17 dhjetori që na viti 2011 në Korenë e Veriut është ditë zie pasi përkujtohet vdekja e ish-liderit Kim Jong-iI, babait të liderit aktual Kim Jong-un
Mediat e huaja bëjnë me dije se qytetarët e kanë të ndaluar që të shprehin gëzim dhe lumturi gjatë kësaj periudhe që shënohet në përkujtim të ish-udhëheqësit.
Autoritetet shtetërore kanë vendosur që për një periudhë 11 ditore koreano-veriorëve u ndalohet që të qeshin dhe të pini alkool, pasi përkujtohet 10-vjetori i vdekjes së ish-udhëheqësit.
Autoritetet kanë porositur publikun të mos shfaqë asnjë shenjë gëzimi apo lumturie për sa kohë që vendi nderon kujtimin e tij. Kim Jong Il sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 deri në vdekjen e tij në 2011 dhe u pasua nga djali i tij i tretë dhe më i vogël, udhëheqësi aktual Kim Jong Un.
Tani, dhjetë vjet pas vdekjes së tij, koreano-veriorët janë të detyruar të mbajnë një periudhë zie.
“Gjatë kësaj periudhe, nuk duhet të pini alkool, të qeshni apo të merrni pjesë në aktivitete rekreative”, tha një banor i qytetit kufitar verilindor Sinuiji për mediat.
I njëjti burim shtoi se qytetarët nuk lejohen të bëjnë pazar as në dyqanin ushqimor më 17 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Kim Jong-il.
Kim Jong-il vdiq nga një atak në zemër më 17 dhjetor 2011, në moshën 69, pas një periudhe 17-vjeçare në krye të vendit.
j.l./ dita

Me kujtoi nje aspekt pak a shume te njejte, ne kohen e KRYE KRIMINELIT tone, ne nje banje publike, kishin gjetur gazeten “ZERIN E POPULLIT”me fotografine e Enverit, dikush kishte fshire b….. , (personi u gjet e u burgos)u be problem i math dhe u shtrua ne mbledhiet e frontit, ku porositeshin njerezit, qe cdo gazete me fotografine e Enverit te mos hidhej ne ruge ,aqmeteper fshiria e b…. ne banje quhej veper armiqesore. Eshte ndodhi reale,apsolutisht nuk shtoj as nje presie.Keto jane diktaturat ,te majta apo te djathta.
Mbetet vetem te urojme popullin koreanoverior qe edhe pinjolli si edhe pasardhesit e tij, te vdesin ne te njejten dite, pasi perndryshe do te vije nje kohe, kur ketij populli nuk do ti mbetet as edhe nje dite e vetme, ku te lejohet te qeshin. Te mjereve do tu mbetet atehere vec te qeshin nen jorgan (vetekuptohet kur gruaja/burri te mos jene prezent, sepse ndryshe edhe mund te denoncohen). Me kujtohet historia famekeqe e te riut shkrimtar fierak, i cili vdiq sepse transportonte portretin e Kimit tone ne shi dhe verejtjes se nje personi publik ne Fier (spiun si pothuaj gjithe te tjeret dhe qe akoma jeton) “kini kujdes se po ju laget” ju pergjigj me “nuk e gjen gje kalin e ngordhur”.
Kot po them, po ne shqiptaret per se nuk e bejme keshtu per pervjteorin e vdekjes se Loqendarit Enver Bastard Bimbash Gjirokastra?
E mori motra provimin mo ?
Jo, po vellai te shkerdheu ty familisht.
Thjesht jane dite zie kombetare.
O pacavuret perqeshese te ramut-berishes
Kot po them, meqe jane dite zie kombetare, le ti cojne deri ne fund te 2022. |Vetem 11 dite jane pak per nje kollos te komunizmit idiot si puna e Kimit.