Punësimi në Universitetin e Tiranës realizohet me procedurë të konkurrimit të hapur, e cila zhvillohet në nisje të vitit akademike, ose edhe gjatë semestrave në rastet kur është e domosdoshme apo ka mungesa pedagogësh për të përmbushur detyrimet në zhvillimin e një lëndë mësimore të caktuar. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik dhe ndihmës mësimor shkencor për vendet e lira të punës, propozohen nga departamenti përkatës. Dekani ose drejtori i departamentit pasi i verifikon paraprakisht dhe është dakord me to, i përcjell në Rektorat për miratim dhe për ndjekjen e mëtejshme të procedurave për shpalljen e vendeve të lira të punës. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për personel administrativ për vendet e lira të punës, propozohen nga kancelari, dhe më pas hapet procedura e aplikimeve nëpërmjet dosjes për të përzgjedhur kandidatët më të përshtatshëm për këto vende. ndërsa në rastet e kur nevojitet personeli akademik me kontratë të përkohshme apo dhe i ftuar ndiqet një tjetër procedurë. Njësitë kryesore në fillim të çdo semestri, përcjellin për miratim në Senatin Akademik, listën emërore të personelit akademik me kontratë të përkohshme, brenda numrit të miratuar për këtë kategori punonjësish nga organet përkatëse. Departamenti në fillim të çdo semestri, propozon për miratim në këshillin e fakultetit listën emërore të personelit akademik të ftuar. Konkurrimi për personelin akademik për të dyja kategoritë bëhet nëpërmjet vlerësimit të dosjes. Kandidati duhet të plotësojë këto kërkesa të përgjithshme: “të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna, të ketë notë mesatare të lartë të studimeve”. Megjithatë kritere më specifike përcaktohen edhe në rregulloret e brendshme të njësive kryesore.

Absolutisht nuk ka perzgjedhje te personelit akademik ne baze te aftesive, por ne baze te afersise me drejtuesit dhe detyrimit te plotesimit te kerkesave te drejtuesve per vota ne zgjedhjet e radhes. Zgjedhjet e shkaterruan Universitetin. Ne drejtim te strukturave drejtuese te Universiteteve erdhen mjaft te paafte e intrigante, qe favorizojne padrejtesisht mbeshtetesit e tyre ne votime me grada e tituj shkencore. Ka ardhur koha te rishikohen te gjithe gradat e titujt shkencore per te nxjerre ne pah fallsifikatoret e ata qe kane manipuluar me dokumentet e kualifikimit dhe qe fatkeqesisht akoma bejne ligjin ne departamente, fakultete e universitete nepermjet te ashtuquajturave “Keshilla te profesoreve”.