Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur inventarizimin e dosjeve, të cilat pritet të kalojnë në duart e prokurorëve të SPAK.
Në total organi i akuzës ka 590 dosje nga të cilat rreth 170 pritet t’i kalojnë prokurorëve të SPAK.
Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, ka bërë që drejtuesja e Komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela të mbledhë prokurorët për të bërë inventarin e dosjeve të cilat do të kalojnë në duart e Prokurorëve të SPAK.
Në total Krimet e Rënda kanë pasur nën hetim 590 dosje prej të cilave rreth 170 do të kalojnë në duart e prokurorëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Ndërsa pjesa tjetër e çështjeve do të shpërndahen në prokuroritë e tjera të vendit.
Çështjet që do të hetoj SPAK-u kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.
Disa nga dosjet që më të nxehta dhe që priten të hetohen nga SPAK janë: dosja 339 ku u goditën 4 grupe kriminale midis tyre edhe Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale.
Çështje për të cilën pritet që të rimerret në pyetje edhe ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
Dosja 184, që aktualisht po hetohet nga Prokuroria e Dibrës e cila i ka ndryshuar numrin në dosjen 385, ku po hetohet shitblerja e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër.
Më datë 25, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen e radhës ku do të diskutojë për ngritjen e SPAK.
KLP ka 8 prokuror të vetuar ndërkohë pritet që të komandojë edhe dy prokurorë të tjerë që kanë qenë kandidatë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, por që kanë kaluar vettingun me vendim të formës së prerë.
l.h/ dita

po 1997, 1998, gerdeci rruga e kombit 21 janari a jane ne kete liste apo jo
zbardhja e tyre do ta fusi shtetin shqiptar ne rrugen e normalitetit perndryshe do vazhdojme te perpelitemi
Me 30 anarki dhe dita permend si me te rendesishmet dosjen 339 dhe 184?
Nuk doli nje gazete qe te jete a pamvarur…
Mos u merni vetem me ordinerin hajdut Dako .Por meruni me Fullanet qe vodhen popullin dhe me vone u dorovid nga mafja ne pushtet dilni nga rruga e kombit 250 mil euro u kollofiten .Mos haroni te dilni dhe nga Gjiri i Lalzit nga Jala e gjithen bregdeti me 1 euri m2 poitikane dhe deputete kane ndertuar me para te vjedhura super Villa dhe ndertuar te gjithe ne trojet te vjedhura .Mos haroni i ndjeri gjygjt Konomi po ha dhe .po gjygji do vagzhdoje deri ne Strasbourg dhe vetem keto troje me hektsre ne gjirin e lalzit do falimentojne shtetin shqiptare nga oreks i i bandave komuniste anti prone falimentojne shtetin e dhjere deri ne gryke nga gjykata e Strasbourgut .per bandat mbare u derdh vai nlakna e u be deti kos ..so me kujtoni8 nje dite..
Mos u merni vetem me ordinerin hajdut Dako .Por meruni me Fullanet qe vodhen popullin dhe me vone u dorovid nga mafja ne pushtet dilni nga rruga e kombit 250 mil euro u kollofiten .Mos haroni te dilni dhe nga Gjiri i Lalzit nga Jala e gjithen bregdeti me 1 euri m2 poitikane dhe deputete kane ndertuar me para te vjedhura super Villa dhe ndertuar te gjithe ne trojet te vjedhura .Mos haroni i ndjeri gjygjt Konomi po ha dhe .po gjygji do vagzhdoje deri ne Strasbourg dhe vetem keto troje me hektsre ne gjirin e lalzit do falimentojne shtetin shqiptare nga oreks i i bandave komuniste anti prone falimentojne shtetin e dhjere deri ne gryke nga gjykata e Strasbourgut .per bandat mbare u derdh vai nlakna e u be deti kos ..so me kujtoni nje dite..