakord,gje qe shpjegon edhe permbajtjen e analisteve te llojit Nano dhe Stefani,te cilet,po te mos ishte kaq e thelle retorika antiberishiste e Spahiut dhe AK-se, do ta kishin goditur pa piken e meshires,por kjo i mban te terhequr.
Per te dyten (bashkimin me Kosoven ) nje pjese e mire e analisteve ,te llojit te M.Nanos sidomos,jo vetem qe kane rezerva,por, i’u sherben edhe si arsye per te urryer si Spahiun ashtu edhe AK-ne,prandaj edhe tere ato shkrime plot helm dhe ironi qe jane bere deri me sot ndaj AK-se.
Per te treten,kjo ka lenduar filogreket e shumte ,te hapur apo te fshehur, qe gjallojne si krimbat e plehut ne mjedisin poliktik,mediatik dhe mbare shoqerine tone,e kjo duket ne “kryqezaten” e tyre ,ku edhe e kane burimin shume nga paragjykimet dhe te pavertetat qe i mvishen Aleances Kuq e Zi.
Jam mese i bindur qe,po te mos ishte per antiberishizmin e tij,Kreshnik Spahiu dhe AK-ja do te masakroheshin nga keta rrufjane mediatike,te cilet,nuk ia falin AK-se qe, ceshtjen e bashkimit me Kosoven e ngriti per here te pare ne nivele me te larta te diskutimit politik dhe intelektuale.
Sqarim: bashkimi me Kosoven ndryshon pehazhin social-politik-kulturor te Shqiperise,te cilit ndryshim i ndruhen apo nuk e duan shume politikane ,intelektuale ,opinioniste dhe gazetare ( nje shtim kaq i madh,prej qindra mijera votuesish nga Kosova,sipas ketyre rrufjaneve, mund te beje te mundur ,pse jo,te mbaje ne pushtet perhere nje Berishe nga veriu…shkaku i vertete ky eshte,megjithese shume veta e mohojne kete kategorikisht…!).
Mos shif endrra me sy hapur o Robespjerr. Edhe Kosova si Shqiperia eshte e ndare ne te majte dhe te djathte. Albin Kurti, Rexhep Qosja, Rexhep Krasniqi etj etj jane nga perfaqsuesit me te spikatur te shoqerise kosovare sot. Dhe ata jane “te majte”, te dashuruar me standartin e gjuhes shqipe etj. etj. Une psh do ta quanja fat te madh sikur neser president i Shqiperise natyrale te jete zoti Krasniqi dhe kryeminister Kurti. Pra bashkimi Kosove – Shqiperi nuk ndryshonb asgje nga perberja sociale, ideologjike apo kulturore. Edhe nga ana fetare nuk besoj. Sepse shqiptaret, fatmiresisht, jane ne shumice derrmuese laike dhe europiane dhe nuk ia varin shume kishave dhe xhamive. Prandaj mos enderro kot per nje Berishe prej Kosove!!!!
Ju nuk perkulesh para askujt,pervec Spahijve turq.Ju tregon mbiemri se bkujt i sherbeni.
Edhe perpara parave dhe kolltukut!