Përurohet “Rruga e Atjonit” në nder të djalit të shkrimtarit të njohur, Visar Zhiti

Dita

Nga sot segmenti nga rruga “Faik Konica” deri pranë shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë do mbajë emrin “Rruga e Atjonit”, në kujtim të djalit të shkrimtarit të njohur, Visar Zhiti, i cili humbi jetën tragjikisht dy vite më parë, në moshën 19 vjeçare në një aksident rrugor.

Pllakati me emrin e Atjon Zhitit u zbulua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarë e miq të Atjonit, gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar gjatë ditës së sotme, ku merrnin pjesë edhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, si dhe Administratori i Njësisë Nr. 2, Elez Gjoza.

Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ditë të tilla bëjnë të mundur që çdokush të kuptojë se çfarë e bën qytetar dhe çfarë e dallon nga të qenit thjesht banor i një qyteti me një milion banorë.

“Më vjen mirë, i dashur Visar, që kjo rrugë në zonën pranë qytetit “Studenti”, pranë fakulteteve kryesore të universitetit dhe në kufi me parkun e liqenit, ka emrin e djalit tënd, i cili na bëri të gjithëve krenarë. Më vjen mirë që shokët e tij dëshmojnë se ka një dëshmi përtej datës së lindjes dhe datës së largimit nga kjo jetë, që është dëshmia e njeriut të mirë, e besoj se na frymëzon të gjithëve sot”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkohë, shkrimtari Visar Zhiti falenderoi Bashkinë e Tiranës për këtë nismë, duke theksuar se tashmë kjo rrugë do jetë rruga e të rinjve që Atjoni përfaqësonte. “Rrugës ku kalonte një 19 vjeçar, i cili ëndërronte me shokët e tij një lagje, një Tiranë e një Shqipëri më të bukur, me propozim të kryetarit i vihet emri i tij. Mirënjohës banorëve të lagjes sonë që e mirëpritën këtë emër, kryetarit që gjeti këtë emër! Kryetarit, bashkisë e bashkëpunëtorëve tuaj, i uroj suksese, sa më shumë rrugë të bukura, me ëndrra rinore, parqe që janë më të rëndësishme se parlamenti dhe se uzinat për fëmijët”, u shpreh Visar Zhiti.

Share This Article
9 Comments
    • Para 1 muaji vdiq Historiani me i shquar i shekullit te 20 ne Shqiperi, Kristo Frasheri. Pse nuk u kujtua ky lyra nga Kucova, ti vere ndonje rruge emrin e tij???

      Apo sepse profesori eshte aq i madh sa nuk i ngjitej dot lyra pas dhe s perfitonte dot gje!!!!! Turp dhe gomarllek, familja e Atjonit, megjithe respektin e madh qe kam per ta, nuk duhej te pranonte nje pisllek te tille.

  • I ndrite shpirti Atjon Zhitise atje lart ne qiell, ku ka shuar dhe shpreh ngushellimet me te ngrohta per familjen e tij. Eshte gje e mire qe perkujtohet ky djale 19 vjecar qe nderoi jete ne nje aksident automobilistik. Dhimbje.
    Por, nuk me duket e drejtepse eshte i biri i nje poeti te mire dhe te perjetesohet me emertim rruge,sepse nuk ndryshon nga te gjithe 19020 vjecaret e tjere qe jane vrare e hubur jeten edhe maleve e deteve duke keruar nje jete me te mire. Keshtu sic po ben Velia nuk eshte veprim i pjekur, i fyen te gjithe familjaret e tjere qe kane pesuar te njejten tragjedi si z. Visar Zhiti. Me vjen keq qe detyrohem ta shkruaj kete koment, por eshte fyerje per prinderit e tjere te ngjashem, apo ngaqe ata i kane prinderit te padegjuar, anonime??!!

  • Me vjen shume keq per Atjonin, per familjen gjithashtu, por sa femije bij nenash jane vrare keshtu dhe nuk i kujton njeri ??????????????????

    Nje idjotizem kaq servil se kisha pare kurre!

  • Palacolleku i rradhes i Lalit. Shpetoi shteti nga duart e Barbarit dhe ra ne duart e kalamajve te sektit Rilindja. Hale do mbese ky vend dhe ska per tu ber kurre.

  • ama!!!

    Jam plotesisht me mendimin tend. qe po e perseris dhe une:

    “ama
    Me vjen shume keq per Atjonin, per familjen gjithashtu, por sa femije bij nenash jane vrare keshtu dhe nuk i kujton njeri ??????????????????

    Nje idjotizem kaq servil se kisha pare kurre”!

    Kan ra duke kryer heroizem per vatan,atdhe dhe jo vetem nuk nderohen,po harrohen perjete te jetes.

    Keto te rilindjes nuk dijne cfare bajne.Pak suksese marrin spunzo,yrysh ne budallalleqe.

    Do pyesin njerezia.Po si u vra aksidentalisht .Po kryente dyetyre shtetrore.Apo shetitje bukuri natyrore,per te mos then ma shume.

  • Kush ka ndjekur jeten e Atjonit do te kuptoje se ai ishte nje djalosh i veçante,qe me sjelljen,inteligjencen dhe mendimet qe shfaqte ne esete e tij te botuara ishte vene ne krye te brezit te ri,te shkolluar ne shkollat me te mira te Perendimit,qe enderrojne te vihen ne sherbim te ndryshimeve progresive te shoqerise shqiptare dhe te atdheut,por,fatkeqesisht,endrrat iu prene ne mes nga nje aksident fatal.Emri i tij meriton t’i vihet rruges, pavaresisht biri i kujt eshte.Duke nderuar rrugen me emrin e Artjonit,nderohen gjithe ata te rinj te perkushtuar drejt dijes e kultures,te cilet me mish e me shpirt perpiqen t’i vene ato ne jete per nje Shqiperi me te mire.Shoket e Artjonit dhe brezi i tij i te rinjve te kujtojne me krenari shokun e tyre dhe te luftojne qe endrrat e parealizuara te tij t’i vene ata ne jete.

  • E c’ te keqe ka qe kujtohet nje i i ri me vizion te gjere per jeten edhe pse ishte ne moshe te njome ?? Sipas mendimit tim , nuk kane vend as kritikat as xhelozite .Ai djalosh e meriton rrugen me emrin e tij :ATJON.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *