Përveç penalltisë, Allegri tregon gabimin tjetër të arbitrit

Ornela

Massimiliano Allegri është kthyer të flasë 3 ditë pas eliminimit nga Champions League kundër Realit dhe ka marrë në mbrojtje kapitenin Buffon.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Sampdorian, ai gjithashtu ka vlerësuar paraqitjen e të tijve dhe nuk ka preferuar të merret me penalltinë, por me një detaj tjetër, që askush nuk e kishte analizuar më parë.

“Mendoj se ka gjykuar mjaft mirë një ndeshje aspak të lehtë. Nuk dua të merrem fare me penalltinë, ishte apo nuk ishte. E vetmja gjë që gjyqtari mendoj se gaboi, por që asnjë nuk e evidentoi, ishte akordimi i 3 minutave shtesë. Në pjesën e dytë u krye vetëm një zëvendësim, ndërsa nuk pati asnjë ndërhyrje të mjekëve në fushë, ndaj duhej dhënë vetëm një minutë shtesë. Nuk është kusht që të japësh gjithmonë 3 të tilla”, u shpreh ai kur u pyet e vlerësoni paraqitjen e arbitrit Oliver?

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Puna eshte o zoti Allegri, qe minutat shtese jane kompetence absolute e arbitrit dhe nuk varen vetem nga nderrimet dhe nderhyrjet e mjekeve ne fushe. Eshte e vertete qe per cdo zevedsim rekomandohet 30 sek shtese, por kjo nuk do te thote qe keto jane minutat e vetme. Arbitri vlereson edhe vonesa te tjera dhe humbje kohe kryesisht te portiereve, ose rifillimit te lojes pas nderprerjes se sa j, si ne riveniet ansore, goditjet e denimit etj. etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *