Përurohet shkolla në Durrës, Veliaj: Arsimi profesional e vetmja rrugë për punë

Dita

Krijimi i mjediseve moderne të pajisura me bazën më të mirë mësimore dhe laboratorë, ka qenë një nga sfidat kryesore të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si pjesë e reformimit të arsimimit profesional në vend. Në këtë kuadër është bërë dhe rikonstruksioni i plotë i shkollës së mesme profesionale “Hysen Çela” në qytetin e Durrësit, e cila tashmë ofron jo vetëm ambiente të reja, por edhe pajisje mësimore bashkëkohore.

Godina e rikonstruktuar është përuruar dje nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili e konsideroi këtë shkollë dhe arsimin profesional në përgjithësi, si një alternativë serioze për të gjithë ata të rinj dhe të reja që kërkojnë kenë një zanat në jetë.  “Më vjen mirë që prindërit tuaj ju kanë çuar në një shkollë profesionale sepse është e vetmja që garanton punësim në kushtet e një tregu që kërkon zanate sesa diploma”, – tha ministri Veliaj.

Ai vuri në dukje se falë përkushtimit dhe vizionit të qeverisë është bërë e mundur që të kthehet besimi i të rinjve që kërkojnë një zanat si një mundësi më e mirë për jetën dhe të ardhmen e tyre. Veliaj theksoi faktin se si pasojë e reformës së ndërmarrë në këtë fushë, por edhe ambienteve bashkëkohore, u bë e mundur që të rritet me afro 40 për qind numri i nxënësve që regjistrohen për herë të parë në shkollat profesionale në të gjithë vendin.

“Më vjen mirë që në vitin e fundit ne kemi hapur disa shkolla tërësisht të rinovuara, që ata që zgjedhin që duan të shkojnë në arsim profesional, do shkojnë dhe në ambiente dinjitoze. Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm sepse për herë të parë u rrit me 40 për qind numri i atyre që futeshin në shkollat profesionale. Dhe besoj se ky vit do hyjë në histori si viti ku jo vetëm krijuam shkollat më moderne, por edhe si viti ku mentaliteti shqiptar ju kthye punës dhe zanatit“- u shpreh Veliaj.

Ai veçoi si një risi faktin që tashmë edhe falë mbështetjes së partnerëve të huaj dhe sipërmarrjes, në vendin tonë po zbatohet sistemi dual gjerman i mësimdhënies, pra alternimi i teorisë me praktikën në ambientet e bizneseve konkrete. “Nxënësit do bëjnë 30 për qind praktikë pranë një biznesi. Do kenë një bord drejtues shkolle që drejtohet nga biznesi. Është e vetmja mënyrë që garanton punësim për të gjithë ata të rinj që po studiojnë këtu hoteleri turizëm, dizajn dhe modë, tekstil dhe ata që kanë nisur të studiojnë peshkim”, – tha Veliaj.

Veliaj vuri në dukje, gjithashtu, faktin se në në shkollat e mesme, nëndrejtorët do jenë të huaj nga Zvicra, Austria, Gjermania apo SHBA, kjo si një mundësi për të marrë përvojën më të mirë nga këto vende për arsimin profesional. I pranishëm ishte edhe kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili pasi falënderoi Veliajn për investimin në këtë shkollë, e ka cilësuar atë si një kolegë të ardhshëm, duke nënkuptuar fitoren në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë Tiranë.

Share This Article
7 Comments
  • inmagjino sa bukur do jete bashkija !! ku nderkohe qe per 2 vjet ky djale beri gjera te papara!! dhe tashi do jete ne bashki !!

    • Reforma ne arsimin profesional ishte e domosdoshme, se te rinjte enden rrugeve, pa nje orjentim cfare te bejne me jeten e tyre, duke u genjyer nga reklamat e universiteteve private per diploma juridiku apo ekonomiku dhe perfundojne kamariera. Nderkohe qe nje zanat, ta ben jeten te begate.

      • shkollat profesionale jane arritja me e madhe, se do te ule realisht papunesine dhe do te zgjeroje realisht tregun e punes, jo duke hapur vende pune imagjinare.

        • Po administrata aq eshte, edhe bizneset private ku mund te punesohen aq jane, nderkohe ne jemi nje popullsi ne moshe shume te re, kerkesat per pune sa vijne e shtohen dhe po nuk u be arsimi profesional, nuk do t’i jepet zgjidhje ndonjehere papunesise.

    • ne 2 vjet beri aq sa e tere partija demokratike ska bere ne tere vitet qe ishte ne pushtet !! dhe kjo eshte revolucion per ne qe kemi nje kandidat te ri dhe prova te vertetuara , jo si halimi qe ska bere asgje si para ardhesi i tij komunisti basha

    • basha nje kopesht qe beri atje te un ne lagje para ca ditesh mbaroj , dhe e bukra qe skishte len afat mbarimi , beri 4 vjet per tu ndertuar nje kopesht , cdo gje tregon qarte qe u be thjeshte per fushate se te ishte se do e dote punen qe ka bere sdo e vonote kaq shume !! turp ti vij . Kurse Erion Veliaj po ben per 2 vjet super gjera qe gjer dje as se dinim cu bete ne ate ministri te zhdukur.

  • Veliaj ka dhene shume ne ministrine e mireqenies sociale dhe arsimi profesional ka qene nje nga ato fusha ku eshte bere shume ne kaq pak kohe. Besoj vertet se do kemi po te njejtin njeri qe do punoje shume dhe ne krye te bashkise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *