Perversitetet e mbretit tradhtar

J L

Nga Ndoc Logu

“ …Në të vërtetë e gjithë mbretëria e Zogut nuk ishte gjë tjetër veçse një festë karnavalesh me përfundim tragjik”, ka shkruar Faik Konica

Të gjitha P-et e një perversi: Pushtet t’ pa kufizuar… Pabesi t’ përjetshme… Padituri mesjete… Para të pa sosura e të pa ditura… Pasuri të pa matshme… Paturpësi proverbiale… Pafytyrësi t’ pa përsëritshme … Perverisitet degjenerativ…

Tabori i falsifikatorëve, për tre kohët: 1924-1939, 1939-1944 dhe 1944-1990, herë pas here, në data e pika kulmore të historisë sonë, na nxjerrin sajesa spiunësh me gjithfarë mashtrimesh për Ahmet Zogun duke i justifikuar pasurinë, bëmat kriminale dhe tradhtitë e tij në dëm të popullit, pasurisë kombëtare shqiptare dhe të sovranitetit. Synimi i tyre është: të zvogëlojnë sa më shumë krimet, vjedhjet dhe tradhtitë e kryera prej tij. Kjo synohet të arrihet duke shtrembëruar faktet dhe të vërtetat historike. Në pamundësi tani për tani, të paktën të ndikojnë tek brezat e ardhshëm që po rriten. Edhe këtë vit të 75 Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë dhe të 80 vjetorit të tradhtisë dhe vjedhjes së tij, kështu po ndodh. Jashtëqitjet e tradhtarëve kriminel të saj pranvere të përgjakur të 1939, të fermentuara në gropat septike për 45 vjet: 1945-1990, kanë mbirë ca specie zvarranikësh gjysmë gjarpri, gjysmë njeri që ngrenë kokën për të lëshuar helmin e radhës kundër çdo vlere të kohës 1941-1990. Kështu po ndodh edhe me këndvështrimet për Ahmet Zogun, për pasuritë, vjedhjet, krimet dhe tradhtitë e tij. Hapja e këtyre pusetave të zeza pas vite 90-të të shekullit të kaluar, mund ta ndotë atmosferën përkohësisht, mund të turbullojnë trurin e shpëlarë të një tufe të vogël të marrosurish me kulturë, shkollë, dituri e atdhetari në kuotën zero, por jo ta infektojnë atë. Të vërtetat historike nuk mund të mohohen nga kori i zvarranikëve që del nga llumi i moçalit të tradhtisë kombëtare të etërve tyre. Por as i neoballistëve e neofashistëve të ri të sojit Butka, Tufa, Kapri e Çelo Hoxha.

Në gazetën “Panoroma” më datat 7 e 8 Prill botohet një material, gjoja si zbulim, i së vërtetës  i thesarit të A. Zogut nga Erald Kapri, i cili mban edhe detyrën e një “Këshilli gjoja shkencor”, por është manipulator i ISKK. Në të  vërtetë, materiali s’ka asgjë të re. Çdo gjë është e njohur dhe e vërtetuar të paktën 60 a 70 vjet më parë. E reja është vetëm, përsëritja e radhës për ta justifikuar tradhtinë e vjedhjen e këtij super tradhtari e super hajduti, i papamë deri atëherë dhe i papërsëritshëm në Shqipëri deri pas viteve 90-të. Kapri, thotë se pasuria e Zogut përbëhej:

-Nga pasuria familjare e trashëguar.

-Nga kursimet e tij të përfituara gjatë qeverisjes.

-Nga thesari i shtetit i marrë me veti pas pushtimit.

-Nga dhuratat e çmuara të marra në dasmë.

-Nga llogarit e fshehta në Britani.

-Nga përfitimet e konsiderueshme financiare pas shkatërrimit të valixheve gjatë udhëtimit në arrati.

Po sa janë të vërteta këto? Kapri duhet ta thotë, po përse nuk e thotë? Nuk është vështirë të hamendësohet.

Lidhur me pasuritë e trashëguara, në rastin e Zogut, nuk kemi të bëjmë me një monarki brezash me dekada e shekuj si p.sh, në Britani e Rusi etj. Monarkia zogiste kishte vetëm 10 vjet jetë. Ajo ishte një familje fshatare e pasur në Burgajet dhe kaq. Edhe po ta kishte tërë Burgajetin, gjysmën e Matit, apo edhe tërë Matin, nuk do mund t’i mjaftonin tërë ajo mori shpenzimesh që bënë ky krye aventurier si Hitleri, e më pas në detyrat që mbajti.  Edhe ajo pasuri që kishte, ishte fare modeste: ca pyje e kullota, ku pjesa më e madhe e tyre nuk ishin të trashëguara as të blera. Pjesa më e madhe ishin të rrëmbyera e të motivuara si “dhurata”. Hollësisht për këto do të flitet në një vend tjetër.

Ndërsa kursimet që buronin nga detyra që mbante, mund të kenë qenë jo të vogla por dy arsye: Nga se të ardhurat i kishte shumë të mëdha, po të kemi parasysh buxhetin e qeverisë, gjendjen e vendit e të popullit ku rroga e një punëtori ishte vetëm 5 lekë në ditë, ku edhe Kabineti Qeveritar dhe administrata i merrte rrogat me vonesë. Shpesh i merrnin edhe të përgjysmuara. Ndërsa rroga e monarkut ishte 25.000 napolona ari në muaj. Paguhej kështu monarku i vetëshpallur, kur Shqipëria nuk kishte asnjë veprimtari prodhuese për të gjeneruar të ardhura, përveç një tregtie spekulative dhe taksat e rënda të popullit më të varfër të Europës. E nga ana tjetër se: shumë nga nevojat jetësore të familjes dhe taborit mbretëror, përballoheshin nga arka e shtetit.

Përsa i përket të ardhurave nga thesari i rrëmbyer, rreth 2(dy) kuintal ar i pastër nuk janë pak, janë shumë e më shumë se mund të mendohet sot. Le pastaj nga ana ligjore: janë kriminelë, e nga ana morale janë turpe, e që të dyja bashkë: vetëvrasje. Vdekje dhe mbetur pa varrosur. Ai mbeti një kufomë kërmë që kundërmonte erë dhe infeksion edhe kundër luftës që kishte filluar populli i vet që e braktisi. Zogu edhe pse bridhte si peshku “Bakalaro” në ujërat e turbullta pa ditur se nga po shkon, nuk mendonte fare për dramën e popullit e atdheut vet, që e kishte shfrytëzuar e tradhtuar, por për pasurinë, duke studiuar rrethanat e rikthimit si më parë. Zogu bridhte nëpër botë si fantazmë me qejfinin e zi të turpit veshur, me 13 strajca me floririn e grabitur popullit, të shtrënguara midis shalësh dhe xhepat e mbushur me monedhat britanike të fituara nga shërbimet agjenturore në dëm të interesave të Shqipërisë. Pamja e tij i ngjante piratëve të deteve në kohën e Kristofor Kolombit. Ndërsa 200 arkat e mëdha i shkonin nga pas si një bisht gjarpri të stërzgjatur që dikush, a disa, kërkonin t’ja prisnin, (t’ja rrëmbenin).

Lidhur me dhuratat e çmuara që ja sollën Zogut në dasmë, siç thotë Kapri në “Panorama” ishin diçka më pak se sa vlera e qumështit devesë që vinte nga vendet arabe me bidona për të larë trupin tabori i femrave të oborrit mbretëror, rrobat e parfumet që vinin nga jashtë për motrat mantenuta dhe dashnoret e Zogut. Dhuratat e dasmës Zogut ishin me të vogla për nga vlera, përfshi edhe benzin e Hitlerit, se sa strajcat me napolona ari dhe orët e xhepit tërësisht floriri, që ju dhurojë agjentëve serbë për të mbajtur qindra përkrahës të vetë, kur u arratis, në pritje të kthimit si më 1924. Dhuratat e dasmës Zogut, ishin diçka më pak se, shpenzimet e pagesave që ju bënte Zogu këtij tabori mercenarësh e horrash për një kohë të gjatë, në pritje të kthimit dytë. Dhuratat e dasmës së Zogut, ishin më pak se 65 deshtë dhe darka që u bë në një kazermë ushtrie në afërsi të Shkupit me këtë divizion tradhtarësh, natën që u bë marrëveshje me serbët, për t’i mbajtur. Dhurata e dasmës Zogut, ishin më të vogla për nga vlera, se sa 3 (tre) kamionët e ushtrisë që u ngarkuan vetëm me sixhade “Përse” kur u arratis, të blera nga buxheti i shtetit. Dhurata e dasmës  Zogut, ishin më pak për nga vlera, se sa 20 kompletet me lugë, pirunj e thika, tërësisht floriri, të blera jashtë vendit sa “frëngu pulën” nga buxheti i shtetit. Po të futeshin këtu edhe 20 kompletet me pjata, filxhanë e pjatanca të mëdha, të madhësive të ndryshme, tërësisht argjendi e platini, atëherë vlera e të gjitha këtyre i kalonte mbi njëqindfish dhurata e dasmës Zogut. Të gjitha këto, Kapri, nuk i llogarit si pasuri. Të ketë harruar? Nuk i dinte? Po ka akoma të tjera që evidentohen edhe si turpe e perversitet.

Lidhur me llogaritë e fshehta të Zogut në Britani, siç e pranon edhe vetë Kapri, janë të vërteta. Por janë sa një kafe mëngjesi në krahasim me shumat marramendëse që Zogu përfitonte nga shërbimet agjenturore që kryente, armiqve tanë shekullor, në dëm të ekonomisë, pasurisë mbi e nëntokësore, në dëm të territorit, e më në fund edhe në dëm të sovranitetit kombëtar.

“Të gjitha gjarpërimet nuk rrëshqasin vetëm nëpër male”, shkruante ish Kryetari i Këshillit të Lartë i Shtetit Mirash Ivanaj. Ahmet Zogu ishte njeri prej atyre gjarpërinjve që rrëshqiti nga shkurret e Burgajetit, u ngjit deri në piedestalet më të larta të një shteti a vendi, pa ja shtypur kokën askush, edhe pse tentuan disa herë. Ai duke përdorur pabesinë, dinakërinë, vrasjet, parat dhe tradhtitë, Ahmet Zogu mori një shtet të lindur dhe duke u rritur e burrëruar, e përdori në mënyrën më të poshtër e kriminale, dhe më në fund e shuajti sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Ai u kthye në një prostitutë mashkullore deri në çastin e fundit të jetës së vet” … Në të, shkruante Mirash Ivanaj- pashë ngadhnimin e një gjaku të prishur brez pas brezi, familjarisht, shoqërisht,moralisht, kombëtarisht…”. Pikërisht se vinte nga ai gjak i prishur, Zogu, në pamundësi për të realizuar në mënyrë të dinjitetshme, ëndrrën e çmendur e perverse si të Hitlerit për pushtet, pasuri dhe jetë dekadente të shkallës më të lartë të degjenerimit, deri tek incesti me motrën, ai zgjodhi rrugën më të ndyrë, rrugët agjenturore dhe të tradhtisë ndaj çdo gjëje e cilitdo qoftë edhe të popullit dhe atdheut vet, mjafton që të arrinte synimet e veta. Ahmet Zogu, ju shërbeu serbëve, austro-hungarezëve, grekëve, italianëve e kushdo paguante më shumë, duke u  kthyer në një mercenar për të vepruar e sjellë siç e komandonin ata e kur e donin ata. Kapri dhe tërë kapollarët e sojit tij si: dy Dervishët, Tufët, Butkat etj, që ju ka mbetur ora 80 vjet të shkuara, tek bijtë bastard të 7 Prillit 1939, duhet të heshtin, sepse ata njerëz “… që u mbytën në pamoral, në turp, në gjaksi, në fitime, në tradhti… janë po ata”, shkruante bashkëkohësi i Zogut, Ivanaj.

Në llogaritë e fshehta të Zogut, Kapri, duhet të fuste edhe pagesat që merrte nga shërbimet që u kryente austriakëve, ku Zogu, kishte kryer dy kurse agjenturore. Po këta i dhanë edhe gradën e ushtarakut lartë. Në llogarit e fshehta duhet të llogariste edhe parat që mori kur ky tradhtar shiti Shën Naunin, kur shiti Vermoshin, kur nënshkroi marrëveshjen me Pashiqin, dhe me të tjerët, kur dha për shfrytëzim vendburimet e naftës. Ndërsa për dy marrëveshjet, parat i ka marrë menjëherë, nga serbët dhe italianët kishte kuota të caktuara dhe të përhershme, ashtu siç kishte të ardhura të shumta e të pandërprera nga shfrytëzimi i pasurive kombëtare. Në të ardhurat e fshehta të Zogut, Kapri, duhet të llogariste edhe ato qindra miliona zhvatje popullit, kur bashkë me italianët që drejtonin Bankën e Shtetit dhe Ministrinë e Financave, me një manovër, zhvlerësuan arin dhe rritën vlerën e lekut letër. Tërë  fitimet i ndan bashkë. Vetëm nga tetori i vitit 1937 deri në 5 shkurt 1939, vetëm në 15 muaj, Zogut, ju futën në llogarinë e tij, aq napolona ari barazi me 209 kg e 2 gram, prej të ardhurave doganore nga kursi më i ulët i arit me kartëmonedhat letër. (Veli Haklaj, gazeta “Mapo” 18 prill 2019 faqe 13).

Në llogaritë e fshehta të Zogut dhe pasurit, Kapri, dhe kapollarët mercenarët e tij edhe për së vdekuri, duhet të fusnin edhe disa të ardhura të përgjakura, po aq të ndyra sa ato që merrte për të vrarë personalitetet e kombit. Të tillë janë shumë. Unë po sjell vetëm një: Kryengritja antizogiste e Dukagjinit shpërtheu në nëntorin e  vitit 1926. Për ta shtypur, Zogu, dërgoi 10.000 forca milici, ushtri e mercenar të ardhur nga Mati e Dibra. Komandantët e këtyre forcave ishin Muharrem Baraktari e Preng Pervizi. Në dimrin e vitit 1926-1927 u futën në Dukagjin. Pasi arrestuan 1200 vetë, këta kriminel, plaçkitën tërë mallin e shtëpive: përfshi edhe misrin, rrëmbenin bagëtinë dhe digjnin shtëpitë. I tëri malli i rrëmbyer, mijëra kokë bagëti, të imta, lopë, qé që punonin tokën, misrin e çdo mall tjetër që kishin, ua shitën dhe i kthyen në napolona ari. Gjysmën ja çuan Zogut. Gjysmën tjetër e ndanë të dy kriminelët bashkë. Muharrem Baraktari ndërtoi një shtëpi në Kukës. Ndërsa Preg Pervizi, e ndërtoi vilën diku midis fshatrave Laç e Shullaz kur kalojmë rrugës vjetër për në Shkodër. Por ka edhe një formë tjetër e vjedhjes së pasurisë nga Zogu, po kaq e turpshme. Nëse, Zogut, apo të tij, i pëlqente një pronë, livadh, kullotë, pyje, vreshtë apo bahçe, pronarit i sajohej një konflikt dhe e arrestonin. Më pas i shkonin shërbëtorët e Zogut e i thonin: “Bëj një lutje Naltmadhërisë se ai është zemër gjanë… Por, ti, duhet ti bësh atij një peshqesh…” dhe i thonin pronën e parapëlqyer. Dhe kështu kryhej puna…

Lidhur me dëmshpërblimin e valixheve të dëmtuara nga lufta, ka spekulime. Disa mashtrues të tjerë, me parë, thonë se valixhet shpëtuan, por “Benzi u shkatrrue”. Kapri thonë se “Benzi shpëtoi e valixhet u shkatërruan.” Lidhur me jetën e këtyre tradhtarëve, unë, kam biseduar vite më parë me kundërzbuluesin Isuf Mullaj, i cili qëndroj për vite me radhë pranë kësaj strofulle hienash a gjarpërish. Po kështu edhe me specialistët e sigurimit shtetit, që i drejtonin, i përplasnin me njeri- tjetrin, ku herë i përçanin herë i bashkonin tërë grupet e kësaj “Mërgate qyqesh”- siç i cilësonte Nasho Jorgaqi. Të gjithë këta i kanë të shkruara gjithçka me burime nga brenda kësaj grope septike, siç ishin H. Selimani, S. Martini, kuzhinieri dhe vetë gruaja e Zogut. Shumë nga ata që u morën me pasurinë e Zogut, si këtu në Shqipëri dhe ata në arrati, sa nuk i qajnë hallin se, ai, na paska bërë një jetë me privacione. Jo, o mashtrues. Zogu kishte të ardhura më të mëdha nga burime të errëta se sa të ditura. Ai kishte para në disa banka, në Paris, Londër, Aleksandri. Ai bleu edhe një vilë dhe tokë në Egjipt. Bleu vilë në Francë dhe SHBA. ( Të gjitha hollësitë në librin e ardhshëm).

Lidhur me valixhet, së pari,, duhet sqaruar se, ato, nuk ishin aspak valixhe. Ato ishin arka, një metër e një çerek të gjata, 60 cm të gjëra dhe 75 cm të thella, të veshura nga brenda me një copë vishnje, e nga jashtë, me disa figura e ornamente , të përforcuara, nga jashtë, me katër shirita metalik dhe mbylleshin me nga dy dryna nga jashtë. Ato nuk ishin as 13, as 100 por plot 200 copë. Për t’i lëvizur u përdorën 7 kamiona 3.5 tonëshe. Ndërsa ari nuk ishte në qese. Por në 13 thasë lini ku secili mbante 20 deri në 25 kg metal. Këta thasë, bashkë me bizhuteritë, ndryshe gjerat e çmuara, me çdo mjet që lëviznin, nuk ndaheshin nga sytë e Zogut. Ndërsa dhuratat, objektet e shtrenjta 57 uniformat e Zogut, nga 2000 që kishte (të jenë rastësi, zgjedhje e vetë Zogut numri 57, apo imitim i idhujve të vetë, që sa kishte 57 kostume Hitleri, 57 palë këpucë Gelbësi, 57 uniforma ushtarake Duçja), objektet e tjera të rrëmbyera, deri edhe vepra arti e tjerë, lëviznin vetëm nga oficerët më të besuar të Zogut.  Dhe nuk ishin pak, por plot 61 valixhe, (jo arka si ato që lëviznin me kamionë), ku 7 prej tyre ishin vetëm me para që Zogu kërkonte t’i dërgonte në Kanada.

Por, manovra me monedhën, rrëmbimi i floririt kur u arratis, nuk ishte e vetmja pasuri e monarkut tradhtar në atë prag largimi. Ai përdori financat e shtetit, duke paguar kriminel për të vrarë prijësit e lëvizjeve atdhetare nga më të mëdhenjtë që i prin popullit për të sjellë lirinë dhe sovranitetin e vendit që e kishte nëpërkëmbur ky tradhtar. Ai merrte para nga të huajt për të hequr patriotët e vërtetë. Më parë vrau Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën, Avni Rustemin, Baraktarin e Shalës megjithë djalë, Elez Isufin, Isuf Manahiqin, kryetarin e çetave antiserbe kur u vra Azem Galica, që ishte strehuar në Shqipëri dhe dhjetëra personalitete atdhetare në Shqipëri, Kosovë e kudo ku gjendeshin, Për të gjitha këto vrasje, Zogu merrte shuma të mëdha në flori, nga armiqtë e kombit shqiptar. Me një pjesë fare të vogël të këtyre shumave të mëdha që merrte, paguante kriminelët që bënin vrasjet. Më pas, po Zogu, me spiunët e  vet vriste dhe vrasësit. Lexoni ish ambasadorin Çatin Saraçi se si u ndanë napolonat e floririt kur Balto Stambolli vrau Luigj Gurakuqin në Bari të Italisë, që të gjithë të paguar nga Zogu.

Perversiteti i Ahmet Zogut, me taksat e popullit më të varfër e më të vuajtur në Europë, arriti degjenerimin total kur Ai dërgoj me parat e shtetit spiunët e vet në Paris dhe i sollën duke e mashtruar, Tanja Visarovën, një balerinë shfaqjes nudo, të cilën e kishte pikasur kur Zogu frekuentonte kuplaratë e Parisit.  “Do të drejtosh një kurs për piano dhe do të paguhesh mirë”, i thanë agjentët.  Sapo e sollën në Shqipëri ja çuan Zogut në pallat, i cili nuk e nxori më jashtë derisa e nënshtroi, duke e kthyer, siç thoshte Tanja në një “robinë“.  Realisht ajo, ishte kthyer në një skllave seksi (Maria Krepa “Tanja Visarova faqe 143, Tiranë, 1994). Për vite me radhë që Zogu e mbajti vetëm për seks, shpenzimet për të derdheshin pa kursim. Një herë Tanja, kërkoi një fustan dhe menjëherë i sollën 25 të tillë. Një ditë hajdutët e oborrit horrave, i vodhën çadrën dhe pa vonesë i sollën 12 të ndryshme. Rrogën mujore, ja lidhi, siç i thonin atëhere, 25.000 franga ari në muaj. Kjo pagese është barazi me 1250 napolona ari. Tanja kishte ardhur megjithë nënën e vet dhe për të zbutur skandalin, Zogu i dhuroi asaj vilën e nënës vet, ngjitur me vilën e Zogut. Çdo ditë Tanja, ishte e detyruar të ndryshonte nga 5 herë rrobat dhe tualetin që i vinin nga kryeqytetet më të shtrenjta të Europës, nga fondet e qeverisë. Më pas, Zogu, me fondet që merrte nga Italia, për të forcuar ushtrinë, për të mëkëmbur ekonominë e vendit. Tanjës, robinës seksit, Zogu, i bleu një vilë në Kepin e Antibeve në Francë, të cilën me kërkesë të Zogut, e pagëzoi me emrin “Alba- Tanja”. Zogu i paguante, Tanjës, megjithë nënën e saj, të gjitha shpenzimet për pushime në çdo vend që dëshironte ajo, jashtë Shqipërisë. Monarku, kishte planifikuar t’i blinte edhe një vilë tjetër në Vjen të Austrisë. Por, Tanja, nuk ishte e kënaqur me jetën përrallore, me vilën, me pasuritë, paratë, bizhuteritë, floririn, diamantet e tjerë, që kishte marrë nga Zogu. Ajo kërkon akoma më shumë për kënaqësitë seksuale, që i kishte dhuruar këtij perversi. Pasi Zogu, kishte shkuar tek puset e Ferrit me flakë a gjarpri për të paguar mëkatet e mbi tokës, Tanja Visarova, tani e rreshkur nga vitet dhe shfrytëzimi i trupit si një makinë e shkatërruar nga korozioni, paraqitet në Ambasadën Shqiptar në Paris dhe prezantohet, si ish gruaja, ish e fejuara, apo ish dashnorja, një dreq e din se si, por një gjë ishte e vërtetë, ish skllavja e seksit, e ish Mbretit  tradhtar, kërkonte pjesë nga pasuria e tij, si shpërblim shtesë për kënaqësinë seksuale që i kishte dhuruar këtij satrapi. Tanja e shkretë, kujtonte se, Shqipëria, ishte akoma në kohën e merhumit dhe vulëhumburit Burgajetit. Shqipëria kishte ndryshuar…

Kështu me pak fakte, pa komente e analiza të thella, kuptohet fare qartë sesi e bëri pasurinë Ahmet Zogu, si i administroi djersën e popullit, si e mbajti pushtetin, si i përdori të ardhurat që gjeneronte ajo ekonomi e varfër dhe fondet që merrte nga jashtë. Ai rrëmbeu pushtet të pa kufizuar, para të paditura, pasuri të pa matshme, me një pabesi të përjetshme, me padituri mesjetare, me paturpësi proverbiale dhe një perversitet degjenerativ. Ky tradhtar kriminel e pervers arriti deri atje sa, të konsideronte shtetin krijesë të tij dhe për veti, Shqipëria pronë personale, ndërsa popullin skllave në shërbim të tij. E tërë jeta e tij ishte pazare, tradhti e krime ndaj cilitdo e për çdo gjë, derisa e mbylli jetën në krime e turpe, me tradhti të lart ndaj atdheut e popullit që bëmat e tij nuk i harron kurrë.

Në prillin e vitit 2019, u bënë 80 vjet nga fundi fatal i këtij hajduti e tradhtari pervers. Në 29 nëntor 1944, po të këtij viti, bëhet 75 vjet që shqiptarët atdhetarë, për rreth 5 vjet luftë e sakrifica mbinjerëzore kundër dy pushtuesve nga më mizorët e kohës, dhe të jo pak tradhtarëve nga ne shqiptarët, ballistë e zogistë e përkrahës të pushtuesve, mundën të vënë në vend dinjitetin, sovranitetin dhe qeverisjen nga vet shqiptarët që për 14 vjet e 4 muaj (dhjetor 1924-prill 1939) e kishte rrëmbyer ky tradhëtar me terror e gjak, me ndihmën, armët, parat dhe forcat e dukshme e të padukshme të armiqve tanë shekullor. Askush nga shqiptarët tradhtar, që nga Hamzai deri më 1991, nuk i ka shkaktuar më shumë dëme, shqetësime, gjak e tradhti, popullit të vet se Ahmet Zogu. Ai disa herë e çoi Shqipërinë e popullin e saj deri në kufijtë fatal të mos ekzistencës. Deri më 1990, për këtë figurë, u bënë vlerësime reale megjithëse jo të gjitha u thanë. Pas viteve 90-të ka filluar një vlerësim i ri me këndvështrime të kundërta me të vërteta historike. Thonë, “Bëri shtet, pati edhe gabime”. Për gabimet njerëzore të rritjes e forcimit të shtetit, ndryshojnë nga fajet, krimet dhe tradhëtitë me vetëdije. Pikërisht këto të fundit duan t’ja heqin nga zverku, fallcifikatorët e sotëm. Por është e pamundur.

Pa pretenduar të hyjë në pjesën e historian, ku pjesa më e madhe, pas viteve 90-të janë kthyer në sharlatanë banal, dua të shpreh edhe një pakënaqësi ndaj të gjithë atyre që janë marrë me analizën e kësaj figure kontraverse. Gjatë kohës 1945-1990 u fol e u shkrue mjaft, por askush dhe asnjëherë nuk u analizuan dy aspekte që lidhen me A, Zogun. E para, Se si do të ishte fati i Shqipërisë po të mos vinte A. Zogu me forcat e huaja e të merrte pushtetin me dhunë? A. Zogun e largoi lëvizja progresiste brenda vet popullit shqiptar. Kthimi i tij me forcat ushtarake të armiqve tanë shekullor, ishte dy herë kthim pas, edhe si lëvizje dhe si rend kushtetues,. Si dhe përse vendet fqinjë dhe Europa, me Nolin kryeministër, heshtën e më pas e braktisën, me Zogun e pranuan dhe më pas e mbështetën, tashmë dihet. Si do të shkonte qeverisja e Shqipërisë me Nolin kryeministër, apo ndonjë tjetër, por pa tradhëtorin tonë e mikun e armiqve tanë Zogun? Më 1924, Noli, ishte kryeministri më i shkolluar e më i ditur i Europës, siç e kanë pranuar edhe vetë personalitetet europiane Edhe sot, pas 95 vjetësh nga 1924, Ballkani as Europa nuk ka akoma një kryeministër me të ditur se Noli ynë në ato vite. Atëherë si shpjegohet dhe përse Europa, vetë kishte përparuar edhe si rend kushtues dhe si standarde qeverisje ndërsa për ne, na kthen pas në Monarki, me një njeri anadollak, pa asnjë formim jo më akademik, por as minimumin e shkollës e diturisë. Ndërsa dinjiteti dhe atdhetaria nuk i përkasin aspak atij.

E dyta, Si do të ishte fati i Shqipërisë, nëse Zogu, nuk do të tradhtonte me 7 Prill 1939. Ne dimë se kush ishte Zogu, si i ngjiti ai shkallët e pushtetit, si qeverisi me 1925-1939, krimet dhe fëlliqësitë e tij, çfarë vodhi la pas, pra njohim politikën dhe sjelljet e tij, me të huaj e shqiptar. Por një gjë nuk është thënë kurrë” A do të pushtohej Shqipëria po të mos ishte Zogu në krye të vendit? Po sikur Mbreti, qeveria, ushtria, tërë populli, t’i bënin rezistencë pushtimit? Në të dyja rastet, Shqipëria, siç erdhën rrethanat, edhe mund të pushtohej. Por pa Zogun, pushtimi do të ishte shumë më i vështirë, ndoshta edhe i pamundur. Shqipëria do të qeverisej ndryshe. Mund të pushtohej më vonë, por edhe me humbje me të mëdha për pushtuesit. Por edhe pushtimi mund të zgjaste edhe më pak. Shkurt, Shqipëria, në vetëmbrojtje, e më pas në luftë çlirimtare, do të kishte edhe më pak humbje në njerëz e në pasuri, sepse koha dhe rrethanat do të ishin më në favor të shqiptarëve. Dy pushtuesit nuk do t’i kishin ato avantazhe siç i gjetën. Do të përballeshin që në çastet e para me zjarrin e luftës tonë. Dhe tërë këto avantazhe, ua krijoj Ahmet Zogu me politikën e paraluftës dhe tradhtinë e 7 prillit 1939. Pushtuesit hynë pothuajse të qetë. Atyre ju mungonte vetëm ftesa, por atë e morën nga tradhtarët e tjerë që i pritën këtu. Tërë avantazhet e tjera ua krijoj Zogu. Edhe nga këto dy këndvështrime, duhet analizuar kthimi i Zogut si pushtues i popullit të vet, sundimi dhe shtypja e tij, e më pas tradhtia dhe vjedhja e pasurisë kombëtare. Tërë këto zhvillime, ngjarje, luftëra e humbje të popullit shqiptar, kanë qenë vazhdimisht të ndërthurura me keqdashjen e fqinjëve dhe të kësaj Europa putane. Gjithmonë, kjo Europë, armiqtë e vendit tonë i ka përkrah, i ka përdorur, i ka ushqyer e mbrojtur për t’i përdorur përsëri për interesat e veta. Kështu u soll edhe me Ahmet Zogun. Këtë fakt, poeti atdhetar Hysni Milloshi e ka përkufizuar, ku i drejtohej  popullit vet:

Ti botën ushqeve pareshtur me gjak e heronj të begatë,

Po bota përse të ushqeu përherë me natë e me plagë?!

E tillë ka qenë e gjithë Europa. E tillë do të jetë.

Share This Article
12 Comments
  • A nuk eshte turp qe vazhdohet ende dhe thirret Mbret e pinjolli princ? qe qeveria e majte nuk e shnjohu, sic kane bere Greqia, Italia, etc? Cfare mbreti qe ai i vetequajtur e me nje votim ne parlamen? A mos presim qe te kemi ndonje mbret te ri? A nuk ishte TURP qe Monika Kryemadhi shkoi dhe e priti Gjeraldinen me lule? PO TURPI AKOMA ME I MADH kur ISMAIL KADARE shkruan ato qe shkruan per Zogun???
    Eshte koha qe historianet te ndermarrin nismen per te mos e njohur ate te vetequajtur mbret e kete spurdhjak princ qe nuk di as shqip e qe nuk kishte para edhe per dasmen e tij, por ia pagoi francezi Zhylien ROSH

    • Po keshtu na qelloi qe te dilnim te pavarur ne 1912. Greqia doli 80 vite me pare, mbretin nuk e kishte grek, edhe ai iku sebashku me thesarin e greqise ne 1941 ne Egjipt. . Po edhe mbreti Jugosllavise mori gjith thesarin e nga gjiri Kotorit e moren nendetset Angleze.Edhe Mbreti Polonise u largua e doli ne Angli. Asnje nuk i pergojon me ne shtetet e tyre se jane pjese e historise. Dhe te gjithe keto ishin ne krahun e aleatve sic ju pelqen disave ketu dhe jetuan ne Londer.
      Ndersa mbreti i Rumanise e mbreti i Bullgarise nuk u larguan sepse ishin aleate te gjermaneve ,bashkepunetore te armiqve sic ju pelqen perseri disave ketu.Ato u larguan ne Zvicerr pas lufte dhe ne 1991 u rikthyen ne vendet e tyre dhe e vecanta eshte se mbreti i Bullgarise ishte Kryeminister ne vitet 1995 ne Bullgari. Dhe jetojne si pjese e historise.
      Mbreti Zog u largua se ishte kunder fashizmit dhe ka gjith keto qendrime kontra ,mendoni sikur te ishte bashkepuntor i fashizmit si ca mbreter tjere ca do behej……tung

  • Boboboooo ! Hiqni fjalen Zogu edhe vendosni aty Rama, apo Berisha, ndryshoni motrat per linditen e Argjiten , vendin per Malten e Sat kitts and Nevis ne vend te Londres edhe do kuptoni se asgje nuk ka ndryshuar ! Po bile Zogu la nje shtet qe e ngriti nga hiçi kurse keta as ate shtet qe iu la Enveri nuk duan me lane ne kemb!

  • Te lumte pena ! Zogu nuk ishte gje tjeter vec’se nje horr anadollak! Shtatores se tij i duhet vene tritoli, bashke me ate qe vendosi per te te!

  • Librin me te sakte per Ahmet Zogun e ks shkruar Jason H.Tomes: “King Zog of Albania, Europe’s Self-made muslim onarch”, London, 2003, New York 2004.
    Mashtruesi, krimineli, hajduti dhe tradhtari Ahmet Zogu nuk luftohet me artikuj gazetash pa referenca, por me studime nga historiane qe zoterojne gjuhet serbe, italiane, turke dhe angleze.

  • Ndoc Logu, anetar i Partise Komuniste te Shqiperise qe e perdor fjalen GJARPER ne cdo rresht e ne cdo artikull ku vjell vrer per shqiptaret patriote qe falen jeten, pasurine, vlerat e tyre intelektuale dhe shpirterore per Shqiperine.
    Ahmet Zogu eshte figure historike e larte dhe keshtu do te mbetet. Antishqiptaret si Ndoc Logu etj. s’mund ta baltosin sado qe te mundohen.

  • Nje shtetar i madh qe edhe sot i mungon Shqiperise.
    NQS Zogu vrau 5 rivale te deklaruar,qe komplotonin me bolsheviket ta rrezonin me kryengritje te armatosur,enver hoxha vrau 5 mije intelektuale prej PARANOJES.
    Vetem pse ata kishin diplomuar ne Perendim,kurse ky mezi kaloi Lyceun..90% te prifterinjve katolike te shkolluar ne seminare dhe universitete,i pushkatoi dhe i kalbi neper burgje.1/10 e popullsise se pas luftes e pushkatoi,e burgosi,e internoi,rreth 100 mije banore te vendit.Vendosi regjimin e terrorit me ane te policise sekrete dhe ushtrise kur ishte nevoja.Mbylli kufijt dhe pushkatoi te gjithe ata qe arratiseshin prej terrorit.,,
    Detyroi popullin ne Uri te vazhdueshme qe nga viti i pare pas luftes dhe deri sa ngordhi,me triska,lata,tullona,me mungesa te perhershme ushqimesh,veshjesh,banesash.I vetmi mjet privat qe mund te perdorje ishte bicikleta qe kushtonte sa dy rroga mujore dhe karroca me kushineta.
    I semure nga gjigandomania ndertoi fabrika,kombinarte,kooperativa bujqesore,qe ne vend qe te permiresonin nivelin e jeteses,e mbajten popullin ne nje mjerim permanent.
    Zogu ishte nje Udheheqes Perendimor,liberal,qe ndertoi themelet e institucioneve,bankare,arsimore,administrata,ndertimi.
    I pagueente mesuesit sapo mbaronte shkollen e larte ne perendim nga 12 napolona flori ne muaj,sa 3000 euro te sotme.Ne kohe te Zogut nepunesit,mesuesit,punetoret e ndertimit,ngriten vila ne Tirane me rrogen e Zogut.
    Ndertoi Tiranen moderne me projektues italiane,ajo qe sot eshte krenaria e kryeqytetit.Ndertoi rrjetin rrugor kombetar,ate qe shfrytesoi terroristi enver hoxha deri ne 90,sepse rruget e enverit aq sa ndertoi per nevoja ushterake dhe minerale ishin te ngushta dhe te paasfaltuara..Terroristi paranojak kishte frike nga rruget e gjerea dhe autostrada,se mos uleshin aeroplanet e NATO-s.Ne kohe te Zogut mund te udhetoje i lire me ate pashaporte serioze te Mbretnise Shqiptare ne te gjitha vendet e botes i respektuar dhe i nderuar..Mund te emigroje ku te donte qejfi,pa pasur frike se do te pushkatonin ty edhe familjen.Mund te udhetoje me avion ne 7 linja nderqytetese brenda Shqiperise dhe 4 linja nderkombetare,pa pasur nevoje per viza ne ambasada.
    Jo vetem Monumenti i shtetformuesit liberal demokrat,
    Ahmet Zogu,por edhe monumenti i Mbretereshes se bardhe Geraldine duhet ngritur ne Bulevardin qe e ndertoi vete.

  • Z.Kozi! Te gjithe arin dhe veprat e cmuara te Bankes se Greqise ,pas pushtimi gjerman ,qeveria mbreterore e Greqise I coi ne banken Kombetare te Afrikes se Jugut ,u dorezuan te gjitha me procesverbal dhe pas clirimit te Greqise u kthyen te gjitha ne Banken e Greqise .Te gjitha keto dokumenta mbi dorezimet mund ti gjeni ne internet .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *