Përvjetori i vrasjes së Çerçiz Topullit dhe aktivistit kulturor Muço Qulli

Dita

Nga Dorian Koçi*

Në mes të verës, në datën 15 korrik, shqiptarët përkujtojnë ditën e vrasjes të heroit kombëtar Çerçiz Topulli dhe aktivistit kulturor dhe gazetarit Muço Qulli në Shkodër nga forcat malazeze të pushtimit, të denoncuar si patriotë shqiptarë nga konsulli grek që ua njihte shumë mirë aktivitetin patriotik në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Eshtrat e Çerciz Topullit u morën në vitin 1936 dhe u rivarrosën në Gjirokastër sëbashku me vëllain e tij Bajo Topullin në një kodër paksa jashtë qytetit, vend i cili u kthye në një vend peligranazhi për çdo shqiptar që vizitonte Gjirokastrën dhe e ndjente veten të lidhur me idenë kombëtare.

Ja se c’shkruante e lexonte ne mes te Sheshit qendror te Shkodres ne 1936 Pater Anton Harapi me rastin e percjelljes se eshtrave te Cerciz Topullit dhe te Muco Qullit: “Ndaluni! Ku veni burra?! Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra Kreshnike, ktu në log të kuvendit para se të daheni. Do ta leni Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së parit pat t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shndoshtë, gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti dhe u ndriti!

…Veç, o burra, qi, dekun, flitni, të metun, njalleni, të hupun, sod ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t’uej kumbues si të luajve, diftoni djelmnis shqiptare shka u ushqeu idealin, shka u mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.

….T’i diftojm, po, botës, se shqyptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarë të njimendtë.
Zoti i vërtetë e atdheu le të na bashkojn, Zoti e atdheu të na mbajn, me Zot e me Atdhe të lumnojm!”

*Drejtor i Muzeut Kombëtar

Share This Article
5 Comments
  • Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli kan banue ne lagjen Serreq ne rrugen “Vjerdhaj” ne shtepin e Kole Vjerdhes dera e pare ne krahun e majte sa te futeshe ne rrugice.
    Sot nuk ka mbetur asgja.Aty asht ndertue pallat dhe para tije bahet tregu fshatar.

  • Eshtrat e tyre nga Shkodra I mori Enver Hoxha, i derguar nga Gjirokastra per kete qellim, e ishte ai qe mbajti fjalen per ti nderuar ata dhe popullin e Shkodres.

  • Ishte ENVER HOXHA ai qe vazhdoi rrugen e Çerçis topullit e jo Patri,por “drejtoret e sotem te historise”duan te na çuditin me deformimet dhe jo vazhdimesine e historise skiptare.

    • or malok ;mos shkruaj more se me ben te vjellur ;;; ENVERI VETEM I VURI SHKELMIN LUFTES SE CERCIZIT DHE HERONJVE TE TJERE … ENVERI E BERI VENDIN SI NE AFRIKE .ME TURP DHE KRIME .. CERCIZI E DHA JETEN PER SHIPERINE ….ENVERI E BERI VENDI N SI KOPE ME LOPE ..PER INTERESAT E VETA SI HITLERI … MALOK KOQJA ..CIVILIZOHU PAK ..LEXO MESO HISTORINE DHE PASTAJ ZHGARRAVIT …. A E KE BERE KOPESHTIN ..APO E KISHE MAMIN KOMUNISTE … DHE TA DHANE DIPLOMEN ME MIK .. SI SPIUN I POPULLIT ……MERCI TETE DE BITE .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *