Përvoja ime me një tatimor militant

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Përshëndetje Dita. Nuk justifikohen ulërimat e salistëve për reformat në administratë. Si mund të punojë qetësisht një militant i cili është mësuar të vjedhë e të zhvatë? Nuk mund të rrijë në punë një punonjës tatimesh, i cili që në momentin e parë prezantohet me gjithë pushtetin e tij. Një shembull konkret: unë kam një dyqan të vogël ushqimor në Linzë. Hyn një nga këta militantët, M.D. dhe më kërkon dokumentin. Duke qenë se një aktivitet prej 8 vjetësh në tjetër zonë e mbylla, u desh të mbyll liçencën dhe e rihapa, por është bërë një lapsus me vendndodhjen e biznesit, të cilës nuk i kisha dhënë rëndësi. Personi në fjalë, me një vështrim të ulët e vërdallisi mirë e mirë gjithë dokumentacionin nëpër duar, pastaj filloi të më bënte pyetje tepër personale. Të kujton atë batutën e drejtorit me njollën. Në fund shkroi numrin e vet në një copë letër dhe më tha: “nëse do dish si të sillesh, edhe mund të shpëtosh nga gjoba” Tani, një gjë s’mora vesh unë, për çfarë ma la numrin ky, se unë presionet nuk i ha dhe aq?! Mendoni se ja vlen të rrinë në detyrë abuzues të tillë me këto mënyra komunikimi me taksapaguesit? Ta kishte ënda me punonjësit e bashkisë nën drejtimin e Edi Ramës. Njëri prej tyre, si një baba i mirë arriti të më mbushte mendjen të paguaja taksat duke vënë në dukje vetëm anët pozitive të tyre. Dhe vërtetë, të paktën i kam ca vjet pune në librezë falë aftësive të tij bindëse. E pushtetarët duhet të mos përdorin pushtetin për të na vjelur, por metoda bindëse të cilat arrijnë në ndërgjegjen tonë butësisht.

Share This Article
2 Comments
  • Ka shume fakte , qe vertetojne se Sala dhe salistet , jane hajdute me cizme , te pa afte dhe kriminele . Kjo e fundit e nenvizuar . si do te operfundojne , nuk e di , por do te shpetojne shume , po qe se Saliu flet pas hekurakeve . Do te shpetoi dhe vete E. Paloka . Ai e di vete se c’duhet te beje . Basha nuk shpeton , nga cdo lloj hetemi . I. Foto

  • Tatimoret bandita si ky M. D duhen rjepur te gjalle. Njerez pa skrupuj. Me kesi monstrash qeveriste legen saliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *