Pescara “parakalon” Bolognan, favorite për të marrë Ajetin

Dita

Pescara në “pole-position” për të firmosur me Arlind Ajetin. Nëse disa ditë më parë mediat italiane raportonin se mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte shumë pranë kalimit te Bologna, në skenë për 22-vjecarin ka dalë sërish skuadra e sapongjitur në Serinë A.

Lajmi bëhet i ditur nga eksperti i merkatos në Apenine, gazetari Gianluca Di Marzio, i cili në faqen e tij shkruan se është Pescara ekipi që ndodhet më pranë Ajetit, madje drejtuesit e klubit abrucez po përshpejtojnë për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen me mbrojtësin e kombëtares kuqezi.

Trajneri i Pescarës, Massimo Oddo i ka ndjekur me vëmendje paraqitjet e Ajetit gjatë sezonit të kaluar me Frosinonen dhe dëshiron ta ketë me cdo kusht në skuadrën e tij shtatlartin e prapavijës.

Pasi ka parë edhe formën që ka shfaqur Ajeti me Shqipirinë në Euro 2016-të, ish mbrojtësi i Lazios dhe Milanit është bindur plotësisht për aftësitë që zotëron 22-vjecari dhe me të drejtë Oddo po lobon fuqishëm te drejtuesit e Pescarës për t’i bindur këta të fundit të firmosin me mbrojtësin.

Në garën për të marrë shërbimet e Ajetit, klubi abrucez ka parakaluar Bolognën, megjithatë fjalën e fundit se ku do të luajë në sezonin e ri do ta thotë vetë Arlind Ajeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *